"Dyshohet se u përdor AI"/ PROVAT: Biseda në “SkyECC” për Bardhin s'ekziston! U falsifikuan firmat e OPGJ-ve

TIRANË- Dy dokumente të mbërritura në telefonin e Gazment Bardhit përmes aplikacionit “Signal”, tashmë po hetohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK ka dalë në përfundimin se bisedat janë të falsifikuara duke sqaruar edhe arsyen. Sipas "OraNews", pika ku janë vërtetuar janë emrat dhe firmat e oficerëve të Policisë Gjyqësore, Joni Keta dhe Ermal Hasa.

“...Këqyrja mbyllet këtu, procesverbali pasi lexohet nënshkruhet pa vërejtje.... OFICERI POLICISË GJYQËSORE Joni KETA Ermal HASA...”- është marrë copy-paste nga procesverbali origjinal që mban Nr.561 i cili ndodhet në dosjen “Metamorfoza”, të cilën tashmë SPAK e ka dorëzuar në gjykatë për shqyrtim gjyqësor. Edhe dy firmat e tjera të shënuara në fotografinë e parë të dërguar nga “Mbreti Zog” tek telefoni i Gazmend Bardhit, janë marrë përmes skanimit me programe kompjuterike. Këto dy firma rezultojnë të jenë hedhur nga dy oficerët tek proces-verbalet e sekuestrimit të provave shkresore, gjatë fazës së hetimit të dosjes “Metamorfoza”. Ndërkohë përmbajtja e bisedës dhe kodeve “Sky” që pasqyrohen në proces-verbalin Nr.561 të SPAK është e gjitha e ndryshme me përmbajtjen e bisedës dhe kodeve të dërguara, deputetit Bardhi,”-shkruhet në artikullin e publikuar.

Për këtë rast, dyshohet se dokumentat janë Prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale dhe programeve kompjuterike, duke shënuar kështu herën e parë që AI përdoret për të manipuluar ngjarje të tilla.
Ç'ka ndodhur me Bardhin?
Sipas shkresës që kreu i grupit parlamentar i ka dërguar SPAK, zbulohet se Bardhit i ka shkuar një mesazh në aplikacionin "Signal" nga një numër i paidentifikuar, që mbante emrin "Mbreti Zog". Ky i fundit në bisedat e publikuara, thotë se është Ervis Martinaj që i paguan Gazment Bardhit shumën prej 100 mijë eurove, të cilat deputeti do t'i përdorte në fushatë. Personi nga ana tjetër, që pretendohet të jetë Erigers Mihasi, i thotë se shuma që po i dërgon është shumë e madhe, por 'Martinaj' thotë se këtë e bën si favor për Shkëlzen Berishën. Në dokumentin që është dërguar dhe në emailit e disa mediave në vend, pretendohet gjithashtu se janë emrat e OPGJ-ve që i kanë firmosur, por emrat ishin fshirë. Prej ditësh, Bardhi është shprehur se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK./ZËRI
"Çoji 100 mijë euro..."/ Bardhi: SPAK ma konfirmoi, s'ka mesazhe të Ervis Martinajt për mua. U lashë telefonin

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka lënë telefonin e tij personal në SPAK. Pas më shumë se 40 minutash, Bardhi ka dalë dhë ka bërë me dije nga mediat e pranishme se në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i është bërë me dije zyrtarisht se bisedat ku përmendet emri i tij janë të falsifikuara. Në fjalën e tij, Bardhi tha se janë falsifikuar firmat e OPGJ-ve, por nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Alfred Shehu i është bërë me dije se formati që prezantohen bisedat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit nuk janë të formatit që SPAK aplikon për zbardhjen e përgjimeve në aplikacionin "SkyECC". Po ashtu, ndër të tjera demokrati u shpreh se përveç tij, ka pasur edhe persona të tjerë që kanë marrë mesazhe të ngjashme, por nuk i bëri me dije emrat e tyre. Për të, e gjitha bëhet për të shantazhuar opozitën dhe një deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Por shton se në këtë mënyrë cënohet edhe besueshmëria e SPAK.
PRONONCIMI PËR MEDIAT:
E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën signal në telefonin tim personal. Dua të qartësoj për opinionin publik, meqenëse ka media që edhe sot janë pjesë e skemës duke i paraqitur të dhënat në gjoja dy procesverbale, por që në fakt janë dokumente të falsifikuar dhe sajuar, që nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real. Ato dokumente janë prodhuar me qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet të kuvendit të Shqipërisë. Në dijeni time, ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to, vura në dijeni SPAK, sepse ka të bëjë edhe me kredibilitetin e vetë SPAK dhe me faktin që individë të caktuar me qëllime kriminale, përdorin të dhëna që si rregull administrohen nga kjo prokurori, duke sajuar përmbajtje të rreme me qëllim shantazhimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Është tashmë zyrtarisht e konfirmuar edhe nga prokurorët që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të e SkyECC që administron prokuroria e posaçme. Unë jam duke mbledh të dhënat edhe për mediat që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që i pasqyrojnë si të vërteta sepse, po bëhen me dashje apo pa dashje, pjesë e skemë shantazhuese të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme për të identifikuar se nga ka ardhure mesazhi në telefonin tim, për të identifikuar sigurisht autorët e këtij krimi të rëndë, dhe motivet e tyre.
Pyetje: A keni dyshime se nga kanë ardhur?
Gazment Bardhi: Nuk kam asnjë dyshim. Unë kam besim që nuk është vetëm në interesim tim personal zbardhja e çështjes. Sepse vërtetë qëllimi i tyre ka qenë të shantazhojnë Gazment Bardhin me prodhime të sajesave të rreme, por unë nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit publik. Unë do të vazhdoj të bëj detyrën në të njëjtën formë siç e kam bërë gjer më sot. Unë kam bindjen e plotë që kjo është një çështje edhe në interes të prokurorisë së posaçme. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme dhe të ja faturojë atë, SPAK.
Pyetje: A mendoni se këto shantazhe, kanë ardhur pas deklarimeve tuaja në parlament ku flisni për disa kode Sky dhe përgjime.
Gazment Bardhi: Patjetër, prandaj dhe unë i jam drejtuar SPAK se dyshimi im është se, personat që janë sajuar këtë veprim kriminal, janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të lartë publik, të cilët dalin realisht në përgjime.
Pyetje: Kush ju mori në pyetje?
Gazment Bardhi: Nuk më mori kush në pyetje, nuk kam ardhur për të ju marrë në pyetje. I vura në dispozicion të dhënat e telefonit tim prokurorëve Dumani dhe Shehu, së bashku me oficerët e BKH dhe ekspertët. Televizioni juaj është një prej atyre që sot e kësaj dite i referon ato si procesverbale të vërteta, ndërkohë që ato duken me sy të lirë që janë një sajesë.
Pyetje: Ju i publikuar vetë!
Bardhi: Unë i publikova vetë duke thënë se janë sajim. Kurse ju e nderuar, me gjithë respektin që kam personalisht, por edhe për median në tërësi, vazhdoni ti pasqyroni sikur ato janë reale. Ato procesverbale, mu tha zyrtarisht nga prokurorët që nuk ekzistojnë. Ju që mbuloni këtë prokurori e dini si është formati i këqyrjes së të dhënave të SKy. Nuk kishte emra, kishte dy firma të falsifikuara, sapo u bëre tani zëdhënëse e një të pavërtete, nëse ju e keni me firma, pasqyrojeni se unë e kam pa firma. Medieve në emailin e rremë që u është dërguar pa emra, se nuk ka oficer të policisë gjyqësore që të kenë zbardhur biseda të tilla. Prandaj do ju lutesha me reskeptin maksimal të bëheni zëdhënës të së vërtetës dhe jo zëdhënës të krimit organizuar që me informacione të rreme, guxojnë të shantazhojnë një deputet. Nëse e keni bërë, do të duhet të referoni këtë që unë kam thënë që ditën e parë, meqë më thanë se, ju i keni publikuar vetë. Unë kam publikuar dhe këtu janë dëshmitarë të gjithë gazetarët, që kam deklaruar që janë biseda të sajuara dhe zëdhënia e të vërtetës do të ishte që këto janë biseda të sajuara. Unë sot kam hapur median tuaj (Report TV dhe Shqiptarja.com) dhe ato vazhdojnë edhe sot që unë jam këtu, dhe është konfirmuar se janë të sajuara, ti transmetojnë si biseda të vërteta. Kjo është të bëhesh pjesë e skemës për të shantazhuar një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, që ka guxuar të denoncojë me emër dhe mbiemër krimin e organizuar, zyrtarët e korruptuar dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Të referosh një sajesë si të vërtetë, është më së paku gënjeshtër dhe më së shumti, bërja pjesë e një skeme shantazhuese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe këtë e kam tërësisht miqësore, por do të duhet të kuptoni se sajesa të tilla me qëllim shantazhimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, nuk mund ti jepet zë.
Pyetje: Kujt tjetër i kanë ardhur këto?
Gazment Bardhi: Nuk kam dijeni për emra, më është konfirmuar se ka pasur edhe raste të tjera dhe personat, janë paraqitur edhe ato në prokurorinë e posaçme për ti raportuar, por nuk është detyra ime të bëhem zëdhënës i tyre, unë bëhem zëdhënës vetëm i çështjes time.
Pyetje: Pse ju duhet juve aplikacioni Signal, kur dihet se është aplikacion i komunikimeve sekrete?
Gazment Bardhi: Nuk është aspak një komunikim sekret. Signal, Whatsapp, janë platforma që përdoren gjerësisht për komunikim.
Pyetje: Në atë bisedë flitej për një adresë, numër telefoni, për të dhënë disa para që do ti përdonin për fushatë. Keni pasur ju apo keni lidhje me Ervin Martinaj?
Gazment Bardhi: Zero, zero, zero. Dhe kjo nuk ka nevojë ta them unë. Nëse do të ekzistonin do të ishin te ato realet, jo te këto të fabrikuarat. Gazment Bardhi as ka patur, as do të ketë ndonjëherë asnjë lidhje me asnjë kriminel të zakonshëm, jo më me një eksponent të krimit të organizuar. Nëse do ta kisha këtë nuk do ta kisha guximin ti përmendja me emër çdo anëtar të krimit të organizuar, pa u frikësuar. E bëj këtë sepse vetë nuk kam asnjë lidhje të kësaj natyre.
Ç'ka ndodhur me Bardhin?
Sipas shkresës që kreu i grupit parlamentar i ka dërguar SPAK, zbulohet se Bardhit i ka shkuar një mesazh në aplikacionin "Signal" nga një numër i paidentifikuar, që mbante emrin "Mbreti Zog". Ky i fundit në bisedat e publikuara, thotë se është Ervis Martinaj që i paguan Gazment Bardhit shumën prej 100 mijë eurove, të cilat deputeti do t'i përdorte në fushatë. Personi nga ana tjetër, që pretendohet të jetë Erigers Mihasi, i thotë se shuma që po i dërgon është shumë e madhe, por 'Martinaj' thotë se këtë e bën si favor për Shkëlzen Berishën. Në dokumentin që është dërguar dhe në emailit e disa mediave në vend, pretendohet gjithashtu se janë emrat e OPGJ-ve që i kanë firmosur, por emrat ishin fshirë. Prej ditësh, Bardhi është shprehur se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK./ZËRI
Po shkonte në SPAK/ "Incidenti" që i preu rrugën Gazment Bardhit, makina e tij përplasi një motorist

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në lidhje me shantazhet që i janë bërë atij në aplikacionin “Signal”. Por, teksa Bardhi po shkonte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i ndodhi një incident. Makina që e solli në SPAK, ka përplasur një motorist. Pasi incidenti ka ndodhur, shoferi i mjetit shkoi menjëherë pranë motoristit që t'i vinte në ndihmë. Ndërsa Bardhi nuk kuptoi asgjë nga ajo që ndodhi.
Teksa futej në SPAK u tha gazetarëve: Ra ndonjë gjë atje!?

Bardhi shkoi sot në SPAK ku la edhe celularin e tij. Pas më shumë se 40 minutash, Bardhi bëri me dije nga mediat e pranishme se në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i është bërë me dije zyrtarisht se bisedat ku përmendet emri i tij janë të falsifikuara. Në fjalën e tij, Bardhi tha se janë falsifikuar firmat e OPGJ-ve, por nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Alfred Shehu i është bërë me dije se formati që prezantohen bisedat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit nuk janë të formatit që SPAK aplikon për zbardhjen e përgjimeve në aplikacionin "SkyEÇ". Po ashtu, ndër të tjera demokrati u shpreh se përveç tij, ka pasur edhe persona të tjerë që kanë marrë mesazhe të ngjashme, por nuk i bëri me dije emrat e tyre. Për të, e gjitha bëhet për të shantazhuar opozitën dhe një deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Por shton se në këtë mënyrë cënohet edhe besueshmëria e SPAK. /ZËRI
Mesazhet "Martinaj-Mihasi", Gazment Bardhi thirret në SPAK

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme me Anti-Korrupsion pas denoncimit për mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt.
“Siç e dini të hënën kam bërë publike një akt intimidues ndaj meje me dokumente të sajuara dhe që nuk ekzistojnë. SPAK është vënë në lëvizje që atë ditë, kam shprehur gatishmërinë për ti vendosur në dispozicion telefonin tim, do të paraqitem për këtë veprim hetimor të nevojshëm”, tha Bardhi.
Në një denoncim të bërë në datën 30 Shtator, Bardhi ka thënë se këto mesazhe i kanë shkuar në aplikacionin “Signal” nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”, ku përmenden personazhe të botës së krimit.
Deputeti demokrat ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në lidhje me këtë rast, duke i kërkuar që të hetojë mesazhet e mbërritura më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal.
Në letrën e tij, ku ka vënë në dijeni dhe ambasadat e SHBA, BE-së dhe Britanisë së Madhe, Gazment Bardhi thotë se pas kësaj ngjarje të fabrikuar persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.