LIVE UPDATES

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të gjatë me Hamasin

➤ Dita e 22-të e luftës mes Izraelit dhe Hamasit. ➤ Raportohet se të paktën 8000 persona janë vrarë në Gaza, gjysma prej të cilëve fëmijë. ➤ Pas një ndërprerjeje pothuajse totale në komunikimet në Gaza, raportohet se shërbimet e internetit dhe telefonit po rikthehen. Ndërpreja solli paralajmërime të forta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. ➤ Tani ka probleme me spitalet. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në Gaza thotë se Izraeli u ka thënë atyre që të evakuojnë Al-Quds, një spital kyç në qytetin e Gazës. ➤ Por mjekët pretendojnë se ka pacientë në njësitë e kujdesit intensiv dhe foshnja në inkubatorë dhe lëvizja e tyre është e pamundur. ➤ Rreth 14,000 civilë mendohet gjithashtu se janë strehuar në spital dhe mjediset rreth tij. ➤ Megjithatë zona përreth spitalit është goditur nga sulmet ajrore gjatë gjithë ditës. ➤ Nga ana tjetër, OKB-ja paralajmëron se "rendi civil" po përkeqësohet në Gaza pas javësh rrethimi dhe bombardimesh. ➤Izraeli thotë se faza tjetër e luftës së tij me Hamasin dhe se deri tani kanë hyrë 3 kilometra brenda territorit të Gazës. ➤ Izraeli ka bombarduar Gazën që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit që vranë 1400 njerëz dhe panë 230 të rrëmbyer si pengje. ➤ Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 8,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve hakmarrëse të Izraelit.

16 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Dita e 22-të e luftës! Çfarë dimë deri më tani nga Izraeli dhe Gaza

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Pamje nga lufta

Çfarë dimë deri më tani për luftën që po zhvillohet mes Izraelit dhe Palestinës? Kjo është një ripërmbledhje e shkurtër e ditës së sotme, e 22-ta e luftës! 

- Ushtria izraelite ka sinjalizuar një spital në Gaza të evakuohet. Ky lajm e ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë

- Shefi i OBSH-së, Dr.Tedros Ghebreyesus tha në një postim në rrjetet sociale se ishte "e pamundur" të evakuoheshin pacientët nga spitali Al-Quds pa i vënë ata në rrezik.

- Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze që punon në spital iu përgjigj thirrjeve me një deklaratë video duke thënë: Evakuimi i tyre do të thotë t'i vrasësh.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza gjatë një udhëtimi  në Nepal. Ai gjithashtu dënoi sulmet e kryera nga Hamasi më 7 tetor.

10 kamionë që transportonin ndihma nga Egjipti janë lejuar në Gaza 

- Njerëzit që kanë miqtë dhe familjet në Gaza filluan të dëgjojnë përsëri për ta, pas një ndërprerjeje komunikimi që zgjati për rreth 30 orë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Rrëfime nga mjekët në Gazë: Pa drita, pa shtretër, pa barna

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Foto ilustruese

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Gazë është duke u shembur. Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se një e treta e spitaleve dhe gati dy të tretat e klinikave të kujdesit parësor atje, tashmë janë mbyllur, për shkak të dëmeve nga lufta ose mungesës së karburanteve. Pas sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka mbyllur dy pikat e tij kufitare me Gazën dhe e ka vendosur atë nën rrethim të plotë, duke i bllokuar furnizimet me karburante, energji elektrike dhe ujë. Kjo i ka detyruar spitalet në të gjithë Gazën, e cila varet nga Izraeli për rreth dy të tretat e energjisë elektrike, të mbështeten në rezervat e tyre me karburante.

Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, ka bërë thirrje për presion të shtuar mbi Izraelin për të lejuar hyrjen e karburanteve, barnave, ushqimit dhe ujit të pijshëm në Gazë. Në të kundërtën, ka thënë ajo, mijëra pacientë janë në rrezik të vdesin.

“Mjekët në shumë spitale në Rripin e Gazës duhet të kryejnë operacione urgjente në korridore, duke përdorur dritën e celularëve të tyre. Ky është skenari më i keq i mundshëm për punonjësit mjekësorë”, ka thënë al-Kaila.

Izraeli i ka bllokuar dërgesat e reja të karburanteve në Gazë, duke thënë se ato mund të vidhen dhe shfrytëzohen nga Hamasi për qëllime ushtarake. Ai, po ashtu, e ka akuzuar Hamasin se ka grumbulluar qindra mijëra litra naftë dhe se refuzon t’i ndajë ato. Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të dyja palëve për armëpushim të menjëhershëm, që do të mundësonte dërgimin e sigurt të furnizimeve shëndetësore dhe të tjera në spitale, ku çdo ditë trajtohet numër i madh i të plagosurve nga sulmet izraelite. Në fillim të kësaj jave, OBSH-ja ka thënë se ka dërguar disa barna dhe furnizime të tjera në katër spitale në Gazën jugore, por se nevojat janë shumë më të mëdha. Spitalet e mbështetura prej saj, po i përdorin gjeneratorët minimalisht - vetëm për operacionet që shpëtojnë jetë, ka thënë agjencia e OKB-së.

Me gjithë përpjekjet, Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të bjerë në kontakt me ndonjë mjek apo punonjës tjetër spitalor në Gazë, për të marrë informacione nga dora e parë. Por, REL-i ka biseduar me neurologun pediatrik, Omar Abdel-Mannan, nga Kolegji Universitar i Londrës, i cili është bashkëthemelues i grupit “Gaza Medic Voices”, apo “Zërat e Mjekëve të Gazës”.

Ky grup ka profile në të gjitha rrjetet sociale, ku publikon dëshmitë e mjekëve dhe infermierëve nga spitalet e Gazës.

“Kemi marrë shumë mesazhe me tekst, mesazhe me zë dhe fotografi nga mjekët dhe infermierët në Gazë. Kemi dashur t’iu mundësojmë që t’i tregojnë rrëfimet e tyre. Kemi ndjerë se është e rëndësishme që bota ta dëgjojë atë që ata shohin”, thotë Abdel-Mannan.

Ai është pjesë e një grupi më të madh, i njohur si Nisma e Mësimdhënies e Oksfordit, dhe ka vizituar Gazën çdo vit nga viti 2011. Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, ai sjell dëshmitë e disa mjekëve që ka marrë nga vendi në luftë:

“Kemi parë video dhe kemi marrë fotografi dhe mesazhe se si funksionojnë duke përdorur dritat e telefonave celularë, për t’i ndriçuar pacientët ose mjekët, kur ata janë duke punuar. Atyre po u mbarojnë furnizimet bazë, si antibiotikët, qeset me kripë, produktet e gjakut, të cilat janë të vështira për t’u gjetur edhe në kohë më normale. Por, në kohë lufte, këto janë gjëra thelbësore që ju nevojiten për të shpëtuar pacientët. Në disa spitale, këto kanë mbaruar gati plotësisht. Rezervat private janë zbrazur gjithashtu. Të gjitha rezervat private të furnizimeve me barna i kanë çuar në spitalet kryesore dhe nuk ka mbetur asgjë. Ndihma ka shumë pak”, thotë Abdel-Mannan.

Ai thotë se disa kolegë të tij në Gazë, që edhe vetë kanë humbur familjarë në luftë, janë të detyruar të punojnë nga 24 orë. Sipas dëshmive që përmend, ka raste kur bëjnë operacione pa anestezi dhe përdorin uthull në vend të antiseptikëve. Përveç kësaj, shpesh gjenden edhe para zgjedhjes: cilin pacient ta shpëtojnë e cilin ta lënë të vdesë?!

“Një mjeke më ka thënë se nuk ka pasur shtretër në njësinë e kujdesit intensiv në spital. Jashtë ka pasur bombardime të vazhdueshme dhe transferimi i ndonjë pacienti nga kujdesi i saj intensiv në një kujdes tjetër intensiv, nuk ka qenë i sigurt. Ajo ka pasur vetëm një shtrat të lirë, ndërkohë që i kanë shkuar dy pacientë - të dy fëmijë, të dy të moshës së fëmijëve të saj”.

“Njëri ka pasur dëmtime të rënda në kokë, që ka mundur ndoshta t’iu mbijetonte nëse do të kishte burime të mjaftueshme. Tjetri ka pasur një dëmtim në gjoks që ka qenë padyshim i trajtueshëm. Ajo është dashur të vendosë se cilin do ta shpëtojë dhe cilin do ta lërë pas. Fëmijën me dëmtime në kokë e ka lënë dhe ka shpëtuar tjetrin”, thotë Abdel-Mannan.

Ekspertë të çështjeve juridike thonë se me ligjet e luftës, mbrojtja e civilëve duhet të trajtohet me prioritet, e në këtë aspekt edhe kujdesi shëndetësor. Por, ky nuk është rasti në Gazë, thotë për Exposenë Leonard Rubenstein, nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg.

“Ligjet e luftës që nga mesi i shekullit 19 e kanë trajtuar si çështje kryesore mbrojtjen e kujdesit shëndetësor. Këto ligje kërkojnë që palët ndërluftuese të mos e sulmojnë, të mos ndërhyjnë apo të mos e pengojnë kujdesin shëndetësor. Gjithashtu, sipas tyre, duhet të merren masa të veçanta paraprake për t’u siguruar që [objektet shëndetësore] nuk dëmtohen”, thotë Rubenstein.

Një ndër shpërthimet më të fuqishme ka ndodhur pikërisht pranë spitalit Al-Ahli Arab në Gazë, mbrëmjen e 17 tetorit, duke lënë të vrarë së paku 500 njerëz. Por, dhuna kundër kujdesit shëndetësor nuk është unike për këtë konflikt. Në Ukrainë, Rusia ka sulmuar objektet shëndetësore, ambulancat dhe punonjësit shëndetësorë më shumë se 1.000 herë në vetëm 18 muajt e parë të luftës, ka bërë të ditur organizata Mjekët për të Drejtat e Njeriut, me seli në SHBA. Sipas organizatës Insecurity Insight me bazë në Gjenevë, në vitin 2022 kanë ndodhur gati 2.000 incidente të dhunshme, të lidhura me kujdesin shëndetësor, në konflikte në 32 vende të botës.

Dhuna ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor nuk është e re as për Gazën. Në konfliktet e viteve 2009-10, 2012 dhe 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se raketat izraelite, sulmet ajrore dhe sulmet me tanke kanë dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 200 objekte shëndetësore dhe më shumë se 150 ambulanca. Më shumë se 30 punonjës shëndetësorë janë vrarë në detyrë, ndërsa më shumë se 175 janë plagosur. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje si Izraelit, ashtu edhe Hamasit që t’i mbrojnë civilët në konfliktin aktual, ndërsa ka shprehur shqetësim të madh për, siç ka thënë, shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar në Gazë.

“Më lejoni të jem i qartë. Asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi ligjin ndërkombëtar humanitar”, ka thënë Guterres.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur solidaritet të fuqishëm me Izraelin, por ka thënë se rrjedha e ndihmës humanitare në Gazë duhet të rritet.

Në mesin e shqetësimeve se bombardimet e rënda dhe rrethimi i enklavës palestineze po krijojnë një fatkeqësi të rëndë humanitare, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se udhëheqësit e BE-së - me gjithë mospajtimet - janë të etur për të lehtësuar qasjen në ushqime, ujë, kujdes mjekësor, karburante dhe strehim.

Profesori Rubenstein thotë se presioni i huaj do të mund të shpëtonte jetë në Gazë.

“Kemi parë shumë shkelje - duhet të ketë presion mbi palët që t’i ndalojnë ato. Lufta është mjaftueshëm e keqe. Ndikimet e luftës janë të tmerrshme. Shumë dëmtime do të mund të shmangeshin. Ligji kërkon që palët t’i lejojnë ndihmat humanitare të hyjnë në një zonë lufte. Dhe, ne kemi parë që Izraeli i ka ndërprerë ato, jo vetëm ndihmat humanitare, por edhe gjërat thelbësore, ushqimet, rrymën, karburantet. Pra, duhet të ketë presion të bashkërenduar për të siguruar respektimin e ligjit”, thotë Rubenstein.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e drejtuar nga Hamasi, thotë se mbi 8.000 njerëz janë vrarë që nga 7 tetori, kur Izraeli ka nisur bombardimin e territorit. Sipas burimit të njëjtë, këtë javë kanë qenë dy ditë radhazi me nga mbi 700 njerëz të vrarë.

Ushtria izraelite thotë se ka në shënjestër luftëtarët e Hamasit dhe infrastrukturën e tij. Në Izrael, nga sulmet e Hamasit janë vrarë mbi 1.400 veta, sipas Forcave të Mbrojtjes atje. Hamasi vazhdon t’i mbajë, po ashtu, mbi 200 pengje izraelite./REL

1 VITE ME PARE

Izraeli avancon në operacionin ushtarak në Gaza

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Pamje nga lufta

IZRAEL- Lufta do të zgjasë! Kwshtu u shpreh gjenerali Rafi Milo, i cili shtoi edhe një herë se ushtria izraelite teksa vazhdon avancimin e saj në Gaza ku ka depërtuar më shumë se 3 km.

"Lufta mund të zgjasë javë ose muaj, ekonomia duhet të durojë,"-tha komandanti i njësisë së IDF, gjenerali Rafi Milo.

Nga ana e tij, gjenerallejtënant Daniel Hagari në një bisedë me luftëtarët deklaroi se forcat izraelite janë të fokusuara në fitoren dhe shpërbërjen e Hamasit. Shefi i Shtabit të IDF-së Erzi Halevi u tha ushtarëve në jug të Izraelit se: Lufta do të jetë një proces i gjatë dhe tani jemi në fazën ku po godasim fort armikun, brenda dhe në hyrje të Rripit të Gazës.

Izraeli sinjalizoi synimin e tij për të rrethuar qytetin më të madh të Rripit të Gazës duke nxjerrë fotografi të tankeve në bregun perëndimor të enklavës palestineze, 48 orë pasi filloi operacioni tokësor. “Faza e dytë” e luftës kundër Hamasit, siç e quan Izraeli, fillimisht u mbajt larg syrit të publikut. Forcat izraelite po lëviznin gjatë natës dhe komunikimi në Gaza u ndërpre. Lidhja telefonike dhe interneti po rikthehen gradualisht sot.

Përveç fotove të tankeve të ushtrisë, foto të tjera të qarkulluara në rrjetet sociale tregojnë ushtarët izraelitë duke ngritur flamurin izraelit në tokën e Gazës. Por Reuters theksoi se nuk ishte në gjendje të verifikonte këto foto./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Sky News: Izraeli ka hyrë në fazën më të vështirë të luftës me Hamasin

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Pamje nga terreni

IZRAEL- Gaza është kthyer në një fushë beteje, tashmë edhe me luftime trup më dorë midis izraelitëve dhe njerëzve të Hamasit. Duke analizuar lëvizjet e ushtrisë izraelite, mediat ndërkombëtare flasin për veprime kyçe pak orë pasi Benjamin Netanyahu foli për fazën e dytë të luftës.

"Lufta të ashpra po zhvillohen në terren,"- raporton në veçanti korrespondenti i Sky News për Lindjen e Mesme Alistair Bankall, duke shkruar për një ndryshim të dukshëm në taktikat izraelite. Sipas tij, pati një shkëmbim zjarri midis njerëzve të Hamasit dhe ushtarëve izraelitë në verilindje të Gazës. Sipas Sky News, forcat tokësore izraelite tani janë të vendosura në Gaza, në vend që të tërhiqen pas çdo inkursioni, siç kanë bërë edhe më parë.

"Ata po kryejnë misione brenda Gazës veriore. Ata u kanë thënë banorëve të Gazës se tani vendi është kthyer në një fushë beteje. Ndaj mendoj se do të presim që të japin edhe goditjen e fundit. Ata do të përpiqen të vënë në shënjestër tunelet e nëndheshme ku besohet se janë vendosur komandantët e lartë të Hamasit,"- shtoi Bankal.

Siç transmeton rrjeti britanik, me siguri do të ketë kurthe dhe Hamasi do të jetë gati t'u zërë pritë ushtarëve izraelitë. Por ndërkohë nga ana tjetër nuk ka ende asnjë reagim./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Sunak bisedë me Macron, çfarë biseduan liderët e Britanisë dhe Francës

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Sunak dhe Macron

ANGLI - Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike. Gjatë bisedës, ata nënvizuan rëndësinë e dërgimit e ndihmave në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Të dy liderët kanë folur edhe për operacionin e Izraelit në Gaza, duke shprehur shqetësime, për faktin se lufta mund të përshkallëzohet në rajonin e Lindjes së Mesme.

"Ata ranë dakord të punojnë së bashku në përpjekjet për të siguruar ushqim, karburant, ujë dhe ilaçe të rëndësishme për ata që kanë nevojë, dhe për të nxjerrë jashtë enklavës shtetasit e huaj”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Britanisë së Madhe.

Të dy liderët ranë dakord se zgjidhja më e mirë e çështjes është ajo me krijimin e dy shteteve të pavarura.

Militantët e Hamasit filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1400 njerëz, kryesisht civilë.

Që nga sulmi i Hamasit, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 8000 palestinezë janë vrarë, teksa gjysma e tyre janë fëmijë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Izraeli 'i shurdhër' ndaj thirrjeve ndërkombëtare, vazhdon ofensivën në Gaza

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Gueterres dhe ushtria izraelite

GAZA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka përsëritur thirrjen e tij, për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi.

Duke folur gjatë një vizite në Nepal, ai përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe ofrimin e një ndihme të qëndrueshme humanitare, në një shkallë që plotëson nevojat e popullit të Gazës.

"Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake", tha Gueterres.

Ai tha se dënon sulmet e tmerrshme të kryera nga Hamasi më 7 tetor dhe përcolli ngushëllimet e tij për familjet e dhjetë studentëve nepalezë, që u vranë në sulm. Në një kohë që Gueterres bën thirrje për armëpushim, ushtria izraelite njofton se ka nisur luftime me militantët e Hamasit, në Rripin e Gazës.

Në një postim në Telegram, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se po “vazhdonin operacionet tokësore në Rripin e Gazës dhe se ishin përleshur me njerëz të armatosur të Hamasit brenda Gazës, të cilët kishin qëlluar mbi trupat izraelite”.

Situata në Gaza mbetet shqetësuese. Izraeli ka nisur ofensivën e tij tokësore në enklavë, duke mos marrë parasysh paralajmërimet e ndërkombëtarëve. Nga lufta, më tepër se 9400 njerëz kanë ndërruar jetë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Lufta Hamas-Izrael ndryshoi Lindjen e Mesme

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Pamje nga lufta

GAZA- Më 7 tetor, grupi palestinez i rezistencës së armatosur Hamas filloi një sulm që e befasoi Izraelin. Luftëtarët e saj pushtuan instalimet dhe vendbanimet ushtarake izraelite, gjë që çoi në vdekjen e rreth 1,400 izraelitëve.

Izraeli u përgjigj duke nisur një luftë tjetër në Gaza, duke vendosur një bllokadë të plotë dhe duke bombarduar pa pushim ndërtesat dhe infrastrukturën civile. Më shumë se 6,500 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite, duke përfshirë më shumë se 2,000 fëmijë.

Sulmi i Hamasit jo vetëm që ka ndryshuar rrugën e konfliktit Palestinë-Izrael, por edhe dinamikën e të gjithë Lindjes së Mesme. Ajo e ka lënë në rrënojë strategjinë e SHBA-së për de-përshkallëzimin në rajon, i ka vënë në një pozitë të vështirë qeveritë arabe dhe Iranin dhe ka hapur derën për përfshirje më të madhe kineze dhe ruse.

Strategjia e SHBA-së e minuar

Gjatë tre viteve të fundit, administrata Biden është përpjekur të kufizojë përfshirjen e saj në Lindjen e Mesme dhe të fokusohet në Kinë, si pjesë e "strumbullarit të saj drejt Azisë".

Për ta bërë këtë, SHBA-ja shpresonte të "ftohte" tensionet në rajon duke lehtësuar normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit dhe duke u de-përshkallëzuar me Iranin. SHBA gjithashtu shpresonte të sfidonte ndikimin kinez në rajon dhe të nxiste atë të Indisë duke krijuar një korridor ekonomik që do të lidhte Indinë, Lindjen e Mesme dhe Evropën.

Projekti i propozuar kishte dy pjesë: Një korridor lindor, i cili do të lidhte Indinë me shtetet Arabe të Gjirit, dhe një korridor verior, i cili do të lidhte shtetet e Gjirit me Evropën nëpërmjet Jordanisë dhe Izraelit. Ajo supozohej të ishte përgjigja e SHBA-së ndaj Iniciativës së Kinës "Belt and Road".

Sulmi i Hamasit u ka dhënë fund të papritur këtyre planeve. Së pari, ajo ka ngrirë në mënyrë efektive procesin e normalizimit midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, duke penguar përfundimin e një marrëveshjeje rajonale të sigurisë.

Së dyti, sulmet gjithashtu detyruan SHBA-në të kthejë politikën e saj të zvogëlimit të pranisë ushtarake në rajon, duke urdhëruar ngritjen më të madhe ushtarake që nga lufta kundër ISIL-it. Pentagoni vendosi një aeroplanmbajtëse në Mesdheun Lindor, ndërsa një tjetër është dërguar në Gjirin Persik. Së bashku, ata ofrojnë më shumë se 100 avionë me aftësi sulmi, si dhe kryqëzues, shkatërrues dhe nëndetëse të pajisura me raketa Tomahawk. Uashingtoni thotë se kjo rritje është për të parandaluar një palë të tretë që të hapë një front tjetër kundër Izraelit.

Së treti, përpjekjet e SHBA-së për të ulur tensionet me Iranin gjithashtu kanë marrë fund. Vetëm një muaj më parë, të dy vendet arritën një marrëveshje për një shkëmbim të të burgosurve dhe lirimin e aseteve të ngrira iraniane me vlerë 6 miliardë dollarë. Shpresohej se marrëveshja do të inkurajonte Iranin që të frenonte milicitë e tij në Siri dhe Irak nga nisja e sulmeve të mëtejshme kundër forcave amerikane.

Zhvillimet e javës së kaluar tregojnë se kjo marrëveshje nuk është mbajtur. Grupet e armatosura pro-Iranit në Siri dhe Irak kanë nisur sulme ndaj bazave ushtarake amerikane, duke plagosur një numër të personelit amerikan. Zyrtarët amerikanë kanë pohuar gjithashtu se forcat amerikane në veri të Detit të Kuq kanë kapur dronë dhe raketa të lëshuara nga Huthi në Jemen.

Dilemat arabe dhe iraniane

Sulmi i Hamasit dhe lufta izraelite në Gaza i kanë vënë gjithashtu qeveritë rajonale në pozita të vështira. Nga njëra anë, SHBA ka ushtruar presion ndaj aleatëve të saj arabë, një numër prej të cilëve kishin normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, për të dënuar Hamasin. Vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini lëshuan deklarata të tilla.

Nga ana tjetër, vrasja pa dallim izraelite e civilëve palestinezë ka zemëruar publikun arab dhe gjithashtu ka ushtruar presion mbi qeveritë arabe që të ndërmarrin veprime në solidaritet me palestinezët. Tashmë ka shenja se pesha e opinionit publik po i shtyn liderët arabë të shkojnë kundër dëshirave të SHBA-së.

Masakra në Spitalin Baptist al-Ahli më 17 tetor shkaktoi dënime të ashpra nga shtetet arabe, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein. Në Samitin e Paqes në Kajro më 21 tetor, Mbreti Abdullah II i Jordanisë, vendi i të cilit nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në 1994, mbajti fjalimin e tij më të fortë deri më tani në dënimin e politikave izraelite.

Gjatë një sesioni të KS të OKB-së më 24 tetor për të debatuar situatën në Gaza, ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite, të gjithë aleatë të ngushtë të SHBA-së, dënuan ashpër Izraelin dhe bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Një ditë më vonë, Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me Kinën dhe Rusinë, vendosën veton ndaj një rezolute të SHBA që nuk kërkonte ndërprerjen e luftimeve.

Për momentin, qeveritë arabe pro-SHBA-së po përdorin retorikë të fortë për të shuar zemërimin publik. Por nëse Izraeli vazhdon sulmin e tij vdekjeprurës në Gaza, fjalët nuk do të mjaftojnë, ata do të duhet të ndërmarrin veprime duke e kthyer normalizimin me Izraelin, gjë që mund të zemërojë SHBA-në.

Mungesa e veprimeve nga liderët arabë për të mbrojtur palestinezët mund të çojë në një valë të re jostabiliteti rajonal. Publiku arab tashmë është i zemëruar nga politikat ekonomike të dështuara dhe vrasja pa dallim e palestinezëve thjesht do ta zemërojë më tej atë. Edhe një herë, mbështetja e SHBA për mizoritë izraelite në Gaza po minon regjimet arabe që ajo mbështet.

Edhe Irani e gjen veten në një pozitë të vështirë, ndonëse për arsye të ndryshme. Udhëheqja iraniane vlerësoi sulmin e Hamasit më 7 tetor, ndërsa mohoi çdo përfshirje në të.

Teherani po përpiqet me kujdes që të mos tërhiqet në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Izraelin ose aleatin e tij, SHBA-në, duke mbështetur në të njëjtën kohë Hamasin.

Izraeli ka deklaruar se qëllimi i luftës së tij kundër Gazës është shpërbërja e grupit të rezistencës palestineze. dmth, kryerja e ndryshimit të regjimit në rrip. Kjo do të thotë se Teherani mund të humbasë një aleat të rëndësishëm në rajon.

Kështu, ajo përballet me një zgjedhje të vështirë midis qëndrimit të ‘’papunë’’ dhe shikimit të Hamasit duke u dobësuar ose eliminuar nga Izraeli ose inkurajimi i Hezbollahut me bazë në Liban që të hyjë në luftë dhe të ushtrojë presion mbi Izraelin në veri, gjë që mund të ketë pasoja të rënda për aleatin e tij.

Si Izraeli ashtu edhe SHBA- ja paralajmëruan se Hezbollahu do të përballet me pasoja të rënda nëse sulmon Izraelin. Duke siguruar mbështetjen e plotë të SHBA-së, Izraeli mund ta përdorë këtë mundësi për të sulmuar grupin libanez. Kjo sigurisht që do të destabilizonte Libanin, gjë që nuk është në interesin e Iranit.

Llogaritja ruse dhe kineze

Përfshirja e SHBA-së në një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme dhe dobësimi i aleancave të saj me shtetet arabe do të ishte një zhvillim i mirëpritur për Moskën dhe Pekinin.

Të dy vendet përfituan nga ndërhyrjet e përgjakshme të Uashingtonit në Lindjen e Mesme të Madhe gjatë dy dekadave të fundit. “Lufta kundër terrorit” e udhëhequr nga SHBA-ja dëmtoi pozitën e SHBA-së në rajon, duke inkurajuar perceptimet pozitive të Rusisë dhe Kinës midis kombeve myslimane. Gjithashtu e mbajti të zënë SHBA-në në Lindjen e Mesme, duke u dhënë hapësirë ​​dy fuqive të mëdha për të forcuar ndikimin e tyre në lagjet e tyre.

Rusia dhe Kina filluan të ndiejnë presionin e SHBA-së vetëm pasi ajo u tërhoq nga Lindja e Mesme e Madhe, duke e lejuar atë të ndërmerrte një “strumbullar drejt Azisë” dhe të fokusohej më shumë në aleancën e saj të NATO-s. Kjo tani mund të ndryshojë, pasi SHBA u tërhoq përsëri në rajonin nga i cili donte kaq shumë të shkëputej.

Një grumbullim ushtarak i SHBA-së në Lindjen e Mesme, më shumë ndihmë për ushtrinë izraelite dhe një trup diplomatik amerikan të përqendruar në mbështetjen e Izraelit do të thotë se ka më pak burime ushtarake, financiare dhe diplomatike në dispozicion për të ndihmuar përpjekjet e luftës në Ukrainë dhe për të mbështetur aleatët në Azi që po përpiqen. për t'i bërë ballë presionit kinez.

Përveç kësaj, mbështetja e pakushtëzuar e SHBA-së për masakrat e Izraelit ndaj civilëve palestinezë në Gaza po minon më tej pozitën e saj në botën islame, duke i lejuar Rusisë dhe Kinës të fitojnë terren. Të dy vendet kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën kundër Gazës, duke fajësuar SHBA-në për konfliktin "shkatërrues". 

Duket se SHBA-ja po godet veten në këmbë: Në vend që të frenojë Kinën dhe Rusinë në Lindjen e Mesme, po i ndihmon ata të forcojnë pozicionet e tyre dhe të pengojnë planet e saj për rajonin, duke përfshirë korridorin ekonomik Indi-Lindje e Mesme-Evropë.

Në të vërtetë, sulmi i Hamasit i 7 tetorit ndaj Izraelit ka shkaktuar një ndryshim të dinamikës në Lindjen e Mesme. Shtrirja e këtij ndryshimi do të përcaktohet nga aftësia dhe vullneti i SHBA-së për të frenuar Izraelin. Nëse nuk ushtron presion mbi qeverinë izraelite për të ndaluar luftën në Gaza, për të hequr rrethimin dhe për të filluar negociatat me palestinezët, i gjithë rajoni mund të përfundojë në flakë.

Ekziston një mundësi reale që konflikti të zgjerohet duke përfshirë Libanin, Sirinë, Jemenin dhe Irakun dhe të shkaktojë trazira masive në pjesën tjetër të botës arabe. Kjo jo vetëm që do të dëmtonte aleancat rajonale të SHBA-së, por gjithashtu do të linte derën gjerësisht të hapur për një përfshirje shumë më të thellë të Rusisë dhe Kinës në rajon./Përkthyer dhe përshtatur nga Al Jazeera-Zëri.ai

1 VITE ME PARE

‘Shpërthehen’ magazinat e OKB në Gaza, banorët: Jemi të uritur

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Njerezit marrin ndihma

GAZA- Kaos në magazinat e ndihmave të OKB-së në Gaza. Me qindra njerëz kanë hyrë me vrap nëpër magazina, për të marrë miell, ujë dhe letra higjenike.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha se situata në terren paraqitet problematike, teksa ka pasur edhe përplasje fizike mes personave, që po merrnin ndihma.

Disa nga banorët, që morën ndihmat nëpër magazina, kanë folur për gazetarët.

Një banor, i quajtur Abdulrahman al-Kilani tha se nuk kanë as ujë, as ushqim, as letra higjenike për tualet e as ndihma.

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Gaza 2

"Shtëpitë tona u shkatërruan. Askush nuk kujdeset për ne. Ne i bëjmë thirrje njerëzve të të gjithë botës, të na ndihmojnë. Të gjitha fuqitë ndërkombëtare janë kundër nesh. Jemi në kushte të këqija, kemi uri, prandaj morëm ndihmat”, tha banori.

Të tjerë banorë thanë se fëmijët në enklavë nuk mund të flenë dot gjumë, pa ngrënë e pa pirë ujë.

E gjitha është e padrejtë. Fëmijët tanë ankohen se nuk flenë dot, pasi nuk kanë ngrënë e nuk kanë pirë ujë”, tha një tjetër banor.

Situata në Gaza paraqitet e rënduar. Izraeli ka nisur operacionin tokësor tashmë, në përpjekje për të shkatërruar Hamasin. Nga lufta, më tepër se 9400 njerëz kanë vdekur, nga të dyja palët./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Ekspertët: Izraeli nuk ka plan për Gazën pas përfundimit të luftës

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Gaza

GAZA- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar “të ndryshojë situatën në Lindjen e Mesme”. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk ka kthim mbrapa. Por ndërsa forcat izraelite përshkallëzojnë sulmet e tyre në Rripin e Gazës dhe lëshojnë paralajmërime të reja e urgjente për palestinezët që të largohen nga vendbanimet, pyetja që shtrohet është se çfarë do të vij në fund të luftës?

Pas tmerreve të 7 tetorit, zyrtarët izraelitë vazhdojnë të thonë se ata synojnë të çrrënjosin Hamasin nga Rripi i Gazës, ushtarakisht dhe politikisht.

Por, përtej aplikimit të fuqisë së pamëshirshme e dërrmuese ushtarake, nuk është e qartë sesi do të arrihet kjo ambicie e paprecedentë.

"Nuk mund të promovosh një lëvizje të tillë historike pa një plan për të nesërmen", thotë Dr. Michael Milshtein, kreu i Forumit të Studimeve Palestineze në Qendrën Moshe Dayan të Universitetit të Tel Avivit.

Diplomatët perëndimorë thonë se po zhvillojnë diskutime intensive me Izraelin për të ardhmen, por deri tani, asgjë nuk është e qartë. "Nuk ka absolutisht një plan fiks. Ju mund të skiconi disa ide në letër, por për t'i bërë ato reale do të duhen javë, muaj, diplomaci", tha një diplomat.

Planet ushtarake ekzistojnë, duke filluar nga shkatërrimi i aftësive ushtarake të Hamasit, deri te pushtimi i pjesëve të mëdha të Rripit të Gazës.

Izraelitët janë të gjithë me mendimin se Hamasi duhet të mposhtet. Ata mendojnë se masakrat e 7 tetorit ishin tepër të tmerrshme dhe organizata nuk mund të lejohet më të sundojë mbi Gazën. Por Dr Milshtein, thotë se Hamasi është një ide, prandaj nuk mund ta shkatërrojnë atë fizikisht.

“Nuk është si Berlini i vitit 1945, kur ngjisje një flamur mbi Reichstag dhe kaq ishte”, shprehet Dr Milshtein.

Një paralele më e mirë, thotë ai, është Iraku në vitin 2003, ku forcat e udhëhequra nga SHBA u përpoqën të hiqnin të gjitha gjurmët e regjimit të Sadam Huseinit. Por kjo përpjekje ishte një fatkeqësi. Përpjekja amerikane, la pa punë qindra e mijëra nëpunës civilë dhe anëtarë të forcave të armatosura irakiane, duke rritur irritimin dhe thirrjet për kryengritje.

Veteranët amerikanë të atij konflikti janë në Izrael, duke folur me ushtrinë izraelite për përvojat e tyre. "Unë shpresoj që ata t'u shpjegojnë izraelitëve se ata bënë disa gabime të mëdha në Irak", thotë Dr Milshtein.

Mustafa Barghouti, president i Iniciativës Kombëtare Palestineze deklaron se Hamasi në mesin e palestinezëve ka një emër të fuqishëm, është vetë ideja e popullit.

Giora Eiland, një ish-kryetare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, thotë se e vetmja mënyrë që Izraeli të arrijë ambiciet e tij ushtarake në Gaza pa vrarë shumë palestinezë të pafajshëm, është që civilët të lënë Gazën.

Deri më sot, Izraeli nuk ka thënë se dëshiron që palestinezët të kalojnë kufirin. Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) u kanë thënë vazhdimisht civilëve që të lëvizin vetëm në "zona të sigurta" të keqpërcaktuara në jug.

Por presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, ka paralajmëruar se lufta e Izraelit në Gaza mund të jetë "një përpjekje për t'i shtyrë banorët civilë të... migrojnë në Egjipt".

Izraeli, thotë një ekspert, duhet të mbështesë krijimin e një administrate të re, të drejtuar nga banorët e Gazës, me pranim nga liderët lokalë dhe mbështetje nga SHBA, Egjipti dhe ndoshta Arabia Saudite.

Dhe politikani veteran palestinez Hanan Ashraui mendon se palestinezët në Gaza nuk mund të mposhten, edhe sikur Izraeli të zhdukë Hamasin. “Izraeli mund ta zhdukë Hamasin, por ideja e çlirimit nga izraelitët, tek populli palestinez, do të ekzistojë gjithmonë”, shprehet ai.

Pavarësisht paralajmërimeve, në lidhje me ndërhyrjen në Gaza, Izraeli vijon të këmbëngulë, se pushtimi tokësor, është ideja e duhur.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 9400 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Si e ndihmoi kriptovaluta financimin e Hamasit?!

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli është një nga nëntë fuqitë bërthamore globale dhe krenohet me një nga sistemet më të avancuara dhe të ndërlidhura të mbrojtjes ajrore në botë. "Iron Dome" i Izraelit ka qenë mjaft i suksesshëm për vite me radhë në zmbrapsjen e sulmeve ajrore të Hamasit. Por më 7 tetor, Hamasi, një grup militant islamik dhe autoritet qeverisës de fakto në Rripin e Gazës që është klasifikuar si një organizatë terroriste nga BE, SHBA, Gjermania dhe qeveri të tjera arriti t'i anashkalonte këto sisteme, duke lëshuar mbi

2000 raketa në Izrael nga brenda Rripit të Gazës. Si i mblodhi Hamasi të ardhurat për një sulm kaq të sofistikuar kundër një prej ushtrive më të përgatitura në botë? Sipas analistëve, një rol shumë të rëndësishëm luajtën kriptovalutat.

Financime disamilionëshe me kriptovaluta

Hamasi është shpallur organizatë terroriste, e për rrjedhojë përballet me sanksione dhe përjashtohet nga sistemi bankar ndërkombëtar. Por hulumtimet tregojnë se Hamasi ka marrë një sasi të konsiderueshme fondesh në formën e kriptovalutave: 41 milionë dollarë (39 milionë euro) midis gushtit 2021 dhe qershorit 2023, siç bën të ditur kompania kriptoanalitike BitOK, me qendër në Tel Aviv. Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ), militantët e të cilit iu bashkuan Hamasit në kryerjen e sulmit, ka marrë donacione të tjera në kriptovaluta në shumën prej rreth 93 milionë dollarësh, sipas Institutit të hulumtimit të kriptovalutave, Elliptic.

Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, kanë marrë gjithashtu miliona dollarë transferta në kriptovaluta, sipas një analize të Elliptic. Këto transferta janë bërë me bitcoin dhe kripto-valuta të tjera, ndër to edhe dogecoin, një kriptovalutë e nxjerrë nga Elon Musk, e cila fillimisht u shpik si një shaka. Disa nga këto grupe janë aktive edhe në të ashtuquajturat miniera të kriptovalutave, thotë Elliptic, gjë që u lejon atyre të fitojnë më shumë para nga mirëmbajtja e rrjeteve të kriptomonedhave. 

Hamas: "Një nga grupet terroriste më të pasura të botës" 

Edhe pse pati kaq kufizime, revista amerikane Forbes, në vitin 2014 e shpalli Hamasin një nga grupet terroriste më të pasura në botë. Në ato vite xhiroja vjetore e organizatës përllogaritej me rreth 1 miliardë dollarë. Në maj 2023 Ministria e Financave e SHBA-ve do ta përllogariste xhiron vjetore të organizatës me së paku 500 miliionë dollarë. Pjesa më e madhe e financimit të Hamasit vjen nga emigrantët ose donatorë privatë nga Rajoni i Gjirit Persik.

Irani konsiderohet si një nga mbështetësit më të spikatur financiarë të Hamasit. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, fuqia e Lindjes së Mesme i furnizon Hamasin dhe grupet e tjera terroriste palestineze me rreth 100 milionë dollarë në vit. Edhe Katari dhe Turqia e mbështesin financiarisht Hamasin.

Kriptovalutat ua kanë bërë më të lehtë mbështetësve të Hamasit që të anashkalojnë sanksionet. Që nga viti 2019, Brigadat al-Qassam bëjnë thirrje për mbështetje në kanalet e tyre të mediave sociale Telegram që të dërgonin bitcoin. “Realiteti i xhihadit është mundi dhe energjia, por paratë janë shtylla kurrizore e luftës”, shkroi Hamasi në një postim, duke bashkangjitur një adresë portofoli virtual (Wallet), ku brenda vitit u mblodhën rreth 30,000 dollarë në bitcoin.

Në fokus të autoriteteve izraelite

Megjithatë, në prill 2023, grupi tha se do të ndalonte mbledhjen e fondeve me bitcoin, për shkak të një “dyfishimi të përpjekjeve të armikut kundër kujtdo që përpiqet të mbështesë qëndresën përmes kësaj monedhe”, shkroi Hamas në një mesazh në Telegram. Kriptomonedhat nuk janë burimi kryesor i i financimit të Hamas-it, por ka një fokus në rritje në ndërprerjen e këtij kanali ndaj Hamasit.

Pas sulmit të 7 tetorit 2023, Hamas bëri sërish thirrje për donacione me kritpo valuta, por autoritetet izraelite njoftuan se kishin ngrirë disa llogari të kriptomonedhave të lidhura me Hamasin. Njësia Kibernetike e Policisë dhe Ministria e Mbrojtjes morën menjëherë masa për të lokalizuar dhe ngrirë këto llogari: me ndihmën e Binance-it ato i kaluan fondet në thesarin e shtetit”, thuhet në një deklaratë të policisë. 

Binance është tregu më i madh virtual i kriptomonedhave në botë. Ai bashkëpunon me autoritetet izraelite, por ndodhet vetë nën vëzhgim për rolin indirekt, por domethënës që ka luajtur në financimin e terrorizmit. Në vitet e fundit, autoritetet janë përpjekur të kapin kriptovalutat e mbajtura në dhjetëra llogari të Binance të lidhura me Hamasin, bën të ditur gazeta amerikane Wall Street Journal. Edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë po e heton tregun e kriptovalutave për mosparandalimin e pastrimit të parave.

Hetimi i Binance nxjerr në pah aktivitetet kriminale

Komunikimet e brendshme në Binance të zbuluara në procedurat gjyqësore tregojnë se edhe pse Binance mund të mos lejojë zyrtarisht klientë kriminelë, ajo është në dijeni dhe e toleron këtë bazë klientësh. Në një shkëmbim të brendshëm, ish-shefi i pajtueshmërisë Samuel Lim shkroi se terroristët zakonisht dërgojnë shuma të vogla, pasi shumat e mëdha konsiderohen si pastrim parash. "Nuk mund të blesh një AK 47 [pushkë sulmi] për 600 dollarë," përgjigjet një koleg. Deutsche Welle (DW) e pyeti Binance për këtë komunikim, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. 

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se kriptovalutat përbëjnë 20% të financimit të terrorit në botë. Sekuestrimi i fundit i llogarive të Hamasit ka hapur sërish debatin për kontrollin e kriptomonedhave. Kritikët thonë se kriptomonedhat janë mjeti më i përsosur i financimit për kriminelët, sepse pagesat mund të jenë të vështira për t'u gjurmuar dhe mund të shmangin rregulloret financiare./DW-Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Soros dhuroi 15 milionë dollarë për protestat pro-Palestinë?

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Protesta pro Palestines ne Nju Jork

SHBA - Miliarderi i majtë, George Soros, ka shpenzuar më shumë se 15 milionë dollarë, që nga viti 2016, për grupet, që organizojnë protesta pro Palestinës. Kështu pretendon NY Post.

Gazeta e qytetit të Nju Jorkut, shkruan se Fondacioni Shoqëria e Hapur dhuroi 13.7 milionë dollarë përmes Tides Center, një grup majtist, që sponsorizon disa organizata jofitimprurëse.

NY Post shkruan gjithashtu se përfituesit nga fondet e Tides kanë shfaqur shpesh herë tendenca qartësisht pro-Palestinës, edhe ditën e sulmit të Hamasit, më 7 tetor.

Anëtarët e një grupi pro-palestinez shkuan në zyrën e deputetit të Kalifornisë, Ro Khanna, më 20 tetor, për t'i kërkuar atij të nënshkruajë një rezolutë, që bën thirrje për armëpushim në Gaza. Anëtarët e Adalah gjithashtu sponsorizuan një tubim në të njëjtën ditë në Bryant Park, “ku kishte parrulla, pro Gazës dhe nuk dënohej Hamasi”.

Soros i dha 30000 dollarë grupit “Desis Rising Up and Moving”, më 2020, për një demonstratë të organizuar në Bryant Park, ku u arrestuan 139 persona.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur i dhanë 60000 dollarë në vitin 2018 Shoqatës Arabo-Amerikane të Nju Jorkut, një grup i bashkëthemeluar nga aktivistja Linda Sarsour, që planifikoi një protestë të mbushur me njerëz, që protestonin pro Palestinës dhe pretendonin se Izraeli po bën krime ndaj palestinezëve.

Në Bay Ridge më 21 tetor, protestuesit kishin pankarta, të cilat shpesh ishin denigruese për Izraelin dhe shteti izraelit përshkruhej me fjalë të ulëta”, thuhet në artikull.

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur i dha gjithashtu 1.5 milionë dollarë organizatës jofitimprurëse themeluese të Adalah,– Qendra Ligjore për të Drejtat e Pakicave Arabe në Izrael, por vetëm 800000 dollarë prej tyre u përdorën.

Grupe të tjera pro palestineze të mbështetura nga Soros, anëtarët e të cilëve kanë organizuar protesta të fuqishme, përfshijnë “Zërin Izraelit për Paqe” dhe “Nëse jo Tani”, të cilat morën respektivisht 650000 dhe 400000 dollarë. Të dy grupet bashkë-sponsorizuan tubimin në Bryant Park.

“Zëri Izraelit për Paqe” gjithashtu ka fajësuar Izraelin për sulmet e 7 tetorit, duke shkruar në faqen e saj të internetit: “Aparteidi dhe pushtimi izraelit – dhe bashkëfajësia e Shteteve të Bashkuara– janë burimi i gjithë kësaj dhune”.

Dan Schneider, nënkryetar i grupit vëzhgues konservator të Qendrës së Kërkimeve Mediatike, tha se George Soros - një hebre me origjinë hungareze dhe një i mbijetuar i Holokaustit, nënpunësit besnikë të të cilit kanë akses në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Biden – ka një histori të gjatë të mbështetjes së kauzës palestineze.

“George Soros dhe djali i tij Alex kanë një histori të gjatë të mbështetjes së organizatave më radikale në të gjithë planetin, dhe kjo përfshin organizata pro-Hamasit, që mbështesin sjelljet më të neveritshme,” tha Schneider. Konservatori Brent Bozell i kërkon Sorosit të ndërpresë financimin e grupeve, që kohët e fundit kanë përhapur retorikë pro-Hamasit.

“Ne i kemi bërë thirrje George Soros që të tërheqë financimet, por miliarderi duket shumë i vendosur të vazhdojë të mbështesë organizatat antisemite”, tha ai.

Ish-këshilltari i Nju Jorkut, David Greenfield, një demokrat nga Bruklini, i cili tani kryeson Këshillin Metropolitan për Varfërinë Hebraike, tha se bota ka ndryshuar që nga masakra e 7 tetorit, kështu që grupi i Soros duhet të jetë më i kujdesshëm, se kë grupe financon.

Fondacioni Shoqëria e Hapur dhe organizatat jofitimprurëse të lidhura me Soros kanë dhënë më shumë se 32 miliardë dollarë në mbarë botën që nga viti 1984, sipas faqes së saj të internetit. Në qershor, miliarderi njoftoi se do t'ia dorëzojë kontrollin e perandorisë së tij, djalit 38-vjeçar Alex./NY Post/Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Erdogan i jep fund marrëdhënies me Izraelin! Nga 'kufijtë e zemrës' tek akuzat. Përgjigjet Tel Aviv-i

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Një ditë më pare Erdogan i dha fund procesit të rivendosjes së marrëdhënieve të Turqisë me Izraelin. Duke folur para mijëra ndjekësve të tij lideri turk arriti në atë pikë që jo vetëm të kujtonte " kufijtë e zemrës", por edhe për të kërcënuar Izraelin se "mund të vijë papritur një natë...". Dhe turma për t'iu përgjigjur liderit turk në mënyrë ritmike "dërgo ushtrinë turke...".

Ai madje paralajmëroi Perëndimin se nëse kërkon një konflikt të ri Myslimanizëm-Krishterë, Turqia do të qëndrojë e vendosur. Këto deklarata Erdogan i bëri në prag të përvjetorit të 100-vjetorit të krijimit të shtetit turk.

Reagimi i parë i Izraelit erdhi me njoftimin e Ministrit të Jashtëm E. Cohen për një tërheqje të menjëhershme të të gjithë personelit diplomatik nga Turqia për të "rivlerësuar" marrëdhëniet Turqi-Izrael dhe është e qartë se do të kalojë një kohë shumë e gjatë para se rivendosja të jetë e mundur edhe komunikimi mes dy qeverive.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara akuzoi Erdoganin për antisemitizëm dhe theksoi se "gjarpëri mund të mbetet vetëm një gjarpër ", ndërsa ministri i Energjisë i Izraelit tha se Erdogan "tregoi fytyrën e tij të vërtetë si përfaqësues i Vëllazërisë Myslimane që mbështet terrorizmin".

Gjatë fjalës së tij, lideri turk, duke dashur të shpjegojë interesin e tij për Gazën, kujtoi teorinë e "kufijve të zemrës", në të cilën u sigurua të përfshinte... Selanikun.

“Ne mbrojmë Gazën, siç kemi bërë në të kaluarën në Traki, në Ballkan, në Kaukaz, në çdo cep të brigjeve të Mesdheut Lindor, në Azinë Qendrore, në Azinë Jugore, në të gjithë Afrikën, me pak fjalë, kudo ku arrinin horizontet tona. Sot, disa njerëz e shohin Gazën si një vend të largët, një vend që nuk ka të bëjë fare me ne. Megjithatë, një shekull më parë, për këtë komb, për këtë vend, Gaza nuk ndryshonte nga Adana. Ashtu si Edirne nuk ndryshonte nga Shkupi, Kirklareli nuk ndryshonte nga Selaniku, Mardini nuk ndryshonte nga Mosuli, Gaziantepi nuk ndryshonte nga Alepo, Gaza ishte pjesë përbërëse e atdheut tonë. Ne ishim të ndarë nga të gjitha këto vende që ata janë po aq tonat sa gjaku ynë, jeta dhe dashuria jonë".

Nën sloganin se ajo që po ndodh nuk është e pavarur nga komplotet kundër Turqisë, Erdogan theksoi se dënimi i masakrës në Gaza është gjithashtu një luftë "për të mbrojtur pavarësinë dhe të ardhmen tonë".

Përveç sulmit të ashpër ndaj Izraelit, Erdogan megjithatë e quajti Perëndimin tërësisht përgjegjës për situatën në Gaza dhe duke përmendur poetin Mehmet Akif (i cili shkroi tekstin e himnit kombëtar turk) i cili e kishte përshkruar Perëndimin si një "përbindësh pa dhëmbë". Kreu i shtetit turk deklaroi se "Amerika dhe Evropa janë përgjegjëse për gjithçka dhe për të gjitha pengjet që përdorin". 

Madje, ai i bëri një referencë të veçantë ndihmës që Izraeli merr nga SHBA-të, duke thënë se nuk mund të zgjaste as tre ditë para se të shembet pa këtë mbështetje, ndërsa sulmoi sërish ata që tha se mbështesin terrorizmin në Siri, ndërsa tha se “ne i dimë mire makinacionet kundër Turqisë mes lobeve e evropianëve dhe të qeverisë amerikane.”.

Në fund të fjalës së tij, presidenti turk propozoi thirrjen e një konference ndërkombëtare paqeje për çështjen palestineze me pjesëmarrjen e vendeve që kontribuojnë pozitivisht në këtë çështje dhe me një sistem garancish. 

Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve jashtë rajonit që të mos i hedhin më benzinë ​​zjarrit, kërkoi një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe marrjen e shpejtë të masave të nevojshme për lirimin e pengjeve.

Në fjalën e tij, pa iu referuar Hamasit, ai dënoi sulmet kundër civilëve edhe në Izrael, por duke vënë në pikëpyetje numrin e viktimave të sulmit të 7 tetorit./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Rikthehet pas më shumë se 24 orë ndërprerje linja telefonike dhe interneti në Gazë

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Pamje nga lufta

GAZA- Pas një ndërprerjeje pothuajse totale në komunikimet në Gaza, raportohet se shërbimet e internetit dhe telefonit po kthehen. Ndërprerja solli paralajmërime të forta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Agjencitë e ndihmës nuk mund të arrinin stafin e tyre, kishit punonjës të ambulancës që nuk mund t'i përgjigjeshin urgjencave dhe njerëz të zakonshëm që nuk mund të merrnin kontakt me të dashurit e tyre dhe të kontrollonin që ata janë ende gjallë.

Një ditë më parë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo do të ishte një luftë e gjatë dhe e vështirë, se tani është në një fazë të re, faza e dytë dhe ai pret që të ketë më shumë operacione tokësore, ajrore dhe detare. 

Ai e konsideroi këtë si një luftë për mbijetesën e Izraelit, për ekzistencën e tij dhe tha se Izraeli do të ishte fitimtar në fund./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Çfarë ka ndodhur në orët e fundit në Gaza?

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Gaza

GAZA – Numri i viktimave në Gaza ka shkuar tashmë mbi 8000, ndërsa Izraeli ka nisur të ashtuquajturin “operacion tokësor”.

Ndërsa, Izraeli vazhdon operacionin tokësor, edhe Hamasi vijon të hedhë raketa në drejtim të territoreve izraelite. Po ashtu, lidhjet telefonike dhe interneti janë rikthyer, pas ndërprerjes prej thuajse 24 orësh.

Ngjarjet e fundit në Gaza:

Lidhja telefonike dhe interneti po rikthehet në Gaza, pas një ndërprerjeje, që zgjati më shumë se 24 orë.

Operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza vazhduan gjatë natës, ndërsa fraksionet e armatosura palestineze në Gaza, hodhën shumë raketa në drejtim të Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv të shtunën se forca shtesë tokësore izraelite kishin hyrë në atë që ai e quajti "kështjella e së keqes" - duke iu referuar Gazës. Ai tha se komandantët e ushtrisë janë vendosur tashmë në të gjithë Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit tha se rikuperimi i pengjeve ishte një pjesë e qëllimeve të ushtrisë, por se prioriteti kryesor i ushtrisë së Izraelit, ishte dobësimi i Hamasit.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje për ulje tensionesh, duke shprehur keqardhje për humbjen e jetës të shumë njerëzve.

Izraeli ka bombarduar Gazën që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit, që vranë 1400 njerëz. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 8000 njerëz janë vrarë nga sulmet hakmarrëse të Izraelit./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

'Hamasi mund ta ndalë luftën', ish-kreu i inteligjencës ushtarake izraelite jep 'zgjidhjen'

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Yasser Arafat ecën nëpër rrugët e bombarduara të Bejrutit në 1982

GAZA- “Hamasi mund ta ndalë luftën. Gjithçka që duhet të bëjnë është të shpallin: le të lirojmë të gjithë pengjet dhe të evakuojmë Gazën, siç bëri Arafat në 1982”, komenton Amos Yadlin, ish-kreu i inteligjencës ushtarake dhe kreu i Institutit për Studimet e Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit për 12 vjet.

Uniformat jeshile ulliri në rend, kallashnikovët e varur mbi supe. Milicët palestinezë mbërrijnë në portin e Bejrutit me furgona, prej andej i hipin në tragetet greke dhe qipriote dhe qëllojnë disa të shtëna të fundit në ajër. Ndjehet si nisja e një lundrimi, në fakt është një tërheqje. Nga çatitë, agjentët e Mossad-it dhe inteligjencës ushtarake vëzhgojnë lëvizjet me teleskopë dhe fotografojnë: ata duan të sigurohen që Yasser Arafat dhe të gjithë njerëzit e tij të largohen nga Libani, duke u nisur drejt Tunizisë.

Operacioni ‘Paqja’ për Galilenë filloi më 6 qershor 1982 me një objektiv më të kufizuar, për të shtyrë pozicionet palestineze drejt veriut, të paktën tridhjetë kilometra, larg fshatrave izraelite të shënjestruar nga raketat dhe infiltrimi fedajin. Ky është urdhri i dhënë nga kryeministri Menachem Begin, ndërsa Ariel Sharon, ministri i tij i Mbrojtjes, vendos ta shtyjë pushtimin shumë më thellë, deri në atë pikë sa të vendosë pjesën perëndimore të kryeqytetit libanez ku janë instaluar lideri dhe njerëzit e tij.

Arafati kërcënon ta kthejë atë zonë të Bejrutit në “Stalingradin” e tij, siç përsërisin tani udhëheqësit e Hamasit nga strehët e tyre të sigurta jashtë vendit, e gjithë Gaza, me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh, duhet të rezistojë për ta, e ekspozuar ndaj bombardimeve masive, goditjeve shkatërruese të artilerisë dhe tankeve.

Rrethimi i njeriut që do të bëhej presidenti i parë palestinez, nga viti 1996 deri në vdekjen e tij në 2004, zgjati 10 javë, 5000 palestinezë dhe libanezë vdiqën, kryesisht civilë dhe 360 ​​ushtarë izraelitë ranë.

Tani që tanket dhe këmbësoria e Tsahal po përparojnë në Gaza, disa analistë supozojnë se zgjidhja e 41 viteve më parë përfaqëson gjithashtu një zgjidhje për Rripin e Gazës.

“Lideri i Hamasit mund ta ndalojë luftën. Gjithçka që duhet të bëjnë është të shpallin: le të lirojmë të gjithë pengjet dhe të evakuojmë Gazën, siç bëri Arafat në 1982”, komenton Amos Yadlin, ish-kreu i inteligjencës ushtarake dhe kreu i Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit për 12 vjet.

Megjithatë, në intervistën për revistën Politico ai shton se “Izraeli nuk mund të kthehet në të njëjtën linjë demarkacioni të shënuar me tërheqjen e tij nga Rripi në vitin 2005. Dhe si me terroristët palestinezë pas masakrës në Lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972, gjuetia për ata që janë përgjegjës për masakrat e 7 tetorit nuk do të përfundojë deri në fundin e tyre”. Gjithashtu në rastin e Arafatit, izraelitët tentojnë ta vrasin atë në Tunizi.

Ai ishte i fundit që u nis nga Libani më 30 gusht. Për 10 ditë, një forcë shumëkombëshe e përbërë nga italianë, francezë dhe amerikanë që mbikëqyrte lëvizjet e milicëve, duhet të mbushë boshllëkun e lënë nga palestinezë. Emmanuel Macron, presidenti francez, ka folur ditët e fundit për trupat ndërkombëtare që verifikojnë çarmatimin e Hamasit dhe mbështesin një qeveri të përkohshme, përpara kthimit të plotë të Autoritetit Palestinez në Gaza.

Al Sharq Al Awsat, një gazetë saudite e botuar në Londër, i drejtohet drejtpërsëdrejti Yaha Sinwar, kreut të Hamasit dhe e nxit atë të largohet siç bëri Arafati: “Sot koka juaj mund të jetë çmimi për shuarjen e flakëve. Për izraelitët arrestimi juaj do të ishte një trofe, madje edhe largimi nga Rripi mund të ishte një zgjidhje. Pyetja është: a jeni gati të sakrifikoni veten për Gazën dhe çështjen palestineze?/Përkthyer dhe përshtatur nga Corriere della sera-Zëri.ai

1 VITE ME PARE

'Luftë djepash'/ The Economist: Pse kaq shumë prej viktimave në Gaza janë fëmijë?

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të
Foto ilustruese

GAZA- Fëmijët janë një përqindje shumë e lartë e viktimave të luftës në Gaza. Sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, 2,900 fëmijë u vranë në enklavë midis 7 dhe 24 tetor. Kjo përbën rreth 40% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve prej më shumë se 7,000.

Megjithëse ka disa shqetësime se numri mund të jetë i fryrë, ministria e shëndetësisë drejtohet nga Hamasi dhe presidenti Joe Biden tha se ai "nuk e ka idenë se palestinezët po thonë të vërtetën për sa njerëz janë vrarë", vlerësimet e ministrisë kanë qenë gjerësisht të sakta në konfliktet e mëparshme. 

Në Ukrainë, një konflikt midis dy fuqive shumë më të mëdha, fëmijët përbëjnë më pak se 550 nga afërsisht 9800 viktima civile për një periudhë shumë më të gjatë. Numri i madh i vdekjeve të fëmijëve në Gaza pasqyron, ndër të tjera, demografinë e saj veçanërisht rinore. Rreth gjysma e popullsisë së territoreve palestineze është më e re se 20 vjeç, një përqindje shumë më e lartë se mesatarja e vendeve të tjera me të ardhura të mesme të larta si Iraku, Namibia dhe Tajlanda.

Kriza në Gaza, Izraeli paralajmëron për luftë të

Baza e një shoqërie rinore është një shkallë e lartë e fertilitetit, numri i fëmijëve që një grua tipike do të ketë gjatë jetës së saj. Shkalla në territoret palestineze, duke përfshirë Gazën (popullsia totale 2 milion) dhe Bregun Perëndimor (3 milion), ishte 3.4 në vitin 2021, sipas Divizionit të Popullsisë së OKB-së. Nga viti 2017 deri në vitin 2019, Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave (PCBS) e vendosi atë në 3.8. 

Të dhënat e detajuara që shpërndajnë Gazën dhe Bregun Perëndimor janë të vështira për t'u arritur. Por, sipas PCBS, lindshmëria e Gazës ishte 3.9 gjatë asaj periudhe. Këto norma janë shumë më të larta se ato të Izraelit, Jordanisë apo Egjiptit fqinj dhe të krahasueshme me ato të Gana-s apo Kongos, të dyja vende shumë më të varfra.

Një shkallë kaq e lartë e lindshmërisë zakonisht lidhet me jetëgjatësi të shkurtër, varfëri dhe nivele të ulëta të arsimimit të femrave. Territoret palestineze nuk i kanë këto karakteristika. Të ardhurat mesatare për person në territore janë 4600 dollarë në vit, më e lartë se në Egjipt dhe Jordani. (Shifra për Gazën mendohet të jetë dukshëm më e ulët.)

Më shumë vajza sesa djem janë regjistruar në arsimin e mesëm. Territoret palestineze janë të pazakonta në kombinimin e fertilitetit të vendeve të varfra me karakteristikat sociale me të ardhura të mesme të larta.

Pse? Duket e mundshme që konflikti i gjatë me Izraelin dhe ndikimi i Hamasit (i cili drejton Gazën, por jo Bregun Perëndimor) janë pjesërisht përgjegjës. Yasser Arafat, ish-presidenti i Autoritetit Palestinez, dikur tha se njerëzit e tij po zhvillonin "një luftë djepash", rritja e popullsisë ishte një mënyrë për të afirmuar identitetin dhe këmbënguljen palestineze. 

Retorika pro-natale e Hamasit ka qenë veçanërisht e zhurmshme. Pasi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007, Hamasi u përpoq të ruante shkallën e lartë të lindshmërisë së brezit, e cila ishte 5.8 nga 1999 deri në 2003, një nga më të lartat kudo.

Që atëherë, fertiliteti ka rënë, siç ka rënë pothuajse kudo. Por banorët e Gazës të lindur në bumin e bebeve prej 20 vitesh tani kanë familjet e tyre. Në vitin 2015 Gaza kishte rreth dy të tretat e popullsisë së Bregut Perëndimor, qendrës historike të Palestinës. Me ritmet aktuale, do të jetë afër barazisë brenda 25 viteve, duke i dhënë Gazës një zë më të madh në debatin mbi çdo shtet të ardhshëm palestinez./Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist-Zëri.ai

Poll

MOS HUMB