LIVE UPDATES

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet në Tik Tok, mbyllen rreth 200 faqe, mes tyre e Shehajt dhe Prognit

♦Që prej 13 gushtit një valë raportimesh ka synuar mbylljen e qindra llogarive online në Shqipëri. ♦Faqet e para që u mbyllën ishin ZËRI dhe Antidroga në rrjetin social Tik Tok. ♦Pa asnjë sqarim, platforma vendosi ban për faqet duke argumentuar se mbi to ka patur raportime, por pa sqaruar shkeljet mbi të cilat u bë mbyllja. ♦Por ky rezulton se nuk është një qark i mbyllur, pasi në vijim të gushtit janë raportuar e mbyllur mbi 200 faqe, mes tyre dhe faqja e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe aktivistit Gent Progni. ♦Sot, ZËRI u rikthye në Tik Tok, me ndihmën e një organizate amerikane e cila lufton rastet e censurës dhe po merret aktualisht me Shqipërinë. ♦ZËRI është faqja më e madhe e mediave online në Tik Tok, me 235 mijë ndjekës dhe 22 milionë pëlqime.

4 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

Bllokimi i mbi 200 llogarive në Instagram e TikTok, EDP i kërkon Meta-s sqarime urgjente: Të jepen shpjegime për censurën në Shqipëri

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet
foto ilustruese

TIRANË- Mbi 200 llogari të rrjeteve sociale u raportuan të mbyllura këtë të enjte, ndërsa për rastin ka reaguar edhe Partia Demokratike Evropiane (EDP), e cila i është drejtuar zyrtarisht gjigantit teknologjik Meta.

EDP-ja i ka dërguar sot një kërkesë zyrtare për sqarim Meta-s, duke kërkuar përgjigje urgjente për pezullimin dhe bllokimin e llogarive të figurave opozitare dhe faqeve që mbulojnë protestat qytetare në Shqipëri. Në reagim, EDP shpreh shqetësimin e thellë për mbylljen e papritur të dhjetëra profileve në Instagram, mes të cilave ndodhet edhe ajo e kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe e aktivistëve e kritikëve të tjerë të qeverisë.

EDP-ja ka pyetur gjithashtu nëse Meta ka marrë ndonjë kërkesë ose komunikim në lidhje me llogaritë nga autoritetet publike shqiptare ose aktorët politikë. Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i EDP-së dhe Anëtari i Parlamentit Europian, Sandro Gozi, e ka sjellë çështjen para Komisionit Europian nëpërmjet një pyetjeje parlamentare, duke i kërkuar Komisionit të kërkojë sqarime urgjente nga Meta dhe të shqyrtojë incidentin në kontekstin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, të drejtave themelore dhe pluralizmit politik.

“Kur dhjetëra llogari të opozitës dhe aktivistëve të lidhur me të njëjtën lëvizje proteste zhduken pothuajse njëkohësisht, nuk mund ta trajtojmë thjesht si një problem teknik. Meta duhet të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, dhe duhet ta bëjë këtë shpejt”, tha Sandro Gozi.

“Ne nuk po bëjmë akuza pa prova. Por liria e shprehjes dhe pluralizmi politik nuk mund të varen nga algoritme të errëta ose nga sisteme moderimi që potencialisht mund të manipulohen përmes sulmeve të koordinuara. Platformat dixhitale janë bërë pjesë e hapësirës sonë publike demokratike dhe me këtë fuqi vjen edhe përgjegjësia për të garantuar transparencën dhe mbrojtjet efektive.”

Gozi shtoi: “Kjo është veçanërisht e rëndësishme në Shqipëri, një vend që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me integrimin ekonomik: do të thotë mbrojtje e demokracisë, sundimit të ligjit dhe e drejtës së qytetarëve dhe forcave opozitare për të folur lirisht. Ne presim që si Meta ashtu edhe Komisioni Evropian ta marrin seriozisht këtë rast.”

EDP ​​ka kërkuar një hetim të menjëhershëm për të zbardhur arsyet e pezullimeve, nëse ato kanë rezultuar nga raportimi masiv i koordinuar apo sisteme të automatizuara të moderimit.

Ky reagim i nivelit evropian vjen në një kohë kur u raportuan të shumta llogarish në rrjetet sociale. Mbi 200 profile të mbyllura u raportuan në Instagram, Mes tyre është edhe profili i kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili ka deklaruar se llogaria e tij është bllokuar pa një paralajmërim paraprak. Edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku denoncoi mbylljen e një numri të madh profileshm, sipas së cilës bëhet fjalë për llogari të cilat u përkasin aktivistëve, personave të përfshirë në protestë apo profileve që publikojnë materiale rreth saj. Ndërkohë që pas rreth një muaji e mbyllur, faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok është rikthyer dhe është tashmë e aksesueshme. /ZËRI

4 ORE ME PARE

Në mes të valës së bllokimeve të llogarive, rikthehet faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet
zeri-Reprouncensored-antidroga

TIRANË- Pas rreth një muaji e mbyllur, faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok është rikthyer dhe është tashmë e aksesueshme. Rikthimi i llogarisë është bërë i mundur pas ndjekjes së procedurave të lejuara nga TikTok për apelimin dhe rikthimin e profilit të mbyllur.

Pas një procesi të gjatë, që zgjati disa javë, profili i ZËRI-t u bë sërish aktiv, edhe falë mbështetjes së faqes “Antidroga”, e cila ishte mbyllur në të njëjtën kohë me ZËRI-n dhe kishte ndjekur gjithashtu procedurat e ofruara nga platforma për rikthimin e llogarisë.

Po ashtu, në këtë përpjekje ka pasur rol edhe “Reprouncensored”, e cila merret me ndjekjen e rasteve të censurimit online, asistimin në proceset për rikthimin e llogarive të bllokuara dhe promovimin e aksesit të lirë në informacion.

Bllokimi i faqes erdhi pasi ZËRI raportoi hap pas hapi protestën e njohur si “Revolucioni Flamingo”.

Rikthimi i TikTok-ut të ZËRI-t vjen pikërisht në një ditë kur u raportuan mbyllje të tjera të shumta llogarish në rrjetet sociale. Mbi 200 profile të mbyllura u raportuan në Instagram, Mes tyre është edhe profili i kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili ka deklaruar se llogaria e tij është bllokuar pa një paralajmërim paraprak. Edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku denoncoi mbylljen e një numri të madh profileshm, sipas së cilës bëhet fjalë për llogari të cilat u përkasin aktivistëve, personave të përfshirë në protestë apo profileve që publikojnë materiale rreth saj.

Rikthimi i ZËRI-t dhe bllokimi i qindra llogarive të raportuara ka në fokus valën e censurës për "Flamingo Revolution"./ZËRI

5 ORE ME PARE

"Po mbyllen profilet që mbështesin protestën", gazetari ngre dyshime: A ka dorë AKSHI apo ADS? Kjo duhet hetuar

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet
foto ilustrim: rrjete sociale-gazetari klodian tomorri

TIRANË- Një valë e re mbylljesh faqesh llogarish në Instagram dhe TikTok ka ndezur debat dhe reagime. Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur dyshime të forta lidhur mbylljen e profileve në rrjetet sociale të personave më numër të lartë ndjekësish, të cilët kanë shprehur mbështetjen për protestën. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, gazetari ngre dyshime për një përfshirje të mundshme të strukturave shtetërore. Ai përmend AKSHI-n dhe ADS-në, duke shtuar se nuk dihet nëse vërtetë këto institucione kanë pasur rol konkret në mbylljen e llogarive dhe kërkon hetim.

Në përfundim të reagimit të tij, gazetari ironizon deklaratat e qerverisë lidhur me algoritmin, duke thënë se ky është halli i vetëm i tyre dhe jo kostoja e jetësës, shëndetësia apo arsimi. 

Postimi i Plotë:

Kane filluar te mbyllin profilet e njerezve me shume ndjekes qe mbeshtesin protesten. Thone qe kane mbyllur faqet e shume njerezve. Nuk dihet nese ketu ka dore AKSHI apo ADS. Por sigurisht qe ne nje menyre apo tjeter ka dore qeveria, edhe me strukturat dixhitale hije qe mban. Kjo duhet hetuar. Nese po perdoret fuqia e shtetit per tu mbyllur gojen njerezve, atehere Shqiperia nuk ka me nje qeveri normale, por nje qeveri te fandaksur pas algoritmit.

Kjo nuk eshte cudi. Kryeministri, ministrat dhe gjithe drejtuesit e maxhirances kane vetem nje shqetesim ne komunikimet e tyre publike. Algoritmin. Nuk ka qeveria shqetesim koston e jeteses, shendetesine, arsimin. Halli eshte vetem algoritmi. Merrni komunikimet publike te kryeministrit ne tre muajt e fundit. Nuk e ka permendur asnjehere togefjaleshin kosto e jeteses. Por ka permendur mbi 3 mije here fjalen algoritem. Gjithe qeveria si Don Kishoti me Sanco Pancon. Ata luftonin me mullinjte e eres. Keta luftojne me algoritmin.

Prej rreth një muaji faqja zyrtare e ZËRI-t në platformën Tik-Tok është mbyllur. Problemet në postime dhe platformë deri në mbylljen e faqes erdhën pas ZËRI raportoi hap pas hapi protestën e njohur si 'Revolucioni Flamingo'. Por duket se nuk jemi të vetimit. Sot rreth 200 faqe në rrjetin Instagram janë mbyllur, mes tyre faqja e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj./ZËRI

6 ORE ME PARE

Çfarë po ndodh pas raportimeve për protestën? Pas Tik Tok të ZËRI-t, mbyllen 200 faqe në Instagram, mes tyre edhe e Agron Shehajt

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet
foto ilustruese

TIRANË-Prej rreth një muaji faqja zyrtare e ZËRI-t në platformën Tik-Tok është mbyllur. Problemet në postime dhe platformë deri në mbylljen e faqes erdhën pas ZËRI raportoi hap pas hapi protestën e njohur si 'Revolucioni Flamingo'. Por duket se nuk jemi të vetimt. Sot rreth 200 faqe në rrjetin Instagram janë mbyllur, mes tyre faqja e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj.

Vetë Shehaj njoftoi se faqja e tij është bllokuar, pa një paralajmërim paraprak. Pas njoftimit të tij, edhe deputetja e pavarur pas largimit nga PS, Marjana Koçeku, ka denoncuar se numri i profileve të mbyllura në rrjete është 200. Profilet e mbyllura iu përkasin aktivistëve, të përfshirë në protestë apo atyre që publikojnë rreth saj, si profili i Gent Prognit, faqja 'antidroga', 'mashurkbazike' e të tjerë.

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet

Valë censure për "Flamingo Revolution"/ ZËRI rikthehet

Reagimi i Marjana Koçekut: Nji valë sulmesh online ka nisë veçanërisht që ditën e djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik dhe publik. Mbi 200 faqe Instagrami me përmbajtje nga protestat janë mbyllë, përfshi këtu faqen zyrtare të deputetit Agron Shehaj, aktivistit Gent Progni dhe faqeve të njoftuna në Instagram që e kanë mbështetë vazhdimisht protestën.

Këto ditë në Forumin e Bled-it, siguria online dhe sulmet kibernetike ndaj lirisë së shprehjes ishin kryefjala e diskutimit të Komisionerëve Europianë. Qeveria jonë në Forume Ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet. Për këtë edhe kam raportu tashmë në institucionet e Bashkimit Europian.

Profilet raportohet se janë mbyllur pa një paralajmërim paraprak. ZËRI po ndjek të gjitha rrugët që lejon platforma Tik Tok për të rikthyer kanalin. Ndërkohë edhe Partia Mundësia po përgatit hapat ligjorë për rikthimin e faqes së tij në Instagram.

Poll

MOS HUMB