LIVE UPDATES

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar ndër më të fuqishmit, me Ramën marrëdhënie institucionale

➤ Këtë të hënë krerët e insitucioneve më të larta të drejtësisë kanë raportuar përpara Kuvendit, ecurinë e punës së tyre përgjatë vitit 2023. I pari që nisi raportimin e tij në Kuvend, ishte Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili tha se për vitin e kaluar ka një ulje të rasteve të kriminalitetit në vend. ➤ Ndërkohë që kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, foli për më shumë se tre orë për krimin e organizuar shqiptar, që sipas tij është një ndër më të fuqishmit në botë. Dumani tregoi se paratë pastrohen përmes investimit në prona të luajtshme dhe të paluajtshme, si edhe përmes depozitimit të parave në llogari bankare të shoqërive tregtare apo të afërmve të tyre. Për shumë prej pyetjeve që iu adresuan nga ana e deputetëve, Dumani nuk dha një përgjigje, pasi sipas tij çështjet ishin nën hetim. Ndërsa u vendos në “shënjestër” nga deputetët e opozitës për çështjet e “nxehta” që kanë përfshirë vendin. Ndër pyetjet më të shpeshta që iu bën nga ana e deputetëve, kryesisht të opozitës, ishin ato që lidheshin me dosjen Xibraka, mikrokreditë, inceneratorët apo McGonigal, për të cilat kanë qenë të lakuar zyrtarë të lartë socialist. ➤ Ndërkohë pas tij raporti kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. ➤ Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili prej muajsh i ka të rralla paraqitjet në Kuvend.

22 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Felaj me 'dorë të hekurt', vendos masë disiplinore për disa deputetë të PD! Vokshit dhe Nokës u 'mbyll gojën'

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Pamje nga seanca

TIRANË- Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Isuf Çela kanë marrë masë disiplinore, vërejtje këtë të hënë në Kuvend. Këtë e ka bërë me dije nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Ndërsa deputetëve, Flamur Noka dhe Albana Vokshi u është hequr e drejta e fjalës në foltore për seancën e sotme. Sipas Felajt, kjo masë u mor pasi kanë ndërhyrë gjatë gjithë kohës kur po fliste ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kanë cënuar deri dhe nderin dhe dinjitetin e një kolegu./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

'A ka nisur ILD hetim disiplinor për Irena Gjokën'? Përgjigjet Artur Metani

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Irena Gjoka

TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka folur këtë të hënë në Kuvend dhe për hetimet ndaj gjyqtares së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka, e cila akuzohet nga PD se ka fshehur një dënim në shtetin grek. Duke iu përgjigjjur deputetit demokrat, Flamur Noka, Metani tha se çështja është në hetim dhe se po hetohet sipas ligjit.

Flamur Noka: Nuk do të ju pyes në lidhje me skandalin e inceneratorëve, kur keni qenë drejtor juridik i kryeministrisë, por do të ju bëj një pyetje në lidhje me një çështje që i takon ILD-së: A keni nisur ju, procedim disiplinor, për gjyqtaren Irena Maneku, Gjoka, Shpata, për fshehjen e dënimit me vendim gjykate në shtetin fqinj të Greqisë. Apo për mos deklarime të tjera të saj, siç janë detyrimet ligjore, apo për të hetuar mënyrën se si ajo në vitin 2004, shkoi në Itali, ndërkohë që 2 vite më parë, Greqia i kishte ndaluar asaj për shkak të dënimit dhe mashtrimeve lëvizjen në 27 vendet Shengen të BE-së. A mbani ju si ILD, si një organ i ri i drejtësisë së re, përgjegjësi se si kjo zonjë e dënuar në Greqi, të jetë sot përfaqësuesja e drejtësisë së re. Faleminderit!

Artur Metani: Së pari, ju nuk e bëtë pyetjen por gjithsesi, do ta jap një përgjigje. Çështja është nën hetim dhe e dinë ata që po e hetojnë këtë çështje. Përsa i përket Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, apo Artur Metanit, të jeni i sigurt se nuk kam asnjë problem. E dyta, me pyetjen. E ndjekim me prioritet çdo informacion publik që del për këdo edhe për gjyqtaren Irena Gjoka dhe po e trajtojmë në përputhje të ligjit 96, viti 2016 për statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit në Republikën e Shqipërisë./RI

11 MUAJ ME PARE

Skandali tek 'Magjistratura', Llagami në Kuvend: Kërkuam transparencë dhe rikorigjim të tezave

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Naureda Llagami

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar këtë të hënë përpara Kuvendin në lidhje me ecurinë 1-vjeçare të institucionit që drejton për vitin 2023. Duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi në lidhje me Shkollën e Magjistraturës dhe aksesin e qytetarëve në drejtësi, Llagami tha se sitemi gjyqësor sot është në mungesë personeli pasi nga 408 gjyqtarë që duhet të kishte ka vetëm 243. Kjo sipas saj, ndikon tek shërbimi që merr qytetari. Ndërkohë sa i përket Shkollës së Magjistraturës, Llagami tha se KLGJ kërkoi më shumë transparencë dhe rikorigjim të tezës para kandidatëve, por që nuk u arrit.

Naureda Llagami: Reforma kaq të thella kanë kostot e veta, pasi solli humbje të madhe të kapitalit njerëzor. Në sistemin gjyqësor duhet të kishin 408 gjyqtarë, dhe kemi aktualisht 243 qytetarë. Këto komponentë ndikojnë te pjesa që ne kemi pritshmërinë e qytetarit te pjesa që ka vlerësuar te kjo reformë. KLGJ në menaxhimin e burimeve njerëzore ka treguar shumë efektivitet sepse ka ndërmarrë hapa strategjikë dhe hapi fundit që kemi marrë së bashku me partnerët tan, ku i kemi bërë ftesë qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit, është backlog-u (çështje të prapambetura). Sot kemi miratuar një strategji për backlog-u, që është një set masash administrative, infrastrukturore por edhe ligjore, që kërkon të bëhemi të gjithë bashkë për të miratuar masat që t’i garantojmë qytetarit shërbimin e merituar. Aktualisht gjykata në nevojë janë 4, dy Apelet dhe shkalla e parë tiranë dhe ajo administrative. Edhe gjykata e Lartë është në nevojë, por me masat që ka marrë ka ecur në ritme të mira. Ajo që kërkoj nga të gjithë ju deputetë është që të bashkëpunojmë për të kaluar këtë sfidë, që është backlog-u Sa i përket shkollës së magjistraturës, unë jam anëtare e bordit drejtues. Patëm një shqetësim nga KLGJ, patëm një peticion nga kandidatët që kishin aplikuar, por nuk kishin fituar, duke diskutuar mostransparencën e anës së shkollës. Në mbledhjen e bordit, u konstatua se nga ana e shkollës ishin marrë masa, por ajo që mungoi dhe që KLGJ kërkoi më shumë transparencë dhe rikorigjim të tezës para kandidatëve. Drejtori i shkollës është administrator i prodhimit, dhe u konstatua se janë marrë të gjitha masat e nevojshme./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Dumani 'fut në sherr' Bardhin dhe Majkon

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Pandeli Majko dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Raportimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në Kuvend ka nxehur “gjakrat” mes Gazment Bardhit dhe Pandeli Majkos. Ky i fundit i kërkoi Bardhit që ai dhe kolegët e tij opozitarë të mos i drejtohen Dumanit sit ë ishte vartësi i tyre. Por Bardhi u shpreh se pyetjet e tyre janë legjitime ndërsa kërkoi që anëtarët e kabinetit qeveritar të mos përpiqen t’i diktohen seancës

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e çbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.

Pandeli Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.

Ermonela Felaj: Po abuzoni zonja Vokshi, keni folur

Vokshi kundërshton nga vendi: Nuk lejohet./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Nga 'burgosja politike' e Berishës, tek korrupsioni dhe 'vijat e kuqe', opozita ‘kryqëzon’ Dumanin në Kuvend! Balla i del në mbrojtje

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Altin Dumani dhe deputetët e opozitës

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka raportuar këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë ku është vënë në “shënjestrën” e opozitës, e cila e pyeti për çështje të nxehta politike, por dhe për arrestimin e kryedemokratit, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK theksoi se institucioni që ai drejton është i pavarur dhe nuk ndikohet nga politika, por as nga krimi i organizuar.

Çështja Berisha

Arrestimi i Sali Berishës për dosjen “Partizani” ka ndezur sërish “gjakrat” në Kuvendin e Shqipërisë, këtë herë deputetët demokratë lëshuan akuza ndaj Dumanit, për burgosje politike të Berishës. Ishte demokrati, Tritan Shehu ai që pretendon se me arrestimin e liderit të opozitës është shkelur Kushtetuta e vendit, ndërsa hodhi hije dyshimi se kush fshihet pas urdhrit për arrestimin e Berishës. Akuzat e Shehut, Dumani i hodhi poshtë.

Tritan Shehu: Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik?

Altin Dumani: Lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Ju pretendohet dhe parashkruar në këtë seancë se nuk ka shkaqe apo kushte për caktim mase sigurimi. Referojuni vendimit të gjykatës. Ju thoni se nuk ka akuzë por, vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale.  Lëshuat akuza të rënda në drejtimin tim.

Dosja “5D”

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti u ndal tek dosja “5D”, e cila po hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe që ka çuar në pranga ish-drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës. Sipas Hotit, SPAK nuk ka kryer asjë veprim hetimor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj apo Kryeministrit, Edi Rama në lidhje me çështjen në fjalë. Në përgjigje, Dumani ishte i prerë, teksa iu drejtua deputetes duke i kërkuar të ketë respekt për punën e SPAK dhe të mos hedhë akuza dhe fyerje që rëndojnë mbi prokurorët, të cilët janë të angazhuar në zbardhjen e kësaj çështjeje.

Elda Hoti: Zoti Dumani për ta përmbyllur, përse SPAK nuk kryen asnjë veprim hetimor për Titullarin e Bashkisë Tiranë, i cili ka ideuar, firmosur vjedhjen 5D? Jemi korrekt të themi që ju skeni leje nga Edi Rama për të prekur kolegun tuaj Erion Velia? A mendon SPAK se, si Kryeministri Rama, që nuk ka aftësinë për të kontrolluar, babëzinë dhe oreksin e hajdutëve që kishte e ka në staf, edhe Erion Veliaj ka të njëjtën të metë, mungesë aftësie për të kontrolluar hajdutët? Pra e thënë me pak fjale SPAK konkludon në hetimet e saja se, si Edi Rama ashtu dhe Erion Veliaj janë viktima të njerzve që i rrethojnë?

Altin Dumani: Jam drejtues i prokurorisë së posaçme dhe drejtoj një institucion të pavarur që meriton respekt për punën që bën. Kritikat janë të mirëpritura por që të hedhësh akuza dhe të fyesh prokurorë të cilët janë angazhuar me mish e me shpirt në hetimin e çështjeve kjo është e papranueshme.

Koncensionet në Shëndetësi

Deputetja e Partisë Demoklratike, Albana Vokshi, e cila drejton dhe Komisonin Hetimor për koncensionin e “Sterilizimit” dhe “Check up”, u ndal tek koncensionet në sektorin e shëndetësisë dhe deri në çfarë faze janë hetimet që po kryehen nga SPAK. Vokshi pyeti Dumanin se kush i ka penguar punimet dhe se cili është statusi i katër koncensioneve që janë në hetim. Këtu kreu i SPAK u tregua i rezervuar ndërsa e ftoi Vokshin që për informacione të detajuara ti drejtohet institucionit.

Albana Vokshi: Cili është statusi i hetimit për katër koncesionet në Shëndetësi?

Altin Dumani: Një dihet që është për gjykim, një tjetër është në hetim. Për informacionet drejtohu institucionit.

Albana Vokshi: Se këta persona që i konsideroni të përfshirë në veprimtaritë kriminale vazhdojnë ende? Kush i ka penguar hetimet? Kush i mbron drejtuesit e inkriminuar?

Altin Dumani: Bashkëpunimi është shumë i mirë, problematika që ne kemi evidentuar e kam adresuar publikisht pjesë të raportit, edhe në Komisionin e Ligjeve. Është problematikë që duhet adresuar dhe po marrim masa për ta zgjidhur. Solla një shifër të punonjësve që janë proceduar në 3 vite, është një numër i lartë dhe po punojmë për zgjidhjen me policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.

Encrochat dhe qeveria…

Vokshi u ndal po ashtu dhe tek hetimet që po kryen Prokuroria e Posaçme në lidhje me bisedat e zhvilluara në Encrochat. Deputetja demokrate pyeti Dumanin nëse ka ministra të përfshirë në përgjime. Dhe këtu, Dumani u tregua i rezervuar dhe nuk u prononcua, duke lënë të kuptohet se çështja është nën hetim.

Albana Vokshi: A keni konstatuar në dosjet e partnerëve, se në bisedat e Encrochat përfshihen ministra, deputetë, zyrtarë të drejtësisë.

Altin Dumani: Është çështje në hetim dhe nuk mund të them asgjë. SPAK duhet të jetë krenar për bashkëpunimit me agjencitë e europës, SHBA, Britanisë, kemi bashkëpunim dhe këto çështje bëhen në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar.

Arben Ahmetaj…

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij u ndal tek arrestimi i kryedemokratit, Sali Berisha. Sipas tij, SPAK nuk ka ndjekur të njëjtën procedurë në rastin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Po ashtu u ndal tek inceneratori i Tiranës dhe fletëarrestet e lëshuara. Sërish Dumani nuk foli, duke thënë se të dyja janë çështje në hetim paraprak.

Saimir Korreshi: Nga SPAK është mbajtur dy standarde. Për zotin Ahmetaj janë dërguar një dokumentacion në Këshillin e Mandateve dhe më pas është hequr imuniteti. Gjatë seancës me dyer të mbyllura kemi kërkuar të merrej masa, pasi zoti Ahmetaj po çante ferrën. Për Berishën nuk u mbajt ky standard. Si ka mundësi në rastin e fundit të urdhërndalimeve për inceneratorët, asnjë nuk është arrestuar por kanë çarë ferrat, janë larguar nga Shqipëria?

Altin Dumani: Të dyja janë çështje në hetim paraprak, dhe nuk flas dot. Dhe për çështjen e tyre, është hetim paraprak. Është hetim kompleks dhe përfshin disa struktura. Nuk mund të ndaj asgjë më tepër.  Kur të kemi një konkluzion të saktë, do të dalim për një njoftim për mediat.

Kartelet e drogës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti gjatë fjalës së tij u ndal tek krimi i organizuar dhe trafiku i kokainës. Alizoti iu drejtua Dumanit nëse ka një nismë ose një hetim në lidhje me krimin e organizuar i cili është drejtuar drejt Sinaloas, Meksikës dhe po vjen në Shqipëri, e që sipas Korreshit ka të përfshirë dhe ministra dhe deputetë. Në lidhje me këtë Dumani nuk dha detaje specifike, por tha se SPAK ka lidhur kontakte me agjencitë partnere në vendet e Amerikës Latine për bashkëpunime. I pyetur nëse beson se i vetëm mund të bëjë drejtësi, Dumani tha se SPAK nuk mund të japë rezultatet e duhura pa patur dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera.

Tomor Alizoti: Duket që dhe sot interesi për drejtësinë është i madh. E dëgjoj shumë shpesh shprehjen nga ju, ne nuk jemi të lidhur me politikën, unë mendoj se qënie njerëzore është qënie politike. Zotëri i nderuar do të jetë e vështirë për ju që të bëni drejtësi në një vend të padrejtë dhe mendoj dhe jam i bindur se në vende autoritare sistemi i drejtësisë kthehet vegla më e rrezikshme për të bërë padrejtësi. Në të gjitha sistemet autoritare të gjitha krimet ndodhin në emër të drejtësisë. Në shumicën e përgjimeve të agjencive të huaja dhe gazetave, nga Bild, franceze, belge, Shqipëria mbetet një vend në top list në transportin e kokainës, në një pjesë janë përfshirë qeveritare dhe deputetë. Kur ju vini në këtë sallë dhe raportoni për drejtësinë, si ndiheni kur vini raportoni në një vend që e dini se një pjesë e madhe janë të përfshirë në trafikun e kokainës. Pyetja konkrete: A keni marrë ju një nismë ose një hetim në lidhje me krimin e organizuar i cili është drejtuar drejt Sinaloas, Meksikës dhe po vjen në Shqipëri. A do mundeni ju ti garantoni shqiptarëve drejtësinë, kur dhe vetë ripërtëritja juaj institucionale varet nga mazhoranca, varet nga politika. Pyetja ime është e fundit: A besoni dhe ju vetë që në këtë vend, ju vetëm do të bëni drejtësi?

Altin Dumani: Tani lidhur me pyetjen e parë, që shkruan Bild apo shumë media të tjera sa i përket trafikimit të kokainës, tani krimi i organizuar shqiptarë është më i sofistikueri e kemi pranuar dhe ne, por hetimet tona tregojnë se grupet shqiptare janë në kontakte të drejtëpërdrejtë me kartelet e kokainës atje ku prodhohet. Portet e preferuara nuk janë portet shqiptare, janë ato të Gjermanisë, Italisë, Belgjikës dhe Hollandes. Grupet kriminale shqiptare synojnë trafikimin e drejtëpërdrejtë nga vendet e Amerikës Latine në portet europiane, atje ku është dhe konsumi më i madh i kokainës. Unë nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje por në raport gjeni të dhëna, që ne kemi vendosur kontakte thuajse me të gjithë vendet e Amerikës Latine. Kemi komunikime me ta dhe kjo patjetër është një gjë e mirë për të patur produkte konkrete. A do mund të bëni drejtësi? E para ne jemi organ i ndjekjes penale nuk japim drejtësi, ngrejmë akuzë në emër të shtetit, por në aq sa kontribojmë ne, unë e kam deklaruar dhe në emër të prokurorëve që duhet të shikohet mundësia për të konkuruar për të qenë pjesë e SPAK edhe pas mbarimt të afatit 9-vjeçar. Unë mendoj se dhe 9 vjet të jesh përfaqësues i SPAK është një nder dhe mjaftojnë për ti shërbyer institucionit. Patjetër kam dhjetëra argumente se pse mendoj se prokurorët e SPAK duhet të iu njihet mundësia që të rikandidojnë. A besoni që vetëm do bëni drejtësi? Zoti Alizoti unë e përmenda dhe më parë në fjalën time, ku përmenda rënien e numrit të referimeve, SPAK nuk është një ishull, SPAK i vetëm nuk mund të bëjë asgjë, prandaj ka dhe nevojë të bashkëpunjë me institucionet e tjera.

Vijat e kuqe

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj gjatë pyetjeve të tij drejtuar kreut të SPAK u ndal tek hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen “5D”. Shehaj iu drejtua Dumanit duke e pyetur për vijat e kuqe që sipas tij, nuk e lejojnë SPAK të shkojë deri tek Kryeministri Edi Rama apo Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Pretendime të hedhura poshtë nga Dumani, i cili tha se të vetmet vija të kuqe për të dhe prokurorët e SPAK janë ligji dhe Kushtetuta.

Agron Shehaj: Zoti Dumani në radhë të parë ju falenderoj që lejuat kolegen të mbaronte fjalimin, por në këtë parlament dhe kush e ka gabim katë drejtë të flasë. Shqipëria siç e dinë të gjithë është një nga vendet më të korruptuara në europë dhe korrupsioni buron nga kjo sallë. Ata që kanë ndjekur seancën sot kanë menduar se po iu bëjmë gjyqin, a thua se korrupsion në këtë vend e solli zoti Dumani. Më bëri përshtypje gjithashtu zoti Dumani që ju këtu u morët në mbrojtje nga mazhoranca dhe nëse ky vend është i korruoptuar është se kemi një qeveri të korruptuar. Kjo nuk është vetëm një rezultat i një rrelloje logjike por kemi pasur dhe fakte se si anëtarë të qeverisë kanë qenë të përfshirë në korrupsion. Ne jemi të shqetësuar se ju, ju pëlqen apo jo keni në dorë fatin e Shqipërisë, ju bashkë me opozitën, me ata që do të donit që të luftonin korrupsion. Nëse ju dështoni zoti Dumani dhe ajo pak shpresë që ka mbetur në këtë do të shuhet. Unë dua ta nis nga faktet, nuk dua të paragjykoj dhe faktet tregojnë që ju zoti Dumani keni bërë një punë të madhe nga sa është bërë përpara. Këtë e tregon dhe besimi që keni në shoqëri. Duam të kuptojmë a ka një vijë të kuqe zoti Dumani që ju përtej të cilës e keni të pamundur që të shkoni. Se po të shoim faktet duket se ka një vijë të kuqe. Unë nuk besoj se ju mendoni vërtetë se skandali i inceneratorit të Tiranës ka pasur në krye Mertirin dhe Zoton. Ajo që besojmë është se ju nuk keni pasur mundësi të shkoni përtej ose jeni duke punuar. Kjo ishte pyetja ime: Ka një vijë të kuqe pëtej së cilës nuk shkoni dot? Pyetja e dytë, ju keni një besueshmëri, nëse vazhdoni duke bërë hetime për skandalet më të madhe, dhe nuk përfshini kryeministrin nuk besoj se kjo besueshmëri do të vazhdojë. Vërtetë e mendoni që Kryeministri nuk ka dorë? Në skandalin “5D”, ku ju keni hetuar dhe arrestuar një pjesë të madhe nuk ka dorë Kryetari i Bashkisë së Tiranës? Këto janë pyetjet e mia dhe në fakt janë këto pyetje dhe dyshimet mbi këto që sapo thashë që më bëjnë të mendoj të besoj se ka një vijë të kuqe përtej së cilës nuk shkoni dot.

Altin Dumani: Atëherë, e para unë nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme është ligji, Kushtetuta, personaliteti dhe karakteri. A ka një vijë të kuqe? Ka vetëm njjë vijë të kuqe që janë provat dhe ligji. Procesi i hetimit është i vështirë dhe përvueshmëria është një proces shumë i vështrë prandaj detyra jonë është dhe ne po përpiqemi ta përmbushim këtë detyrë është që e para në çdo kallëzim të heton të gjithë faktet e kallëzuar si dhe të hetohet roli, kontributi i çdo personi të kallëzuar dhe këtë bëjmë në hetimet e çështjeve që kemi në dorë. Përvueshmëria është fazë tjetër. Kjo është vija e kuqe. Nuk kemi vijë të kuqe nga askush. Ne ushtrojmë funskionet tona në mënyrë të pavarur nga krimi dhe politika. Tani ju pyesni a mendoni se Kryeministri nuk ka dorë tek inceneratori, Veliaj… Prokurorit nuk i lejohet të shfaqë mendime, prokurori mbledh provat. Nuk mund të japë mendim. Por zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet, hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, personave të ngarkuar me hetimin, por vërtetë që janë çështje që kërkojnë angazhim të burimeve njerëzore dhe infrastrukturën e nevojshme.

Pronat e ushtrisë

Ligjvënësja demokrate, Ina Zhupa u ndal te pyetjet që lidheshin me hetimet që po kryen SPAK në lidhje me pronat e ushtrisë. Zhupa e pyeti Dumanin nëse do të merren nën hetim ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka apo Presidenti Bajram Begaj, në cilësinë e ish-Shefit të Shtabit të FA-së, për shitjen e pronave të ushtrisë apo dhënien e tyre me koncension. Dumani zgjodhi të mos përgjigjej duke deklaruar vetëm se është çështje nën hetim.

Ina Zhupa: Desha të iu pyes si drejtues i kësaj strukture, a mendoni se gjatë punës janë bërë dhe gabime. Në lidhje me këto gabime a mund të pranoni ndonjë gabim të punës tuaj 1-vjeçare, për të cilën raportoni këtu. Duke qenë se publikisht të paktën ka pasur raste ku prokurorë të caktuar të strukturës së SPAK janë akuzaur nga individë të caktuar që janë hetuar nga SPAK. Keni nisur ndonjëherë hetim ndaj kolegëve tuaj prokurorë, cilët janë ata nëse mund ti ndani me publikun. Së fundmi lidhet drjetpërdrejtë me zonën time elektorale, lidhet me pronat e ushtrisë. Ato janë janë shitur ose dhënë me koncension, ato kanë prekur sigurinë kombëtare, janë prona që janë duke u hetuar nga SPAK. Ju a keni nisur ndonjë hetim dhe në këtë hetim a përfshihet ish-ministrja Olta Xhaçka dhe Presidenti Begaj si ish-Shefi i Shtabit.

Altin Dumani: Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, edhe unë si drejtues mund kisha performuar edhe më mirë. Të gjithë kemi mundësi të bëjmë më mirë. Institucioni ishte i ri, do kohën e vetë të maturimit, prokurorët kanë ardhur nga Prokrurori dhe profilizime të ndryshme. Kemi vend për t'u përmirësuar. Ndryshe është të bësh akuzë publike, ndryshe është rasti kur ka kallëzim. Kurse sa i takon deklarimeve publike, si për deklarimet e tjera publike, ne bëjmë verifikime. Ne kemi një ndër arritjet e këtij institucioni që është sot, është që kemi ndërtuar një rrjet aksesi në shumë database dhe kemi deri diku të vështirë nëse denoncimi që ju bëtë ka bazë, qëndron apo jo. Siç edhe ka ndodhur në raste të tjera...që nuk na ka rezultuar ashtu. Denoncuesi ka një pjesë të të dhënave, nuk e ka të plotën. E njëjta gjë ndodh edhe kur denoncohen prokurorët. Është çështje nën hetim dhe nuk jap dot përgjigje.

Nga mazhoranca, në “mbrojtje” i doli ministri I Brendshëm, Taulant Balla dhe socialisti, Pandeli Majko. Balla pati një debat të fortë verbal me kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi, për të cilin tha se është i i vetmi në sallën e Kuvendit që ka konflikt interesi.

Taulant Balla: Ka mundësi të ketë pyetje për raportin? Ju bëni diskutime. Ne jemi mbledhur të vijmë me diskutime. Kush je ti, a thua se po na ca cakton ti të drejtën të flasim ne? Një zotëri ka konflikt interesi të bëjë pyetje këtu. Zotëria atje në fund. Kaq. Zonja drejtuese e seancës respektoni rregulloren.

Gazment Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi në këtë sallë është zotëria që sapo foli. E kuptoj shqetësimin tuaj, kemi pyetje, a ka politikanë në përgjime me krimin e organizuar. Besoj do kemi zhvillime shumë shpejt. Do presim dhe do kemi mundësi të flasim në këtë çështje. Nuk ka ndodhur që anëtarë të kabinetit qeveritar të udhëzojnë deputetët se çfarë duhet të flasin, si duhet të flasin, si duhet të bëjmë pyetje, a duhet të bëjmë pyetje dhe qenka e ç’balancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje nuk i ka ndaluar njeri. Në përputhje me rregulloren të bëjnë pyetje. Drejtuesi i prokurorisë së Posaçme jep përgjigje ashtu siç ai dëshiron, pa i ndërhyrë askush. Është hera e parë dhe e fundit që anëtarë të kabinetit qeveritar përpiqen ti diktohen seancës se si ky parlament duhet të bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.

Por kreu i SPAK tha se ai nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, pasi mbrojtja e tij janë ligji dhe Kushtetuta.

Altin Dumani: Atëherë, e para unë nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme është ligji, Kushtetuta, personaliteti dhe karakteri./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

"A keni nisur hetimet ndaj Irena Gjokës?"/ Metani-Nokës: Po e trajtojmë sipas ligjit...

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Foto ilustruese

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka drejtuar disa pyetje kryetarit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në lidhje me çështjen e gjyqtares Irena Gjoka. Gjatë raportimit në Kuvend, Noka ka pyetur drejtuesin e ILD-së se e ka nisur procedim disiplinor për gjyqtaren, e cila akuzohet nga opozita për fshehjen e dënimit me vendim gjykate në shtetin fqinj të Greqisë.

Flamur Noka: Nuk do të ju pyes në lidhje me skandalin e inceneratorëve, kur keni qenë drejtor juridik i kryeministrisë, por do të ju bëj një pyetje në lidhje me një çështje që i takon ILD-së: A keni nisur ju, procedim disiplinor, për gjyqtaren Irena Maneku, Gjoka, Shpata, për fshehjen e dënimit me vendim gjykate në shtetin fqinj të Greqisë. Apo për mos deklarime të tjera të saj, siç janë detyrimet ligjore, apo për të hetuar mënyrën se si ajo në vitin 2004, shkoi në Itali, ndërkohë që 2 vite më parë, Greqia i kishte ndaluar asaj për shkak të dënimit dhe mashtrimeve lëvizjen në 27 vendet Shengen të BE-së. A mbani ju si ILD, si një organ i ri i drejtësisë së re, përgjegjësi se si kjo zonjë e dënuar në Greqi, të jetë sot përfaqësuesja e drejtësisë së re. Faleminderit

Përgjigja e Artur Metanit: Së pari, ju nuk e bëtë pyetjen por gjithsesi, do ta jap një përgjigje. Çështja është nën hetim dhe e dinë ata që po e hetojnë këtë çështje. Përsa i përket Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, apo Artur Metanit, të jeni i sigurt se nuk kam asnjë problem. E dyta, me pyetjen. E ndjekim me prioritet çdo informacion publik që del për këdo edhe për gjyqtaren Irena Gjoka dhe po e trajtojmë në përputhje të ligjit 96, viti 2016 për statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit në Republikën e Shqipërisë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Metani raporton në Kuvend: Ka pasur anatemim të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani

TIRANË- Kreu i Ispektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka raportuar në Kuvend ecurinë përgjatë vitit 2023 të ILD-së. Gjatë fjalës së tij, Metani tha se përgjatë vitit 2023 ka patur raste të komentimit të vendimeve gjyqësore, kritika ndaj trupës dhe madje dhe anatemim të punës së tyre nga politika, por dhe nga opinioni publik. Po ashtu, Metani tha se Zyra e ILD ka evidentuar vazhdimisht shkelje nga ana e magjistratëve dhe se ky model pune do vijojë.

Artur Metani: Ka patur raste edhe të komentimit të vendimeve gjyqësore, kritika ndaj tyre, madje dhe deri në anatemimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve apo të magjistratëve nominalisht. Edhe nga opinioni publik. Edhe nga politika. Nuk është e lehtë për magjistratët, por vlerësoj se ky është një proces dhe një sfidë që duhet të përballohet nga ana e tyre, pasi në këtë rast duhet të prevalojë e drejta e publikut mbi mbikëqyrjen e punës së tyre, pse jo edhe angazhimin në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e administrimit të drejtësisë. Ajo që duhet thënë është se niveli shpeshherë i tejkaluar i kritikës ndaj punës së tyre, nuk i prek dhe as nuk i ul aspak garancitë që Kushtetuta ka dhënë për pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, në punën e diskrecionin e vendimmarrjes së tyre. Nëse sistemi i drejtësisë përballet me mangësi apo problematika në kuadër të integritetit, pavarësisë apo efiçencës, kjo nuk është përgjegjësi, vetëm e magjistratëve. Këto problematika kërkojnë një adresim të qartë dhe zgjidhje të kujdesshme, në aspekt sistematik dhe nuk mund të adresohen vetëm nëpërmjet sistemit të përgjegjësisë së magjistratëve, siç pretendohet vazhdimisht, mbi rolin dhe funksionet e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Dua ta theksoj se që nga momenti i krijimit, e deri në ditët e sotme, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka luajtur një rol proaktiv, në lidhje me identifikimin dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të kryera nga ana e magjistratëve. Dhe ky model pune do të vijojë edhe në vazhdim./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Deputetë dhe qeveritarë të përfshirë në trafikun e kokainës? Ja si përgjigjet Altin Dumani

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Altin Dumani

TIRANË- Krimi i organizuar shqiptarë është një nga më të sofistikuarit deklaroi këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani. Gjatë fjalës së tj në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, në lidhje me krimin e organizuar shqiptarë dhe përfshirjen e deputetëve në trafikimin e kokainës, Dumani nuk dha detaje specifike, por tha se SPAK ka lidhur kontakte me agjencitë partnere në vendet e Amerikës Latine për bashkëpunime. I pyetur nëse beson se i vetëm mund të bëjë drejtësi, Dumani tha se SPAK nuk mund të japë rezultatet e duhura pa patur dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera. 

Tomor Alizoti: Duket që dhe sot interesi për drejtësinë është i madh. E dëgjoj shumë shpesh shprehjen nga ju, ne nuk jemi të lidhur me politikën, unë mendoj se qënie njerëzore është qënie politike. Zotëri i nderuar do të jetë e vështirë për ju që të bëni drejtësi në një vend të padrejtë dhe mendoj dhe jam i bindur se në vende autoritare sistemi i drejtësisë kthehet vegla më e rrezikshme për të bërë padrejtësi. Në të gjitha sistemet autoritare të gjitha krimet ndodhin në emër të drejtësisë. Në shumicën e përgjimeve të agjencive të huaja dhe gazetave, nga Bild, franceze, belge, Shqipëria mbetet një vend në top list në transportin e kokainës, në një pjesë janë përfshirë qeveritare dhe deputetë. Kur ju vini në këtë sallë dhe raportoni për drejtësinë, si ndiheni kur vini raportoni në një vend që e dini se një pjesë e madhe janë të përfshirë në trafikun e kokainës. Pyetja konkrete: A keni marrë ju një nismë ose një hetim në lidhje me krimin e organizuar i cili është drejtuar drejt Sinaloas, Meksikës dhe po vjen në Shqipëri. A do mundeni ju ti garantoni shqiptarëve drejtësinë, kur dhe vetë ripërtëritja juaj institucionale varet nga mazhoranca, varet nga politika. Pyetja ime është e fundit: A besoni dhe ju vetë që në këtë vend, ju vetëm do të bëni drejtësi?

Altin Dumani: Tani lidhur me pyetjen e parë, që shkruan Bild apo shumë media të tjera sa i përket trafikimit të kokainës, tani krimi i organizuar shqiptarë është më i sofistikueri e kemi pranuar dhe ne, por hetimet tona tregojnë se grupet shqiptare janë në kontakte të drejtëpërdrejtë me kartelet e kokainës atje ku prodhohet. Portet e preferuara nuk janë portet shqiptare, janë ato të Gjermanisë, Italisë, Belgjikës dhe Hollandes. Grupet kriminale shqiptare synojnë trafikimin e drejtëpërdrejtë nga vendet e Amerikës Latine në portet europiane, atje ku është dhe konsumi më i madh i kokainës. Unë nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje por në raport gjeni të dhëna, që ne kemi vendosur kontakte thuajse me të gjithë vendet e Amerikës Latine. Kemi komunikime me ta dhe kjo patjetër është një gjë e mirë për të patur produkte konkrete. A do mund të bëni drejtësi? E para ne jemi organ i ndjekjes penale nuk japim drejtësi, ngrejmë akuzë në emër të shtetit, por në aq sa kontribojmë ne, unë e kam deklaruar dhe në emër të prokurorëve që duhet të shikohet mundësia për të konkuruar për të qenë pjesë e SPAK edhe pas mbarimt të afatit 9-vjeçar. Unë mendoj se dhe 9 vjet të jesh përfaqësues i SPAK është një nder dhe mjaftojnë për ti shërbyer institucionit. Patjetër kam dhjetëra argumente se pse mendoj se prokurorët e SPAK duhet të iu njihet mundësia që të rikandidojnë. A besoni që vetëm do bëni drejtësi? Zoti Alizoti unë e përmenda dhe më parë në fjalën time, ku përmenda rënien e numrit të referimeve, SPAK nuk është një ishull, SPAK i vetëm nuk mund të bëjë asgjë, prandaj ka dhe nevojë të bashkëpunjë me institucionet e tjera./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Inc. i Tiranës dhe dosja '5D'/ Shehaj: Pse nuk shkon SPAK tek Rama & Veliaj! Dumani: Çdo gjë ka kohën e vet. Tregon VIJAT E KUQE

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Altin Dumani, Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani ka folur këtë të hënë në Kuvend në lidhje me temat e ''nxehta'' që janë nën hetim, si inceneratori i Tiranës dhe dosja "5D", tek kjo e fundit ku janë përfshirë disa ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga deputeti Agron Shehaj, nëse ka një vijë të kuqe që nuk e lejon SPAK të shkojë deri tek Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Dumani tha se e vetmja vijë e kuqe janë ligji dhe Kushtetuta ndërsa shtoi se çdo gjë ka kohën e vet.

Agron Shehaj: Zoti Dumani në radhë të parë ju falenderoj që lejuat kolegen të mbaronte fjalimin, por në këtë parlament dhe kush e ka gabim katë drejtë të flasë. Shqipëria siç e dinë të gjithë është një nga vendet më të korruptuara në europë dhe korrupsioni buron nga kjo sallë. Ata që kanë ndjekur seancën sot kanë menduar se po iu bëjmë gjyqin, a thua se korrupsion në këtë vend e solli zoti Dumani. Më bëri përshtypje gjithashtu zoti Dumani që ju këtu u morët në mbrojtje nga mazhoranca dhe nëse ky vend është i korruoptuar është se kemi një qeveri të korruptuar. Kjo nuk është vetëm një rezultat i një rrelloje logjike por kemi pasur dhe fakte se si anëtarë të qeverisë kanë qenë të përfshirë në korrupsion. Ne jemi të shqetësuar se ju, ju pëlqen apo jo keni në dorë fatin e Shqipërisë, ju bashkë me opozitën, me ata që do të donit që të luftonin korrupsion. Nëse ju dështoni zoti Dumani dhe ajo pak shpresë që ka mbetur në këtë do të shuhet. Unë dua ta nis nga faktet, nuk dua të paragjykoj dhe faktet tregojnë që ju zoti Dumani keni bërë një punë të madhe nga sa është bërë përpara. Këtë e tregon dhe besimi që keni në shoqëri. Duam të kuptojmë a ka një vijë të kuqe zoti Dumani që ju përtej të cilës e keni të pamundur që të shkoni. Se po të shoim faktet duket se ka një vijë të kuqe. Unë nuk besoj se ju mendoni vërtetë se skandali i inceneratorit të Tiranës ka pasur në krye Mertirin dhe Zoton. Ajo që besojmë është se ju nuk keni pasur mundësi të shkoni përtej ose jeni duke punuar. Kjo ishte pyetja ime: Ka një vijë të kuqe pëtej së cilës nuk shkoni dot? Pyetja e dytë, ju keni një besueshmëri, nëse vazhdoni duke bërë hetime për skandalet më të madhe, dhe nuk përfshini kryeministrin nuk besoj se kjo besueshmëri do të vazhdojë. Vërtetë e mendoni që Kryeministri nuk ka dorë? Në skandalin “5D”, ku ju keni hetuar dhe arrestuar një pjesë të madhe nuk ka dorë Kryetari i Bashkisë së Tiranës? Këto janë pyetjet e mia dhe në fakt janë këto pyetje dhe dyshimet mbi këto që sapo thashë që më bëjnë të mendoj të besoj se ka një vijë të kuqe përtej së cilës nuk shkoni dot.

Altin Dumani: Atëherë, e para unë nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme është ligji, Kushtetuta, personaliteti dhe karakteri. A ka një vijë të kuqe? Ka vetëm njjë vijë të kuqe që janë provat dhe ligji. Procesi i hetimit është i vështirë dhe përvueshmëria është një proces shumë i vështrë prandaj detyra jonë është dhe ne po përpiqemi ta përmbushim këtë detyrë është që e para në çdo kallëzim të heton të gjithë faktet e kallëzuar si dhe të hetohet roli, kontributi i çdo personi të kallëzuar dhe këtë bëjmë në hetimet e çështjeve që kemi në dorë. Përvueshmëria është fazë tjetër. Kjo është vija e kuqe. Nuk kemi vijë të kuqe nga askush. Ne ushtrojmë funskionet tona në mënyrë të pavarur nga krimi dhe politika. Tani ju pyesni a mendoni se Kryeministri nuk ka dorë tek inceneratori, Veliaj… Prokurorit nuk i lejohet të shfaqë mendime, prokurori mbledh provat. Nuk mund të japë mendim. Por zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet, hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, personave të ngarkuar me hetimin, por vërtetë që janë çështje që kërkojnë angazhim të burimeve njerëzore dhe infrastrukturën e nevojshme./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Pronat e ushtrisë/ Zhupa-Dumanit: A po hetohen Begaj dhe Xhaçka? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Ina Zhupa

TIRANË- Kreu i Prokuroirisë së Posaçme, Altin Dumani prej disa orësh tashmë po raporton në Kuvendin e Shqipërisë rreth performancës së institucionit që drejton. Deputetja demokrate, Ina Zhupa e pyeti kreun e SPAK në lidhje me gabimet që mund të jenë bërë gjatë punës së SPAK, ndërsa e pyet po ashtu nëse ka ndonjë prokuror të Strukturës së Posaçme që është vënë nën hetim nga kolegët për shkelje. Për këtë pyetje, Zhupa tha se i referohet akuzave të bëra nga persona që janë nën hetim nga SPAK. Po ashtu, Zhupa u ndal tek pronat e ushtrisë ku pyeti kreun e SPAK nëse ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Presidenti Begaj, në cilësinë e ish-Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura janë duke u hetuar për pronat e ushtrisë, të cilat sipas saj, ose janë shitur, ose janë dhënë me koncension duke shkelur sigurinë kombëtare. Për këtë të fundit, Dumani zgjodhi të mos përgjigjej duke deklaruar vetëm se është çështje nën hetim.

Ina Zhupa: Desha të iu pyes si drejtues i kësaj strukture, a mendoni se gjatë punës janë bërë dhe gabime. Në lidhje me këto gabime a mund të pranoni ndonjë gabim të punës tuaj 1-vjeçare, për të cilën raportoni këtu. Duke qenë se publikisht të paktën ka pasur raste ku prokurorë të caktuar të strukturës së SPAK janë akuzaur nga individë të caktuar që janë hetuar nga SPAK. Keni nisur ndonjëherë hetim ndaj kolegëve tuaj prokurorë, cilët janë ata nëse mund ti ndani me publikun. Së fundmi lidhet drjetpërdrejtë me zonën time elektorale, lidhet me pronat e ushtrisë. Ato janë janë shitur ose dhënë me koncension, ato kanë prekur sigurinë kombëtare, janë prona që janë duke u hetuar nga SPAK. Ju a keni nisur ndonjë hetim dhe në këtë hetim a përfshihet ish-ministrja Olta Xhaçka dhe Presidenti Begaj si ish-Shefi i Shtabit.

Altin Dumani: Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, edhe unë si drejtues mund kisha performuar edhe më mirë. Të gjithë kemi mundësi të bëjmë më mirë. Institucioni ishte i ri, do kohën e vetë të maturimit, prokurorët kanë ardhur nga Prokrurori dhe profilizime të ndryshme. Kemi vend për t'u përmirësuar. Ndryshe është të bësh akuzë publike, ndryshe është rasti kur ka kallëzim. Kurse sa i takon deklarimeve publike, si për deklarimet e tjera publike, ne bëjmë verifikime. Ne kemi një ndër arritjet e këtij institucioni që është sot, është që kemi ndërtuar një rrjet aksesi në shumë database dhe kemi deri diku të vështirë nëse denoncimi që ju bëtë ka bazë, qëndron apo jo. Siç edhe ka ndodhur në raste të tjera...që nuk na ka rezultuar ashtu. Denoncuesi ka një pjesë të të dhënave, nuk e ka të plotën. E njëjta gjë ndodh edhe kur denoncohen prokurorët. Është çështje nën hetim dhe nuk jap dot përgjigje./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

"A keni frikë mos po organizohet një puç?"/ Kreu i SPAK shpjegon pse nuk i përgjigjet Metës: Flas me ligj! Nuk po bëjmë mrekullira

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Flutura Açka dhe Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani është "marrë në pyetje" edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka. Në fjalën e saj, ajo e pyeti lidhur me ofezat që drejton ndaj tij presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. E po ashtu, e pyeti lidhur me ndonjë ndërhyrje të mundshme nga Kuvendi i Shqipërisë në kompetencat e SPAK. Sa i përket pyetjes së fundit, Dumani tha se nuk ka tagër që të komentojë veprimtarinë e Kuvendit, ndërsa sa i përket fyerjeve të drejtuara ndaj tij, u shpreh se ka zgjedhur që të mos përgjigjet. 

PYETJE-PËRGJIGJE: 

Açka: Këtu ka nevojë për një pastrim të kësaj stalle të Egjeut që e kemi kthyer Shqipërinë në këto 30 vite. Më ngjani me fylltarin magjik, këtë keni detyrë, por duhet t'i bini vazhdimisht dhe të mos intimidoheni nga politika. Po qesh zonja Spiropali se merret me metafora dhe e kupton se çfarë dua të them unë. Ju duhet të viheni në provë. Një nga këto vija ndarëse do jetë çështja McGonigal. Këtu brenda jemi opozita politike, kemi dhe një opozitë teknike, një nga këto çështje ka qenë ai grushti që u dhamë me ligjin e amnistrisë. A keni një farë droje se në këtë parlament, organizohet një puç për t'jua prerë ju krahët? Keni filluar t'i krijoni bezdi cave jashtë, e cave brenda. A keni frikë se do të vijë ndonjë ligj që do t'ua presë ndonjë krah? Ju kam dëgjuar shpesh që personazhë publikë kanë adresuar pyetje shumë të rënda. A është normale për ju që të kalojnë me shkujdesje fyerje publike që cënojnë integritetin tuaj?

Dumani: Në lidhje me amnistrinë ne nuk kemi asnjë të drejtë që të vlerësojmë veprimtarinë e një institucioni tjetër. Kuvendi është në të drejtën e tij për të miratuar aministrinë. Nga ky ligj kanë përfituar subjekte të cilët janë dënuar nga GJKKO. Psh. 40 persona kanë përfituar përjashtimin nga dënimi, të tjerë nga zbrita e dënimit, të tjerë nga ndjekja penale. Pra për ta përmbyllur, Kuvendi është ai që vlerëson dhe ka kompetencën për të miratuar një amnisti. Nuk e di çfarë keni parasysh me faktin që Kuvendi mund të presë një krah. SPAK është institucion i pavarur. Nuk mund të komentoj veprimtarinë e Kuvendit. Lidhur me fyerjet publike që bëhen, unë nuk kam asnjë reagim sepse kështu e kam vlerësuar. Por ajo që unë bëj bashkë me kolegët e mi të nderuar është që të përpiqemi të hetojmë çështje të suksesshme në ligj e prova për të demonstruar që SPAK po kryen, nuk po bën mrekulli, po kryen detyrën me qëllim përmbushjen e synimit për të cilin u krijua. është e vështirë por ne po përpiqemi me hapa të ngadaltë që të arrijmë majat. Jam i papërgatitur për ndotjen e Elbasanit, mund të na drejtoheni për më shumë informacion, nuk e kam këtë përgjigje./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ka mungesë prokurorësh, Dumani: SPAK mund të hapë zyra dhe në rrethe

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit të tij në Kuvend është shprehur se SPAK do të hapë zyrat e veta në rrethe pasi të jetë i plotësuar në organikë.

Duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit të PS Denis Deliu përse SPAK nuk hap zyrë në qytetet me kriminalitet më të lartë, Altin Dumani u shpreh se do të vijë momenti që këto zyra në rrethe të hapen ku do të punojnë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe jo prokurorë.

“Do vijë dhe momenti që mund të hapen jo me prokurë por me oficerë të BKH që mund të hapen zyra edhe në rrethe. Pasi të kalojë koha, pasi të kemi dhe numrin e nevojshëm të njerëzve në dispozicion, do shikohet dhe procedohet edhe me hapjen e zyrave të SPAK në rrethe. Është një proces kërkon kohën e vet”, u shpreh kreu i SPAK Altin Dumani.

Në fjalën e tij në Kuvend, Dumani nuk dha përgjigje për një sërë pyetjesh të bëra nga deputetët, pasi sipas tij kishin të bënin me çështje që janë nën hetim aktualisht nga ana e SPAK./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Sa deputet kanë përdorur SKY dhe Enchrochat? Përgjigjet Dumani

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka folur në Kuvend lidhur me përgjimet e dala nga SKY dhe Enchrochat. I pyetur se sa ministra dhe deputetë apo zyrtarë të tjerë janë të përfshirë, Dumani tha se çështja është në hetim dhe se nuk mund të japë një numër konkret.

PYETJE-PËRGJIGJET 

Saimir Korreshi: Është mbajtur standard i dyfishtë mes zotit Ahmetaj dhe zotit Berisha. Për zotin Berisha është mbajtur masa e sigurimit dhe nuk ka ardhur asnjë dokumentacion për të në Këshillin e Mandateve. Si ka mundësi që për inceneratorët nuk ka asnjë të arrestuar, a ka ndonjë rrjedhje informacioni nga ana juaj?

Altin Dumani: Të dyja janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment. Edhe pyetja e dytë, është çështje në hetim paraprak. Nuk mund të ndaj asgjë kur të jetë momenti do të kemi një komunikim me mediat dhe me publikun.

Dash Sula: Performanca e SPAK nuk është në nivelin e duhur pasi edhe ky institucion nuk është imun. Detyra që ka drejtuesi i SPAK është e vështirë por nuk duhet shpërdoruar si institucion. Këtu do të doja që të bëja dy paralelizma, lideri i opozitës hetohet dhe mbahet në "arrest shtëpie" por është e patolerueshme dhe ne të kemi VKM të tjera, siç është rasti i ndërtimit të kullave, ato nuk hetohen. Keni një ngarkesë pune të madhe, a mendoni se është normale akoma që dyshemeja e të jetë minimumi 500 mijë lekë të vjetra? A mendoni se institucioni për ndalimin e pastrimit të parave është në lartësinë e duhur? Brenda një vitit qarkullojnë 4 mld euro. 3.2 mld euro janë jashtë bankave.

Altin Dumani: Nuk është vendi për të folur për pragun, unë kam qenë për një prag më të lartë. Sa i takon bashkëpunimit me agjensitë e kontrollit të parave. është një agjenci e cila ka luajtur kontribut të madh në hetimet që ne kemi. Sa i takon pikave të dobëta. Ne si SPAK kemi bërë një diskutim mes nesh dhe e kemi të qartë se ku ka nevojë dhe ka vend për të ndërhyrë edhe në ligjin e pastrimit të parave. Bankat sot nuk janë problem sa i takon raportimit, ka disa sektorë të tjerë që nuk i bëj dot publikë, ku ka nevojë për ndërhyrje me qëllim që agjensitë të jenë të kujdesshme. Nëse funksionon mirë sistemi i raportimit, mund të regjistrohen procedime të tjera penale. Faktikisht nuk e kam numrin e procedimeve penale që SPAK ka për shpërdorim detyre por mund t'ju japim informacione. Ajo që di të them është sa kohë që kjo dispozitë, ne si prokuror do të ngremë akuzë sa kohë ka prova që jemi para një vepre penale. Sa është numri i deputetëve që kanë përdorur "Sky", nuk kam asnjë informacion për të dhënë. Çdo reformë duhet të bëhet duke u zbatuar ndarja dhe balancimi i pushteteve.

Arbana Vokshi: Cili është statusi i hetimit për katër koncesionet në Shëndetësi? A keni konstatuar në dosjet e partnerëve, se në bisedat e Encrochat përfshihen ministra, deputetë, zyrtarë të drejtësisë? A keni konstatuar në dosjet e partnerëve, se në bisedat e Encrochat përfshihen ministra, deputetë, zyrtarë të drejtësisë?

Altin Dumani: Një dihet që është për gjykim, një tjetër është në hetim. Për informacionet drejtohu institucionit. Bashkëpunimi është shumë i mirë, problematika që ne kemi evidentuar e kam adresuar publikisht pjesë të raportit, edhe në Komisionin e Ligjeve. Është problematikë që duhet adresuar dhe po marrim masa për ta zgjidhur. Solla një shifër të punonjësve që janë proceduar në 3 vite, është një numër i lartë dhe po punojmë për zgjidhjen me policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme. Është çështje në hetim dhe nuk mund të them asgjë. SPAK duhet të jetë krenar për bashkëpunimit me agjencitë e europës, SHBA, Britanisë, kemi bashkëpunim dhe këto çështje bëhen në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Pse nuk u hetua 5D si grup kriminal? Dumani: Është kompetencë vetëm e prokurorit të çështjes (Nuk shprehet për një sërë dosjesh)

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Altin dumani duke raportuar ne kuvend

TIRANË- Vijon raportimi në Kuvend i Altin Dumanit në lidhje me punën e SPAK përgjatë vitit 2023. Dumani u përball me një seri pyetjesh nga deputetja e PD-së Albana Vokshi, një pjesë e të cilave mbetën pa përgjigje, për shkak se kreu i SPAK tha se janë çështje nën hetim. Vokshi e pyeti Dumanin në lidhje me krimet zgjedhore, por edhe me çështje të ndjeshme, si dosja 5D apo koncensionet në shëndetësi. Referuar vendimit të GJKKO për ta hetuar dosjen 5D si grup kriminal, Dumani tha se në fazën e hetimeve, ngritja e akuzave është kompetencë vetëm e prokurorit të çështjes.

Albana Vokshi: Krimet zgjedhore, a keni përgatitur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme?

Zhvendosja e adresave të qytetarëve, pse nuk keni filluar hetimet, kur kjo është e kundraligjshme, 200 mijë qytetarë nuk kanë ushtruar të drejtën e tyre.

Është ngritur me dhjetra herë, sistemi i patronazhimit, duke e vendosur votuesin në gjendje vunerabël për të votuar, kemi denoncuar aktivistin, një sistem që vijon të përdoret gjerësisht nga ministrat. Të gjitha postimet e ministres në Facebook, shpërndahen nga shkollat, a është kjo një arsye për të nisur hetimet.

Cili është statusi i hetimeve për shembjen e Teatrit Kombëtar? Po i katër koncensioneve në shëndetësi? Përveç atij të sterilizimit që ju e keni çuar njëherë në Gjykatë, dhe tashmë po hetohet sërish.

Pse nuk e keni hetuar kompaninë 5 D si një grup i strukturuar kriminal, dhe një fakt i tillë u ngrit vetëm nga Gjykata, të njëjtën gjë keni bërë dhe për inceneratorët?

Keni deklaruar se punonjës policie janë të përfshirë në ngjarje kriminale, pse nuk i keni hetuar ju këta drejtues, kush i mbron ata.

A janë pjesë e hetimeve në Encrochat, ministra apo njerëz të drejtësisë.

Ka një kallëzim për çështjen McGonigal, prej dy vitesh e gjysmë nuk keni parë të arsyeshme që të thirret Edi Rama. A jeni në dijeni ju të një ministri që në dosjen Black Eagle thuhet se ka përfituar një orë 400 mijë euro.

Altin Dumani: Unë jam këtu për të raportuar për vitin 2023, për krimin zgjedhor kemi hetuar 50 raste brenda vitit, kemi dërguar për gjykim 16 persona. Këta janë tregues që kanë të bëjnë me efektivitetin e hetimeve për krimin zgjedhor. Sa i takon asaj që ju thatë se zgjedhjet janë shumë shpejt, ne jemi drejt përfundimit të një strategjie për hetimin e krimit zgjedhor, do të bëhet publik në muajin Janar të vitit të ardhshëm.  Këto janë masat që ne kemi marrë për krimin zgjedhor.

Unë e kam vënë re, që ju jeni shumë aktive me kallëzimet, por duhet të na drejtoheni institucionalisht për këto çështje. Janë çështje të veçanta dhe nën hetim, që në çdo rast kur na keni kërkuar informacion, ne jua kemi dhënë. Ju lutem drejtohuni Prokurorisë për të gjitha kallëzimet që keni bërë.

4 koncensionet në shëndetësi që ju pyetetët, një është dërguar për gjykim dhe një tjetër është nën hetim. Sa i takon asaj që ju thoni se disa çështje duhet të ishin hetuar për grup kriminal, ju theksoj se është kompetencë e prokurorëve, se si ndiqet çështja në fazën e hetimeve. Siç dhe e dini, vendimmarrjet e prokurorit janë të kontrollueshme në gjykatën paraprake. Gjyqtari e fton prokurorin që të ndryshojë akuzën.

Sa i takon bashkëpunimit me policinë, ne kemi raport shumë të mirë, me përjashtim të problematikave që unë i kam adresuar dhe më herët. Në 3 vite, janë 69 efektivë policie që janë proceduar, po kërkojmë një zgjidhje me Policinë dhe Ministrinë e Brendshme.

Në lidhje me përgjimet SKY Encrochat, janë çështje nën hetim, dhe nuk mund të them asgjë. SPAK duhet të jetë krenar për bashkëpunimin që ka me agjensitë ligjzbatuese të huaja. Sa i takon çështjes Mc Gonigal është nën hetim paraprak, dhe është kompetencë e prokurorit se kë do të thërrasë dhe kur do e thërrasë. /ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Dumani: Nuk ka pushim të çështjes për guvernatorin Sejko!


"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Gent Sejko dhe Altin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka kërkuar pushimin e hetimeve për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, i pyetur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Altin Dumani tha se dosja është transferuar në SPAK.

"Lidhur me rastin e parë, faktikisht ngaqë edhe GJKKO ka reaguar me një njoftim për mediat nuk ka më sekret. Nuk është çështje e mosfilluar nga SPAK, por edhe nga vetëpërmbajtja evidentohet qartësisht historia e atij kallëzimi. Këtë çështja e ka trajtuar Prokuroria e Tiranës. Gjykata e shkallës së parë e ka shpallur moskompetencën edhe i ka kaluar aktet në SPAK. Ne jemi thirrur si palë. SPAK nuk është shprehur për lënien në fuqi të pushimit. Nuk është e vërtetë. E bëra publike sepse kemi njoftimin e Gjykatës,"-tha në fjalën e tij në Kuvend, Altin Dumani.

Si u zbulua skandali?

Prej më shumë se 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyrat e dhënies dhe mbledhjes së borxheve. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve kredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet t’i japë një përgjigje!/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Mesazh nga Rama për "Xibrakën"? Dumani i përgjigjet Bardhit: Kam marrëdhënie institucionale!

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Gazment Bardhi dhe Altin Dumani

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka parashtruar disa pyetje kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Pasi Dumani përfundoi raportimin në Kuvend, fjalën e mori Bardhi, i cili i bëri disa pyetje duke nisur me çështjen e kredive të dhëna nga institucionet që kanë shkaktuar një dramë sociale në vendin tonë, e më pas u ndal edhe tek inceneratori i Tiranës, por edhe tek dosja "Xibraka". Në fjalën e tij, Dumani tha se lidhur me çështjen e guvernatorit Gent Sejko dhe çështjen e kredive, SPAK ishte thirrur si palë, por shtoi se nuk kishin kërkuar pushimin e çështjes. 

"Gjykata e shkallës së parë e ka shpallur moskompetencën edhe i ka kaluar aktet në SPAK. Ne jemi thirrur si palë. SPAK nuk është shprehur për lënien në fuqi të pushimit. Nuk është e vërtetë. E bëra publike sepse kemi njoftimin e Gjykatës."

Lidhur me inceneratorët, u shpreh se hetimi nuk është i thjeshtë, pasi sipas tij, kemi të bëjmë me intelektualë, pra persona që para se të kryejnë krimin, janë kujdesur që të fshijnë të gjithë gjurmët e tyre. Në fund, Bardhi e vuri përballë një ngjarje që sipas tij ka ndodhur, edhe pse Dumani nuk e pranoi. Sipas Bardhit, kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh Dumanit që të mbyllë sa më shpejt dosjen e Xibrakës. 

Bardhi: Rezulton se Kryeminsitri Edi Rama, përmes një shtetasi funksionar publik i ka përcjellur drejtuesit të SPAK, një mesazh duke kërkuar që “Cështja Xibraka”, të “mbyllet pak shpejt”. Duke vlerësuar integritetin e Drejtuesit të SPAK, dhe duke shmangur komentet tuaja për veprimet e kryeministrit, duhet që të informoni Kuvendin e Shqipërisë, mbi përgjigjen që ju i keni dhënë kryeministrit dhe a jepni ju garanci si drejtues i Prokurorisë që ky mesazh privat i Kryeministrit nuk do të ndikoje në punën tuaj?

Dumani: E para lidhur me kryeministrin apo çdo titullar institucioni, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Nuk marr as nuk përcjellë asnjë lloj mesazhi, ushtroj detyrat e mia. Kjo është marrëdhënia ime që ekziston me të gjithë pa përjashtim. 

E PLOTË- PYETJET NDAJ ALTIN DUMANIT: 

Bardhi: Çfarë po bën SPAK për skandalin e mikrokredive, janë 100 mijë familje që vuajnë pasojat e atij skandali? Pyetja e dytë ka të bëjë me disa kallëzime, hetimet për inceneratorin e Tiranës; kallëzimi ynë është dorëzuar në vitin 2020, a mund të na thoni se në çfarë momentumi ndodhet hetimi; a mund të na informoni se çfarë po bëhet më këtë hetim 4-vjeçar pranë SPAK? Kaq i vështirë është hetimi për këtë çështje kur fakti është publik? Ne paguajmë lekë ndërkohë që nuk ka një incenerator. Në media është referuar një skandal, ish-agjenti Coldea, i cili dyshohet ser është i përfshirë në një linjë trafiku droge, a ka nisur një hetim kryesisht për të verifikuar atë që raportohet në media. Keni marrë një raport nga zyra e OLAF lidhur me fondet e bujqësisë; a mund të na thoni a ka nisur një hetim prokuroria e posaçme? Së fundmi, rezulton sipas informacioneve që disponon grupi i PD se kryeministri Edi Rama përmes një shtetasi, emrin nuk po e përmend, por e dimë shumë mirë, punëonjës në një nga institucionet e pavarurua, iu ka përcjellë një mesazh privat që çështja "Xibraka" të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Unë dua të di, dua të dëgjoj prej jush, përgjigjen që i keni përcjellë mbrapsht kryeministrit. Pas kësaj ndërhyrje, a jepni garanci se kjo çështje do të hetohet e pandikuar ashtu siç ligji e kërkon.

Altin Dumani: Lidhur me rastin e parë, faktikisht ngaqë edhe GJKKO ka reaguar me një njoftim për mediat nuk ka më sekret. Nuk është çështje e mosfilluar nga SPAK, por edhe nga vetëpërmbajtja evidentohet qartësisht historia e atij kallëzimi. Këtë çështja e ka trajtuar Prokuroria e Tiranës. Gjykata e shkallës së parë e ka shpallur moskompetencën edhe i ka kaluar aktet në SPAK. Ne jemi thirrur si palë. SPAK nuk është shprehur për lënien në fuqi të pushimit. Nuk është e vërtetë. E bëra publike sepse kemi njoftimin e Gjykatës.

Faktikisht unë të shkruar e kam ndryshe. Duhet të kuptojmë rolin e drejtuesit të SPAK. Nuk kam asnjë lloj kompetencë, patjetër, drejtuesi i SPAK mund të ndërhyjë vetëm me një udhëzim jodetyrues. Çështjet e mbartura janë një problematikë, e kam prezantuar si problematikë. Si drejtues i SPAK kam bërë të gjitha përpjekjet për të nxitur prokurorët dhe hetuesit për evadimin sa më të shpejtë të çështjeve. Si drejtues i kam ofruar të gjithë jetën time. I kam shtuar numrin e hetuesëve për çështjen konkrete. Gjatë vitit 2023 ka pasur ecuri. Hetimi i çështjeve nuk është aq i thjeshtë, është i vështirë, sidomos kur vjen puna tek çështjet me natyrë korruptive. Intelektuali para se të bëjë krimin, përpiqet të mendojë sesi do të fshehë krimin. Çështja është nën hetim paraprak, kemi bërë me dije të rejat sa herë ka pasur rast për të vënë në dijeni publikun. Çështja vazhdon që të hetohet. Është shumë komplekse, vetëm prokurori e di sa kompleks është ai hetim. Lidhur me pyetjen e tretë, nuk kam asnjë koment. Lidhur me çështjen e fondeve IPARD, është një çështje nën hetim. SPAK e ka bërë publik që e kemi si çështje nën hetim paraprak. Po hetohet çdo ditë. 

Lidhur me pyetjen e fundit, e para lidhur me kryeministrin apo çdo titullar institucioni, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Nuk marr as nuk përcjellë asnjë lloj mesazhi, ushtroj detyrat e mia. Kjo është marrëdhënia ime që ekziston me të gjithë pa përjashtim./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Cilat janë qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve? Flet kreu i SPAK: Si po bëhet pastrimi i parave

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Altin dumani ne kuvend

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend në lidhje me punën e SPAK përgjatë vitit të kaluar, ku renditi edhe qytetet me kriminalitetin më të lartë sa i përket vrasjeve. Dumani foli dhe për pastrimin e parave, ku tha se kjo lloj veprimtarie është e fokusuar kryesisht në Tiranë dhe në qytetet e bregdetare të vendit.

“Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja.

Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është një problem në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë.

Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve”, tha Altin Dumani.

Kreu i SPAK tregoi se paratë pastrohen përmes investimit në prona të luajtshme dhe të paluajtshme, si edhe përmes depozitimit të parave në llogari bankare të shoqërive tregtare apo të afërmve të tyre.

“Sa i përket pastrimit të parave investimet në prona të luajtshme dhe pa paluajtshme janë mënyrat kryesore në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë, dhe zona turistike. Një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen nëllogari bankare në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve.

Kemi pasur edhe një rast të një organizate ndërkombëtare kriminale që synonte pastrimin e parave nëpërmjet skemave të sofistikuara në Shqipëri, por autoritetet e zbatimit të ligjit bashkëvepruan dhe u bë e mundur sekuestrimi kësaj shume parash dhe procedimi penal ndaj disa prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal”, theksoi drejtuesi i SPAK./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Dumani raporton në Kuvend: Grupet shqiptare dominuese në trafikun e kokainës, kemi sekuestruar 41 mln euro

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
altin dumani ne kuvend

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, është duke raportuar në Kuvend, në lidhje me raportin e punës së SPAK, përgjatë vitit 2023, ku pritet më pas të përballet dhe me pyetjet e deputetëve. Dumani përsëriti deklaratat e bëra dhe më herët se grupet kriminale shqiptare kanë fituar terren dhe janë bërë domininante në fushën e trafikut të kokainës. Në lidhje me pasuritë e sekuestruara, për vitin e kaluar ato kapin shifrën e 41 mln eurosh. Ndërkohë që në mesin e veprave penale që janë nën juridiksionin e SPAK, është dhe ajo e terrorizmit, që sipas Dumanit, ka pasur vetëm 3 persona. Kreu i SPAK tha se ka një rënie të denoncimeve nga institucionet me rreth 40%.

“Grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe janë përfshirë në trafikun e drogave të forta, duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e sofistikuar të cilët operojnë përmes call center, dëmin që u shkaktohet viktimave shkon në milionë euro”, tha Dumani.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha më tej, se nga masat e sigurisë që SPAK ka kërkuar përgjatë një viti, ajo e arrestit me burg zë 49% të rasteve.

“Paçka se hetojmë krimin e organizuar, sot për të qenë realist, ndër më të fuqishmit në botë dhe një nivel të sofistikuar subjektesh, masa e arrestit në burg në kërkesat tona zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Aktualisht, numri total i të paraburgosuve nëpër institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nga SPAK zënë vetëm 8.5% në raport me numrin e përgjithshëm të të paraburgosurve në Shqipëri”, tha ndër të tjera Altin Dumani. /ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Xibraka/ Bardhi thumbon kryeprokurorin: Paguhesh kot, vartësit tuaj i udhëzoni që të mos hetojnë kokat e grupeve kriminale?

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Gazment Bardhi dhe Olsian Cela

TIRANË- Është duke raportuar sot në Kuvend, kreu i prokurorisë së përgjithshme Olsian Çela, i cili u pyet nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në lidhje me hetimet për dosjen Xibraka, duke qenë se ai ka qenë një prej hetuesve të kësaj çështje. Pyetja e Bardhit ishte disi ironike, nëse në cilësinë e kryeprokurorit, a i udhëzonte vartësit e tij Çela që të linin jashtë hetimeve kokat e

Gazment Bardhi: Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. Në udhëzimet tuaja, këtë standard hetimi a ja rekomandoni vartësve tuaj në prokurorinë e rretheve. Dhe së dyti, dekonspirimi a duhet të hetohet, a ja rekomandoni vartësve tuaj?

Olsian Çela: Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që ti përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve.

Ndërkohë që pyetja tjetër e shtruar nga Bardhi, është ajo që lidhet me ndërtimet pa leje në Tiranë.

Bardhi: Publikisht por edhe gjatë raportimit të para 2 viteve tuaj në Kuvendin e Shqipërisë janë denoncuar dhjetra apo qindra raste të ndërtimeve dhe shtesave pa leje në kulla dhe ndërtime të larta, kryesisht në Tiranë dhe në bregdet. Kjo më pas u konfirmua edhe nga institucionet përgjegjëse, të cilat nëpërmjet akteve të Këshillit Kombëtar të Territorit vendosën me procedurë dyshim konfiskimi dhe më pas shitje tek të njëjtit persona të këtyre ndërtimeve pa leje. Ju kam kërkuar informacion zyrtar, por përgjigjia juaj ka qenë që ju nuk keni informacion, pra praktikisht paguheni kot si Prokuror i Përgjithshëm, që kështu e shfrytëzoj këtë seancë për të pyetur a ka patur hetime, procedime apo dënime nga Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm lidhur me këto raste?

“Sa i takon ndërtimeve pa leje është një çështje që është trajtuar me seriozitet nga ana e prokurorive. Në kuadër të një organizimi të mbledhjes së përgjithshme unë i kam kërkuar të gjithë prokuroreve që ta trajtojnë me vëmendje sepse është shqetësuese që në këtë periudhë që po kalon vendi edhe ne të vuajmë nga shqetësimi i ndërtimeve pa leje.  

Për tu përmbushur kërkesës tuaj për informacion mund tju them se përgjatë vitit 2024 Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm një pjesë të këtyre cështjeve e kanë cuar për gjykim”, u shpreh Çela në Kuvend.

Mikrokreditë?

“Është një fenomen shqetësues. Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve që lidhen me to. Njëra është bërë publike ka pasur veprime të prokurorisë ku ka persona që janë duke hetuar ka dhe masa sigurie. Mbetet të shikohet si do vazhdohet me hetimit dhe gjykimi. Por secili rast ka prokuror që po heton cështjet ka dhe gjykatë që do bëjë vlerësimin. Ajo që i është kërkuar prokurorive, është nxitja e thellimit të hetimeve në të gjitha drejtimet aq sa i lejohet prokurorit të përgjithshëm”.

