LIVE UPDATES

12 plumba në drejtim të tij! Postieri gjendet i vrarë brenda makinës, pistat e hetimit: Hasmëria dhe sherri në zonë

➤Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm brenda automjetit të tij. ➤48-vjeçari është gjetur pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. ➤Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. ➤48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në 'Postman'. ➤Pista kryesore e hetimeve është hasmëria dhe një sherr që viktima ka patur me dy vëllezër në zonë. ➤48-vjeçari është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. ➤Por nuk përjashtohet edhe mundësia që të jetë ekzekutuar për probleme të tjera, pasi burime pranë Policinë bëjnë me dije se 48-vjeçari ka pasur edhe vetë precedentë penalë. ➤Policia ka nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili besohet se është përdorur nga autorët. Brenda kanë gjetur edhe një armë zjarri. ➤ Autoritetet kanë gjetur një armë me silenciator në banesat që kanë kryer kontroll.

7 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Lulzim Vishës, autorët përdorën armë me silenciator, çfarë u gjet në banesat e kontrolluara

12 plumba në drejtim të tij! Postieri gjendet i vrarë brenda
Pamje nga vendngjarja

KAMËZ- Një armë zjarri është gjetur në një banesat pranë vendit ku u vra Lulzim Visha. Në banesën e kontrolluar nga uniformat blu u gjet një armë me silenciator, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm. Arsyeja se përse janë ngritur dyshime për lidhjen mes armës dhe vrasjes, është sepse banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar gjurmë të shtënash.

Në automjetin e punës së viktimës janë konstatuar 15 gjurmë plumbash që i kanë marrë jetën Vishësë. Sipas grupit hetimor, kalibri i armës dyshohet të jetë automatik i shkurtët tip 9 mm, kjo sipas gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në 'Postman'./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Vrasja e postierit/ Gjendet e djegur makina e autorëve, brenda ‘Porsche-s’ ndodhej arma e krimit

12 plumba në drejtim të tij! Postieri gjendet i vrarë brenda
FOTO ILUSTRUESE

KAMËZ-Një makinë e djegur është gjetur në zonën e Zall Herrit, pak orë pas vrasjes së Lulzim Vishës, krim i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Zall Mner, në Tiranë. Policia njofton se në mjetin e djegur ‘Porsche’ që është përdorur nga autorët, është gjetur edhe arma e zjarrit. Po ashtu, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura në muajin prill 2023, në Kamëz.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se: Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche”  i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.  Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se  targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe  për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton Policia.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në 'Postman'./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Vrasja e postierit në Kamëz/ Tjetër pistë hetimi, Visha është konfliktuar me dy vëllezër të zonës

12 plumba në drejtim të tij! Postieri gjendet i vrarë brenda
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Përpos hakmarrjes, një tjetër pistë hetimi që grupi hetimor ka ngritur dhe po verifikon për vrasjen e Lulzim Vishës është dhe ajo e një konflikti që dy vellezërit kanë pasur në muajt e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit. 

Sipas raportimeve paraprake ekzekutimi mund të ketë pasur shkak edhe konfliktin mes viktimës dhe dy vëllezërve të ndodhur muajt e fundit. Pista e parë qëndron ajo e hakmarrjes, pasi viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në 'Postman'./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

PAMJET nga makina brenda së cilës u ekzekutua Lulzim Visha, 48-vjeçari punonte si postier

12 plumba në drejtim të tij! Postieri gjendet i vrarë brenda
Makina ku u gjet i vrarë Lulzim Visha

TIRANË-Lulzim Visha ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. 48-vjeçari punonte si postier në 'Postman'. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Banorët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka ngre dyshimin se autorët mund të kenë përdorur silenciator.

Në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete. Policia ka nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili besohet se është përdorur nga autorët. Nga hetimet e deritanishme thuhet se pista paraprake ku po heton policia është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Vrasja e Lulzim Vishës! Në makinë u gjetën 12 gëzhoja, autorët përdorën një “Porsche” gri

12 plumba në drejtim të tij! Postieri gjendet i vrarë brenda
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Policia e Shtetit ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij në Zall Mner mëngjesin e sotëm. Uniformat blu kanë nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili besohet se është përdorur nga autorët. 

Ndërkohë raportohet se në automjetin ku i gjet i vrarë Visha, raportohet se janë gjetur edhe 12 gëzhoja plumbash. Nga hetimet e deritanishme thuhet se pista paraprake ku po heton policia është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

DETAJE nga vrasja në Kamëz! Shkak hasmëria, vëllai i viktimës vrau Refik Domin në '97

12 plumba në drejtim të tij! Postieri gjendet i vrarë brenda
Besnik Visha

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kamëz, ku 48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë. Shkak i ngjarjes dyshohet se është një hasmëri e mundshme mes viktimës dhe personave të tjerë.

Vëllai i Lulzim Vishës, Besnik Visha ka vrarë një person para disa vitesh. Besnik Visha ka vrarë më armë zjarri për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë më datë 10 Prill të vitit 1997. Gjykatës e Tiranës e ka dënuar Besnik Vishën më 29 Qershor të vitit 2001 me 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Ai ka qenë për disa vite në kërkim, teksa është arrestuar në Tetor të vitit 2009.

Ndërkohë në pyetje janë marrë familjarët për të sqaruar dyshimet paraprake. Lilzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Vrasje me armë zjarri në Kamëz! 48-vjeçari gjendet i pajetë në makinë (EMRI)

12 plumba në drejtim të tij! Postieri gjendet i vrarë brenda
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin, ku Lulzim Visha 48 vjeç, banues në Kamëz është gjetur i pajetë brenda një automjeti. 48-vjeçari është gjetur pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Dyshohet se viktima vshtë qëlluar me armë zjarri, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB