LIVE UPDATES

'Po u njohët pronarë do merrni paratë'/ Rama përballë banorëve të Zvërnecit: Protestat s’mjaftojnë për të ndalur projektin

➤Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Vlorë një takim me banorët e Zvërnecit, lidhur me projektin që do të ndërtohet në zonë, i cili ka shkaktuar reagime dhe protesta kundër këtij investimi. ➤Rama tha se Zvërneci është tokë private dhe se nuk është në dijeni të marrëveshjes që kanë bërë pronarët me investitorët. ➤Banorët ngritën çështjen e pronësisë ku pretendojnë se toka është trashëgimi e tyre, ndërsa Rama u tha se nuk ka dijeni për marrëveshjet konkrete të arritura mes palëve. ➤Kreu i qeverisë deklaroi se kush pretendon të jetë pronar nëse i njohet nga Gjykata do të marrë paratë. ➤Rama u ndal edhe te hetimet e SPAK lidhur me çështjen e zonës, duke sqaruar se ato nuk lidhen me vetë projektin, por me një subjekt që ka kryer shitjen e tokës.➤ Po ashtu kreu i qeverisë ritheksoi se projekti nuk do të ndalet edhe pse po zhvillohen protesta, ndërsa dha edhe një përgjigje për 5 kërkesat e paraqitura nga qytetarët. ➤Rama u shpreh i vendosur se projekti nuk do të anulohet dhe nuk pranon negociata.

6 artikuj për këtë temë.
6 ORE ME PARE

Rama u përgjigjet 5 kërkesave të protestuesve: Ja dhashë dorëheqjen, 4 të tjerat si do i bëj?

'Po u njohët pronarë do merrni paratë'/ Rama
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku po mbante një takim me banorët e Zvërnecit ka komentuar edhe kërkesat e paraqitura nga qytetarët në protestat e zhvilluara prej 6-ditësh në Tiranë. Konkretisht protestuesit kërkojnë: 

1dorëheqjen e qeverisë
2-Shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!
3-shfryqizimin e Paketë së Maleve
4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare

Lidhur me këto kushte, Rama është shprehur se nëse plotëson të parin të japë dorëheqjen, 4 të tjerat nuk ka si ti bëjë.

Edi Rama: Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht.

6 ORE ME PARE

Rama-protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

'Po u njohët pronarë do merrni paratë'/ Rama
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Vlorë me banorët e Zvërnecit u ndal edhe te protesta në Tiranë. Kreu i qeverisë u shpreh se edhe 500 mijë banorë të dalin në shesh nuk mjaftojnë, pasi më shumë se 800 mijë persona e kanë votuar atë dhe Partinë Socialiste.

Edi Rama: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake

6 ORE ME PARE

'O vlla mos më fut në sherr me Europën prap'! Rama përplaset me kryeplakun e Zvërnecit: Fuqia ime mbaron...

'Po u njohët pronarë do merrni paratë'/ Rama
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama pati një përplasje me kryeplakun e Zvërnecit, Kostaq Konomi gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës në Vlorë. Gjatë fjalës së tij pretendon se është pronar në një pjesë të tokës ku do të kryhet investimi në Zvërnec dhe u shpreh se prona i ishte marrë padrejtësisht në vitin 2006. Rama tha se ndarja e të drejtës pronësore bëhet me vendim të gjykatave dhe jo të qeverisë, ku theksoi se ku fillon fuqia e gjykatës mbaron ajo e kryeministrit.

Debati:

Konomi: Çështja e Zvërnecit është një problem pak kompleks, por që duhet zgjidhur. Me ardhjen e demokracisë, neve... Unë mora letër dhe ma hoqe me të padrejtë.

Rama: Kush ta hoqi?

Konomi: Dikush tjetër.

Rama: Unë jam këtu për t’u vendosur fytyrën gjërave për të cilat përgjigjem vetë. Dhe po të më kishit zgjedhur më përpara, ndoshta do të kishin ecur gjërat më mirë. Po të më kishit zgjedhur më parë, ndoshta do të kishin shkuar gjërat më mirë.

Konomi: Të ma rrëmbesh mua në 2006-ën? Po ai që bleu tokën në Zvërnec, qysh e bleu ai? Kur toka ishte e grabitur edhe është në gjyq?

Rama: Po ule pak mikrofonin, se kur e mban mikrofonin ashtu, nuk pret të më dëgjosh, por duket se do më godasësh. Ti ke një shtëpi dhe në letra figuron e jotja. Ndërkohë 2 vëllezërit e tu të kanë hedhur në gjyq, sepse ti pretendon se shtëpia është e tyre. Ti thua ‘kjo shtëpi është e imja’, ata thonë ‘babai ty të ka bërë lanet’.

Konomi: Mua duhet të ma zgjidhë problemin shteti. Jo të bredh unë gjyqeve, kam që në 2006 që bredh gjyqeve e paguaj para kot.

Rama: Ai pushtet duhet të ta thotë, nuk ta them dot unë. Fshatari ka të drejtën e vetë të thotë ‘unë kam këtë letër’. O vlla do të më bësh mua të shaj gjykatën? Unë gati jam, por do më prishësh punë me Europën. Po mos më fut në sherr me Europën prapë. Unë gati jam të bashkohem me ty. Po mirë ti thua ‘hajde bashkohemi bashkë t’i gjejmë shtëpinë gjykatësit?’. Po e kapëm ne gjykatësin, të na bashkohet edhe ky tjetri, gjykatësi nuk ka asnjë shans. Por kjo është demokracia? Unë di këtë, fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon fuqia e Gjykatës. Mos më fut mua tani që të shajmë gjykatat, sepse po ndenjtëm ne këtu duke u marrë me ta, do na kapin të dyve pastaj.

6 ORE ME PARE

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Po e ke në pronësi do marrësh paratë

'Po u njohët pronarë do merrni paratë'/ Rama
Edi Rama

VLORË- Në një përballje me një nga banorët që pretendon se është trashëgimtar i tokës në Zvërnec, kreu i qeverisë Edi Rama i është drejtuar të marrë letrën në gjykatë dhe do të fitojë paratë. Banori nga ana tjetër është shprehur i prekur nga deklaratat e mëparshme të kryeministrit duke i kërkuar të mos ndërhyjë, por të shprehet gjykata për çështjen e pronësisë.

Edi RamaGjykata i ka të gjitha shanset për një hetim mjaft të qetë pozitiv për këdo qoftë që mund ta fitojë me gjykatë çështjen, sepse hetimi nuk bëhet për kompaninë, për investimin, për projektin, por hetimi është në proces për një individ, për një subjekt, që ka shitur pronën dhe për këtë arsye, pasi ka marrë të gjitha të dhënat nga Agjencia e Kontrollit të Pastrimit të Parave, SPAK ka lëshuar transaksionin, por e ka çuar në konton përkatëse në noter dhe te kontoja e noterit rri e bllokuar, derisa të sqarohet pozicioni i individit me fjalë me drejtësinë. Nëse do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitimë, atëherë do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë.

Qytetari: Kërkojmë që të mos ketë ndërhyrje përveç gjykatës.

Rama: Të lutem me kë po flet?

Qytetari: Po sqaroj veten.

Rama: Me kë po flet?! Jo si kryeministër. Nëse unë kam kurajo të vij përpara jush.

Qytetari vijon flet.

Rama: E kanë zakon këta vlonjatët nuk e lëshojnë mikrofonin.

Qytetari: Prona nuk është e kthyer dem baba dem. Në 2009 i është dhënë dikujt.

Rama: Kur është kthyer? Të lutem shumë, këtë më thuaj.

Qytetari: Në 2009.

Rama: Pse na fut në këto. Në 2009 unë i kam pasur flokët e zeza, nuk kam pasur kaq shumë. Mos bëjmë debat kot.

Qytetari: Unë dem baba dem e di ndryshe.

Rama: Ti je vlonjat nuk e di çfarë është dem baba dem. Nuk po i shmangem së vërtetës. Një pronë bllokohet vetëm me siguri padije. Çfarë lidhje ka që je në gjyq.

7 ORE ME PARE

“Unë nuk negocioj”/ Rama në Zvërnec: Brunës i thashë s'dua njerëz nga Vlora, këta që duan të më heqin do presin gjatë

'Po u njohët pronarë do merrni paratë'/ Rama
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka për të negociuar me askënd në lidhje me projektin për Zvërnecin. Edhe pse më herët Rama i ftoi për bisedime protestuesit, sot u shpreh nga Vlora se nuk do të flasë më me askënd.  

Edi Rama: E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet. I thashë Brunës, mos më merr njerëz nga Vlora. S’kam frikë të përballem me asnjë njeri. Ata nuk më bëjnë të ndryshoj mendim dhe më shtojnë jetën. Këta që duan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër.

7 ORE ME PARE

Rama takimi me banorët e Zvërnecit: Sazani është çështje e qeverisë, toka përballë është çështje private

'Po u njohët pronarë do merrni paratë'/ Rama
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi po mbahet në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë. Mbledhja zhvillohet në kuadër të protestave kundër projektit të resortit në Zvërnecit të cilat kanë marrë një përmasë ndërkombëtare. Rama ka sqaruar banorët se pjesa e Zvërnecit i përket privatit, ndërsa Sazani qeverisë. 

Edi Rama: Nuk kam idenë fare se çfarë marrëveshje kanë bërë pronarët e pronës me investitorët. Nëse ju ktheheni në kohë kur ka dalë për herë të parë shfaqja e interesit të familjes së Presidendit të SHBA-së për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë se Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë. Pronarët privatë merren vesh privatisht. Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, këtë e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit. Përsa kohë ajo tokë është e blerë nga investitorët, ajo tani është tokë e investitorit.

Poll

MOS HUMB