Vetëvrasja e Pal Trashajt/ Shehaj i drejtohet Sejkos: A keni sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?

TIRANË-Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ka përmendur sërish rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Shehaj kishte radhën të drejtonte pyetjet për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Pas kërkesës së vazhdueshme nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, që Shehaj të kalonte te pyetja, ky i fundit iu drejtua guvernatorit me pyetjen: "Ju keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?"
Pyetja e tij erdhi pas fjalës së guvernatorit të BSH, i cili shprehu ngushëllimet për të ndjerin, Pal Trashaj. Shehaj ka marrë vërejtje nga Felaj, dhe më pas iu hoq dhe e drejta e fjalës, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe me tone të larta ndërhyte në fjalën e Sejkos. Kështu deputeti nuk arriti të merrte një përgjigje për pyetjen e tij./ZËRI
Qytetari u vetëvra në dyert e SPAK, Sejko: Keqardhje, por kredinë s'e kishte paguar!

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka reagur për herë të parë nga Kuveni mbi vetëvrasjen e Pal Trashajt. Sejko deklaroi se ndjeu dhimje për ngjarjen dhe shprehu ngushëllime për familjen. Gjatë fjalës së tij ai tregoi situatën ku ndodhej i ndjeri duke sqaruar se nuk kishte paguar kredinë. Në fund të fjalës guvernatori hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se i duket pa lidhje që akuzohet dhe nuk është përgjegjës.
Sejko: Është një manipulim nuk janë 100 mijë shqiptar. Ne patjetër jemi interesuar lidhur me kredinë e të ndjerit, kemi ndjerë një dhimbje të madhe jo vetëm unë kushdo këtu. I shpreh ngushëllime edhe familjes. Unë kam patur vetë një humbje dhe kur politika e përdorte ndihesha keq. Kemi bërë verifikimin e rastit. Po ai ka marrë një kredi në NOA dhe ka patur vonesë në pagesa. Klienti ka premtuar herë pas here që do paguante por nuk e kishte bërë dhe NOA ka kërkuar të merren masa. Por ka patur penalitetet të mbledhura në 6 vite. Nuk i është marrë asnjë pasuri të ndjerit, ka patur vetëm sekuestro preventive nga Gjykata e Lezhës. Duhët të jemi të qartë kur shikojmë përgjegjësinë. Të akuzosh Gurvenatorin për një gjë të tillë më duket pa lidhje.
Pal Trashaj ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. /ZËRI
Sejko i pasigurtë: Kemi bërë studim serioz, por nuk e di a do ketë 'fluskë' në sektorin e ndërtimit

TIRANË-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin e BSH për vitin 2023. Më tej ai u pyet nga deputetët në lidhje me mikrokreditë si dhe kreditë jepen nga bankat për individët dhe bizneset. Ndër të tjera Sejko u ndal dhe te bujqësia dhe pronat, ku spikati sektorin e ndërtimit por nuk ishte shumë i qartë në lidhje me të. Guvernatori u shpreh se ky sektor është i veçantë dhe banka kryen një analizë serioze, por më tej nuk dinte të shprehej në shifra, ose të raportonte qartë nëse do ketë apo jo një 'flluskë' në sektorin e ndërtimin.
Sejko: Kemi reaguar dhe kemi ulur normën e interesit, nuk i kemi hedhur benzinë zjarrit. Është transpetuar gjithmonë. Sa i përket sektorit të bujqësisë ka rëndësi të veçantë rritja është 14% mbi bazë vjetore. Ka ecuri të mirë, kryesit drejt agro turizmit. Ka luhatje në valutë, hyrjet nga turizimi dhe investimet e huaja me shifra të larta, argumenton ndryshimin e kursit të këmbimit. Ne kemi shifra rritja e kreditimit është si për individët ashtu dhe për bizneset, edhe sektori i ndërtimit është mbështetur në kredi. Lidhet me qëndra biznesi dhe kë të bëjë prona, është e ngatrruar. BSH bën një studim dhe analizë serioze sa i përket çmimit në sektorin e ndërtimit, por nuk kemi informacion të mjaftueshëm, nuk mund të japë një shifër të saktë, se di a do ketë flluskë në sektorin e ndërtimin.
DEBATI- Braçe akuzon Bardhin: Miratove ligjin për përmbaruesit, demokrati sherr me Felajn: Burri yt ma dha dosjen e Sejkos
TIRANË-Kuvendi u përfshi në debat pas pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili shtroi pyetjet e tij në lidhje me MCA, për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Pyetjet e tij iu referuan një relacioni nga Prokuroria, por sipas deputetit Erion Braçe pyetjet e tij ishin në nocion hetimor. Braçe akuzoi Bardhin se ishte ai që miratoi ligjin e përmbaruesve dhe kërkoi që kush ka lidhje me këtë çështje të largohet nga seanca.
Bardhi u përgjigj se nuk ka nevojë për avokati guvernatori dhe thjesh iu referua relacionit. Në debat ndërhyri dhe nënkryetarja e Kuvendi Ermonela Felaj, e cila iu kundërpërgjigj demokratit se relacioni nuk është provë. Diskutimi u përshkallëzua mes Felajt dhe Bardhit, ku ky i fundit i përmendi edhe bashkëshortin nënkryetares së Kuvendit, duke i thënë se ishte ai që ja dha dosjen e guvernatorit Gent Sejkos.
Debati:
Braçe: Kam një pyetje, ka kohë për paraqitjen e pyetjeve apo është palimit koha? Në qoftë se unë kam pyetje që shkojnë dhe një orë unë mund t'i bëj? S'ka problem në këtë aspekt apo jo? Do të doja shumë që kjo seancë të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e para dhe e dyta në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Po sjell te Kushtetuta për të sjell në vëmendje parimin e qartë të prezumimit të pafajësisë dhe për të sjellë në vëmendje se prokuroria edhe në një proces të qartë gjyqësor është palë, nuk është thelbi i së vërtetës. Në këtë pikë do të doja që kjo seancë të mos kthehej në një proces hetimor. Po ju kujtoj se në respekt të rregullores është thjeshtë seancë e raportimit të Guveratorit para Parlamentit dhe ka një procedurë të qartë të shkruar në rregullore për këtë. E treta që kam, kërkova që kjo seancë të zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe kodin e etikës, cilido që në këtë sallë është në konflikt interesi, jo me Bankën e Shqipërisë, por me faktorë të tjerë jashtë kësaj salle, kokretisht me një bandë përmbaruesish që në një akt tjetër, përpara një prokurori tjetër është përpara përgjegjësisë sot që flasim, të dali jashtë nga kjo sallë dhe të mos i marrë kohë deputetëve. Injorantët janë të identifikueshëm lehtësisht.
Felaj: Solla në vemendje rregulloren, kodin e sjelljes dhe etikës dhe veçova konfliktin e interesit. Të respektohet fjala e guvernatorit, nuk vendosim rregulla të reja. Në 28 qershor 2017 kur keni qenë ministër teknik njerëz të partisë suaj ju kanë akuzuar publikisht. Keni nxjerrë një vendim për të cilin njerëz të partisë suaj ju kanë akuzar publikisht. Ju kanë akuzuar se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat.
Bardhi: Nuk kisha kërkesë proçedurale.
Felaj: Braçe kërkoi të respektohen rregullat ju lexuat relacionin, nuk bën relacion prokurori. I mbaruat pyetjet , ku e keni merakun. Bardhi njerëz të partisë suaj ju kanë akuzuar publikisht, ju jeni miratuar ligjin.
Bardhi: Ty të kanë akuzuar se të kanë marrë bandat... peng e s’po themi gjë. Ka dy banda banën e përmbaruesve dhe bankën e Shqipërisë, keni marrë përsipër ti mbroni të dyja bandat...
Felaj: Mos u fusni në gjëra të tjera se do dilni keq. Ju ftoj të uleni se nuk po flisni për procedurë. Ju smund tju pëlqej guvernatori po duhet të raportojë
Bardhi: Nuk kam lidhje me guvernatorin, në respekt të pavarësisë nuk bëra koment personal po iu referova Prokurorisë së Shtetit.
Felaj: Nuk është provë relacioni. Nuk është asgjë
Bardhi: Isha i kujdesshëm, dyshime ka dyshime, prandaj është ai këtu nuk ka nevojë guvernatori avokatinë e asnjë aleance.
Felaj: S’ka nevojë për avokati. Këtu ka nevojë për një alert që të bjerë në dorën tënde. Jua thash vlefshmërinë e atij dokumentin, nuk është provë që ju ta tirrni kaq gjatë. Këtu të ngrihet një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.
Bardhi: po na tregon dorën se në dorën e kujt do bjerë. Burri jot ma dha a punon burri jot prokuror, ai ma dha dosjen e guvernatorit të BSH
Ç'do bëhet me kreditë e këqija? Sejko: Po takohem me ministrin e Drejtësisë, pikat e ligjit që duam të ndryshojmë

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë me dije masat që po ndërmerr për institucionet e dhënive të kredive të këqija. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Sejko tha se ka nisur takimet me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për të bërë ndryshime në ligj për të mbrojtur konsumatorët, pra në këtë rast qytetarët huamarrës. Por sqaroi se plani pritet që të prezantohet në shtator.
"Ne duhet të shohim se çfarë do të ndryshojmë ne; ndryshimin e ligjit për normat e interesit dhe penalitetit; bërjen e një ligji të veçantë për mbrojtjen e konsumatorit. Po bashkëpunojmë për Bankën Botërore Kjo rregullore do të miratohet në shtator. Do të rriten kërkesat për kredidhënie, por do të bëjë një "scoring" për vlerësimin e klientëve që mund të marrin kredi,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij, Sejko.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
Nëse ne do të duhet që të ndihmojmë qytetarët duhet të shohim Kodin Civil ose ligjin e përmbaruesëve për të ndihmuar qytetatët. Unë po bashkëpunoj me Ministrinë e Drejtësisë. Pak ditë më parë u takova me ministrin e Drejtësisë për të bërë një plan pune për t'ju adresuar procesit në vijimsinë e këtij procesi. Duhet parë nga organet ligjore nëse janë bërë shkelje dhe vjedhje, ato do mbajnë përgjegjësi ligjore; apo nëse kanë vepruar brenda hapësirave ligjore. Ne duhet të shohim se çfarë do të ndryshojmë ne; ndryshimin e ligjit për normat e interesit dhe penalitetit; bërjen e një ligji të veçantë për mbrojtjen e konsumatorit. Po bashkëpunojmë për Bankën Botërore Kjo rregullore do të miratohet në shtator. Do të rriten kërkesat për kredidhënie, por do të bëjë një "scoring" për vlerësimin e klientëve që mund të marrin kredi. BSH i ka marrë masat në mënyrë të përshkallëzuar. Nuk ka pasur një kufizim për normën e interesit në vonesë. Ne duke parë problemin. Ne nuk jemi magjistarë që të parashikojmë se çfarë do të ndodhi. Këto janë probleme të reja që ndodhin për herë të parë ën Shqipëri. Ka një rregullore të re që kufizon normën e interesit. Penaliteti shkonte pafund, vumë një kufizim që penaliteti nuk shkon në 30% të principalit. Pavarësisht se nuk janë ligjore, institucionet e mikrokredisë i kanë respektuar. Janë procese rregullative teknike. Pra janë marrë masa. BSH nuk ka tagër ligjor për proceset gjyqësore. Dijeni për marrjen e pronave ka të bëjë me proceset përmbarimore. Ne nuk ndërhyjmë dot. Të gjitha ishin me vendim Gjykate./ZËRI
Dosja në SPAK/ Gent Sejko "kalon topin" për kreditë e këqija: Unë jam guvernator, vendimet i kam marrë sipas propozimeve

TIRANË- Tani që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin për institucionet që japin kredi të këqija, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u kujdes që të jepte një mesazh. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Sejko u shpreh se ai ka postin e guvernatorit, e deri më tani ka aprovuar gjithë rekomandimet që i janë bërë nga instancat e tjera të BSH-së. Pra, me pak fjalë po delegon përgjegjësinë e tij në hallkat e tjera të Bankës së Shqipërisë.
"Ka një keqkuptim nga Prokuroria e Tiranës, e ka çuar dosjen në SPAK. Ne jemi të hapur për t'u sqaruar shkresat dokumentat e Këshillit Mbikqyrës. Dua t'ju sqaroj edhe një gjë: në rolin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë vendimarrja kur vjen tek unë i ka kaluar të gjitha hallkat e tjera të Bankës së Shqipërisë. Nuk është guvernatori as inspektor, as drejtor, as rregullator por kryetar i Këshillit Mbikqyrës. E gjithë vendimmarrja ka qenë në bazë të propozimeve të departamenteve të Bankës së Shqipërisë,"- tha Gent Sejko./ZËRI
"Grup i strukturuar kriminal"/ Sejko gjykon Prokurorinë e Tiranës: Është keqkuptuar funksioni dhe roli i BSH

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në përgjigjet që i dha deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka gjykuar Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit sipas tij, në dosjet që ka nisur të hetojë ka keqkuptuar rolin dhe funksionin e Bankës së Shqipërisë, duke pretenduar se akuzat e ngritura ndaj tij dhe institucionit që ai drejton, nuk qëndrojnë.
"Materiali i Prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e Bankës së Shqipërisë. Unë e kam theksuar në një konferencë për shtyp. Është keqkuptuar funksioni dhe roli i Bankës së Shqipërisë. Janë të përcaktuara në ligj dhe në rregullore. Tani do iu kthej përgjigje. Niveli i kredive me probleme, ka qenë shumë alarmant. Unë sapo u emërova dhe FMN më kërkoi që të pastroja bilancin e bankave nga këto kredi pasi cënohej stabiliteti financiar. Pra ishte realisht një çështje e sigurisë kombëtare,"-tha në fjalën e tij Sejko.
PJESË NGA FJALA E SEJKOS:
Mirë është që të sqaroj edhe njëherë qëndrimet e mia. Materiali i Prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e Bankës së Shqipërisë. Unë e kam theksuar në një konferencë për shtyp. Është keqkuptuar funksioni dhe roli i Bankës së Shqipërisë. Janë të përcaktuara në ligj dhe në rregullore. Tani do iu kthej përgjigje. Niveli i kredive me probleme, ka qenë shumë alarmant. Unë sapo u emërova dhe FMN më kërkoi që të pastroja bilancin e bankave nga këto kredi pasi cënohej stabiliteti financiar. Pra ishte realisht një çështje e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye u bë një marrëveshje me FMN për të marrë një plan masash, një nga pikat ishte lehtësimi i kushteve të marrëveshjes. Ishte një pikë e rekomanduar dhe e rikonfirmoi vetë FMN në një konferencë për shtyp që iu bë nga gazetarët. Pra praktikisht, shitblerja e kredive. Pra nuk ishte i paligjshëm aktiviteti, ajo që rekomandoi FMN dhe ajo që ne bëmë ishte licensimi i këtyre kompanive për të blerë kompanitë e këqija por për t'i futur në regjistrin e kredive të këqija dhe Banka e Shqipërisë nxorri një rregullore që i detyronte bankat që të fshinin kreditë e këqija. Nuk ishte aktiviteti i paligjshm, por u rregullua. Këshilli i BSH e miratoi dhe kjo nuk është çështje penale por aktivitet rregullativ dhe një standard i ndjekur nga të gjitha Bankat. Këto institucioni kishin licensë, por u licensuan për këtë aktivitet.
BSH ka bërë analizë për kreditë e këqija ka një rregullore për kreditë e këqija. Situata me kreditë problematike ka qenë edhe në vende të tjera. Reforma strukturore e ndërmarrë. BSH ka rregullore për mbrojtjen e konsumatorit dhe lidhet me transparencën me klientin. Këto janë disa kritere që kemi për Bankën. Bankat kreditë e humbura i kanë kaluar në humbje i konsiderojnë 0, çdo vlerë financiare gjithmonë është me çmime shumë të ulëta. Ato janë kredi të humbura për bankën. Dua të sqaroj diçka; ka dalë një koncept i gabuar, skemat piramidale. Nuk ka lidhje fare! Nëse i kanë vjedhur klientët duhet të mbajnë përgjegjësi, por t'i quash skema piramidale...90% e klientëve nuk janë gjetur. Kompanitë kanë gjetur dhe kapur vetëm 10% të klientëve. Por në përgjithësi lekët janë tek klientët. është firmë piramidale në favor të atyre që s'kanë paguar. Ky term ka zënë vend nga thashethemet e portaleve. 100 mijë klientë është numër i zmadhuar. Kanë qenë 96 mijë klientë të shitur për 4 kompani, nga të cilët një pjesë e mirë kanë paguar dhe sot janë rreth 60 mijë klientë. 2 kompani janë në procese hetimore ndaj edhe hoqëm licensën. Procesi i monitorimit ka qenë në vitin kur u agravua problemi. Janë dhënë rekomandime strikte dhe është vajtur pas disa muajsh në kompani dhe është bërë pezullimi i lincensën. Është bërë edhe një pezullim i licensës. Në momentin që Prokuroria i arrestoi ishim të detyruar që të revokonim licensën./ZËRI
Bardhi- Sejkos: Pse lejuat që 100 mijë qytetarë të grabiteshin? Çfarë ju lidh me MCA
TIRANË-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përmbylli në Kuvendin e Shqipërisë raportimin e tij për punën e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2023. Por menjëherë u ul në vendin e tij dhe nuk pranoi pyetje. Pas fjalës së deputetets së Partisë Socialiste, Blerina Gjylametit depuetët mund të parashtronin pyetjet e tyre. I pari ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili iu referua relacionit të Prokurorisë së Shtetit. Bardhi kërkoi përgjigje për ndryshimet nga viti 2015 e deri sot në lidhje me zyrën e Micro Credit Albania.
Bardhi: Kam 9 pyetje, por do dua të pyes se ku bazohen të dhënat, unë prita që gjatë raportimit të kishte një sqarim për mikrokreditë. Në këtë relacion jo i opozitës, vihet re se veprimtaria e MCA është jashtë monitorimit të BSH-së. Ky pohim është bërë edhe nga personat që janë marrë në pyetje nga Prokuroria. Shkeljet e përsëritura kanë pasoja tepër të dëmshme financiare në lidhje me qindra shtetas. Prokuroria thotë se ka lejuar të shesë portofolin, pra vërehet se edhe pse janë gjetur shkelje nga BSH nuk është ndërhyrë për të frenuar këtë institucion (MCA). BSH I ka patur të gjitha të drejtat ligjore për të shmangur këto veprime, ka dyshime për tolerim me dashje për MCA. Iu referova Prokurorisë që të mos aludohet ku bazohen pyetjet e mia, në 2015 a rrezikoi BSH. Bankat e nivelit të dytë duket se e panë zgjidhjen duke shitur kreditë, a kryet ju një analizë dhe a mori BSH ndonjë masë konkrete për inflacionin. MCA nuk kishte liçensë për blerje borxhi por për të dhënë kredi të vogla, pse e ndryshuat ju guvernator me kërkesë të kujt? A kishit ju informacion që MCA kishte blerë kredi të këqija në mungesë të liçencës. Cila është arsyeja që nuk morët masë të hiqni liçencën e MCA. Mijëra qytetarë kanë denoncuar rastet e shumëfishimit të detyrimeve të tyre, dhe sekuestrim të pasurive për detyrime që I kishit shlyer, pse lejuat që gati 100 mijë shqiptarë të grabiteshit. Çfarë ju lidh ju me MCA apo me ortakët e saj?
