LIVE UPDATES

Fredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur në aeroport: Mistotakis ka bërë shumë për 'helenizimin'

➤ Eurodeputeti Fredi Beleri mbërriti në Athinë për të udhëtuar më pas drejt Strasburgut, atje ku do të bëjë betimin. ➤ Në Athinë u prit nga Stavros Papastavrou dhe Angelos Syrigos, ndërsa në orën 13.00, pritet që të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. ➤ Për këtë të fundit, Beleri u shpreh se ai e dëshmoi se është lideri i të gjithë grekëve. ➤ Beleri ka dalë sot nga burgu pasi iu aprovua leja 5-ditore. Atij iu dha leja nga autoritetet shqiptare për të udhëtuar në Strasburg dhe për t'u betuar si anëtar i Parlamentit Evropian. ➤ Ai u mor nga burgu nga një makinë të ambasadës greke, e cila sërish do të duhet që ta kthejë në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit pasi të përfundojë betimin e tij si deputet i Parlamentit Evropian.

4 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Mitsotakis takohet me Belerin: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon përmes respektimit të vlerave

Fredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur në
Kyriakos Mitsotakis dhe Fredi Beleri

GREQI- Takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me eurodeputetin Fredi Beleri u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë në Pallatin "Maximos" në Athinë. Të dy patën një takim kokë më kokë për rreth 40 minuta. Gjatë kohës kur mediat ishin të pranishme në takim dhe shkrepën foto mes tyre, kryeministri grek tha se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kalon përmes respektimit të vlerave të BE-së.

Fredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur në

Fredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur në

Nga ana tjetër, eurodeputeti i "NeoDemokracia" i tha Kyriakos Mitsotakis se e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur në Shqipëri nuk ekziston.

Herët në mëngjes Fredi Beleri kaloi portat e burgut, pasi iu aprovua leja 5-ditore që kishte kërkuar për të udhëtuar drejt Strasburgut për betimin si deputet i Parlamentit Europian./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Fredi Beleri mbërrin në Athinë: Edhe shqiptarët tani thonë se jam i pafajshëm

Fredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur në
Fredi Beleri

GREQI- Fredi Beleri sapo ka mbërritur në Greqi, ku pritet që të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis pak para nisjes për në Strasburg ku do të bëjë betimin si eurodeputet. Sapo ka mbërritur në aeroport, ai është pritur nga mediat vendase, të cilat i kanë kërkuar një prononcim. 

“Jam i lumtur dhe i emocionuar që përqafoj njerëzit e mi. Jam krenar që marr të drejtat si eurodeputet. Falenderoj kryeministrin grek për besimin dhe zgjedhjen e tij. Ai dëshmoi se është lider i gjithë helenizmit dhe mbron grekët kudo që janë,"-tha Beleri në fjalën e tij. 

Më pas, ai ka falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur.

“Aventurës sime po i vjen fundi. Lufta për demokraci, shtet ligjor dhe liri vazhdon. Unë mbështetem se jam i pafajshëm, këtë po e thonë tani edhe shqiptarët. I them himarjotëve se nuk janë vetëm,”-shtoi Beleri në fjalën e tij. 

Herët në mëngjes Fredi Beleri kaloi portat e burgut, pasi iu aprovua leja 5-ditore që kishte kërkuar për të udhëtuar drejt Strasburgut për betimin si deputet i Parlamentit Europian./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Beleri nga Rinasi: Po iki në Athinë, po nuk gjeta drejtësi në Shqipëri...zgjidhje Stasburgu

Fredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur në
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri ka folur nga Rinasi për mediat shqiptare, teksa do të udhëtojë fillimisht drejt Greqisë dhe më pas drejt Parlamentit Evropian për t’u betuar si eurodeputet. Në fjalën e tij, para mediave vendase, Beleri tha se tashmë do t'i rikthehet normalitetit dhe do të ushtrojë detyrën e tij si eurodeputet i partisë "Neodemokracia".

“Dua të falenderoj drejtorinë e Burgjeve që mori këtë vendim. Ishte një vendim në kuadër të ligjit dhe të logjikës. Natryshëm lind pyetja se pse një gjë kaq e thjeshtë nuk u bë për të bërë betimin në Himarë? Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të parlamentit. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Besoj që këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit,"-tha Beleri.

Ndër të tjera, në fjalën e tij, Beleri ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha hallkat për të fituar pafajësinë e tij.

“Për mua ka patur 2 standarde, po i vazhdojnë akoma. Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht besoj se himarjotët do i japin edhe një përgjigje. Dëshira e tyre do të respektohet. Do e ankimoj vendimin në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta të drejtën, deri në Strasburg”./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Fredi Beleri lë qelinë e burgut të Fierit, e pret makina e ambasadës greke, nuk do të shoqërohet nga policia shqiptare

Fredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur në
Del nga burgu fredi beleri

FIER- Fredi Beleri ka dalë mëngjesin e sotëm nga porta kryesore e Burgut të Fierit, ku është pritur nga familjarë dhe makina e ambasadës. Për median greke ka pohuar se “jam i lumtur dhe ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do i them në Athinë”.

Pasi të betohet si eurodeputet, Beleri do të rikthehet sërish aty më datë 20 korrik, të shtunën, për të vazhduar kryerjen e dënimit. 

Beleri, i cili humbi mandatin si i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite për blerje votash, tha se do ta çojë çështjen e tij deri në Strasburg. Ai akuzoi drejtësinë shqiptare se për rastin e tij janë ndjekur dy standarde.

“Do të ankimoj në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta drejtësi, deri në Strasburg”, përfundoi ai.

Fredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur nëFredi Beleri pritet me ovacione në Greqi, i buzëqeshur në

Beleri nuk do të shoqërohet për në Strasburg nga policia shqiptare, ndërsa lirimi i tij është justifikuar si një leje shpërblyese nga drejtoria e burgjeve. Beleri do të qëndrojë jashtë qelisë nga data 15 deri në 20 Korrik. Ai do të udhëtojë sot drejt Athinës dhe më pas drejt Strasburgut ku do të bëjë betimin si eurodeputet i Greqisë nga radhët e partisë Demokracia e re.

Beleri u dënua me vendim të Apelit me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, duke i pamundësuar atij ushtrimin e mandatit si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë. Megjithatë pas përfundimit të dënimit, atë e pret një detyrë e rëndësishme siç është ajo e përfaqësimit të Greqisë në Parlamentin Europian, nga radhët e Partisë Demokracia e re. /ZËRI

Poll

MOS HUMB