LIVE UPDATES

KLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të Sekuestruara

➤ "Zëri.ai" zbërdhen raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. ➤ Auditi i bërë në agjencinë e drejtuar nga Adrian Koni, KLSH ka nxjerr në pah disa problematika në këtë institucion që administron pasuritë e bllokuara, të krijuara nga veprimtari kriminale. Ndaj edhe KLSH kërkon shkarkimin e tij nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Por jo vetëm të tij, por edhe të 4 kolegëve të Konit. ➤ Kryeadministratori Koni, dje në Zëri.ai, i mohoi gjetjet e KLSH. ➤ Megjithatë në raportin e plotë janë gjetur edhe shkelje të tjera. ➤ Një ndër to është kthimi i restotit të Klement Balilit tek administratorët që i kishte në komision. ➤ Gjithashtu shumë prona të tjera nuk janë sekuestruar për arsye qesharake. Psh. një mjet ishte lënë në Policinë e Shkodrës sepse nuk i hapnin dot derën. ➤ Sipas KLSH-së, Agjensia nuk kishte një databazë të dhënat dhe një informacion të përgjithshëm për të gjitha pronat e sekuestruara e të konfiskuara.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Kolapsi' me të dhënat/ KLSH 'nxin' APSK, si u dhanë paratë për fondacionet

KLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të Sekuestruara
Adrian Koni

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditin e fundit të kryer në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka vënë në “lupë” të gjithë lëvizjet financiare të kryera nga instutucioni. Sipas KLSH-së shkeljet janë të faktuara dhe për këtë ka kërkuar shkarkimin e drejtusit Adrian Koni nga ministri i Brendashëm Taulant Balla.

Në raportin 222 faqësh KLSH është ndalur tek projektet e financuara nga Fondi i Posaçëm i APSK. Dy projekte të financuara janë gjetur në shkeje dhe KLSH e drejton gishtin e fajtorit tek Koni dhe personat përgjegjës.

Konkretisht sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit: Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për periudhën objekt auditimi, rezulton se janë financuar 10 projekte me vlerë prej 93,403,412 lekë, nga të cilat u audituan 4 projekte në vlerën 12,960,000 lekë.

Nga këto, konkretisht Fondacioni “G”, u konstatua: Mospërmbushje e detyrimeve të Kontratës, faturat e pajustifikuara dhe konstatimi i nënkontraktimit për realizimin e aktiviteteve sjellin dëm për buxhetin e shtetit.

“Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, sipas Vendimit nr. 09, datë 27.01.2021, ka vendosur të financoj nga Fondi i Posaçëm “Q.K.P.V.T.” në shumën e 3,400,000 lekë, për projektin “Rehabilitimi ......”, ku në fokus të jenë kurse dhe trajnime. Dokumentacioni i paraqitur nga kjo qendër është në përputhje me Udhëzimin nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 8. Nga auditimi i zbatimit të Kontratës nr. 684, datë 26.02.2021, midis AAPSK-së dhe “Q.K.P.V.T.” rezulton se Autoriteti Financues (AAPSK) e ka kryer pagesën paraprake prej 50% të fondit për përfituesin në tejkalim të afateve të parashikuara në Kontratën nr. 684, datë 26.02.2021, neni 4 që citon: Autoriteti Financues do të kryejë pagesën paraprake prej 50% të fondit për përfituesin, jo më vonë se 45-ditë nga shpallja e Vendimit për financimin e projektit, vonesë si rezultat i ndryshimit të titullarit. Vendimi është shpallur në datë 27.01.2021 dhe Urdhër pagesa është kryer në datën 26.04.2021. Me shkresën nr. 2330 prot., datë 18.08.2021, AAPSK i ka kërkuar “Q.K.P.V.T.” raportim për vijueshmërinë e realizimit të projektit, e cila me shkresën nr. 2330/1 prot., datë 30.08.2021 ka bërë raportimin. Nga auditimi konstatohet se ky raportim nuk është bërë në përputhje me kërkesat e Udhëzimit nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 19 e cila citon se: Raportimi bëhet me shkresë zyrtare dhe përmban: vlerën e përfituar, fondin e përdorur, mënyrën e përdorimit, produktin/produktet e realizuara, vlerën e mbetur, afatin e përfundimit të projektit. Ky raportim nuk përmban mënyrën e përdorimit dhe produktet e realizuara të justifikuara me faturat financiare përkatëse”, thuhet në raport.

KLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të Sekuestruara

“Midis AAPSK-së dhe subjektit “G.” është lidhur kontrata nr. 679 datë 26.02.2021. Nga auditimi i dokumentacionit të dorëzuar nga ky fondacion në lidhje me këtë projekt rezulton se nuk janë paraqitur kopje të pasqyrave financiare të tre viteve të fundit, të audituara dhe të depozituara në organet tatimore dhe dokumenti që vërteton se subjekti aplikues ka paguar rregullisht sigurimet shoqërore për stafin e punësuar, në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 9. Nga auditimi i zbatimit të Kontratës nr. 679 datë 26.02.2021, rezulton se Fondacioni “G.” nuk ka zbatuar detyrimin e raportimit financiar dhe përshkrues për shumën prej 2,500,000 lekë, në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 374,datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 18,19. Nga auditimi i urdhër pagesave rezulton se AAPSK ka derdhur në llogari të Fondacionit “Gjurmët” shumën prej 5,000,000 lekë, në kundërshtim me nenin 4 të kontratës që citon: Pjesa prej 40% e fondit të posaçëm do të financohet pas miratimit të raporti afatmesëm (që përkon me gjysmën e periudhës së zbatimit të Projektit) dhe pjesa e mbetur prej 10% jo më vonë se 15 ditë pas miratimit të raportit final”. Për pjesën prej 50% të financimit, subjekti përfitues nuk ka përcjellë asnjë raportim financiar dhe përshkrues dhe nga AAPSK, në vijim nuk është marrë asnjë masë për kthimin në buxhet të vlerës prej 2,500,000 lekë, veprim ky në kundërshtim me nenin 16,17 të kontratës. -KNMKKO, sipas Vendimit nr. 09, datë 27.01.2021, ka vendosur të financoj nga Fondi i Posaçëm “Q. K. P. V. T.” në shumën e 3,400,000 lekë, për projektin “Rehabilitimi dhe ......”. Midis AAPSK-së dhe “Q. K. P. V. T.” është lidhur kontrata nr. 684, datë 26.02.2021. Nëpërmjet Urdhër Pagesës së kryer nga AAPSK në datë 22.04.2021, subjekti përfitues ka marrë pagesën paraprake prej 50% të fondit që është 1,700,000 lekë.Nga auditimi rezulton se me shkresën nr. 130 prot., datë 15.12.2021 “Q. K. P. V. T.” ka raportuar mbi planin e veprimit për projektin ku njofton se disa nga zërat e projektit kanë mbetur pa u realizuar dhe në vijim me shkresën nr.737/3 datë 28.03.2022, ka kërkuar shtyrje afati pasi nuk ka hapësira fizike për realizimin e disa zërave të projektit duke qenë se janë në pritje të ndërtimit të një godine të re, ndërtimi i së cilës nuk është në kontrollin e tyre. Nëpërmjet Urdhër Pagesës nr.164, date 19.09.2022, AAPSK i ka kaluar “Q. K. P. V. T.” vlerën prej 500,000 lekë. Subjekti përfitues nuk ka raportuar pranë AAPSK në tejkalim të afateve të parashikuara në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi I posaçëm për parandalimin e kriminalitetit”pika 18 dhe nenit 10 të kontratës nr. 684, datë 26.02.2021. Me shkresën nr. 1488 datë 03.05.2023 AAPSK ka kërkuar raportim nga Qendra për vijueshmërinë e realizimit të projektit, e cila me shkresën nr. 78 prot., ka raportuar se nga shuma e akorduar nga ana e AAPSK-së prej 500,000 lekë, kanë arritur të realizojnë aktivitete në vlerën 310,000 lekë. Diferenca prej 190,000 lekë është ende zë i pa-shpenzuar. Ky projekt ka vonesa të konsiderueshme në realizimin e plotë të tij si në afat ashtu dhe në zërat e parashikuar, në kundërshtim me nenin 10 dhe 12 të kontratës nr. 684 prot., datë 26.02.2021”, thuhet më tej në raport.

Një pikë tjetër, është sistemi i mbajtjes së të dhënave të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara nga instutucioni. Sipas KLSH, të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara janë hedhur nëpërmjet Exel, gjë që e bën të pamundur marrjen e informacionit nga institucionet e interesuara.

Në email-in e dërguar nga KLSH për problematikat që mbart regjistri elektronik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Verbalisht, thotë KLSH në raport administratorët e pasurive shprehen se: Pavarësisht se i hedhin të dhënat e pasurive ato fshihen apo dublohen, nuk gjenerohen raporte dhe nuk është lehtësisht i aksesueshëm. Administratorët e rinj janë shprehur që nuk kanë user dhe password-e për t’u loguar në sistem.

“Të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara hidhen në RPSK elektronikisht nga administratori i pasurisë nëpërmjet llogarisë së tij. Të dhënat hidhen që në momentin e marrjes në dorëzim nga protokolli i AAPSK-së. të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara hidhen në RPSK sipas llojit dhe statusit, në përputhje me rendin kronologjik të vendimit, kur ai përmban disa pasuri. Të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara hidhen në RPSK elektronikisht nga administratori i pasurisë nëpërmjet llogarisë së tij. Të dhënat hidhen që në momentin e marrjes në dorëzim nga protokolli i AAPSK-së. Të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara hidhen në RPSK sipas llojit dhe statusit, në përputhje me rendin kronologjik të vendimit, kur ai përmban disa pasuri. Nga AAPSK, regjistri është mbajtur në format Excel, i cili ka patur përdorim të brendshëm pai krijuar akses institucioneve që kanë të drejtë marrjen e informacionit të drejtpërdrejtë apo statistika raportuese në Regjistrin të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara (RPSK), duke vepruar në këtë mënyrë në kundërshtim me ligjin. Nga grupi i auditimit, me email-in e datës 02.02.2023, iu është kërkuar administratorëve të pasurive të plotësojnë një pyetësor mbi problematikat që mbart regjistri elektronik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, për të cilin grupi i auditimit nuk ka marr përgjigje. Nga komunikimi verbal me administratorët e pasurive, disa prej tyre janë shprehur që: edhe pse i hedhin të dhënat e pasurive ato fshihen apo dublohen, nuk gjenerohen raporte dhe nuk është lehtësisht i aksesueshëm. Administratorët e rinj janë shprehur që nuk kanë user dhe pasëorde për t’u loguar në sistem.”, thuhet ndër të tjera në raport./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Konflikt i hapur interesi! Drejtori i AAPSK ktheu pasuritë e Balilit

KLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të Sekuestruara
Adrian Koni dhe Klement Balili

TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Ardian Koni ka shkelur qartazi ligjin lidhur me pasuritë e Klement Balilit, në Sarandë. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, administratori, Ardian Koni, ngriti një komision, ku dy nga anëtarët e komisionit që do bënin vlerësimin, morën më pas pronat e Balilit. Pra, administratorët e këtyre pasurive A.B. dhe E.R. kanë qenë pjesë e komisionit për vlerësimit e çmimit të tregut për këto apartamente. 

"Kryeadministratori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara sipas vendimit nr. 28, datë 21.11.2017 dhe lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda me vendim nr. 11, datë 05.02.2018, ka patur në administrim Shoqërinë “S. Q. P. R.” dhe Apartamentet në pronësi të shtetasve K. dhe B.B. Administratorët e këtyre pasurive A.B. dhe E.R. kanë qenë pjesë e komisionit për vlerësimit e çmimit të tregut nr. 54/1, datë 25.01.2017 për çmimet e këtyre apartamenteve. Ligji nr. 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, e ndalon lidhjen e kontratave ndërmjet institucionit publik, në të cilin ushtrojnë funksionet zyrtarët dhe personave juridik “Shoqëria, S. Q. P. R.” përfaqësuar nga A.B. dhe E.R., të cilët janë edhe Administrator të AAPSK-së,"-shkruhet në raportin e KLSH.

Megjithatë, kjo nuk ishte shkelja e vetme! 

Rezulton se pagesat nuk janë kryer sipas afateve të përcaktuara, pra brenda datës 5 të çdo muaji. E po ashtu, ligji parashikon se për çdo ditë vonesë nga data e caktuar, qiramarrësi do të paguajë kamatë vonesë 0.1% të shumës së qirasë. Por, as kjo nuk ka ndodhur. 

PJESË NGA RAPORTI: 

65. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, sipas vendimit nr. 28, datë 21.11.2017 dhe lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda me vendim nr. 11, datë 05.02.2018 ka vendosur sekuestrimin e 12 apartamenteve me vendndodhje në Sarandë, në pronësi të shtetasve K. dhe B.B. Apartamentet janë si më poshtë vijon:

-Apartament 1/5, me sipërfaqe 53,5 m² i përbërë nga 2 dhoma, banjo dhe ballkon;
-Apartament 1/6, me sipërfaqe 67 m² i përbërë nga 3 dhoma, banjo dhe ballkon;
-Apartament 1/7, me sipërfaqe 91 m² i përbërë nga 3 dhoma, banjo dhe ballkon;
-Apartament 1/13, me sipërfaqe 67 m² i përbërë nga 2 dhoma, banjo dhe ballkon;
-Apartament 1/14, me sipërfaqe 42.5 m² i përbërë nga 2 dhoma, banjo dhe ballkon;
-Apartament 1/35, me sipërfaqe 42.5 m² i përbërë nga 2 dhoma, banjo dhe ballkon;
-Apartament 1/46,me sipërfaqe 72 m²
-Apartament 2/2, me sipërfaqe 52.5 m² i përbërë nga 2 dhoma, banjo dhe ballkon;
-Apartament 2/3, me sipërfaqe 57 m²
-Apartament 2/13, me sipërfaqe 67 m² i përbërë nga 2 dhoma, banjo dhe ballkon;
-Apartament 2/22, me sipërfaqe 42.5 m² i përbërë nga 2 dhoma, 1 sallon, 1 depo, banjo dhe
ballkon;
-Apartament 2/41, me sipërfaqe 66 m² i përbërë nga 2 dhoma, banjo dhe ballkon.

Kryeadministratori ka nxjerrë Urdhrin e Brendshëm nr. 54, datë 15.01.2018 “Për ngritjen e komisionit të vlerësimit të çmimeve të tregut për pasuritë e sekuestruara”. Në procesverbalin e mbajtur nga komisioni për vlerësimit e çmimit të tregut nr. 54/1, datë 25.01.2017 propozimi i çmimit për apartamentet të jetë:

Apartament 1/5, 8990 lekë /muaj;
Apartament 1/6, 11260 lekë /muaj;
Apartament 1/7, 15300 lekë /muaj;
Apartament 1/13, 11260 lekë /muaj;
Apartament 1/14, 7200 lekë /muaj;
Apartament 1/35, 7200 lekë /muaj;
Apartament 1/46, 12,200 lekë /muaj;
Apartament 2/2, 8850 lekë /muaj;
Apartament 2/3, 9600 lekë /muaj;
Apartament 2/13, 11260 lekë /muaj;
Apartament 2/22, 7200 lekë /muaj;
Apartament 2/41, 11260 lekë /muaj.

Nga auditimi i zbatimit të kontratës së qirasë nr. 694, datë 04.07.2018, midis AAPSK-së dhe qiramarrësi Shoqëria “S. Q. P. R.”, me përfaqësues E.R. dhe A.B. rezulton se pagesat nuk janë kryer sipas afateve të përcaktuara në kontratë në kundërshtim me pikat 5.4, 5.5, 5.6 të Kontratës së Qirasë ku citohet se pagesa është parapagim dhe bëhet brenda datës 5 të çdo muaji si dhe për çdo ditë vonesë nga data e caktuar Qiramarrësi do të paguajë kamatë vonesë 0.1% të shumës së qirasë. Afati i kontratës është 04.07.2018-03.01.2019. Kontrata e Qirasë nr. 694, datë 04.07.2018 midis AAPSK-së, përfaqësuar nga Kryeadministratori dhe Shoqërisë “S. Q. P. R.” me përfaqësues E.R. dhe A.B., e administruar nga AAPSK është lidhur në kundërshtim me Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar. Referuar Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, Kreu III, neni 21 citon: Pavarësisht përcaktimeve në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, nuk mund të lidhet kontratë ndërmjet institucionit publik, në të cilin ushtron funksionet zyrtari dhe çdo institucioni publik, në varësi të këtij institucioni nga njëra anë, dhe një personi fizik, civil ose tregtar, ose person juridik, si dhe çdo ortakëri ndërmjet këtyre personave, nga ana tjetër, kur: a) zyrtari ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në vlerësimin e ofruesve dhe të ofertave dhe përcaktimin e termave të kontratës; Kryeadministratori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara sipas vendimit nr. 28, datë 21.11.2017 dhe lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda me vendim nr. 11, datë 05.02.2018, ka patur në administrim Shoqërinë “S. Q. P. R.” dhe Apartamentet në pronësi të shtetasve K. dhe B.B. Administratorët e këtyre pasurive A.B. dhe E.R. kanë qenë pjesë e komisionit për vlerësimit e çmimit të tregut nr. 54/1, datë 25.01.2017 për çmimet e këtyre apartamenteve. Ligji nr. 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, e ndalon lidhjen e kontratave ndërmjet institucionit publik, në të cilin ushtrojnë funksionet zyrtarët dhe personave juridik “Shoqëria, S. Q. P. R.” përfaqësuar nga A.B. dhe E.R., të cilët janë edhe Administrator të AAPSK-së./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

KLSH thirrje Ballës: Shkarkoni Konin! Po keqadministron pasuritë e sekuestruara

KLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të Sekuestruara
Taulant Balla dhe Adrian Koni

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka dalë me raport të bardhë nga auditi që kanë bërë pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Për shkeljet që janë trajtuar në "Zëri.ai", KLSH i kërkon Ministrit të Brendshëm, aktualisht Taulant Ballës që të shkarkojë menjëherë nga posti 5 persona, një prej tyre edhe kryeadministratorin, Adrian Koni. Ndërsa për të tjerë është kërkuar tërheqje vërejtje. 

Motivacioni është i njëjtë për të gjithë. 

PJESË NGA KËRKESA:

Mbështetur në nenin 15, të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, germat “b”, “c” dhe “ç”; bazuar në nenin 58 dhe 59 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 115, datë 05.03.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”, i rekomandojmë Ministrit të Brendshëm, që bazuar në shkeljet e konstatuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, të fillojë procedurat ligjore për dhënien e masave disiplinore si vijon:

a) “Largim nga shërbimi civil”

1. Z. A.K., me detyrë Kryeadministrator për:

-Mospërmbushje të rëndë të detyrave, pasi në drejtimin dhe organizimin e veprimtarisë së Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk ka arritur të zbatojë detyrimet dhe kompetencat ligjore, e rezultuar kjo në mangësitë e theksuara në mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë që kryhet për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. 

KLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të SekuestruaraKLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të SekuestruaraKLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të SekuestruaraKLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të Sekuestruara

E njëjtja masë ndëshkimore është kërkuar edhe për 4 kolegë të tjerë të tij, por nga ana e Ministrit të Brendshëm ende nuk ka asnjë reagim lidhur me rastin. Zëri.ai ishte dje në zyrën e zotit Konit lidhur me humbjen e 24 automjeteve të humbura, duke u shprehur se do ta ankimonte auditin e bërë nga KLSH./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

AAPSK s'preku pasuritë që duheshin sekuestruar, justifikimet...qesharake!

KLSH zbulon skandalin tek Agjencia e Aseteve të Sekuestruara
Foto ilustruese

TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka qenë shënjestra e radhës për auditin e Kontollit të Lartë të Shtetit. Në dokumentin me 222 faqe, ku është argumentuar çdo lëvizje e bërë nga AAPSK, bien në sy edhe disas justifikime për të mos sekuestruar prona, që duhet t'i kalonin shtetit sipas vendimeve të Gjykatave përkatëse. Më poshtë, "Zëri.ai", ka listuar disa prej tyre. Disa pasuri iu lanë në përdorim atyre që do iu sekuestroheshin, me pretendimin që të mos kishin impekte negative apo të mos shkaktonin drama sociale. Ndërsa "kulmi" kapet në Shkodër, ku një makinë nuk është sekuestruar...sepse nuk i hapnin dot derën. 

VENDIMET: 

-Me shkresën nr. 2326 prot., datë 05.08.2022, administratori përkatës i pasurive z. S.M, ka informuar kryeadministratorin në lidhje me ecurinë e financiare të shoqërisë “T. -B.” duke bashkëlidhur pasqyrat financiare të vitit 2021, vendimin e asamblesë dhe analizën e bilancit. Në informacionin e përgatitur nga administratori citohet ndër të tjera se, “subjekti “T. B.” me NIPT K...........E nuk mund të merret në administrim pasi ka rezultate negative (mungesë fitimi) dhe për pasojë mund të ketë impakt social negativ…”.

-Konkretisht, ndër të tjera, referuar proces-verbaleve citohet “pasuria truall 300 m2 nga të cilat 136,6 m² ndërtesë nuk është ekzekutuar pasi përdorej për banim nga subjekti në pamundësi tjetër…; pasuria truall 900 m² nga të cilat 300 m² ndërtesë, në emër të V.C, rezulton godinë në të cilën kryhet aktiviteti “hotel, restorant, bar-kafe” ju dorëzua administratorit të AAPSK-së…”. Nga ana tjetër, në fund të proces-verbalit të marrjes në dorëzim është shtuar nënshkrimi i vetë V.C. e cila ka deklaruar se: “Unë V.C. marr përsipër për të ruajtur pasuritë e luajtshme e të paluajtshme të vendimit”.

-Me shkresën nr. 2080 prot., datë 15.07.2022, administratori përkatës i pasurive z. E.B., ka informuar kryeadministratorin në lidhje me ecurinë e ekzekutimit në lidhje me automjetin me targa A.......P duke bashkëlidhur proces-verbalin e ekzekutimit të datës 13.07.2022. Ndër të tjera, referuar proces-verbalit citohet shënimi “Mjeti nuk u arrit ti hapet dera dhe për këtë arsye u la në ambientet e DVP Shkodër…”.

-Në lidhje me pasurinë “Apartament (kontratë porosie) 73.2 m² në Golem, në emër të shtetasit B.H”, nga ana e administratorit i është raportuar gjykatës kompetente dhe prokurorit të çështjes me shkresën nr. 1623 prot., datë 20.05.2021. Proces-verbali i ekzekutimit i datës 15.04.2021, ndër të tjera në lidhje me pasurinë në fjalë, mban shënimin “…shtetësja H.H. deklaron se në dijeni të saj kjo pasuri nuk zotërohet nga ata pasi nuk kanë përfunduar kontratën e shitjes. Në lidhje me këtë pasuri do të kryhen verifikime nga ana jonë”. Pas verifikimeve të kryera (proces-verbali i datës 15.05.2021) rezulton se pasuria “apartament 73.2 m²” ndodhej në Qerret, Durrës, i pabanuar pasi rezultonte ende në ndërtim.

-Proces-verbali “mbi ekzekutimin e vendimit…” i datës 28.10.2020, ora 12:45, i mbajtur midis administratorit, OPGJ-së dhe shtetasit R.N. Në këtë procesverbal, në mënyrë të përmbledhur veç të tjerave, citohet se: “është dorëzuar vullnetarisht dhe marrë në administrim pasuria “apartament” nr. 22/98+2-8, ZK 8603,) në të cilin jetonte me qira shtetasi R.N. Ky i fundit shprehu interesin për të marrë me qira objektin dhe për këtë arsye kjo pasuri i’u la në ruajtje deri në përfundimin e procedurave…”; 4-akt-konstatimi “mbi ekzekutimin e vendimit…” i datës 28.10.2020, ora 13:00, i mbajtur midis OPGJ-së dhe shtetasve L. dhe E.K. Në këtë akt-konstatimi, në mënyrë të përmbledhur veç të tjerave, citohet se: “në pasurinë “apartament” me sipërfaqe 116.1 m² jetonte familja e L. dhe E.K, për këtë arsye dhe për të evituar pasoja sociale kjo pasuri i’u la në ruajtje…”

/Zëri.ai

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB