Pas përmbytjeve, Vlora mbetet edhe pa drita, OSHE: Do vazhdojë pa energji derisa të largojmë ujin

VLORË- Qyteti i Vlorës, sot u pushtua nga një mot ekstrem që përfshite reshje të dendura shiu dhe erë të fortë. Në njoftimin e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka bërë më dije se situata është drejt normalizimit, por banorët e qytetit të Vlorës kanë mbetur në errësirë për shkak të shkëputjes së rrymës elektrike.
Kjo shkëputje ka ardhur për shkak të përmbytjeve me të cilat u përball sot qyteti bregdetar. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSHE) punonjesit janë duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike dhe shmangjen e ndonje tragjedie nga kontakti me rrymën teksa pjesa më e madhe e qytetit është akoma “nën” ujë.
Gjithashtu OSSHE ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë deri në përfundimin e kontrolleve të çdo kabine elektrike.

Njoftimi i plotë:
Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora është zona më e prekur, ku reshjet e dendura kanë përmbytur shumë zona. Si pasojë e prezencës së ujit, për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik, ekipet e OSSH Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizim të situatës. Do të ketë mungesë të energjisë deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave. Ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të risjellë sa më shpejt energjinë.
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë që pushtoi sot Shqipërinë ka shkaktuar mjaft dëme. Një nga bashkitë më të goditura nga ky mot ekstrem ka qënë ajo e Vlorës, ku gjatë gjithë ditës janë raportuar përmbytje dhe dëme të shumta materiale. Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe të qytetarëvë. Rrugët janë përmbytur nga prurjet e shumta të ujit duke bërë që uji të arrijë deri tek dyert e makinave. Ministria e Mbrojtjes pak më parë, pas përfundimit të mbledhjes me kryebashkiakun e Vlorës dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile njoftoi se situata është drejt normalizimit./ ZËRI
Përmbytjet në qytetin e Vlorës, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit

VLORË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata me përmbytjet në qytetin e Vlorës është drejt normalizimit. Me anë të një postimi në Facebook, Ministria ka bërë me dije se nga zonat në rrezik, deri më tani ka evakouar 33 familje, gjithsej janë 55 persona. Po ashtu në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm u diskutua për evidentimin e zonave, të cilat kanë prezencë uji dhe kanë nevojë për ndërhyrje për normalizimin e situatës.
"Nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim, por Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të monitorojë situatën në terren për t’i ardhur në ndihmë Bashkisë së Vlorës,"-bëhet me dije nga Ministria.
Njoftimi i plotë:
Situata në qytetin e Vlorës është drejt normalizimit. Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr. Ministria e Mbrojtjes, në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm dhe AKMC, dërgoi sot në qytetin e Vlorës 28 forca, 8 mjete me kalueshmëri të lartë, 2 motopompa për heqjen e ujit, 1 gomone dhe 5 mjete transporti. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu. Ndërkohë, janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile, ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Verdha, u diskutua për evidentimin e zonave të cilat kanë prezencë uji dhe kanë nevojë për ndërhyrje, menaxhimin e trafikut në qytet, furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit, koordinimin dhe menaxhimin ndërmjet strukturave të bashkisë dhe policisë për familjet e evakuuara, ndjekjen e situatës deri në normalizimin e plotë të saj, si dhe pastrimin e kanaleve të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve.Nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim, por Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të monitorojë situatën në terren për t’i ardhur në ndihmë Bashkisë së Vlorës./ZËRI
Përmbytjet në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim në lidhje me gjendjen pas përmbytjeve të shumta në Shqipëri. Sipas njoftimit të ministit Pirro Vengu, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë duke bashkëpunuar me bashkitë sa i përketë gjendjes së shkaktuar nga shirat e dendur.
Gjithashtu në Bashkinë Vlorë, përmbytjet e shumta erdhën si pasojë e prurjeve të mëdha nga shiu ndërsa Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë për monitorimin e situatës.
Postimi i Ministrit të Mbrojtjes:
Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme. Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.
Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut. Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim.
Moti i keq në Tiranë/ Shkëputet pema në rrugën “Sami Frashëri”, bie mbi makinë

TIRANË- Moti i keq ka pushtuar Shqipërinë! Stuhia ka shkaktuar dëme dhe përmbytje në disa qytete të vendit. Situata është më e përkeqësuar në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë. Në kryeqytet, në rrugën “Sami Frashëri” një pemë është rrëzuar dhe ka bllokuar rrugën. Degët e pemës kanë dëmtuar xhamin e pasmë të një makinë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
MOMENTI ME VIDEO:
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, gruan e merr rrjedha

VLORË- Një video e një gruaje që e merr rrjedha e përmbytjeve në Vlorë është bërë virale. Qyteti i Vlorës ditën e sotme është përballur me një mot ekstrem dhe me shumë rrëshje shiu të cilat kanë përmbytur rrugët e qytetit. Shumë qytetarë kanë pasur vështirësi në lëvizje madje ka pasur edhe perosna që i ka marrë rrjedha si në video.
Moti i keq, me erë të fortë dhe rrebeshe shiu, ka goditur Shqipërinë. Zona më e prekur duket se është ajo e Vlorës, ku rreshjet e dendura të shiut bënë që uji të arrijë deri te dyert e makinave.
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, vështirësi në lëvizjen e automjeteve

VLORË- Vendi ynë është gjatë ditës së sotme është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, rrugët janë mbushur me ujë duke sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Për shkak të erës së fortë raportohen dhe për pemë të thyera. Ndërkohë në të gjitha qytetet e vendit po përballen me reshje të shumta shiu, të cilat do të jenë intensive dhe në orët në vijim.
Shiu "PUSHTON" Shqipërinë/ PARASHIKIMI i motit, këto janë qytetet që rrezikojnë përmbytjen (HARTA LIVE)

TIRANË- Rrebeshet kanë pushtuar Shqipërinë. Përgjatë gjithë ditës së sotme, deri në mbrëmje parashikohen sasi të mëdha shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në mbrëmje, intensiteti i lartë i reshjeve do të sjellë përmbytje në shumë nga zonat urbane.
Konkretisht priten sasi deri 100 mm në qarqet Shkodër, Pukë dhe Lezhë, rreth 70 mm shi në zonat qendrore përfshirë Tiranën dhe po kaq të larta, 70-80mm shi do të bien edhe në zonat jugore duke shkaktuar përmbytje lokale. Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me vranësira mesatare deri të dendura.
HARTA LIVE:
Java tjetër rikthen stabilitetin e motit në vend.
PARASHIKIMI I MOTIT:
Reshjet përfshijnë vendin/ Policia apelon për kujdes: Drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat!

TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve dhe këmbësorëve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve të tyre. Për shkak të përkeqësimit të motit në vend, Policia kërkon respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Në njoftimin e nxjerrë, Policia kërkon që si shoferët, ashtu edhe këmbësorët të rrisin vigjilencën.
PAMJE NGA TIRANA:
APEL PËR MË SHUMË KUJDES!
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e Shtetit APELON për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh. Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe inerteve në rrugë, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore. Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë, mos përdorim të aparatit celular dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara. Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë./ZËRI
Shirat sjellin probleme dhe në Durrës, shtyhen lundrimet e trageteve, pezullohet peshkimi

DURRËS- Durrësi është gjithashtu një nga qytetit që është përmbytur për shkak të shirave të shumtë. Shirat e dendur kanë bërë që shumë akse rrugore të bllokohen, trotuaret të mbulohen nga shiu dhe hyrjet e pallateve të jenë të paaksesueshme për qytetarët. Në zonën e qytetit është krijuar dhe një trafik i rënduar automjetesh. Për shkak të motit të keq është pezulluar dhe aktiviteti i flotës së peshkimit. Dy tragetet e linjës Durrës-Bari shtynë lundrimet për shkak të erës dhe detit të trazuar dhe u nisën mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë. Shirat pritet të jenë prezent në vendin tonë edhe në dy ditët në vijim.
Bulqiza bllokohet nga shirat, uji mbulon trotuaret

BULQIZË- Zona e Bulqizës është totalisht e bllokuar nga shirat e dendur. Uji ka vërshuar në rrugët e qytetit dhe në shumë zona ka mbuluar edhe trotuaret. Për shkak të shirave të shumtë, kanalet kulluese janë bllokuar dhe kjo gjë ka bërë që edhe hyrjet e pallateve të mbushen me ujë. Shirat pritet të jenë prezent në vendin tonë edhe në dy ditët në vijim.
Shirat e dendur përmbytin Lezhën, bllokohen edhe hyrjet e pallateve

LEZHË- Një situatë mjaft e vështirë paraqitet në qytetin e Lezhës për shkak të motit të keq me shira të dendur. Uji ka vërshuar nëpër rrugët e Lezhës duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. Në shumë zona uji ka mbuluar gjithashtu trotuaret. Në disa të tjera, hyrjet e pallateve janë të kalueshme për banorët. Shirat pritet të jenë prezent në vendin tonë edhe në dy ditët në vijim.