LIVE UPDATES

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për Karçanaj, në kërkim 2 biznesmenë, pezullohet nëndrejtori i policisë

➤Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle paraditen e sotme në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, për të ekzekutuar masat e sigurisë të dhëna nga SPAK, për tenderat e AKSHI-t. ➤ GJKKO ka miratuar masatr e sigurisë arrest me burg për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, ndërsa për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është dhënë masa arrest shtëpie. ➤ SPAK ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe të numrit 2 të policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

8 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

FOTO/ Kontrolle te bizneset e Klajdi Merkajt, dyshohet se pastroi milionat e AKSHI-t

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për
Klajdi Merkaj

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle ditën e sotme në bizneset e Klajdi Merkaj, i cili është i arrestuar si i akuzuar për pastrimin e parave të grupit Çopja. Po për akuzën e pastrimit të paraave, është ushtruar kontroll në bizneset e tij me urdhër të SPAK në vjim të hetimeve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Dyshohet se përmes bizneseve të Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI-t.

Klajdi Merkaj u arrestua më 16 tetor të këtij viti, pasi akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. 

Ndërkohë, lidhur me aksionin e sotëm janë lëshuar 8 masa sigurie. Masa arrest me burg për Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa masa arrest shtëpie për Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi. Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit Erion Ismaili. Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Operacioni konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të SPAK në sektorin e prokurimeve publike dhe teknologjisë së informacionit, ndërsa hetimet pritet të thellohen edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe përfaqësues biznesesh./ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

SPAK njoftim zyrtar për Agasin&CO, akuzat e rënda që rëndojnë mbi ta. Nga organizata kriminale te pastrimi i parave. Dy ‘kokat’ në arrati

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për
ermal beqiri, mirlinda karcanaj dhe ergys agasi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me hetimet e ndërmarra për tenderat e AKSHI-t, që çuan në vendimin e GJKKO për 8 masa sigurie në drejtim të drejtuesve të institucioneve, si dhe biznesmenëve.

8 masat e firmosura nga GJKKO 

Arrest në burg: Ergys Agasi

Arrest në burg: Ermal Beqiri

Arrest në shtëpi: Mirilda Karçanaj

Arrest në shtëpi: Hava Delibashi

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili

Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

Në njoftimin e SPAK thuhet se personat në këtë dosje akuzohen për vepra të rënda penale, përfshirë: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuara nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Nga 8 masat e sigurisë, ato të arrestit me burg për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin nuk janë ekzekutuar ende, pasi dy personat e dyshuar nuk janë gjetur në banesë në momentin e kontrolleve nga punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndaj tetë shtetasve nën hetim për vepra penale:“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuara nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Në këtë kuadër, Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.12.2025, paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë (8) shtetasve nën hetim. Sot, më 16.12.2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)  kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim Ergys Agasi, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, Ermal Beqiri, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, Mirlinda Karçanaj, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, Hava Delibashi, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Erion Ismaili, të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Andis Papa, e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, Gëzim Hoxha, e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Rogers Rryta, e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. 

Hetimet vijojnë për zbulimin e fakteve të tjera penale dhe identifikimin e subjekteve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme./ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

Pengmarrje dhe shtantazh, çfarë zbuloi hetimi i SPAK për tenderat e AKSHI. Paratë dyshohet se u pastruan nga grupi i Çopjave

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK dhe BKH, për personat e përfshirë në dosjen e abuzimit me tenderat e AKSHI-t. GJKKO ka konfirmuar 8 masa sigurie, përfshirë drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn. Masa e arrestit të shtëpisë është dhënë edhe për zv.drejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërkohë është caktuar masa ndaluese edhe për biznesmenët Andis Papa dhe Gëzim Hoxha. Po ashtu GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.

Nga hetimet për këtë dosje është zbuluar dhe një rast i rëndë pengmarrje dhe shantazhi. Sipas prokurorisë Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. Rezulton se ai më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH, të dhënat janë siguruar jo vetëm përmes celularëve por edhe të dhënave të marra në mënyrë indirekte e direkte nga SPAK.

Ka rezultuar se drejtoresha e AKSHI-t dhe zv.drejtoresha kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme. Ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt rëndojnë akuzat e konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, grupit të strukturuar kriminal, heqje paligjshme e lirisë, kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash por edhe akuza të tjera.

Ndërkohë ndaj drejtoreshës së AKSHI-t dhe zv drejtoreshës, rezulton se rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza të ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, celularëve por edhe dëshmi të tjera, rezulton se pas dhunës dhe shantazhit që ka pësuar për orë me radhë biznesmeni Meçe është detyruar të shkojë pranë Komisionit dhe të tërheqë edhe ankimimet që kishte bërë për tendera të caktuara. Dy janë tenderat më problematikë që kahetuar SPAK.

Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku dyshohet se bëjnë pjesë biznesmenët Agasi dhe Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht,

Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e një çështje sepse kishin fituar tenderin për mirëmbajtjen.

Megjithatë janë edhe 10 procedura të tjera tenderuese, ku sipas SPAK, mund të rritet në kuadër të hetimeve që Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit dhe janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte njohje me shtetasin Ermail Beqiri.

Kontrollet po vijojnë tek disa zyrtarë të tjerë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të shqyrtimit të ankesave. Gjithashtu edhe persona të lidhur me dy biznesmenët e shpallur në kërkim deri më tani, pasi nuk ka informacione që janë arrestuar, po ashtu te familjarë të tyre e banesa që disponojnë

7 MUAJ ME PARE

SPAK zbulon skandalin e rëndë, Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë morën peng biznesmenin, e detyruan të…

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për
erion ismaili, gerond mece dhe ergys agasi

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me tenderat e dhëna nga AKSHI. Gjatë hetimeve të prokurorisë është zbuluar dhe një rast pengmarrje dhe dhune, me qëllim tërheqjen e kompanive nga tenderave.

Mësohet se Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë Erion Ismaili, kanë rrëmbyer biznesmenin Gerond Meçe, duke e detyruar që të tërhiqet nga tenderat e dhëna nga AKSHI.

Deri tani nuk dihet ende nëse masat e sigurisë janë ekzekutuar apo jo nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka kryer prej mëngjesit të sotëm kontrolle në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

8 masat e firmosura nga GJKKO 

Arrest në burg: Ergys Agasi

Arrest në burg: Ermal Beqiri

Arrest në shtëpi: Mirilda Karçanaj

Arrest në shtëpi: Hava Delibashi

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili

Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta

Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme.

Sipas burimeve hetimore, përveç shkeljes së barazisë në tendera, autoritetet po hetojnë edhe qarkullimin e fondeve të përfituara nga këto kontrata, për të verifikuar elementë të mundshëm të pastrimit të parave.

Operacioni konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të SPAK në sektorin e prokurimeve publike dhe teknologjisë së informacionit, ndërsa hetimet pritet të thellohen edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe përfaqësues biznesesh./ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK, pezullohet nga detyra numri 2 i Policisë së Tiranës

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për
erion ismaili

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pezulluar nga detyra numrin 2 tqë policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Masa për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës është dhënë në kuadër të aksionit të SPAK pas hetimeve për tenderat në AKSHI. Për të njëjtën dosje, SPAK ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, ndërsa për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie. SPAK prej një viti po heton procedurën e 12 tenderave në Agjencinë Kombëtare e Shërbimit të Informacionit, ku dyshohet se janë kryer shkelje gjatë tenderimit.

/ZËRI

7 MUAJ ME PARE

SPAK kërkon arrestimin e tij, biznesmeni Ermal Beqiri dyshohet se është larguar jashtë vendit, çfarë zbuluan kontrollet e BKH-së

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për
ermal beqiri

TIRANË- ZËRI mëson detaje të reja nga aksioni i agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për ekzekutimin e masave të sigurisë në lidhje me hetimet për tenderat e Agjensisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI). Gjatë kontrolleve të BKH-së në banesën e biznesmenit Ermal Beqiri, burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë prej pjestarëve të familjes, çka shton dyshimet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit, përpara lëshimit të masës së sigurisë ndaj tij.