Saimir Korreshi: A kryen inspektime Prokurori i Përgjithshëm? A merr masa? Me çfarë merret Prokurori i Përgjithshëm? A ka qenë ndonjëherë a janë eficentë këta prokurorë dhe OPGj gjatë orarit të punës? Pse janë ashpërsuar masat e sigurimit, cilat janë kategorikë? A mos ka të bëjë kjo me kundravajtjet penale? Kodi Penal, edhe për të pandehurin, por edhe fryma fillimisht është që t'i japim një mundësi të dytë në jetë, sa urdhëra penale ka lëshuar Prokuroria e Fierit, a rezulton se ka bërë ndonjë urdhër penal, dhe pse? Sa të dënuar ka për këta që kanë kundërvajtje penale, sa janë të dënuar me orë pune në komunitet?

Olsian Çela: Unë po nis nga pjesa e inspektimeve. Këto janë çështje mjaft të rëndësishme. Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të bëjë inspektime, kjo detyrë i është ngarkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ajo që unë vlerësoj dhe do të ishte e nevojshme është që të ripërcaktoj kuadrin ligjor. Për shkak të pozicionit që ka prokurori i Përgjithshëm është një pjesë e reduktuar e të dhënave. E vetmja mundësi që ka Prokurori i Përgjithshëm është verifikimi i rastit. Do përfitoja nga rasti që çdo qytetar që vë re sjellje të papërshtatshme të prokurorëve, ti adresojë këto probleme. Sa i përket pyetjes për urdhërat penalë. Ka një rënie të tyre. Mendoj që ka një hezitim të përgjithshëm për shkak të një marrëdhënie difektoze mes prokurorive dhe gjykatave. Shkon përtej prokurorëve kjo çështje. Masat e sigurisë, rezulton se ka një tendencë për të pasur një prevalim të masave ekstreme, ato të arrestit. Kjo çështje është ballafaquar në analizat vjetore. Në bazë të të dhënave të sivjetshme janë 19% më shumë dhe më të ashpra.

/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Projektligji për armët, PS e fut në seancë me procedurë të përshpejtuar, opozita kundër

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Seanca ne kuvend

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, ku do të raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Shkak për këtë është bërë vendimi i mazhorancës për të kaluar me procedurë të përshpejtuar porjekt-ligjin për armët dhe municionet. Drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj deklaroi se në seancën e 25 Korrikut do të bëhet shqyrtimi i këtij projektligji.

“Dëshiroj të ju njoftoj se nga Këshilli i Ministrave na është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve dhe teknologjive ushtarake. Projektligji njoftohet në seancën më të parë plenare”, tha Felaj.

Për këtë draft, komisioni përgjegjës do të jetë ai i Sigurisë Kombëtare, ndërsa për dhënie mendimi do të jenë Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Ekonomisë.

"Rregullorja është e qartë. Një folës pro dhe një folës kundër. E kuptoj garën që ka mes kolegëve opozitarë dhe e kuptoj që procedurialistët dalin mbi procedurialistët. Rregulloja e Kuvendit ka parashikuar që është në diskrecionin e Këshillit të Ministrave t’i kërkojë Kuvendit një procedurë të përshpejtuar. Ka sjellë një projektligj të ri. Do keni gjithë kohën që ta shqyrtoni në komision, ta denonconi në mitingjet tuaja. Sot kjo seancë plenare ka diskrecionin të vendosë. Ju lutem drejtuese e seancës vazhdojmë me votimin", tha Toni Gogu. 

Opozita e kundërshtoi kalimin me procedurë të përshpejtuar të këtij pr/ligji.

“Sa i takon kërkesës së Këshillit të Ministrave për procedurë të përshpejtuar, na njoftoni për tregtimin e armëve për ta ditur dhe ne. Ne duam të dimë se çfarë nevoje ka prezantuar në kërkesë Këshilli i Ministrave. Pa ditur motivet që ka parashtuar në kërkesë Këshilli i Ministrave, nuk mund të japim opinionin tonë për këtë çështje”, deklaroi Bardhi.

Ndërkohë që edhe Jorida Tabaku, hodhi dyshime në lidhje me përfituesit real të këtij projektligji që po futet me nxitim në Kuvend.

“Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh. Pra dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh. Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë?

Pyetje legjitime, u mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës. Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE”, u shpreh Tabaku./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend: Gjatë 2023 pati një ulje të kriminalitetit, ka shumë vakanca në organet e akuzës

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
Olsian Cela ne Kuvend

TIRANË- Është duke raportuar në Kuvend Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, mbi gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2023. Sipas Çelës, përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar).

Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Çela theksoi se qarku me kriminalitetin më të ulët është Dibra, ndërsa ai me kriminalitetin më të lartë është Vlora.

“Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.Ndër grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë”, tha ai.

RAPORTI I PLOTË I ÇELËS:

Treguesit kryesorë sipas fazave të procedimit penal

1. Treguesit e hetimeve paraprake, pesha dhe tendencat e tyre

Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar  55253 materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022. Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, dhe janë mbartur 21011 procedime penale. Është vendosur mosfillimi për 9946  referime dhe kallëzime penale.

Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me 35,12 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi; në fund janë prokuroritë Kukës 2,37 %; Dibër 2,31 % ,të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi.

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

Ndër grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 31,71 %, por me një ulje 1,54 % krahasuar me vitin 2022; veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 23,64 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 16.39 % krahasuar me vitin 2022; sërish me një tendencë ulje të ndjeshme si në vitin e kaluar; veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes  6,2%, me një ulje prej 4.68 % në krahasim me vitin 2022.

Tendencë në rritje është vërejtur për veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës”, 12,86 %;  veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë,  9,20 %; veprat penale në fushën kibernetike, 22,35 %; veprat penale të trafiqeve të paligjshme”, 47,59 %; veprat penale kundër prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve”, 13,81 %.

II.Efiçenca në përfundimin e ndjekjes penale dhe e kërkesave në gjykatë

Efiçenca në hetimet hetimet paraprake dhe ndjekjen penale

Gjatë vitit 2023 janë përfunduar 23419 çështje prej të cilave: 41,21  % janë dërguar për gjykim, 25,76 % janë pushuar, 30,04  % janë pezulluar.

Janë paraqitur në gjykatë 12259 kërkesa lidhur me masat e sigurimit personal. Lidhur me të dhënat për caktimin e masave të sigurimit shtrënguese për vitin 2023, për 55,31 % të të pandehurve të regjistruar ( 32,03 % të personave në hetim) është kërkuar caktimi i një mase sigurimi shtrënguese. Ndërkohë, rezulton se 59,32 % e kërkesave, lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masa këto të kërkuara për  32,81 % të të pandehurve regjistruar ( 19 % të personave në hetim). Në raport me vitin 2002, në tërësi vihet re një tendencë ashpërsimi në aplikimin e masave të sigurimit.

Janë dërguar në gjykatë 9652 çështje me akuzë ndaj 11401 të pandehurve. Raporti ndërmjet çështjeve dërguar në gjykatë dhe çështjeve të pushuara është 61,54 % me 38,46 %.

Në gjykatë janë dërguar 136 kërkesa për miratim të urdhrit penal në lidhje me 139 të pandehur, tregues ky në ulje të ndjeshme nga një vit më parë.

Në gjykatë gjithashtu janë dërguar 143 kërkesa për miratim të marrëveshjes së fajësisë në lidhje me 148 të pandehur, shifra këto më të ulta se në vitin 2022.

Ndërkohë, është kërkuar gjykimi i drejtëpërdrejtë për 283 çështje me 286 të pandehur, që krahasuar me vitin 2022, përbëjnë rritje prej 15,51 % të numrit të çështjeve dhe 15,79 % të numrit të të pandehurve për të cilët është kërkuar ky lloj gjykimi.

Gjatë vitit 2023, u dërguan në gjykatë për pushim 4912 çështje. Nga të dhënat rezulton se për 133 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve.

2. Efiçenca në kërkesat për gjykim dhe përfaqësimin e çështjes/akuzës në gjykatë

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 janë dënuar 7254 të pandehur dhe për 199 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm ose për 2,67 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 urdhrat për ekzekutim e vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë (në vijim: vendime) të dënimeve kryesore me burgim, gjobë dhe dënime plotësuese, zënë 35,40 % të totalit të urdhrave për ekzekutim të lëshuara nga prokurori, ndërsa urdhrat për ekzekutim të dënimeve alternative zënë 64,60 % të totalit të urdhrave për ekzekutim të lëshuara nga prokurori. Gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 4627 vendime, ndërsa kanë mbetur pa u ekzekutuar 2093 vendime.

3. Efektiviteti i ndjekjes penale për disa grupvepra penale me tendencë në rritje ose në ulje sipas shtrirjes gjeografike, në vitin 2022

i) Prokurorët në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë vijuar rolin aktiv në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 514 procedimeve penale ku janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar 474 persona të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë publike, kundër jetës dhe kundër autoritetit të shtetit, dhe për vepra penale kundër lirisë së personit, korrupsion, shpërdorim detyre, në fushën e narkotikëve, pastrimi produkteve të veprimtarisë kriminale, trafiqe të paligjshme e vepra të tjera të rënda, duke parandaluar kështu pasoja të mëtejshme për shtetin dhe shtetasit. 

ii)  Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 456 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 2675 pajisje fundore në përdorim të 2492 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

iii) Për veprat penale të korrupsionit në kompetencë lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur dhe 140 procedime me 151 të pandehur janë dërguar për gjykim. Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën duke filluar kryesisht 18 procedime penale, ndaj 16 të filluara në vitin 2022 dhe në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në 31 procedime penale. Ky proces i ka shërbyer  si parandalimit dhe/ose ndërprerjes së mëtejshme të veprimtarisë kriminale, ashtu dhe goditjes/finalizimit me arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 7 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.

Hetimet proaktive kanë bërë të mundur që të sigurohen të dhëna jo vetëm për veprën penale për të cilën është regjistruar procedimi, por edhe për zbulimin në 6 (gjashtë) raste të kryerjes së veprës penale të korrupsionit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje, të parashikuara nga nenet 319, 319/c, 319/ç, dhe 328 të Kodit Penal në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme, që ka mundësuar kryerjen e hetimeve të mëtejshme nga ajo prokurori.

Nga 44 referime/procedime penale të transferuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 32 procedime penale për vepra që lidhen me korrupsionin në nivele të larta ose vepra penale që lidhen me detyrën.

iv) Sa i përket veprave penale në fushën e prodhimit, shitjes dhe kultivimit të narkotikëve, rezulton se pesha specifike që ky grup veprash penale zë për vitin 2023 përkundrejt numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, është 7,28 %, ndërsa për vitin 2022 ka qenë 6 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 ka një rritje prej 13,81 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë grup veprash penale në krahasim me vitin 2022. Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për veprat penale të prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë: Tiranë regjistruar 27 % të numrit total të procedimeve të regjistruara, Lezhë regjistuar 15 % e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, Shkodër 14 %, Fier 10 %, e procedimeve të regjistruara etj, ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve penale të regjistruara për këtë grupvepër është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Sarandë, Gjirokastër,  ku janë regjistruar 2 % e numrit të procedimeve penale në shkallë vendi për këtë grupvepër. Për këtë grup veprash, 77,59 % e kërkesave të prokurorit për masa sigurimi lidhen me caktimin e masave të sigurimit me arrest dhe nga gjykata në 70,37 % të kërkesave është vendosur masë sigurimi me arrest.

v) Referuar të dhënave statistikore, për veprën penale “Dhuna në familje” neni 130/a i Kodit Penal, për vitin 2023 janë regjistruar 1396 procedime penale, me 1078 të pandehur ose me ulje 3,92  % të procedimeve dhe ulje 11,35 %  të pandehurve të regjistruar krahasuar me vitin 2022. Janë dërguar për gjykim 996 procedime me 1048 të pandehur.

Efektiviteti i ndjekjes penale është i lartë në kryerjen e hetimeve dhe ndjekjen për veprën penale të dhunës në familje në vitin 2023, ku evidentohet se çështjet e dërguara në gjyq janë në përqindje shumë më të lartë se ato të pushuara, përkatësisht 71,35 % dërguar gjyqit dhe 21,35 % të pushuara.

Lidhur me ashpërsimin e politikës penale për veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 130/a i Kodit Penal, të dhënat statistikore evidentojnë se kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit për persona që kanë kryer këtë vepër janë të ashpra, ku 89,04 % janë kërkesa për masa sigurimi me arrest me rritje në krahasim me vitin 2022 ku kërkesat për arrest ishin më masën 86,13 %. Kërkesat për caktimin e dënimit, për të pandehurit e akuzuar për këtë vepër penale rezultojnë se 61,82 % e kërkesave janë për caktimin e dënimit me burg dhe 38,18 % e kërkesave janë për caktimin e alternativave të dënimit me burg, shifra përafërsisht të njëjta me vitin 2022.

vi) Në seancën plenare të FATF, zhvilluar në datë 27 tetor 2023 në Paris, është vendosur dalja e Shqipërisë nga lista e juridiksioneve nën monitorim të shtuar, e njohur si “lista gri”. Ky rezultat ka ardhur ndër të tjera nëpërmjet reformave dhe politikave të zbatuara në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe veçanërisht si rezultat i gadishmërisë për bashkëpunim, transparencës së treguar dhe rezultateve tepër pozitive të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm në hetimin e pastrimit të parave. Për këtë Shqipëria nuk do t’i nënshtrohet më monitorimit të shtuar të FATF.

Rezultati i këtyre masave është progresi i evidentuar me rritjen e efektivitetit në hetimet për veprat penale të pastrimit të parave të parashikuara nga nenet 287 e 287/b të Kodit Penal. Të dhënat statistikore të vitit 2023 tregojnë se për veprat penale të parashikuara nga nenet 287 dhe   287/b të Kodit Penal, janë regjistruar 158 procedime penale të reja dhe 15 të pandehur, ndërkohë 14 procedime me 27 të pandehur u dërguan për gjykim dhe 22 të pandehur rezultojnë të dënuar. Në këtë periudhë vetëm për veprën penale të pastrimit të parave sipas nenit 287 të Kodit Penal janë regjistruar 156 procedime të reja me 11 të pandehur, dhe 11 procedime me 16 të pandehur janë dërguar për gjykim.

vii) Sa i përket hetimeve financiare dhe pasurore për sekuestrimin/konfiskimin e pasurisë, në vitin 2023, kuadrin e hetimit dhe ushtrimit të ndjekjes penale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas nenit 287 të K.Penal dhe për vepra të tjera penale të lidhura me to, në zbatim te nenit 36 të Kodit Penal dhe neneve 274 dhe/ose 210, 190 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, mbi kërkesat e prokurorëve gjykatat kanë vendosur: -konfiskime pasurie/aseteve kriminale në kuadrin e 6 çështjeve, numër i njëjtë me vitin 2022 , dhe -sekuestrime pasurie/aseteve kriminale në kuadrin e 24 çështjeve, nga 18 për vitin 2022.

Në zbatim të nenit 3/1 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, në kuadrin e procedimeve/hetimeve pasurore, mbi kërkesat e prokurorëve gjykatat kanë vendosur: -8 konfiskime pasurie/asete kriminale dhe -10 sekuestrime pasurie/asete kriminale nga 7 në vitin 2022.

Në shifra, rezulton se janë sekuestruar rreth 97 prona  të paluajtshme, 16 340 m2 truall, 28 746 m2 arë, 11 llogari bankare në vlerën rreth 2,53 milionë euro dhe 434 milionë lekë, në total rreth 6.87 milionë euro etj. Ndërkohë është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 000 euro.

III. Bashkëpunimi ndërkombëtar

Prokuroria e Përgjithshme ka vijuar ndërveprimin për rritjen e efiçencës në bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore të huaja në fushën penale. Gjatë vitit 2023, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme kanë forcuar më tej intensitetin në fushën e marrëdhënieve juridiksionale. Janë trajtuar 171 praktika ekstradimi nga jashtë drejt Shqipërisë, ndër të cilat janë përfunduar 45 dhe 99 praktika ekstradimi nga Shqipëria për jashtë, ndër të cilat janë përfunduar 48.

Eficiencë e lartë është treguar në ekzekutimin e letërporosive ku në 431 letërporosi nga jashtë drejt Shqipërisë, janë përfunduar 229, ndërkohë që në 491 letërporosi nga Shqipëria drejt vendeve te tjera, janë përfunduar 152. Janë trajtuar 280 urdhër arreste ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet e huaja për shtetasit shqiptarë të cilët nuk mund të ekstradohen për shkak të shtetësisë shqiptare, nga të cilat 125 të përfunduara etj. Impakt në volumin e punës kanë pasur edhe marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara. Marrëveshja ndërmjet Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Shqipërisë si shtesë e Konventës Europiane “Për Ekstradimin” e vitit 1957 e cila me hyrjen në fuqi në mars të vitit 2022 u zbatua menjëherë duke filluar procedurat e  ekstradimit të shtetasve shqiptarë drejt Spanjës. Në tërësi për vitin 2023 rezultojnë 9 praktika ekstradimi drejt Spanjës, nga të cilat 8 janë përfunduar. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut “Për transferimin e personave të dënuar” e ratifikuar me ligjin nr. 125 datë 16.12.2021, hyri në fuqi në datë 05.05.2022. Gjatë vitit 2023 janë paraqitur 38 kërkesa për transferimin e të dënuarve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Prokuroria e Përgjithshme së bashku me Ministrinë e Drejtësisë po bashkëpunojnë ngushtë edhe me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për shmangien e vështirësive që hasen lidhur me këto praktika dhe realizimin me sukses të transferimeve.

Prokurori i Përgjithshëm në cilësinë e përfaqësuesit të autoritetit kompetent[2] ka vijuar zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Eurojust, nëpërmjet veprimtarisë të Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë në Eurojust, prania e të cilës ka vijuar konsolidimin e përvojës dhe kapaciteteve, në drejtim të bashkëpunimit, koordinimit të hetimeve dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit me autoritet gjyqësore të vendeve evropiane dhe të vendeve të rajonit. Referuar të dhënave nga Zyra e Prokurorit Ndërlidhës Shqiptar në Eurojust, për vitin 2023, janë mbështetur nga Eurojust 5 skuadra të përbashkëta hetimore të reja, dhe 17 skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet gjyqësore të huaja, që vijojnë punën e nisur në vitet e mëparshme. Shqipëria ka marrë pjesë në 22 mbledhje koordinuese, si organizuese në 3 prej tyre dhe e ftuar në 19 mbledhje të organizuara nga shtete të tjera. 

IV. Dekriminalizimi

Gjatë vitit 2023, nga Sektori i Dekriminalizimit është ndjekur procesi i verifikimit të thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formular, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, për 155  subjekte. Nga 91  kërkesa të reja, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 77 procese për verifikim të thelluar në zbatim të ligjit nr. 138/2015. Këto procese, sipas organeve kompetente që kanë kërkuar verifikimin e thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formularë nga subjektet, për vitin 2023, ju përkasin, 38  kërkesave të bëra nga Departamenti Administratës Publike dhe  39 të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë vitit  2023 janë përfunduar 85 procese për verifikim të thelluar nga të cilat 29 vendime janë procese të regjistruara gjatë vitit 2023 dhe 56 (pesëdhjetë e gjashtë) vendime janë procese të mbartura nga vitet 2017 - 2022.

Nga rastet për të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit të thelluar në vitin 2023 dhe miratuar rezultati, mbështetur në nenet 69, 74 e 76 të Kodit të Procedurës Penale, për 9 persona, materiali është kaluar për kompetencë në prokuroritë përkatëse, si të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, nga të cilat 4 janë për kërkesat e vitit 2023, 2 (dy) për kërkesat e vitit 2020 dhe 3 (tre) për kërkesat e vitit 2021. Personat që kanë rezultuar të kenë plotësuar formularin e vetëdeklarimit me të dhëna të rreme, ju përkasin kërkesave për verifikim të ardhura si vijon:

8 (tetë) nga Departamenti i Administratës Publike;

1 (një) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

V. Zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe përmirësimi i infrastrukturës për rritjen e eficiencës në prokurori

Në kuadrin e hartës së re gjyqësore, Prokuroria e Përgjithshme mori të gjitha masat e nevojshme administrative në bazë të një sërë aktesh nënligjore të miratuara dhe u arrit që zbatimi i i saj të kryhej me sukses, pas asnjë problem në vijueshmërinë e punës.  Gjatë kësaj faze është u koordinua dhe bashkëpunua  me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Çështja kryesore që mbetet të zgjidhet në kuadër të hartës së re gjyqësore lidhet me infrastrukturën. Nga ana jonë janë planifikuar disa masa që për realizimin e tyre kërkojnë angazhim ndërinstitucional. Ka përfunduar detyra e projektimit nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara.

Pas vënies në dispozicion nga Bashkia Tiranë të një sheshi ndërtimi, do të vijohet me hartimin e projektit, por duhet të zgjidhet çështja e financimit. Për Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është kërkuar Bashkisë Fier marrja në administrim e një godine tjetër pasi godina ekzistuese nuk i plotëson nevojat. Mbetemi në pritje të realizimit të plotë të marrëveshjes ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë për vënien në dispozicion të ambienteve akomoduese shtesë/ndërtesa ekzistuese të cilat më pas do t’i nënshtrohen rikonstruksionit dhe përshtatjes, për prokuroritë dhe gjykatat në rrethet Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës. Edhe pas këtyre masave, problem do të vijojnë të mbeten Prokuroria Durrës dhe ajo Sarandë, ku ambjentet ekzistuese janë të pamjaftueshme nëse do të plotësoheshin organikat.

Problem urgjent që mbetet për t’u zgjidhur është ai që lidhet me arkivat, ku situata po rëndohet së tepërmi. Vlerësoj se ka nevojë për ndërhyrje ligjore si dhe marrjen e masave ndërinstitucionale për  sigurim të infrastrukturës që do të mundësojë ruajtjen e tyre. 

Sa i përket sistemit të menaxhimit të çështjeve, është ngritur grupi i ekspertëve mbështetës për sistemin e qendërzuar të çështjeve për të siguruar mbështetje dhe koordinim sa më efektiv të prokurorisë për realizimin e këtij projekti. Është bashkërenduar puna me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë dhe është hartuar korniza e ndërveprimit të sistemeve të reja të sistemit të drejtësisë (ku përfshihet edhe sistemi CAMS) e cila përfshin ndër të tjera ndërlidhjen e sistemeve elektronike të tyre ndërmjet tyre, por edhe me bazat e të dhënave shtetërore me protokolle informatike, për një komunikim sa më efiçent dhe të sigurtë. Ndërkohë që kemi nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Shqipëri për mbështetjen prej fondeve të BE së sistemit të ri CAMS.

11 MUAJ ME PARE

Verë e nxehtë edhe për drejtësinë? Drejtuesit raportojnë sot në Kuvend, nga Dumani te Çela

"Drejtësi" në Kuvend/ Dumani: Krimi i organizuar shqiptar
altin dumani ne kuvend

TIRANË- Seanca e sotme plenare që do të mbahet në Kuvend, ka në fokus raportimet nga drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Në agjendën e seancës plenare janë të përfshira raportimet e Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, ILD, KLGJ dhe KLP, me praninë e drejtuesve të tyre.

Seanca nis në orën 10:00 me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme, i parashikuar jo më shumë se 20 minuta, për të vijuar me kreun e SPAK, Altin Dumanit me të njëjtën kohë të përcaktuar.

Raportet vjetore do të vijojnë më tej të paraqiten edhe nga ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë.

Raportimi i tyre në Kuvend vjen në një kohë kur drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme dhe është vënë në qendër edhe të sulmeve politike.

Pas raportimeve nga drejtuesit e organeve të drejtësisë, diskutimet e deputetëve do të përqëndrohen në problemet e zonave që përfaqësojnë, pasi janë kthyer nga java e gjelbërt ku duhet të kishin dëgjuar problemet e zgjedhësve./ZËRI

Poll

MOS HUMB