LIVE UPDATES

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me urdhër mbrojtjeje, 5 m distancë me njëri-tjetrin

➤ Elia Zaharia dhe Princ Leka II nuk mund t'i afrohen njëri-tjetrit. ➤ Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur sot që të dy duhet të qëndrojnë 5 metër larg njëri-tjetrit. ➤ Të bijën, Geraldinën, Princi do ta takojë vetëm në praninë e dados. ➤ Nga gjyqi i sotëm, i vetmi që nuk u pajis me mbrojtje nga Gjykata ishte Gjergj Zaharia, i ati i aktores së njohur. ➤ Të dy shkuan sot në gjyq, që prej orës 10.00, ndërkohë që Princ Leka II mungoi duke u përfaqësuar nga avokati i tij. ➤ Sipas raportimeve, ai ndodhet në spital duke u kuruar nga plagët që pretendon se ia ka shkaktuar ish-vjehrri i tij. ➤ Ndërkohë që çështja vazhdon të jetë "e nxehtë' dhe ka shkaktuar shumë reagime. ➤ Sot, publikisht kanë dalë miqtë e tashmë ish-çiftit. ➤ Miku i Princit, Andi Llabuti tha se mes tyre kishte prej kohësh krisje në marrëdhënie, ndërsa shoqja e Elias, Luli Bitri dha më shumë detaje lidhur me gjendjen emocionale të aktores. ➤ Po ashtu, përveç tyre, ka pasur edhe reagime të tjera. ➤ Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Për këtë çështje është ngarkuar me detyrë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Tjetër VERSION i sherrit: Princ Leka u revoltua pasi gjeti dollapet hapur

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Princ Leka dhe Ekrem Spahia

TIRANË- Sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharias ka shkaktuar shumë bujë në opinioni publik, sidomos pas pamjeve të dhunës të publikuara në rrjet. Një tjetër version i ri konfliktit është dhënë nga ish-kryetari i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia i cili ka deklaruar se është në djeni se çfarë çoi deri në dhunë fizike. 

Ai rrëfeu se gjithçka nisi pasi Princi Leka vuri re se në ndërtesën mbretërore, të cilën ia ka lënë familjes Zaharia, vuri re se ishin hapur disa dollape, pasi kishte shkuar për të takuar vajzën. Ai tha në emisionin “Breaking” në Top News, se në një pallat mbretëror, brenda dollapëve ka sende të çmuara dhe me vlerë, ndaj Princi u revoltua dhe kërkoi të komunikojë me babain e Elias. Në këtë moment nisi edhe konfrontimi fizik.

Deklarata e Ekrem Spahias: Princi rrezaton mirësi. Ai ka shkuar të takojë princeshën Geraldina në katin e dytë. U ka lënë edhe shtëpinë, ka disa muaj që është larguar nga rezidenca pikërisht për të shmangur këto probleme. Në momentin që ka shkuar i ka parë hapur dollapet, ka thënë “pse janë hapur këto?”. Rezidenca është një familje që ka edhe muze, ato janë me vlera, janë relike të çmuara. Ai s’ka marrë asnjë, shtëpia e tij është. Në momentin që është takuar me vajzën, vajza i ka thënë se gjyshi më ka thënë “këtë, këtë”, fjalë që unë nuk mund t’i them sot në studio. Në këtë moment ai ka thirrur, dhe ka nisur konfrontimi, i ka thënë nuk do dal unë, por do dalësh ti jashtë.

Dëshira jonë ishte që Princi të vazhdonte traditën duke u martuar me një vazjë nga familje mbretërore. Nuk u bë e mundur. Ne menduam për nja dy vajza të mira nga familje të larta të Kosovës. Megjithatë ai zgjodhi dëshirat e tij dhe u martua me vajzën që mendonte se ishte mirë. Erdhi një moment, Princi është një njeri që, pavarësisht se unë kam ato bindje, ai është një njeri i mirëarsimuar, i kulturuar, i qytetëruar, që nuk mund të thotë një fjalë të keqe.

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri në 5 mars 2024. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Sherri mes Princit dhe Elias, Policia kërkon të sekuestrojë pamjet e sigurisë së Pallatit Mbretëror

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË-Teksa çifti mbretëror pas publikimit të videos së përplasjes fizike të një dite më parë mes Princit Leka dhe bashkëshortes së tij në proces divorci, po përballen sot në Gjykatën e Tiranës, Policia ka kërkuar pamjet e sigurisë së Pallatit Mbretëror.

Një inspektor i komisariatit nr.1 në Tiranë ka dorëzuar një shkresë zyrtare pranë Pallatit Mbretëror, ku njoftonte se grupi hetimor kërkon të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë. Grupi hetimor kërkon pamjet për të hedhur më tepër dritë për konfliktin fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë pasditen e 5 marsit.

Ndërkohë një ditë më parë Oborri Mbretëror hodhi akuza ndaj Policisë, ku pretendon se pamjet e dhunës në Pallatin Mbretëror janë shpërndarë nga autoritetet. Nga ana tjetër Policia me një njoftim zyrtar mohoi akuzat dhe deklaroi se po punohet për të zbardhur se kush i ka publikuar pamjet e dhunës, të filmuara nga vetë Princ Leka. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet për dhunë në familje.

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri në 5 mars 2024. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

VD- Elia Zaharia me lot në sy, i ati pret vendimin në gjykatë me duar në kokë

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Elia Zaharia

TIRANË- Dalin pamjet nga brenda Gjykatës së Tiranës të aktores Elia Zaharia dhe të atit të saj, Gjergjit. Në videot e siguruara nga ZËRI, Elia shfaqet në Gjykatë, me lot në sy, ndërsa në duar mban një kafe. Por, teksa aktorja ishte në sallë, jashtë e priste i ati, i cili është kapur duke qëndruar i ulur dhe me duar në kokë.

Në fund, pas thuajse 4 orësh diskutime në sallë, gjyqtari Artan Haradinja ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje nga të dy palët, si nga Elia, ashtue edhe nga Princi Leka II.

Trupa gjykuese shqyrtoi sot 3 kërkesa të depozituara për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të aktores, Gjergj Zaharia. Por ishte vetëm ky i fundit që nuk mori mbrojtje. Gjykata vendosi që çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri, e po ashtu, vajzën Leka do ta takojë vetëm në prezencë të dados së saj. Por teksa Elia dhe i ati shkuan vetë në Gjykatë, Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Ky i fundit pretendon se klienti i tij ndodhet në spital, ku po merr mjekim ndaj plagëve të marra.

Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Për këtë çështje është ngarkuar me detyrë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./ZËRI

1 VITE ME PARE

Të dy bashkë në Gjykatë! Elia dhe i ati dalin para togave të zeza, Princi mungon

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Elia Zaharia dhe i ati në Gjykatë

TIRANË- Elia Zaharia dhe i ati, Gjergji, janë fotografuar sot teksa po dilnin nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku aktorja dhe ish-bashkëshorti i saj, Princ Leka II, të dy u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Siç edhe duket se nga fotoja e mëposhtme, Elia dhe i ati janë të shoqëruar nga avokatja e tyre, e cila u bëri mbrojtjen në gjyqin që zgjati më shumë se 4 orë.

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Elia Zaharia dhe i ati në Gjykatë

Trupa gjykuese shqyrtoi sot 3 kërkesa të depozituara për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të aktores, Gjergj Zaharia. Por ishte vetëm ky i fundit që nuk mori mbrojtje. Gjykata vendosi që çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri, e po ashtu, vajzën Leka do ta takojë vetëm në prezencë të dados së saj. Por teksa Elia dhe i ati shkuan vetë në Gjykatë, Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Ky i fundit pretendon se klienti i tij ndodhet në spital, ku po merr mjekim ndaj plagëve të marra.

Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Për këtë çështje është ngarkuar me detyrë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dhuna mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë/ Dailymail jehonë çiftit mbretëror

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Rasti i dhunës në Pallatin Mbretëror ka tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit shqiptar dhe jo vetëm. Mediat britanike i kanë dhënë vëmendje situatës ku Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri në 5 mars 2024. Dailymail i ka kushtuar një artikull çiftit mbretëror shqiptar nga ceremonia e famshme e martesës tek divorci e deri tek dhuna mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

'Princi i kurorës së Shqipërisë Leka pretendon se gruaja e tij Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e sulmuan atë me 'objekte të forta', ndërsa video e treshes duke u përleshur u publikua në mediat sociale, mes divorcit të çiftit"-me këtë titull e hap shkrimin Dailymail, duke vazhduar më tej me deklaratën e Oborrit Mbretëror.

Gjithashtu 'MailOnline' ka kontaktuar oborrin mbretëror shqiptar për koment në lidhje me situatën e çiftit si dhe divorcin e tyre, por nuk morën një përgjigje. Në një deklaratë të ardhur nga një zëdhënës në Oborrin Mbretëror u tha se princi nuk do të ofronte asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment dhe kërkoi që "të respektohet e drejta e tij për privatësi në lidhje me këtë çështje".

Por gjërat nuk mbetën aq private as në periudhën e divorcit duke u thelluar më shumë tashmë, pasi edhe pse videot e dhunës janë dorëzuar vetëm në komisariat nga Princi Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, këto materiale së bashku me deklaratën kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media.

ARTIKULLI I PLOTË:

Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Polikron Zaharia, 73 vjeç.

Kjo vjen dy muaj pasi dyshja, e cila ka një vajzë trevjeçare, Princeshën Geraldin, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte 'humbur funksionin e tij'. Pallati lëshoi ​​një deklaratë pasi një video e sherrit u shfaq në internet dhe pretendonte se Leka ishte ‘sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-gruaja dhe ish-vjehrri i tij’ dhe ia kishte dorëzuar videon policisë si provë. Elia theu heshtjen e saj për konfliktin e ‘tmerrshëm’ të mërkurën dhe pretendoi se përfshirja e saj në sherr ishte thjesht përpjekja e saj për ta ndaluar atë, sipas Albanian Daily News.

Nëna e një fëmije pohoi se u kthye në shtëpi për të parë se Princi Leka po grindet me babain e saj 73-vjeçar.

“Është një situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh Lekën duke tentuar të dhunojë babain tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë fare me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloja. Unë jam duke ndjekur rrugën gjyqësore për gjithçka”, shtoi ajo.

Gjykata mbretërore shqiptare lëshoi ​​në mënyrë të ngjashme një deklaratë në lidhje me konfliktin përmes kanaleve të mediave sociale dhe akuzoi policinë për nxjerrjen e pamjeve. 

Në deklaratë thuhej: “Princi Leka pasditen e 5 marsit u sulmua fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot janë dorëzuar vetëm në komisariat nga Princi Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij. Por pavarësisht se janë konsideruar sekret, këto materiale së bashku me deklaratën kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media duke transmetuar imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje të dhunshme.

“Gjykata Mbretërore shpreh thellësisht zhgënjimin me institucionet e zbatimit të ligjit që ne dyshojmë se kanë shkelur të drejtën e anonimitetit duke shpërndarë video të palëve të treta. Oborri Mbretëror kërkon edhe ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe mediat”.

MailOnline ka kontaktuar oborrin mbretëror shqiptar për koment.

Kjo vjen pasi ish-çifti, i cili u martua në vitin 2016, deklaroi ndarjen e tyre përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në  Instagram. Pavarësisht se ishte pretendues për një fron tashmë të zhdukur pas shpërbërjes së monarkisë shqiptare në vitin 1943, princi dhe gruaja e tij magjepsëse kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur u martuan tetë vjet më parë.

Ceremonia luksoze u ndoq nga më shumë se 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, duke përfshirë Princin Michael të Kentit - i cili është kushëriri i dytë i mbretit Charles.Në një deklaratë përkthimi, një zëdhënës pohoi se Princesha Geraldine mbeti në qendër të vëmendjes së prindërve të saj, ndërsa gjithashtu iu lut 'dashamirësve' që të respektojnë privatësinë e familjes. 

Në mesazh thuhej: “Përshëndetje miq dhe dashamirës, ​​me anë të këtij postimi ju njoftoj zyrtarisht se Princi Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord për t'i dhënë fund martesës së tyre. Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, ata e panë rrugën për zgjidhjen e saj me pëlqim reciprok duke nisur procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit në institucionin e familjes, Princi Leka beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vazhdimësinë e saj, e cila do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e Princeshës Geraldin!!! Mirëqenia e saj shpirtërore dhe fizike e vajzës do të mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, e përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën."

Deklarata gjithashtu tha se princi nuk do të ofronte asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment - dhe kërkoi që "të respektohet e drejta e tij për privatësi në lidhje me këtë çështje".

Çifti, i cili u martua në vitin 2016 në dasmën e dytë mbretërore të kombit europian dhe të parën që nga fundi i komunizmit, mirëpritën vajzën e tyre në vitin 2020 në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Ata e quajtën vajzën e tyre Geraldine - një nderim domethënës për stërgjyshen e vogëlushit, Mbretëresha Geraldinë, e cila vdiq më 22 tetor 2002, 18 vjet para lindjes së adashit të saj.

Mbretëresha Geraldinë ishte e martuar me Mbretin Zog I, i cili ishte monarku i parë i Shqipërisë pasi fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, por u largua nga atdheu i tij në 1939 kur fashistët e Italisë pushtuan shtetin ballkanik. Pavarësisht se monarkia ishte shpërbërë, djali i Zogut Mbreti Leka I mbeti kreu i Shtëpisë së Zogut dhe pretendues i fronit deri në vdekjen e tij në 2011 dhe u pasua nga djali i tij i vetëm, Leka II. Princi i Kurorës, i cili ndoqi Kolegjin Ushtarak Mbretëror Sandhurst dhe ka punuar si këshilltar i presidentit të Shqipërisë, mori babain e tij si kreu i Shtëpisë së Zogut dhe Mbret titullar i Shqiptarëve.

Duke qenë se Leka II aktualisht nuk ka djem, trashëgimtari i tij aktual është supozuar se është Skënder Zogu, kushëriri i tij i parë dikur i hequr. Leka II dhe Elia, të cilët u fejuan në Paris në vitin 2010, kryesuan edhe Fondacionin Mbretëresha Geraldinë. Princi ka punuar edhe si këshilltar në Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Presidentit Shqiptar, ndërsa princesha punon në Teatrin Kombëtar Shqiptar.

Familja mbretërore e Shqipërisë u dëbua nga vendi në vitin 1939 pasi u pushtua nga fashistët italianë. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët morën vendin, Mbreti Zog dhe familja e tij u konsideruan tradhtarë dhe u zhveshën plotësisht nga pushteti dhe u hoqën nga librat e historisë. Pas mërgimit të tyre, familja mbretërore shqiptare kaloi kohë në Greqi dhe Turqi përpara se të vendosej në Angli, ku banuan për një kohë të shkurtër në The Ritz në Londër. Mbreti Zog dhe familja e tij më pas u shpërngulën në Egjipt përpara se monarku të kalonte pjesën e mbetur të jetës së tij në Francë.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Urdhër mbrojtjeje të dyve! Elia dhe Princ Leka II duhet të qëndrojnë 5 metër larg njëri-tjetrit

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Elia Zaharia dhe Princ Leka II

TIRANË- Elia Zaharia dhe Princi Leka II janë pajisur me urdhër mbrojtje. Për dy ish-bashkëshortët, Elian dhe Princin është aprovuar kërkesa për mbrojtje, kështu që të dy duhet që të qëndrojnë jo më pak se 5 metra larg njëri-tjetrit. Si pasojë e këtij kufizimi, Leka do të takohet me të bijën, vetëm kur të jetë në prani të dados së saj. 

Sot, për herë të parë, Elia Zaharia u shfaq në dyert e Gjykatës së Tiranës, ku u shqyrtuan kërkesat për urdhër mbrojtjeje ndaj aktores së njohur dhe ish-bashkëshortit të saj, Princ Leka II. Në seancën e nisur sot që në orën 10.00 të mëngjesit, Elia shkoi e vetme për t'u përballur me drejtësinë. Trupa gjykuese e Gjykatës Civile të Tiranës shqyrtoi 3 kërkesa për urdhër mbrojtjeje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Mirëpo në seancën e sotme, pjesëmarrës ishin vetëm Elia dhe i ati, Gjergji, ndërsa Princi zgjodhi që të mos merrte pjesë për arsye që ende nuk dihen. Në seancë ai u përfaqësua nga avokati i tij./ZËRI

1 VITE ME PARE

“Sapo ma nisi Princ Leka”, kush e shpërndau në të vërtetë videon e dhunës në oborrin mbretëror

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Princ Leka dhe Elia Zaharia

TIRANË- Ditën e djeshme lajmi që Princ Leka dhe Elia Zaharia ishin përplasur fizikisht mes tyre, bëri xhiron e mediave, ndërsa kulmi do të arrinte në momentin e publikimit të videos së momentit. Videoja qartësisht dukej që ishte bërë nga vetë Princ Leka, ndërkohë që gjendja e Elias ishte shumë e rënduar psikologjikisht.

Teksa prokuroria dhe policia janë duke u përplasur mes tyre se kush e nxori videon, pas reagimit të oborrit mbretëror, që akuzonte për rrjedhje provash, duket se pamjet në fjalë janë shpërndarë nga vetë Leka.

Një profil me rreth 5 mijë friends në Instagram, pranon që videon në fjalë ia ka dërguar Princ Leka, ndërsa Elia Zaharian e përshkruan si një person që bën drama, dhe të dhunshme.

Profili me emrin “El Kod”, me 4939 miq, e ka publikuar videon 20 orë më parë, duke bërë edhe përshkrimin: “Sapo ma nisi princ Leka. Nuk paska patur aspak faj. Zonja Drama e paska renduar shume”.

"El Kod" e ka publikuar videon pak minuta pasi në media doli lajmi për dhunën mes Elias dhe Lekës dhe kërkesën për “Urdhër Mbrojtje”.

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Profili qe ka shperndare videon

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot nisjen e hetimeve për rastin e “dhunës në familje” të denoncuar nga princ Leka Zogu ndaj ish-vjehrrit Gjergji Zaharia dhe ish-gruas Elia Zaharia.

Gjithashtu prokuroria ka njoftuar se do të hetojë edhe lidhur me videon e konfliktit, e cila u publikua në media ditën e djeshme, ku shfaqet Elia Zaharia dhe princ Leka. /ZËRI 

1 VITE ME PARE

Aktorja e njohur i del në krah Elia Zaharias: U kujdese për Princin edhe kur të tradhëtoi

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Elia Zaharia dhe Luli Bitri

TIRANË- Aktorja e njohur Luli Bitri i ka dalë në mbrojtje mikes së saj, Princeshës së Shqipërisë, Elia Zaharia. Pas skandalit më të fundit të familjes mbretërore, Luli Bitri zbulon detaje të tjera nga familja mbretërore duke u shprehur se mikesha e saj kurrë nuk e ka baltosur figurën e princit, edhe kur mësoi tradhtinë e tij. Po ashtu, ajo ka zbuluar edhe dhimbjen e aktores, pas tradhëtisë së Princit, dhe ndihmën që ajo ka marrë nga i ati Gjergj Zaharia, i cili gjithashtu pretendon se është dhunuar nga Princ Leka II.

Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen……! Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë. Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur… që u shty drejt një tjetre. Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash..! Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen….! Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe! Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës…! Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi…! Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare! Për babain tim do e ktheja botën përmbys! Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë!,”- shkruan Luli Bitri.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Nuk i shihja kurrë me vajzën'/ Ish-fotografi i Princit: S'kishin kimi, krisja ka ardhur 3 vite më parë

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me
Andi Llabuti

TIRANË- Andi Llabuti, gazetar dhe mik i princ Leka Zogut ka folur për skandalin më të fundit të familjes mbretërore. Qëndrimin e tij e nisi me një deklaratë "bombë" duke u shprehur se prej kohësh çifti mbretëror kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin. Në një intervistë për “Good Morning Albanians”, ai tha se ai i ka njohur si çift që prej 2016, por shtoi se mes tyre nuk ka pasur kurrë kimi. 

Që në 2016 i njoh. Ata kanë qenë shumë të ftohtë ndaj njëri-tjetrit. Nuk ka pasur kimi mes tyre. Unë nuk mund t’ia thoja dot. Nuk mund të isha shkaktari i një indicie të vogël”, tha Llabuti i cili ka punuar edhe si fotograf në pallatin mbretëror. Ai tha se pavarësisht se mes tyre nuk ka pasur kurrë krimi, krisja mes çiftit ka ndodhur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës së tyre, Geraldinë. Krisja në çiftin mbretëror, ka gati tre vite. Gati fiks pas lindjes së vajzës. Kjo të lë të dyshosh pse pikërisht pas lindjes së vajzës. Nuk mund ti shikoja asnjëherë të dy bashkë apo të tre bashkë me vajzën. Mundoheshim të mbulonim ato “bëmat” e brendshme. Thoshim Elia është në këtë aktivitet, princi është në këtë aktivitet. Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët. Duke e njohur princin prej shumë kohësh, sado ai përpiqej të jepte ngrohtësi, e tradhtonte fytyra,”-tha ai.

Por po ashtu, ai tha se krisja më e madhe mes çiftit ka ndodhur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës së tyre, Geraldinë.

“Krisja në çiftin mbretëror, ka gati tre vite. Gati fiks pas lindjes së vajzës. Kjo të lë të dyshosh pse pikërisht pas lindjes së vajzës. Nuk mund ti shikoja asnjëherë të dy bashkë apo të tre bashkë me vajzën. Mundoheshim të mbulonim ato “bëmat” e brendshme. Thoshim Elia është në këtë aktivitet, princi është në këtë aktivitet. Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët. Duke e njohur princin prej shumë kohësh, sado ai përpiqej të jepte ngrohtësi, e tradhtonte fytyra,”-shtoi në fjalën e tij ai.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Sulmi ndaj Princ Lekës nga ish-gruaja dhe ish-vjehrri, Prokuroria nis hetimet për dhunë në familje

Elia në Gjykatë, Princ Leka II në spital/ Të dy me

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas denoncimit të dorëzuar nga Princi Leka II për dhunë në familje. Në njoftimin e bërë me dije nga vetë Prokuroria, sqarohet se videoja që është depozituar si provë, nuk është hapur ende nga ana e hetuesëve. Ndaj nuk ka dalë nga ana e Prokurorisë. Ndaj është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të hetuar se nga kush doli videoja.

Njoftimi i Prokurorisë

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës. Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale. Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse.

Poll

MOS HUMB