Po ashtu nuk dihet ende nëse është ekzekutuar masa e arrestit me burg për Ergys Agasin, ndërsa për drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj është dhënë masa e arrestit të shtëpisë.

Ermal Beqiri, rezulton pronar i kompanisë “Soft & Solution”, ku dyshohet se biznesmeni ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara.

Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2021, kur ai u thirr si ekspert në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Ilir Metës. Beqiri kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”, ku ish-zv.kryeministri dhe Dritan Prifti diskutonin për ndarje fondesh në shumën 700 mijë euro./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

SPAK godet tenderat e AKSHI, kërkon prangosjen e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për
ergys agasi dhe mirlinda karcanaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin, ndërkohë që për drejtoreshën e AKSHI Mirlinda Karçanaj, ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie. Ndërkohë që masa e sigurisë arrest me burg është dhënë dhe për biznesmenin Ermal Beqiri. Të tre personat e lartpërmendur, akuzohen për abuzime me tenderat në të paktën 12 raste. Si Agasi, ashtu dhe Karçanaj dhe Beqiri, janë thirrur disa herë për t'u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK ende nuk ka dhënë informacion zyrtar nëse urdhërarresti ndaj Agasit është ekzekutuar apo jo, ndërsa në banesën e tij në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë janë duke u ushtruar kontrolle.

Si lidhet Ergys Agasi me sektorin e Teknologjisë së Informacionit?

Ergys Agasi rezulton të jetë futur në këtë treg në mars 2023 duke regjistruar në emrin e tij, kompaninë “EA Solution” me NIPT M31516009A me adresë “Rruga; Ismail Qemali”, pallati Hersi, Kati 2, Hyrja Nr. 6, Tiranë. 

Agasi e mban vetëm një vit kompaninë në këtë adresë dhe transferon zyrat pikërisht…në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim” Pallati 152, Hyrja 1, Kati 2, Tiranë.  Është pikërisht e njëjta adresë ku edhe ka zyrat z.Beqiri dhe kompania “Soft & Solution”.

Dokumentet tregojnë se EA Solutions, kompania e Ergys Agasit, është themeluar në mars të vitit 2023 dhe ka deklaruar fitime prej 2.2 milionë euro në vetëm një vit. Kjo shifër bëhet edhe më e dyshimtë kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore janë vetëm 100 mijë euro. Për ta thënë thjesht: kompania ka shpenzuar rreth 8 mijë euro në muaj, por fitimet i ka 23 herë më të larta se shpenzimet.

Akuzat e Ahmetajt për Agasin 

Ergys Agasi nuk është vetëm një biznesmen dhe një person i afërt me politikanët në pushtet. Ai është akuzuar publikisht nga ish-numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj edhe për lidhje të drejtpërdrejta me bandat kriminale në Durrës. Sipas raportimeve të ndryshme, ai ka pasur kontakte me elementë të botës së krimit, të cilët janë të lidhur me rrjetet e trafikut dhe të influencës politike në qytetin bregdetar.

Arben Ahmetaj e quajti disa muaj më parë Agasin një koordinator të mirëfilltë të krimit të organizuar, në shërbim të kryeministrit Edi Rama. 

“Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”deklaroi Ahmetaj gjatë një bisede, me një gazetar italian./ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

Agjentët e BKH-së ‘mësyjnë’ në zonën e Kodrës së Diellit, kontroll në disa banesa

SPAK lëshon 8 masa për tenderat e AKSHI, arrest shtëpie për
Foto ilustruese

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit është duke zhvilluar sot një aksion në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku ka ushtruar kontroll në disa banesa. 

Mësohet se aksioni ka të bëjë me një hetim që SPAK ka në proces, në lidhje me tenderat publikë. Detajet lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni janë sekret dhe nuk ka detaje, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB