LIVE UPDATES

I tha të mos fshihej pas imunitetit, Berisha-Krichbaum: Do përgjigjesh në Gjykatë, i di lidhjet që ke me Bashën

➤Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti gjerman Gunther Krichbaum kanë pasur një përplasje të fortë në distancë gjatë ditës së sotme ➤ Ishte fillimisht deputeti i CDU-CSU dhe njëherësh përfaqësues i Partive Popullore Europiane, ai që përgëzoi hetimet e SPAK për Berishën, dhe tha se ky i fundit nuk duhet të fshihet pas imunitetit të deputetit ➤ Duke marrë si shembull Gjermaninë Krichbaum tha se çdo deputet atje është i gatshëm që të hetohet nga Gjykata, pa përdorur imunitetin si mburojë ➤Po ashtu ai komentoi zhvillimet brenda PD, ku tha se një parti që nuk zgjidh dot hallet e veta, nuk mund të marrë besimin e qytetarëve. ➤Nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Berishës, i cili paralajmëroi padi për deputetin gjerman, pasi sipas tij deklaratat e tij ishin ndërhyrje në punët e brendshme të PD. ➤Berisha e akuzoi po ashtu Krichbaum për lidhje me Lulzim Bashën, dhe për interesa personale.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Berisha i përgjigjet deputetit gjerman: Je i paguar! Do të shihemi në Gjykatë

I tha të mos fshihej pas imunitetit, Berisha-Krichbaum: Do përgjigjesh
Krichbaum dhe Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ashpër deklaratave të deputetit gjerman të CDU-CSU-së, Gunther Krichbaum, i cili tha sot se akuzat e SPAK ndaj liderit të demokratëve janë të rënda, dhe se imuniteti i deputetit nuk duhet të përdoret si mburojë. Berisha paralajmëroi se me deputetin gjerman do të përballet në Gjykatë, pasi sipas tij është e papranueshme ndërhyrja në punët e brendshme të një partie politike. Sipas Berishës deklaratat dhe vizita e Krichbaum në Shqipëri bëhet për interesa të ngushta, e madje hodhi akuza se ai është i paguar, por pa specifikuar se nga kush!

Deputeti Krichbaum është paraqitur sot si turpi i deputetit, si turpi i institucionit që përfaqëson. Deputeti Krichbaum, në një mashtrim publik para shqiptarëve, ka mbrojtur veprimin pa autorizimin e parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses së saj.

Ky është një akt i padenjë, ky është mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë prej gjëje dhe ku udhëtari mund të vijë dhe të lëshojë çdo shpifje dhe çdo trillim.

Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë, por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral.

E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit.

I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012. Kjo prokurori ka nisur hetimin për Sali Berishën dhe ka mbajtur hetim për 3 vite, pa kërkuar asnjë leje nga parlamenti sepse Kushtetuta e hoqi detyrimin e prokurorisë për të nisur hetimin pas autorizimit të parlamentit.

Por çfarë thotë Kushtetuta gjermane vetëm për hetimin? Jo për lëvizjen. Zoti Krichbaum, që vjen dhe flet për ligjet naziste, duke aluduar, je një gënjeshtar, je një gënjeshtar. Nuk janë naziste ato, janë ligji bazë demokratik i Gjermanisë, mbi të cilën vendi yt, është sot një model në respektimin e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Ky ligj ka të stipuluar, jo vetëm për lëvizjet, por edhe fillimin e hetimit. Fillimin e hetimit nuk mund ta bëjë prokuroria pa marrë lejen e kryetarit të parlamentit. Po ky ligj bazë, thotë në nenin 46 se kryetari i parlamentit jep lejen, por hetimi fillon pas 48 orësh. Ndërkohë kryetari i parlamentit informon kryetarin e komisionit për autorizimin që ka dhënë. Dhe ky i fundit informon deputetin.

Këta vijnë këtu dhe i shohin shqiptarët si qenie jashtëtokësore dhe besojnë së mund t’i mashtrojnë me çdo gjë. Zoti Krichbaum, më vjen keq por të njoftoj sot se kam filluar që sot konsultimet me ekspertë ligjorë dhe u garantoj se do bëj çdo përpjekje për një proces të ndershëm ligjor kundër teje. Jo kundër Bundestagut, Bundestagu është një institucion që e dua shumë dhe e respektoj shumë.

Ju kam njohur edhe juve, por lidhjet e tua me Lul Bashën nuk duhet t’i përdorësh për të mashtruar, për të dezinformuar një popull të tërë", tha mes të tjerave Berisha në një lidhje live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Deputeti i CDU-SCU bëri sot akuza të forta në drejtim të Berishës, teksa deklaroi prerë se nuk do të takojë asnjë politikan që është vendosur nën akuzë nga drejtësia, apo në rastin konkret është shpallur non grata dhe nga SHBA-të. Ai tha se SPAK duhet mbështetur në hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, ndërkohë që i cilësoi akuzat për Berishën të rënda.

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Ka takuar Bashën por jo Berishën, deputeti gjerman: Është shpallur "Non grata" nga SHBA-të

I tha të mos fshihej pas imunitetit, Berisha-Krichbaum: Do përgjigjesh

TIRANË- Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU ka bërë sërish deklarata të fortë për çështjen Berisha, kur tha se akuza që SPAK i ka ngritur atij përbën një vepër të rëndë penale nëse provohet. I pyetur nga gazetarët se pse ka takuar vetëm përfaqësues të PD-së së Lulzim Bashës, Krichbaum tha se ka pasur kontakte dhe me deputetë që janë më afër Berishës.

“Unë jam këtu sepse Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushte për negociatat e anëtarësimit. Sa i përket 15 kushteve, unë kam të bëj me strukturat qeveritare, ndaj fokusi i vizitës sime ishte i ndryshëm nga pyetjet tuaja të fundit”, tha deputeti gjerman, ndërkohë që për atë që po ndodh me opozitën u shpreh:

Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të Këshillit të Integrimit, si me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin, edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment. Është me rëndësi dhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë. 

Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non-grata. Unë do të takohem me njerëz të cilët nuk janë nën akuzë. Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale. Jam jurist për nga formimi, por parimet e shtetit ligjor janë pjesë e formimit të një partie. 

S’kam mundur ta shoh procesin ndaj Berishës. Ai kam përshtypjen se thotë; jam kryetar i partisë. Se kujt i takon partia, do të duhej të bëhej përmes procedurave të rregullta. Partia do të duhet të jetojë procese të rregullta, ndaj PD do të duhej të sqaronte rrethanat. Unë thjesht këshilloj. Njerëzit në një vend demokratik presin që një parti të zgjidhë problemet e veta, por edhe të njerëzve.

Në fund të ditës, qytetarët thonë; nëse një parti nuk zgjidh problemet e veta, nuk mund të zgjidhë dhe problemet tona. Uroj për PD çdo të mirë. Do të ketë mbështetjen e europianëve, ne do të ndërmjetësojmë në këtë pikë. Por mendoj se një nga sfidat më të mëdha, do të duhej të kishte parti të forta. Kjo është sfidë e madhe. Kjo është një procedurë e pavarur e gjyqësorit, ndaj nuk duhet të përfshihet politika”, tha deputeti.

1 VITE ME PARE

Deputeti gjerman Krichbaum: SPAK po sulmohet politikisht. Berishën nuk e takoj, ka akuza të rënda

I tha të mos fshihej pas imunitetit, Berisha-Krichbaum: Do përgjigjesh
Deputeti Krichbaum

TIRANË- Gunther Krichbaum, Zëdhënësi për Çështjet Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, në një konferencë për mediat në Tiranë, është shprehur se SPAK duhet mbështetur në hetimet për zyrtarët e lartë.

Duke iu referuar masës së sigurisë që është vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha Krichbaum tha se SPAK është duke bërë punën e tij dhe se deputetët nuk duhet t’iu fshihen hetimet duke shfrytëzua imunitetin që i jep mandati i deputetit.

“SPAK po bën punën e tij, deklaratat për politizimin e SPAK janë absurde. Duhet ta mbrojmë dhe jo ta sulmojmë prokurorinë e posaçme. Imuniteti nuk mbron deputetin por punën e parlamentit. Që do të thotë, në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetët gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imuniteti. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër”, deklaroi deputeti gjerman. Nga ana tjetër ai tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë me reformat që ka nisur në mënyrë që të përparojë procesi i nisur i integrimit.

“Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfërit e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja”, vijoi fjalën e tij ligjvënësi gjerman.

Deputeti i CDU-SCU ka bërë akuza të forta në drejtim të Berishës, teksa deklaroi prerë se nuk do të takojë asnjë politikan që është vendosur nën akuzë nga drejtësia, apo në rastin konkret është shpallur non grata dhe nga SHBA-të. 

"Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të Këshillit të Integrimit, si me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin, edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment. Është me rëndësi dhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë. 

Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non-grata. Unë do të takohem me njerëz të cilët nuk janë nën akuzë. Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale. Jam jurist për nga formimi, por parimet e shtetit ligjor janë pjesë e formimit të një partie", deklaroi deputeti gjerman. 

Krichbaum u pyet nga gazetarët nëse ishte mandatuar për të folur në emër të CDU-CSU, teksa dha këtë përgjigje:

“Është detyra ime që të flas për franksionin e CDU-CSU, por unë njoftoj edhe Partitë Popullore Europiane në cilësinë e zëdhënësit për çështjet europiane”.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, deputeti gjerman pati një takim dhe me Lulzim Bashën. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB