LIVE UPDATES

Tritoli për motrat Nikolli i merr jetën Enea Themollarit, ishte prej 3 muajsh në reanimacion. Xhovana dhe Alda akuzuan Nuredin Dumanin

➤Ka ndërruar jetë pas 3 muajsh në spitalin e Traumës në Tiranë 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli, në datën 14 Korrik në Elbasan. ➤Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin, se ishte personi që kishte vënë tritolin në banesën e tyre. ➤Dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme, ndërsa ende nuk është zbardhur identiteti i personit që ka hedhur lëndën plasëse pranë banesës. ➤ Nikolli akuzoi Dumanin se kishte dhunuar në 3 raste të dashurin e saj në qeli, Amarildo Xhanej, ndërsa u shfaqën dhe pamjet, ku vrasësi me pagesë, tashmë i penduar, komunikonte lirisht nga ambientet e burgut.

4 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Fqinji humbi jetën për shkak të përplasjeve të saj me Dumanin, Xhovana Nikolli ngushëllon familjen

Tritoli për motrat Nikolli i merr jetën Enea Themollarit, ishte prej 3
Enea Themollari dhe Xhovana Nikolli

ELBASAN- Xhovana Nikolli ka reaguar për vdekjen e Enea Themollarit që humbi jetën pasi mbeti i plagosur rëndë, nga tritoli që shpërtheu në derën e banesës së tij, i cili u vendos për motrat Nikolli.

Ajo iu ka shprehur ngushëllime familjes Themollari, të cilët sot përcjellin në banesën e fundit, djalin e tyre që ndërroi jetë në moshën 26-vjeçare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan: “Ngushëllime familjes së Eneas,, Zoti ju dhënë forcë të përballoni këtë dhimbje. Ju prehtë shpirti në paqe!

Tritoli për motrat Nikolli i merr jetën Enea Themollarit, ishte prej 3

26-vjeçari mbeti viktimë si pasojë e një sasie tritoli që u vendos në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Por fatkeqësisht dëmtimet më të mëdha u shkaktuan në banesën e familjes Themollari, duke e lënë të riun të plagosur rëndë.

Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e 14 korrikut. Pas ngjarjes ato hodhën akuza në drejtim të Nuredin Dumanit, por edhe Prokurorisë së Posaçme, pasi sipas tyre i penduari i drejtësisë ka trajtim preferencial në ambientet e burgut, dhe merr vendime dhe për të dënuarit e tjerë.

Nikolli akuzoi Dumanin se kishte dhunuar në 3 raste të dashurin e saj në qeli, Amarildo Xhanej, ndërsa u shfaqën dhe pamjet, ku vrasësi me pagesë, tashmë i penduar, komunikonte lirisht nga ambientet e burgut. Pas denoncimit të Nikollit, 2 punonjës të policisë së burgjeve u pezulluan nga detyra. Hetimet për shpërthimin me tritol, janë marrë përsipër nga Prokuroria e Posaçme, por deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen, edhe pse fillimisht u pretendua se policia kishte identifikuar autorin e ngjarjes. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

‘Çun babaxhan, mbante shtëpinë’, fqinjët e Enea Themollarit: Na u mpi trupi, katastrofë, motrat Nikolli nuk jetojnë më këtu

Tritoli për motrat Nikolli i merr jetën Enea Themollarit, ishte prej 3
enea themollari dhe fqinji i tij

ELBASAN- Familja Themollari në Elbasan ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë në banesën e fundit, djalin e tyre, Enean, i cili pas 3 muajsh në reanimacionin e spitalit të Traumës, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai mbeti i plagosur rëndë, nga tritoli që shpërtheu në derën e banesës së tij, i vendosur për fqinjët e tij, motrat Nikolli.

Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin. Megjithatë, ende sot nuk është zbardhur ngjarja dhe nuk janë identifikuar autorët, edhe pse çështja është marrë përsipër nga Prokuroria e Posaçme.

Fqinjët e përshkruajnë 26-vjeçarin si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”.

“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu”, tha një nga fqinjët.

“S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha fqinji.

“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.

“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.  Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e 14 korrikut. Pas ngjarjes ato hodhën akuza në drejtim të Nuredin Dumanit, por edhe Prokurorisë së Posaçme, pasi sipas tyre i penduari i drejtësisë ka trajtim preferencial në ambientet e burgut, dhe merr vendime dhe për të dënuarit e tjerë.

Nikolli akuzoi Dumanin se kishte dhunuar në 3 raste të dashurin e saj në qeli, Amarildo Xhanej, ndërsa u shfaqën dhe pamjet, ku vrasësi me pagesë, tashmë i penduar, komunikonte lirisht nga ambientet e burgut. Pas denoncimit të Nikollit, 2 punonjës të policisë së burgjeve u pezulluan nga detyra.

Hetimet për shpërthimin me tritol, janë marrë përsipër nga Prokuroria e Posaçme, por deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen, edhe pse fillimisht u pretendua se policia kishte identifikuar autorin e ngjarjes. /ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

FOTO- Kush është Enea Themollari, 26-vjeçari që vdiq pas përplasjeve Nikolli-Dumani

Tritoli për motrat Nikolli i merr jetën Enea Themollarit, ishte prej 3
enea themollari

TIRANË- Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Eena Themollari, viktima e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi në mesin e muajit Korrik në qytetin e Elbasanit, i cili kishte si shënjestër motrat nga Lezha, Xhovana dhe Alda Nikolli.

Enea ishte duke shkuar në tualet gjatë natës, në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe dera e banesës e cila u shemb i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë. Për rreth 3 muaj ai u mbajt në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi që të mbijetonte.

Familja është në shok nga kjo humbje e parakohshme, aq më tepër në rrethana të tilla, ku djali i tyre ishte tërësisht i pafajshëm, dhe pa asnjë lidhje me intrigat që kanë ndodhur muajt e fundit mes motrave Nikolli dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Teksa Alda dhe Xhovana Nikolli vazhdojnë të reklamojnë jetën e tyre të luksit në rrjetet sociale, e Dumani të vazhdojë me gjasa aktivitetin e tij kriminal nga burgu, familja Themollari ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë në lule të rinisë drejt banesës së fundit, djalin e tyre, Enean. /ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Përplasja mes motrave Nikolli dhe Dumanit, vdes në spital pas 3 muajsh Enea Themollari, viktima e pafajshme e tritolit

Tritoli për motrat Nikolli i merr jetën Enea Themollarit, ishte prej 3
Motrat nikolli dhe nuredin dumani

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Enea Themollari, fqinji i motrave Alda dhe Xhovana Nikolli, i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit me tritol rreth 3 muaj më parë, në Elbasan. 

Tritoli u vendos në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

Fqinjët e përshkruajnë 26-vjeçarin si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”.

“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu”, tha një nga fqinjët.

“S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha fqinji.

“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.

“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët. 

Por fatkeqësisht dëmtimet më të mëdha u shkaktuan në banesën e familjes Themollari, duke e lënë të riun të plagosur rëndë.

Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Poll

MOS HUMB