LIVE UPDATES

1 Maji, protestë! Mësuesit e minatorët mblidhen para Kryeministrisë, paralajmërohen greva

➤ Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ka sjellë edhe protesta. ➤ "Sipari" është hapur me protestën e mësuesëve para Kryeministrisë që kanë kërkuar kushte më të mira dhe rritje pagash. ➤ Këtyre të fundit u janë bashkuar edhe minatorët, që sërish kërkuan miratimin e statusit të punës dhe plotësimin e një sëre kërkesash. ➤ Ndërkohë Konferedarata e Sindikatave shkoi në rrugën e Rinasit duke bërë thirrje simbolike ndaj të rinjëve që të mos largohen. ➤ Në fund të protestave, janë paralajmëruar edhe lëvizje të tjera, deri në greva të pjeshme dhe të përgjithshme.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

1 maj, festë apo protestë? KUSHTET e punëtorëve në Shqipëri

1 Maji, protestë! Mësuesit e minatorët mblidhen para
Foto ilustruese

TIRANË- 1 Maji, festë apo protestë? Në Shqipëri, dita e punëtorëve sot është shoqëruar me protesta, duke u mbledhur kryesisht para Kryeministrisë. Edhe pse vitet kalojnë, kërkesat nuk ndryshojnë: duan kushte më të mira punë dhe rritje pagash. Por sa punojnë dhe sa paguhen shqiptarët? Për të dalë në përfundime, ZËRI i është referuar një sërë të dhënave të Institutit të Statistikave dhe sondazheve të tjera.

Në Shqipëri, deri në fund të vitit 2023, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, rezulton 75,025 lekë. Ndërsa në sektorin shtetëror, paga mesatare mujore bruto në tremujorin e 4-tët është ngjitur pranë 87,864 lekëve, nga 74,450 lekë që ishte në tremujorin e fundit të vitit 2022, në rritje me 18%.

Pra, pagat në shtet vijojnë të mbeten më të larta se ato të privatit. Por pritet që ky hendek të thellohet, pasi sipas projeksionit rritës, këtë vit pagat pritet që të arrijnë në mesatarisht 900 euro. Këto paga konsiderohen qesharake kur merret parasysh fakti të Agjencisë Europiane të Statistikave të kombinuara me ato të INSTAT-it, shqiptarët punojnë 6 orë më shumë në një javë krahasuar me europianët, ose 1 ditë pune më tepër sesa në vendet e BE-së. Bazuar në këtë raport shqiptarët punojnë rreth 43.7 orë në një javë.

Gratë në Shqipëri punojnë rreth një ditë më shumë në javë sesa europianet që është një sforco shtesë sidomos kur kanë nevojë të kujdesen për familjen, fëmijët. Pra përveç profesionit, bëjnë edhe punë të papaguar. Ndërkohë Kodi i Punës parashikon që pushimi javor të jetë jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndërprerje. 

Por për çfarë ankohen “zyrtarisht” punonjësit shqiptarë? Pikërisht për Kodin e Punës. Sipas "Scan", gjatë vitin 2023, pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës, janë depozituar në total 800 të tilla. Numri më i madh i denoncimeve të adresuara dhe të trajtuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës, janë ankesat për shkelje të të drejtave dhe mospërmbushje të detyrimeve të punëdhënësve kundrejt punëmarrësve. Këto ankesa përfshijnë mospagesën për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditë të pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë, moslidhje kontrate pune, mospagesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kushte të pasigurta pune.

Edhe këtë vit, duket se gjërat nuk do të ndryshojnë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Protesta simbolike në Rinas: Mos ikni! Atdheu ka nevojë për ju

1 Maji, protestë! Mësuesit e minatorët mblidhen para
Pamje nga protesta

TIRANË- Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zgjedhur që sot me 1 Maj, të protesojë për largimin e shqiptarëve nga vendi. Në kuadër të Ditës së Punëtorëve, ata kanë marshuar në rrugën e Rinasit me një pankartë të madhe në duar, me një mesazh për të gjithë ata që ikin nga vendi.

Në pankartë shkruhet: Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju!, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet e tjera: "Atdheu është një pasuri që duhet ruajtur e mbrojtur”, “Të gjithë ata që duan Shqipërinë, mos të marrin arratinë”, etj. Mesa duket, më shumë sesa problemet reale të punësimit, kësaj here kanë zgjedhur që të kundërshtojnë shpopullimin dhe largimin masiv të të rinjëve nga vendi. 

Por nuk janë të vetmit që kanë protestuar, pasi minatorët, ish-minatorët dhe mësesit janë mbledhur bashkë në protestë para Kryeministrisë duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune./ZËRI

1 VITE ME PARE

KËRKESAT- Minatorët bëhen bashkë me mësuesit: Shteti të kthejë sytë nga ne!

1 Maji, protestë! Mësuesit e minatorët mblidhen para
Pamje nga protesta

TIRANË- 1 maji ka nxjerrë në rrugë minatorë dhe ish-minatorë për të kërkuar të drejtat e tyre në Ditën Ndërkombëtare e Punës. Ata u mblodhën si fillim te sheshi Skënderbej, e më pas, bashkë me mësesit u vendosën para Kryeministrisë. Në një shkresë zyrtare, e cila është dorëzuar në Kryeministri, minatorët kërkojnë më shumë dinjitet për punën e tyre dhe kanë listuar edhe njëherë të gjitha kërkesat që kanë bërë ndaj qeverisë. 

"Jemi bashkuar për të kërkuar dinjitet për punëtorët. Të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dite për punëtorët në vendin tonë, në emër të punonjësve dhe grupeve të intereseit që ne përfaqësojmë, kërkojmë të drejtat tona,"-shkruajnë ata ndër të tjera në dokumentin e publikuar për mediat. 

KËRKESAT E TYRE JANË:

1 Maji, protestë! Mësuesit e minatorët mblidhen para

1 Maji, protestë! Mësuesit e minatorët mblidhen para

-Hapjen e një dialogu të vërtetë dhe konstruktiv nëpër sindikatave, institucioneve dhe punëdhënësit në çdo sektor të ekonomisë për të adresuar shqetësimet e punonjësve dhe për të ndërtuar një sistem të vërtetë dhe funksional të mirëqënies sociale. Sot më shumë se kurrë, është koha për veprim të menjëhershëm, për të kthyer realisht vëmendjen tek të drejtat e punëtorëve, paga e kushte pune më të mira dhe ti themi ndal shfrytëzimit të punëtorëve, nëpërkëmbjes dhe mohimit të të drejtave të tyre më bazike në punë. Me akte dhe veprime konkrete dhe jo vetëm me fjalë dhe retorikë boshë.

-Kërkojmë reformimin e institucioneve të punës në Shqipëri. Krijimin e menjëhershëm të njëstrukturë të posaçme me atibutet, autoritetin dhe kompetencat e nevojshme për të adresuar problematikat që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në Shqipëri dhe për të promovuar standartet e punës. Riorganizimin e menjëhershëm të sistemit të kontraktimit kolektiv në Shqipëri, i cili sot është formal, klientelist dhe i kontrolluar nga punëdhëniesit dhe interesaty okulte.

- Dialog periodik nga çdo institucion publik me sindikatat në sektorët përkatës ose me përfaqësues të zgjedhur të punonjësve në rastin kur sindikatët nuk ekzistojnë, sidomo sa i përket pagave dhe kushteve të punës. Përllogaritjen dhe vendosjen e minimumit jetik nga shteti shqiptar. Hapjen e diskutimit institucional mbi mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të këshillave të punëtorëve në Shqipëri, sipas modelit gjerman, i cili funksionon më së miri në disa vende të rajonit dhe është një alternativë e mirë në mbrojtje të interesave të punëtorëve atje dhe kur nuk funksionojnë sindikatat.

-Fillimin e dialogut me partnerët social dhe organizatat e punës për ngritjen e funksionimit real të këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë në çdo sektor të ekonomisë. Kërkojmë të ngrihen grupe të posaçme pune të përbashkëta të përbëra nga përfaqësues në nivelet politikbërëse të qeverisë shqiptare dhe aktorëve nga puna e botës së punës, kur ne jemi të gatshëm të japim kontributin dhe propozimet tona konkrete për çdo pikë të mësipërme.

1 VITE ME PARE

“Dinjitet për punëtorët”, tjetër protestë përpara kryeministrisë: Jemi të diskriminuar

1 Maji, protestë! Mësuesit e minatorët mblidhen para
Protesta para kryeministrise

TIRANË- Një tjetër protestë është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, përpara kryeministrisë. Punonjës nga profesione të ndryshme kanë zgjedhur ditën e sotme, që shënon festën ndërkombëtare të punonjësve, që të kërkojnë më shumë të drejta dhe trajtim dinjitoz.

“Dinjitet për punëtorët”, shkruhet në një nga pankartat që protestuesit mbajnë në duar, ndërkohë që pjesë e protestës ishin dhe minatorët, të cilët përsëritën kërkesat e tyre për marrjen e statusit.

“Oficerët kanë status, të gjithë kanë status, jemi në kushtet më të vështira. Jemi të diskriminuar, të sëmurë, asnjë nuk merr parasysh kërkesat tona. I kemi dhënë ekonomisë shumë të ardhura, sot jemi të persekutuar”, tha një minator.

Ndërsa një përfaqësuese e sindikatës së arsimit deklaroi se duhet të dyfishohet paga dhe t’i kthehet vëmendja shkollave.

“Sot jemi përpara Kryeministrisë për të kërkuar dyfishimin e pagës së mësuesit. Gjithashtu kemi nevojë që Kryeministri të kuptoj që shkollat kanë nevojë për investime. Ministret e kanë kthyer shkollën në shkollë Facebook-u, ku imponohet mësuesve të bëjnë like e share e jo punën e tyre. Ti kthehet vëmendja shkollës”, tha ajo.

Më herët gjatë ditës së sotme, një tjetër protestë u zhvillua nga mësuesit përpara Ministrisë së Arsimit. Sindikatat e mësuesve paraqitën një sërë kërkesash, nga dyfishimi i pagave, te mbulimi 100% i transportit apo shpërblimi në fund të vitit.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Po kalohet vija e kuqe’, mësuesit në protestë: Nëse kërkesat nuk plotësohen, shtatori nis me greva të përgjithshme

1 Maji, protestë! Mësuesit e minatorët mblidhen para
Protesta e mesuesve

TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, mësuesit kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Mësuesit kanë marshuar nga qendra e Tiranës, drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë më shumë kushte cilësore në punë, dhe trajtimin dinjitoz të tyre. “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar!’, citohet në një prej mesazhe të protestuesve.

Kërkesat e mësuesve kanë qenë të shumta, nga mbulimi i plotë i transportit të tyre, te një shpërblim financiar i tyre në fund të vitit. Protestuesit ngritën pretendime se premtimi i qeverisë për paga 950 euro, jo vetëm që nuk është zbatuar deri tani, por nuk ka as një plan të detajuar në lidhje me pagesat e tyre, dhe si do të klasifikohen ato. Një prej sindikatave të mësuesve ka paralajmëruar nisjen e një greve të përgjithshme të arsimtarëve, në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në muajin Shtator, që shënjon dhe nisjen e vitit të ri shkollor.

“Duhet dyfishim i pagave që profesioni i mësuesit të bëhet profesion i kërkuar nga maturantët. Në degët e mësuesisë, në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë është një numër i vogël i studentëve që është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar mësuesit që dalin në pension. E ardhmja e mësimdhënësve lë shumë për të dëshiruar. Këto nuk janë kërkesa personale, këto janë kërkesa për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike në të gjithë vendin”, tha një prej përfaqësuesve të sindikatave të arsimit në Shqipëri.

‘Ne jemi sot këtu për tiu thënë se Arsimi nuk është në ditët e tij më të mira. Jemi drejt vijës së kuqe, në Tiranë kemi godina të mira, por mungojnë mësuesit. Kemi mungesa të mësuesve në shumë zona të Shqipërisë. Shqiptarët e duan shkollën, ka ardhur koha që arsimi të kthehet në një prej 3 prioriteteve nga qeveritë e 30 viteve të ardhshme. Kërkohet një Reformë europiane, që duhet të nisin që nga emrat e shkollave që nuk kanë lidhje me shkollën. Arsimtarët kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë’, ishte mesazhi i një prej mësuesve të pranishëm në protestë.

“Zbatoni kontratën kolektive, i jepni mësuesit 10 muaj transport, jo 9 muaj transport. Nuk mund të shkojë mësuesi me lekët e vetë nëpër shkolla. Financoni arsimin publik. Financoni në masën 100% transportin e mësuesve, dhe jo 70%. Sa më shumë të financojë shteti, aq më arsim cilësor do të kemi. I nderuar kryeministër, zbato kërkesën e sindikatave për zbatimin e kontratës kolektive", vijoi thirrja e një tjetër arsimtari.

Dita Ndërkombëtare e Punës, e njohur edhe si Dita e Punëtorëve, kujtohet çdo vit në datën 1 maj në më shumë se 80 vende. 

Kjo ditë festohet për të njohur dhe nderuar kontributet e rëndësishme të punëtorëve dhe për të shënuar lëvizjen historike punëtore që synonte të promovonte të drejtat dhe mundësitë e punëtorëve.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB