LIVE UPDATES

Atentat me lëndë plasëse në Mirditë, plagoset Ledovik Syziu! Makina shpërtheu sa e ndezi! E shkuara e errët e tij dhe vëllait

➤ Shpërthim me lëndë plasëse në Mirditë. Raportohet se i plagosur ka mbetur Ledovik Syziu (Ndoj). ➤ Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të 47-vjeçarit, teksa ka qenë i parkuar në oborrin e banesës. ➤ Nga shpërthimi Syziu ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Mirditës nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. ➤ Raportohet se Ledovik Syziu (Ndoj) nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi thuhet se është njeri problematik në fshatin e tij, Malaj. Ndërkohë një vëlla i tij rezulton i zhdukur që prej vitit 1997. Ky i fundit i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vitin e mbrapshtë. Më e rënda ajo e vrasjes së efektivit Gjon Paçuku dhe plagosjes së tre policëve të tjere.

6 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Atentati në Mirditë, PISTA e re e Policisë, dyshohet se pas sulmit fshihet vëllai i të plagosurit! Kishin konflikte

Atentat me lëndë plasëse në Mirditë, plagoset Ledovik
Dritan Syziu

MIRDITË- Një pistë e re po ndiqet nga Policia e Lezhës në lidhje me atentatin ndaj Ledovik Syziut (Ndoj) në Mirditë. Raportohet se autor të jetë vëllai i 47-vjeçarit, Dritan Syziu (Ndoj), i cili ndodhet në arrati pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjes e efetivit të policisë, Gjon Paçuku. Sipas Euronews, policia po ndjek këtë pistë për shkak të konflikteve që dy vëllezërit kanë pasur me jëri-tjretrin kohët e fundit. Ledovik Syziu ndodhet në spitalin e Mirditës nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Të vëllait iu bë sot atentat, kush është Dritan Syziu! Vrau efektivin Gjon Paçuku dhe plagosi 3 të tjerë (NGJARJA)

Atentat me lëndë plasëse në Mirditë, plagoset Ledovik
Dritan Syziu

MIRDITË- Dritan Syziu (Ndoj) është në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia shqiptare si autor i vrasjes së efektivit të Policisë, Gjon Paçuku në Mirditë. Ngjarje e ndodhur më 28 Qershor të vitit 2000. Por ngjarjen nuk e kreu i vetëm, pasi ishte bashkë me Nikollë Syziun, Bardhok Syziun, Tonin Gjokën e Arjan Reçin. 

Si ndodhi ngjarja

Mëngjesin e 28 Qershorit të vitit 2000, Dritan Syziu (Ndoj) së bashku me Nikollë Syziun, Bardhok Syziun, Tonin Gjokën e Arjan Reçin vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së qytetit. Por jo gjithçka shkoi sipas planit, pasi ata u pikasën nga roja i objektit, i cili lajmëroi dhe Policinë.

Kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes, fillmisht duke menduar se kishin të bënin me një vjedhje të rëndomtë, por me të mbërritur atje u përballen me autorët, të cilët ishin të armatosur rëndë. Pasi iu kanë bërë thirrje që të dorëzoheshin, Dritan Syziu dhe të tjerë kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur efektiv Gjon Paçuku dhe të plagosur tre efektivë të tjerë, Nikollë Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

I vendosën tritol në makinë,47-vjeçari është vëllai i kreut të bandës së Mirditës! Dritan Syziu vrau një polic në vitin 2000

Atentat me lëndë plasëse në Mirditë, plagoset Ledovik
Dritan Syziu

MIRDITË- Ledovik Syziu, të cilit iu bë atentat këtë të dielë duke i vënë tritol në pjesën e pasme të makinës është vëllai i Dritan Syziut, kreut të bandës së Mirditës. Dritan Syziu është dënuar me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e efektivit të Policisë, Gjon Paçuku. Ngjarja e ndodhur më 28 qershor të vitit 2000. Vrasjen Syziu e kreu në bashkëpunim me 5 persona të tjerë. Dritan Syziu rezulton në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Iu vendos lënde plasëse në makinë, Syziu njihej si problematik! I vëllai i zhdukur që në vitin 1997

Atentat me lëndë plasëse në Mirditë, plagoset Ledovik
Foto ilustruese

MIRDITË- Ledovik Syziu, të cilit iu bë atentat me tritol në makinë këtë të dielë në Malaj të Mirditës nuk është një emër i panjohur për Policinë. Raportohet se Syziu njihet si njeri problematik në Mirditë, ndërsa ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë. 

Fatmirësisht nga shpërthimi, 47-vjeçari nuk mori lëndime të rëndë ndërkohë ndodhet i shtruar në spitalin e Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Lënda plasëse ishte vendisur në pjesën e pasme të mjetit, i cili shpërtheu sapo Syziu e ndezi. Policia ka nisur hetimet ndërsa në dëshminë e tij, Syziu ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

I vendosën tritol në makinë/ Ledovik Syziu njihet si person problematik: Nuk e di kush janë autorët

Atentat me lëndë plasëse në Mirditë, plagoset Ledovik
foto ilustruese

MIRDITË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Mirditë, ku Ledovik Syziut iu vendos tritol në makinë dhe si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur. Burime nga policia bëjnë te ditur se Ledovik Syziu, 47 vjeç njihej si problematik në fshatin e tij, gjë për te cilën policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës.

Në dëshminë paraprake Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit. Policia e Mirditës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa Syziu është tranportuar në spitalin e Mirditës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Atentat me tritol në Mirditë, 1 i plagosur! Makina ishte në oborrin e banesës, shpërtheu sapo u ndez

Atentat me lëndë plasëse në Mirditë, plagoset Ledovik
Foto ilustruese

MIRDITË- Shpërthim me tritol në fshatin Malaj të Mirditës. Raportohet se i plagosur ka mbetur Ledovik Syziu. Automjeti i këtij të fundit ka shpërthyer sapo Syziu e ka ndezur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit. Policia e Mirditës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa Syziu është tranportuar në spitalin e Mirditës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim. Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale. Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB