I vëllai iu ndalua, Eduart Ndreca: Të përgjigjet para ligjit, prokuroria e policia të bëjnë punën pavarësisht kush është personi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca, ka komentuar aksionin e policisë në Kashnjet ku u gjet një stan i përshtatur për kultivim kanabisi gjë që solli dhe ndalimin e të vëllait, Armando Ndreca.
I pyetur nga BIRN, deputeti i Partisë Socialiste Ndreca tha se nuk kishte ende një njoftim zyrtar. Megjithatë Ndreca shtoi se i vëllai duhej të hetohej si çdo qytetar tjetër dhe se duhet të përgjigjet para ligjit nëse e ka shkelur atë.
“Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit,"- tha ai në telefon.
Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca është ndaluar nga Policia e Lezhës, ndërsa kunati i tij, Armel Nikdukaj dhe shoku i të dyve Elvis Shpellzai janë vënë në pranga pas një aksioni në pyllin e fshatit Kashnjet që zbuloi një stan të përshtatur për kultivim kanabisi. Në dëshminë e dhënë në polici, Ndreca është shprehur se nuk ka lidhje me drogën, ndërkohë zyrtarisht nga Policia e Shtetit nuk është bërë ende me dije roli i tij.
Kjo nuk është hera e parë që familja Ndreca bëhet kryefjalë në aksionet e bluve. Dy vite më parë, policia prangosi vjehrrin e Armando Ndrecës, Ramiz Nikdukaj.
-
-
-
-
Ndalohet vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca
11 Prill, 10:24
PROFIL- Kush është Armando Ndreca, vëllai i deputetit që u ndalua për kanabis

TIRANË- Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca u ndalua si i përfshirë në kultivimin e kanabisit pas aksionit të Policisë së Shtetit në pyjet e Kashnjetit.
Por kush është 32-vjeçari Ndreca?
Armando Ndreca rezulton i punësuar pranë Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër. Kjo nuk është hera e parë që familja Ndreca lakohet për arrestime apo që është kryefjalë e aksioneve të Policisë së Shtetit.
Dy vite më parë, vjehrri i Armando Ndrecës, Ramiz Nikdukaj u vu në pranga bashkë me dy persona të tjerë, Bashkim Kovaci 64 vjeç dhe Altion Luli 43 vjeç, të cilët u kapën gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi Bari në Koplik.
Në vitin 2022, në banesën e shtetasit Nikdukaj u gjet një ambient i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambient me llamba, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.
Në atë kohë, djali i Ramiz Nikdukajt, njëkohësisht edhe kunati i Armando Ndrecës, Armel Nikdukaj, u arratis, por sot u prangos bashkë me vëllain e deputetit socialist dhe shokun e tij, Elvis Shpellzai 28 vjeç. Ai është ‘tradhëtuar’ nga një telefonatë që ka zhvilluar me kunatin e tij, e cila është përgjuar nga autoritetet.
Vetë Armando Ndreca nuk dihet se çfarë roli ka pasur konkretisht në kultivimin e kanabisit. Në dëshminë e dhënë para policisë, Ndreca është shprehur se nuk ka lidhje me drogën e mbjellë.
Nga një vëzhgim në profilin e Armando Ndrecës në rrjetet sociale, vihet re se vëllai i deputetit bënte një jetë mes udhëtimeve në Dubai, shëtitjeve me deve dhe kazinove në Monte Carlo apo restorte të ndryshme.




Armando Ndreca u ‘tradhëtua’ nga telefonata me kunatin, dëshmia: S’kam lidhje me drogën

LEZHË- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca është ‘tradhëtuar’ nga një telefonatë që ka zhvilluar me kunatin e tij, gjithashtu të arrestuar, Armel Nikdukaj. Shqiptarja.com shkruan se gjatë marrjes në pyetje vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën. Deri më tani nuk dihet ende se çfarë roli ka pasur Ndreca.
Gjatë operacionit në ambientin e përshtatur për kultivim kanabisi në pyjet e fshatit Kashnjet, u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë.
Gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe të arrestuarit tjetër Ervis Shpellazi në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë./ZËRI
-
-
Ndalohet vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca
11 Prill, 10:24
I vëllai është ndaluar për drogë! Ndreca vjen në Kuvend, kolegu e "merr" në pyetje

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca është rikthyer në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, Ndreca ka ardhur me vonesë në sallë. Sapo është futur në sallë, Ndreca është qasur nga kolegët e tij, të cilët duket se kanë nisur që ta pyesin për atë që ka ndodhur sot në Lezhë.
I vëllai i deputetit është ndaluar nga Policia, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor për ngritjen e një sere për kultivimin e kanabisit në një fshat të Lezhës. Ndërsa të arrestuar janë 2 persona, njëri prej tyre është kunati i Armando Ndrecës./ZËRI
VIDEO- "Mos lëvizni!"/ Të shtrirë në tokë, si u arrestuan bashkëpunëtorët e vëllait të deputetit të PS

LEZHË- Dalin pamjet e momentit të arrestimit të bashkëpunëtorëve të vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca, Armandos. Siç duket edhe në pamjet e Policisë së Shtetit, ferma e kanabisit ishte ngritur në një stan, në pyjet e fshatit Kashnjet, ku kishin gjatë për të mbjellë gati 3000 fidanë kanabisi. Me të pikasur stanin e fshehur, Policia ka shkuar për kontrolle në banesat e 2 personave të arrestuar, Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, ku edhe i kanë vendosur në pranga. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u janë gjetur gjithsej edhe 3 thika dhe 1 maskë.
PAMJET E AKSIONIT:
Policia jep DETAJE/ Ndalohet vëllai i deputetit të PS, kishte ngritur "sera" kanabisi në Lezhë

LEZHË- Një operacion anti-drogë i Policisë së Lezhës dhe Forcës Operacionale ka vendosur në pranga dy persona dhe ka ndaluar vëllanë e deputetit të Partisë Socialiste, Armando Ndreca. Policia thotë se kunati i Armando Ndrecës dhe bashkëpunëtori i tij u kapën në flagrancë brenda stanit me kanabis, ku kishte gati 3 mijë findanë gati për t'u mbjellë. Në serën e kanabisit u gjet në një stan të përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.
Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI
Ndalohet vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca

LEZHË- Ndalohet vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Armando Ndreca dhe kunati i tij janë duke u verifikuar pasi dyshohet se janë të përfshirë në kultivim droge në fshatin Kashnjet të Lezhës. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera, por pritet që të Policia e Lezhës të dalë me më shumë detaje për ngjarjen. Por kjo nuk është hera e parë që një familjar i Ndrecës përfundon në pranga.
Në vitin 2022 u arrestuar djali i xhaxhait të tij, Gjergj Ndreca, i cili ishte shpallur në kërkim po për kultivim kanabisi. Por qëndroi vetëm 5 ditë në qeli pasi prokurori i çështjes, Francesk Ganaj kërkoi pushimin e akuzës, me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshëm që e implikonin të riun në kultivimin e kanabisit./ZËRI