Sejko nuk pranoi pyetet, Gjylameti i del në mbrojtje: Kini respekt! Guvernatori i BSH i ka dhënë sqarimet në Komision

TIRANË-Deputetja socialiste Blerina Gjylameti mori fjalën në Kuven pas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kur të gjithë prisnin të drtejtonin pyetjet që kishin përgatitur për të. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përmbylli në Kuvendin e Shqipërisë raportimin e tij për punën e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2023, por nuk praoi pyetje nga deputetët. Gjylameti nisi fjalën e saj duke mbrojtur Sejkon, ku tha se ai i ka dhënë një herë sqarimet para Komisionit të Ekonomisë. Sipas saj duhet të tregojnë respekt pë BSH, pasi guvernatori e ka bërë paraqitjen dhe raportimin e tij.
Gjylameti: Duhet të keni respekt sepse është një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë informoi qartësisht në lidhje me mikrokreditë dhe ekononminë e vendit në Komisionin e Ekonomisë. Nisur nga shqetësimet e fundit, kemi dëgjuar dhe kemi marrë pjesë në raportimin e Komisioneve përkatëse dhe të pavarura. Patëm mundësinë që Sejko të bënte paraqitjen e tij, ku kolegët pyetën dhe ai dha sqarimin e tij. Në ditën e parë patëm shumë diskutime, ndërsa në ditën e dytën vazhduam me diskutime të përditëshme në lidhje me funksionin BSH dhe ne hartuam projektrezolutën.
Sejko bëhet i pari zyrtar që nuk pret pyetje nga deputetët në Kuvend, standard që u ndoq për të gjithë të tjerët, si Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, e shumë të tjerë që para deputetëve thanë përgjigje./ZËRI
S'ka ndodhur as me Çelën, as me Dumanin! Gent Sejko mbaron raportimin në Kuvend, s'pranon pyetje nga deputetët

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përmbylli në Kuvendin e Shqipërisë raportimin e tij për punën e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2023. Por ndryshe nga sa kanë bërë shumë zyrtarë të tjerë, Sejko nuk pranoi asnjë pyetje nga deputetët në sallë dhe u largua nga sytë-këmbët sapo përmbylli fjalën e tij. Madje injoroi edhe thirrjet e deputetëve të opozitës që e thirrën nga vendi dhe duke i bërë me dije se kishin pyetje për të.
Kështu, Sejko bëhet i pari zyrtar që nuk pret pyetje nga deputetët në Kuvend, standard që u ndoq për të gjithë të tjerët. Në seancën e fundit, ishin Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, e shumë të tjerë që para deputetëve thanë përgjigje (për ato çështje që nuk ishin sekret hetimor) duke ezauruar çdo kërkesë tyren. Edhe sot, në Kuvend iu përgjigj pyetjeve edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Por duket se një standard i ri, që nuk është vendosur as për zyrtarët e institucioneve të drejtësisë është vendosur për Sejkon sot.
Aryseja? Nuk dihet!
Nga çfarë pyetjesh frikësohet Sejko? Për çështjen e institucioneve që japin kredi të këqija ka folur edhe më parë, çfarë ndryshon nëse i kthen përgjigje pyetejeve të deputetëve? Apo tani që SPAK ka 2 dosje për këtë skandal, po tregohet i kujdesshëm me përgjigjet që mund të japë...?/ZËRI
Legalizimet e Kadastrës, Avokatja e Popullit nga Kuvendi: Në rasin e shpronësimit, të përfitohet vlera e plotë jo e tregut
TIRANË- Avokatja e popullit Erinda Ballanca foli në Kuvend rreth raportit të veprimtarisë vjetore për vitin 2023. Avokatja u ndal në legalizimet e Kadastrës, ku sqaroi se në rastin e shpronësimit personi/individi duhet të përfitojë vlerën e plotë të objektit dhe jo vlerën e tretë atë të tregut. Sa i përket shpronësimit të pronave te '5 Majit', Ballanca u shpreh se është bërë një raport përgjysmues.
Ballanca: Sa i përket ligjit për legalizimet e Kadastrës mendoj se lexohet gabim, nuk ka një kuptim të drejtë në rastin e shpronësimit duhet të përfitojë vlerën e plotë e drejtë, që është e ndryshme nga vlera e tregut. Personi përfiton edhe nga objekti social. Ka raste që qytetarët nuk e pranojnë shpronësimin. Në rastin e 5 majit kemi bërë një raport përgjysmues. Duhet të përdoret së pari prona shtetërore më pas ajo private. Vlerësimi që u bëhet pronave të qytetarëve, shkohet me vlerësim që shkohet në bazë të një harte me zëra kadastral, por jo një vlerësim të vërtetë individual. Shpronësimet publike bëhen shumë më vonë. Vlerësoj se është e rëndësishme të bëhen ndryshime në ligj. Në lidhje me rrugën Thuman-Kashar jemi duke përfunduar raportin e thelluar, pasi është rasi i parë që një pjesë e shpenzimeve duhej të bëhej nga koncensionari. Nuk kemi mandate në sektorin privat. Do dal me këtë raport shumë shpejt, koha është deri në fund të vitit 2023. Sot nuk mund të dal me shkelje pa përfunduar hetimi I plotë dhe përfundimet në raporin e avokatit të popullit.
Shehaj debat me Denajn për fondet e IPARD: U vodhën 33 mln euro! Ministrja e Bujqësisë: Mos bëj politikë, shko në SPAK

TIRANË-Debatet vazhdojnë në Kuvend lidhur me fondet e bllokuara të IPARD për bujqësinë, ndërsa opozita kërkoi me këmbëngulje mocion me debat, por kërkesa e tyre u rrëzua nga mazhoranca. Deputeti opozitar, Agron Shehaj tha se fondet ua dhanë njerëzve të afërm me pushtetin, ndërsa renditi disa emra që sipas tij kanë marrë fondet që duhej të shkonin për fermerin, si Stela Gugallja, Elvis Roshi, ish-deputeti i PS, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Tusha. Shehaj pretendon se ata kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për t’i mbështetur.
Shehaj: Më latë pa fjalë. Kishit një detyrë shumë të thjeshtë si qeveri të merrnit paratë dhe ti çonit të fermerët, pa i prekur ato para, pa i vjehdur paratë dhe pa përzgjedhur përfituesin. Dikush të jep disa lekë duhet ti marrësh dhe ti çosh pa i vjedhur. Olaf thotë që keni vjedhur 33 mln euro, po gënjen olaf? 33 mln euro, nuk e them unë, ju vini këtu thoni e ka llogarit Olafi keq. Të vesh duart në kokë. Si u vlerësuat ju zonja ministre me vendimin për të mos shpërndarë 112 mln euro , me bllokimin e IPARD 3. Si mund të vini këtu e të gënjeni, si vlerësoheni me dreka e me darka te restoranti i Beqajt. Janë faktet dhe aktet që tregojnë nëse keni punuar mirë. Thatë 46 kantina për të cilat duhet të mburremi. Është një zotëri Preng Doda në Mirditë. Kërkoi të merrte pjesë, ishte fermer. Bëri kërkesë për fonde. Nuk i mori dot, e di kujt i vajtën ato para. I vajtën ish-deputetit të PS, 180 mijë euro, Dashmair Peza për hotelin që ka në Pezë, i vajtën vëllait të të ish drejtorit Tusha, mori 182 mijë euro. Për këto kantina po na flisni ministre. I ka marrë Kokoneshi 44 mijë euro, kreu i Bashkisë së Divajkës, zv.kryetari i Delvinës 62 mijë, 36 mijë euro, Stela Gugllaja 310 mijë euro, Elvis Roshi. Janë të panumërta përfituesit e tenderëve, që u keni dhënë edhe paratë e BE. Kanë thënë do ndërtojmë agroturizëm, kanë bërë vila. U duhej një shtëpi në fshat, përse të mos i merrnin. Kishit vënë koordinator Beqajn përse të mos i merrnin.
Një përgjigje nuk mungoi as nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe kërkuesit të interpelancës, deputetit Agron Shehaj. Denaj u shpreh se raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Puna ka nisur në fund të vitit të shkuar, në dhjetor 2023. Është kërkuar plan draft veprimi. Në një përgjigje për Shehaj, ministrja u shpreh se në ministri nuk kanë zgjedhur të bëjnë diskurs politik, por nuk i tremben. Sipas saj IPARD 3 nuk është hapur.
Denaj: Me keqardhje shoh që salla është bosh me ata që folën me terma të gabuar me referencë të gabuara me ulërima për të kërkuar mocion. Dhe këtu mungojnë të dëgjojnë përgjigje sot nesër e sa herë thirrem. Kontributi i BE në bujqësi i një rëndësie të veçantë. Është për qeverinë shqiptare, për të vijuar më tej progresin e nisur. Para 5vitesh filloi IPARD 2 pas një procesi akreditimi. Dua të rikujtoj një program me fonde të BE-së në masën 75%, 25% të qeverisë, 96 milion euro në total. Ka kontribuar në rritjen e njësisë ekonomike shqiptare, në vlerën e shtuar të produktit shqiptar. Pa këtë mbështetje, kjo ekonomi bujqësore nuk do ishte kjo që shohim. Para 5 vitesh në mungesë të pikave të grumbullimit, bëhej në shesh. Malli shkonte nga fushat në kontejnerë. Sot është e domosdoshme temperatura 6, 7 gradë celcius
Investimet në sera, është transformuar nga plasmasi në sera moderne. Mundëson rritje me 20% të prodhimit. Në IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga veriu në jug. Janë krijuar vende punësimi për më shumë se 1000 punonjës. Eksporte në mbi 80 tregje elitare. Janë 73 investime në sera, Divjakë Lushnje, Berat, Fier. Sipërfaqja në sera nga 1 mijë hektar në 2 200 hektar, janë realizuar 1307 investime në produkte bujqësore. Kanë lehtësuar punën e krahut. Por kanë ndihmuar në daljen në treg. 72 pika grumbullimi. Kanë ndikuar në cilësinë e produktit në eksport. Ngritje agro-turizmesh dhe kanë dhënë turizmi rural shtyllë kurrizore 80 investime në agro turizëm. Ushtrojnë presion në prodhimin e brendshëm ushqimor. Agro turizëm angazhon 11 ha. 46 investime në kantina vere dhe nuk më thotë njeri këtu që nuk është krenuar me verën shqiptare dhe na bën krenar me eksporte. 34 investime në ferma dhe stallë. 40 fabrika përpunimi agro ushqimor, 31 investime për energjinë e rinovueshme, çdo mbështetje nga IPARD është evidentuar dhe e prekshme në çdo cep të vendit. Faktet nuk mund të mohohen,. Sipas INSTAT në 5 vitet e fundi, bujqësi është rritur 1.3 miliard euro, nga 2.5 më 3.8 miliard. Bujqësia është drejt rritjes. Ky është një proces, i cili si për çdo vend ka si objektiv përmirësimin institucional. Ka një qasje të raporteve që ju i bën referencës. Në përfundim të hetimit u përcoll autoriteteve shqiptare përmes digji agri, ekstrati i raportit nga zyra e tij në tetor të 2023.
U dorëzua në qeverinë shqiptare. E rëndësishme të theksoj rolin e komisionit, digji agrit. Raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Puna me digji agrin ka nisur në fund të vitit të shkuar, në dhjetor 2023. Është kërkuar plan draft veprimi. Të dy komitet e IPARD i bëjnë referencë gjithë kësaj punë që kemi bërë. puna për të cilin kemi marrë angazhim ka filluar në janar të këtij viti. Është miratuar struktura e re për AZHBR, forcon mekanizmat parandalues. Mbështetur në procedura ligjore po evidentohet roli i konsulentit. Konsulenti që zgjidhet nga përfituesi, të jetë informacion publik për këdo. Të gjitha strukturat tona po ndërmarrin masat për standardet e menaxhimit. Përgjatë këtyre muajve kemi punuar fort dhe kemi marrë vlerësime. Ato letra nuk erdhët të na i sillni. Kemi shumë punë ende. Nuk kemi dalë të bëjmë politikë me këtë raport. Kemi ulur kokën për disa çështje që duhet të punojmë. Pse nuk erdhët vjet në tetor kur progres raporti evidentoi janë 72 parregullësi nga strukturat tona të auditimit, që raportuan parregullsi. Ne në ministri nuk kemi zgjedhur të bëjmë diskurs politik, por nuk i trembemi. IPARD 3 nuk është hapur. Është një proces që kërkon institucion më të fortë dhe plotësimin e më shumë dokumentacioneve. Përdorimi i kësaj çështjeje për qëllime politike nuk e ndihmon procesin aq më pak fermerin. Kemi treguar se ia kemi dalë kur ka pasur nevojë për ndryshime institucionale. Do ia dalim në një kohë optimale për një plan veprimi.
PS-PD bashkon votat në Kuvend, Shqipëria i kërkon Greqisë heqjen e ligjit të luftës

TIRANË- Forcat politike në Shqipëri kanë lënë pas përplasjet mes tyre, dhe kanë kaluar në Kuvend projekdeklaratën e përbashkët, ku i kërkojnë Greqisë që të heqë ligjin e luftës. Në momentin e votimit, të pranishëm në seancë plenare kanë qenë 96 deputetë, të cilët kanë votuar pro kësaj projektdeklarate.
Para se kërkesa të hidhej për votim, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi e ka quajtur ligjin e luftës të Greqisë ndaj Shqipërisë një “budallallëk historik”, teksa ka thënë se kanë kërkuar që të shfuqizohet për t’i dhënë një tjetër dinamikë fqinjësisë Shqipëri-Greqi.
Bledi Çuçi: Nuk do të na duhen të presim për të korrigjuar këtë budallallëk historik. Qeveria ka bërë përpjekje që kjo çështje të mbyllet. Kemi kërkuar që ky ligj të shfuqizohet për t’i dhënë një tjetër dinamikë fqinjësisë. Shqipëria dhe Greqia mund të jenë një shembull i shkëlqyer se si fqinjësia e mirë prodhon ardhmëri. Duam të rritet pesha e përgjegjësisë. E ftojmë Parlamentin e Shqipërisë për të miratuar për korrigjimin e këtij tavizmi. Minoriteti grek në vendin tonë është një vlerë e shtuar dhe asnjëherë nuk u janë mohuar të drejtat për shkak të origjinës së tyre. Ne duam të finalizojmë edhe marrëveshjen për pensionet, njësoj siç bëmë me Italinë.
Projekt-deklarata parashikon ngritjen e një grupi pune, i cili adreson problemet mes dy vendeve dhe heqjen e ligjit të luftës, që njëherazi mban peng edhe pronat e shqiptarëve të Çamërisë.
Bëhet fjalë për një ligj që daton që prej 10 Nëntorit të 1940-ës, kohë kur u shpall dekreti mbretëror mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë. Asokohe të gjitha pasuritë e shqiptarëve në Greqi u sekuestruan dhe filluan të administrohen nga shteti grek./ZËRI
Debati për arsimin/ Xhixho: Rezultatet e PISA-s janë ulëritëse! Manastirliu: Kemi çuar 950 euro pagën mesatare të mësuesve

TIRANË- Në seancën e sotme në Kuvend, është zhvilluar interpelanca mes deputetes Erisa Xhixho, nënkryetare e Partisë së Lirisë, dhe ministes së Arsimit Ogerta Manastirliu. Xhixho tha se ka humbur besimi i prindërv e të shkolla, ndërsa tha se mësuesit janë kthyer në burokratë letrash. Manastriliu nga ana e saj, përsëriti premtimet e qeverisë për rritjen e pagave të mësuesve, që sipas saj këtë Korrik pritet që të shkojnë me një mesatare prej 950 eurosh. Debati u ndal dhe te rezultatet e PISA, që e rendisin Shqipërinë ndër vendet e fundit në botë për arsimin.
Erisa Xhixho: A ka ministria një analizë të thelluar se përse erdhëm në këtë seancë. Përcjell këtu shqetësimin e mijërave prindërve që nuk kanë besim te shkolla. Është skandaloze si abuzohet me besimin e prindërve që përditë u flitet në tv për paketën në shkolla.
Në 2021 na futet pedofilët në shkolla, me skandalin në Berat dhe drejtorin e Lushnjës. Tani shkollës ia besojmë njerëzve të drogës. Ne atëherë propozuam regjistrin e abuzuesve seksualë, sot nuk është funksional, duke lënë të pambrojtur fëmijët tanë. Qershia mbi tortë, ku profesori i artit shpërndante drogë, është alarmant. Asnjë masë ndëshkuese, ku në një vend evropian dorëheqja juaj duhet të ishte akti më normal. Sot mësuesit janë kthyer në burokratë letrash. Sukseset reale i treguan shumë qartë rezultatet e Pisa-s.
Manastirliu: Të gjitha çështjet që ju parashtruat doja t’i prekja dhe të përmendja atë që ne jemi duke bërë për rritjen e cilësisë, mbështetjen e mësuesve, gjithëpërfshirjen e nxënësve në çdo skaj të vendit dhe masat që jemi duke marrë në reflektim të vlerësimeve ndërkombëtare. Një ndër çështjet që ju më ftuat nuk e cekët, se nuk ju pëlqejnë të vërtetat, sepse ajo që bëni është kapja e një rasti dhe përgjithësimi i tij, por dua të ndalem te trajtimi financiar i mësuesve që kulmoi këtë muaj me pagën mesatare të mësuesve që arriti 950 euro. Premtuam se do t’i rrisnim pagat e mësuesve me 40 për qind dhe këtë mandat e kemi bërë realitet. Do të vazhdojmë me mbështetjen. Përfitojnë mësuesit dhe edukatorët. Rritja e mësuesve do të jetë mesatarisht 18 mijë lekë në muaj.
Kemi ndërtuar një sistem të ri. Kjo skemë e re parashikon shpërblime për mësuesit e kualifikuar dhe mësuesit mjeshtër. Kjo skemë e re, që vjen në kuadër të zhvillimit profesional, krijon mbështetje në karrierën e tyre, që bën të mundur një përmirësim cilësor dhe realizon rritje në shkallët e kualifikimit, duke nxitur dhe zhvillimin profesional të mësuesve. Kjo do të ndikojë në orientimin efikas të nxënësve drejt karrierës. Skema ka bërë të mundur përfshirjen e universiteteve. Ndërtuam si një reagim ndaj vlerësimi i Pisa-s një plan për t’iu përgjigjur këtyre sfidave. Të mos harrojmë që Shqipëria u prek nga tërmeti në 2019 që shkaktoi dëme të mëdha në disa shkolla dhe 50 për qind e nxënësve që morën pjesë në Pisa vijnë pikërisht nga këto zona të prekura. Në uljen e performancës ndikoi edhe pandemia, duke dhënë rezultatet për të gjitha vendet. Pisa është pasqyruese momentale, ndaj ne reaguam menjëherë përmes masave konkrete.
Folët edhe për disa tekste, ne po vlerësojmë efektet e kurrikulave të reja, po bëjmë modernizimin e kurrikulës, me qëllim nxitjen e mendimit kritik. Integrimi i teknologjisë dhe informacionit po ashtu është prioritet yni, kemi mundësuar që 300 shkolla të sigurojnë marrjen e njohurive digjitale për fëmijët që në klasë të parë.
Fakt që sot pagat e mësuesve janë më të larta, kushtet e punës po ashtu, mësuesit futen në punë nëpërmjet një portali, ku mësuesit aplikojnë direkt. Përmendët edhe disa ngjarje që ne i dënojnë. Ndaj, kemi përcaktuar masa konkrete, ku është vendosur që asnjë i dënuar nuk mund të rivendoset në arsim. Por, që mund të ketë drurë të shtrembër, na bën jo vetëm të reflektojmë, por për të kaluar në një filtër tjetër çdo përgjegjës në sistemin arsimor. Jo vetëm kemi marrë masë, por kemi ngritur edhe një sistem të verifikimit të çdo punonjësi. Këtë vit janë regjistruar në portal 1969 mësues, lista e pritjes së mësuesve në portal është rreth 9000. Nuk mund të flasim për braktisje.
Xhixho: Të dhënat e PISA-s janë shumë të qarta dhe ulëritëse. Tregojnë se nëse një fëmijë futet në shkollë për të rritur performancën, kemi një rënie drastike në lënda si kimia, fizika, matematike. Këto janë rezultatet e reformës suaj të dështuar. Epo një drejtor shkolle shpërndan drogë dhe nuk ka reagim nga MASH, kjo është pak të thuash papërgjegjshmëri. Pandemia ka qenë në të gjithë botën, nuk ka qenë vetëm një fenomen shqiptar. Dua t’ju kujtoj që ky test ka zbuluar edhe gjithë problematikën e mësimit online. Është katastrofike ai produkt që na vjen në gjimnaze. Flas si një kontribuese prej 15 vitesh në sistemin arsimor, nuk flas aspak në linjë politike. Jam mësuar të flas me shifra dhe fakte. Universitetet janë kthyer me shumë në gjimnaze. 1 me 1 është biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë ku unë jap mësim, sa larg jemi nga arsimi cilësor që duhet t’u ofrojmë nxënësve.
“Kur unë flisja për Bujqësinë ju tallnit menderen”, Braçe përplaset me opozitën: U zgjuat sot ju, vazhdoni flini…

TIRANË- Mocioni me debat i kërkuar nga opozita, për vjedhjen e fondeve të IPARD 3, ka shkaktuar diskutime të forta në Kuvend. Pas rrëzimit nga socialistët në mënyrë të njëanshme të kërkesës, deputeti Erion Braçe nuk i kurseu tonet e forta në drejtim të opozitës. Duke mos u treguar aspak modest, Braçe tha se kur ai fliste për Bujqësinë në Kuvend, kolegët e tjerë ‘tallnin menderen’.
Braçe: Kjo çështje u diskutua dhe u votua. Nuk e di pse diskutohet. Kjo gjë mbaroi, nëse ka pikë tjetër të rendit të ditës unë them të vazhdojmë. Me qëllim që të ekonomizojnë kohën dhe të flasim për atë që janë në rendin e ditës. Ka midis tyre pika që mund të flitet për bujqësinë dhe ekonominë. Kush është zgjuar sot për bujqësinë, keq me vjen por duhet të flejë akoma. Se modestish kur unë çohesha dhe flisja për bujqësinë tallnin menderen andej matanë. Kaq e thjeshtë është.
Opozita kërkoi diskutim për abuzimin me fondet e BE, kërkesë e refuzuar edhe një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve. Socialistët u shprehën se nga OLAF nuk ka ende një raport publik për këtë abuzim, dhe thanë se mocioni me debat mund të shtyhet për në muajin Shtator./ZËRI
Kërkuan mocion me debat për fondet e Bujqësisë, PS rrëzon kërkesën e PD, Bardhi: Po shkelni rregulloren

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, me opozitën që përsëriti kërkesën e bërë dhe në mbledhjen e kryetarëve, për të bërë një mocion me debat, për fondet në Bujqësi. Më shumicë votash socialistët rrëzuan kërkesën, me pretendimin që ende nuk është bërë i ditur dokumenti zyrtar për këtë çështje.
“Nuk po propozoj datë. Por po them deri në daljen e një dokumenti zyrtar nuk mund ta zhvillojmë. Nuk ka dalë raporti, është konfindencial”, tha Nikolla.
Ndërkohë, Bardhi reagoi ashpër, duke lëshuar akuza nga vendi i tij, ndërsa akuzoi kryeparlamentaren se po shkelte rregulloren e Kuvendit.
Bardhi në hapje të seancës parlamentare, ka kërkuar zhvillimin e mocionit me debat për vjedhjen e fondeve të IPARD II, në shumën e 33 mln eurove. Sipas Bardhit, ky është fakt, pasi zyra e mashtrimit në BE, OLAF e ka zyrtarizuar raportin e tij dhe nuk është as aludim, e as thashetheme, siç e quajtën ministra të qeverisë.
‘Ministrinë e Bujqësisë e kanë shpallë skenë krimi dhe nuk ka një përgjigje nëse e kanë marrë apo jo raportin e OLAF për vjedhjet e 33 milionë eurove të fondeve të IPARD II dhe bllokimin e projektit IPARD III. Fakti është se raporti është përfundimtar, dhe mocioni me debat i kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së bazohet në një njoftim zyrtar të OLAF në BE.
Asnjë e dhënë e shkruar në kërkesën për mocion me debat, nuk është as thashetheme, as aludim siç e quajti qeveria dokumentin e OLAF, por është dokumenti zyrtar që vetë ky mekanizëm kontrolli në BE ka bërë zyrtarisht publik.
Në këtë raport theksohet se pas denoncimit të rasteve pranë zyrës, është vrenjtur se nga Republika e Shqipërisë, institucionet përgjegjëse është abuzuar me fondin e dhënë për programin e IPARD II në vlerën e 33 milion eurove, dhe për pasojë ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe i sugjerohet Komisionit Europian të pezullojë dhënien e fondit të programit të ri, IPARD III në vlerën e 112 milionë euro, para që do të duhej të shkonin në ndihmë të fermerëve shqiptarë deri sa të merren masat, apo përcaktohen mekanizmat e duhur ligjor për të mbrojtur interesat financiare të BE-së.
Me vullnetin e mirë, opozita i shtriu dorën mazhorancës, jo qeverisë, sepse qeveria është shpallur skenë krimi, që të bëhemi të gjithë bashkë të analizojmë gjetjet e raportit OLAF dhe të miratojmë çdo masë të nevojshme ligjore në bashkëpunim dhe me BE, me qëllim që të zhbllokohet fondi prej 112 mln euro.
Nëse do ta përdornim për politikë, ne do ta drejtonim vetëm gishtin tek qeveria dhe nuk do të ofronim asnjë mënyrë dalje’, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Ndërkaq, Bardhi iu drejtua deputetëve të PS-së, nëse duan të zhbllokojnë 112 milionë eurot e dhëna nga BE-ja për fermerët, apo jo.
‘Tani, pyetje që unë kam, doni ti mbani të bllokuara ju fondet e BE-së? Janë 112 mln euro që janë vënë në dispozicion Shqipërisë, për të ua dhënë fermerëve, qytetarëve shqiptarë. A është ky interesi i të gjithëve ne pa asnjë dallim politik. Ku është e keqja e kërkesës së opozitës në këtë rast?
Kolegët në konferencën e kryetarëve thonin të presim të përfundojë hetimet. Por prokuroria në inceneratorin e Tiranës, që ka përfituar edhe nga ky fond prej 33 mln eurosh, për të ndërtuar serë, e kemi kallëzuar në vitin 2020 dhe ende në 2024 nuk ka përfunduar.
Do të hetojmë 4 vite sa të hetojë SPAK dhe të gjejë përgjegjësit që kanë abuzuar, që ne rtë marrim masat ligjore për të zhbllokuar fondet. Jo të nderuar kolegë, SPAK të hetojë abuzimet, dhe kush ka përgjegjësi të shkojë në burg, detyra jon është që këto fonde që i kemi miratuar në parlament ti bëjmë efektiv një orë e më parë’, tha gjatë fjalës së tij, Gazment Bardhi.
Ndërkohë që socialisti Bledi Çuçi tha se nuk mund të bëhet një mocion me debat për këtë çështje, sa kohë që raporti i OLAF është ende konfidencial.
“Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga PD, ne kemi pasur një qëndrim të qartë në konferencën e kryetarëve. Jemi dakord që të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme që lidhet me zhvillimin e një sektori jetik si bujqësia. Pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe në përpjekjet që po bën qeveria për të zhbllokuar ato milion euro që i janë dedikuar Shqipërisë, kemi thënë që është i parakohshëm një debat përderisa raporti i olaf është konfidencial.
Ka vetëm një paragraf ku përmenden shtet që ka shkelje të procedurës lidhur me fondet e BE. Raporti me të gjitha gjetjet dhe parregullsitë është ende konfidencial. Pasi ky proces dhe përpjekja e qeverisë për të zhbllokuar fondet të realizohet, që të mos minojmë përpjekjen duhet ta bëjmë këtë debat më pas. Jemi të hapur për debat, por në momentin e duhur”, u shpreh Çuçi në përgjigje të Bardhit. /ZËRI
Sot Kuvendi, opozita dy interpelanca me Denajn dhe Manastirliun, raportojnë dhe drejtuesit e një sërë institucionesh

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet që të mblidhet sërish këtë të enjte, një javë përpara se deputetët të marrin pushimet, për t’u rikthyer sërish në muajin Shtator. Më seancën e ditës së sotme janë parashikuar dy interpelanca të kërkuara nga opozita, me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe me ministren e Bujqësisë Anila Denaj.
Ndër të tjera, do të ketë raportime të institucioneve për punën vjetore të tyre, përfshirë Avokatin e Popullit, Bankën e Shqipërisë, ILDKPI apo autoritetin e Konkurencës.
Pikat e rendit të ditës:
-Projektdeklarate “Per forcimin e bashkepunimit me Republiken e Greqise dhe heqjen e ligjit te luftes”.
-lnterpelance me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonja Ogerta Manastirliu, kerkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
-lnterpelance me ministren e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, zonjen Anila Denaj, kerkuar nga deputeti Agron Shehaj.
-Raporti i veprimtarise vjetore te Avokatit te Popullit per vitin 2023
-Raporti i veprimtarise vjetore te Bankes se Shqiperise per vitin 2023.
-Raporti i veprimtarise vjetore te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Kontliktit te lnteresave per vitin 2023.
-Raporti i veprimtarise vjetore te Autoritetit te Konkurrences per vitin 2023
-Raporti i veprimtarise vjetore te Institutit te Statistikave (INSTA T) per vi tin 2023.
-Raporti i veprimtarise vjetore te Autoritetit per Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit per vitin 2023.
-Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes se Maqedonise se Veriut, perfaqesuar nga Sekretariati per Çeshtjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian per programin IPA te bashkepunimit nderkufitar Maqedonia e Veriut- Shqiperi 2021 -2027”.
-Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes se Frances dhe
Komisionit Evropian per program in e bashkepunimit (Interreg VI-C) URBACT IV 202 I2027″.
-Projektligj ” Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes se ltalise, perfaqesuar nga Rajoni i Emilia Romagna-s, dhe Komisionit Evropian per programin Interreg (lnterreg VI-B) IPA Adriatik- Jon”.
-Projektligji ” Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne marreveshjen per themelimin e Organizates Nderkombetare te Vreshtarise dhe Veres (OIV)”.
-Projektligji ” Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes Helene dhe Komisionit Evropian per programin e bashkepunimit nderkufitar (Jnterreg VI-A) IPA GreqiShqiperi 2021-2027′”.
-Projektvendimi “Per zgjedhjen e anetareve te Keshillit te Larte Gjyqesor nga radhet e avokateve sipas ligjit nr. 115/2016 ” Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”” (raundi i trete).
-Projektvendimi “Per zgjedhjen e anetareve te Keshillit te Larte te Prokurorise nga radhet e avokateve sipas Iigjit nr. I 15/2016 ” Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise'”‘ (raundi i trete).
-Projektvendimi ·’Per ngritjen e Nenkomisionit per Auditimin e Sektorit Publik” .
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Prokurorit te Pergjithshem per vitin 2023.
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Struktures se Posa9me kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK) per vitin 2023.
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Inspektorit te Larte te Drejtesise (ILD) per vitin 2023.
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Keshillit te Larte Gjyqesor per vitin 2023.
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Keshillit te Larte te Prokurorise per vitin 2023.