VIDEO/ Kundër projektit në Zvërnec, diaspora shqiptare proteston në Vjenë
VJENË- Qindra emigrantë shqiptarë që jetojnë në Vjenë kanë organizuar sot protestë kundër projektit në Zvërnec. Kjo protestë vjen si revoltë e qytetarëve e nisur që nga e diela e javës që lamë pas dhe e cila vazhdon edhe sot në Tiranë.
View this post on Instagram
Shumë emigrantë në të gjithë botën ju kanë bashkuar thirrjes së qytetarëve nga Tirana për të protestuar në vendet që ata qëndrojnë, para ambasadave shqiptare. Protestat janë organizuar deri më tani në Milano, Londër, Berlin, Stokholm./ZËRI
REVOLUCION! Shqiptarët në Londër protestë para ambasadës shqiptare (VIDEO)
LONDËR- Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe u mblodhën sot para ambasadës shqiptare për të shprehur pakënaqësinë e tyre mbi ndërtimin e resortit në Zvërnec.
Siç shihet në videon e mëposhtme, protestuesit mbajnë flamuj kuq e zi dhe pankarta ku shkruhet mesazhi “Shqipëria nuk është në shitje”. Me thirrjet 'Revolucion', protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, duke kërkuar mbrojtjen e pronësisë dhe mjedisit natyror në zonë.
/ZËRI
Diaspora shqiptare në Milano në protestë kundër projektit të Zvërnecit: Rama ik! (VIDEO)
ITALI- Protestat kundër projektit të Zvërnecit në Vlorë po shtrihen tashmë në të gjithë botën. Këtë të shtunë qytetarët shqiptarë, diaspora në Itali, janë mbledhur në ‘Piazza Mercanti’, në Milano.
Në pamjet e siguruara nga ZËRI, protestuesit shihen me pankarta në duar dhe me thirrjet “Ram ik”.
Portestat do të shtrihen nga Italia dhe Gjermania, deri në Angli, Amerikë dhe Kanada, kudo ku ka Diasporë shqiptare.
Sot dy protesta në Vlorë dhe Tiranë, vijon dita e 7-të e tubimeve për Zvërnecin (VIDEO)
TIRANË- Këtë të shtunë zhvillohen dy protesta në vend. Protesta e parë po mbahet në Vlorë, ndërsa protesta e dytë është planifikuar si çdo mbrëmje në Tiranë.
Në Vlorë, qytetarët janë mbledhur paraditen e sotme që prej orës 11:00. Dhjetëra qytetarë u mblodhën në zonën ku parashikohet të ndërtohet resorti nga dy vëllezërit Al-Khayyat nga Katari.
Një nga protestuesit gjatë fjalës së tij tha se para një jave kjo zonë ishte bërë si kamp përqendrimi, e rrethuar nga bandië dhë gangsterrë të armatosur.
“Para një jave këtu ishte bërë si kamp përqendrimi. Ishte e rrethuar nga bandita e gangsterë të armatosur. Atdheu është një fjalë që nuk pranojnë të tërheqin zvarrë qytetarët që kërkojnë të drejtën e tyre. Atdheu ishte i yni”, tha ai.
Ndërkohë, në kryeqytet protesta do të nisë në orën 18:00. Protesta në Tiranë shënon ditën e 7-të radhazi të tubimeve kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ku qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë për të shprehur kundërshtimin e tyre.
Protestuesit prej ditësh i kanë të qarta kërkesat e tyre, që nga dorëheqja e kryeministrit Rdi Rama, tek anulimi i projektit dhe shfuqizimin e dy ligjeve, atë të investimeve strategjike dhe Paketën e Maleve.
Kërkesat:
1-Dorëheqje e Qeverisë
2-Shfuqizim i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!
3-Shfuqizim të ligjit së Paketës së Maleve
4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Protesta qytetare ka rikthyer sytë e të gjithë botës në bulevardin kryesor në kryeqytet, duke marrë jehonë nga mediat ndërkombëtare.
Qytetarët janë shprehur se nuk do të ndalojnë protestat dhe se nuk ka dialog deri sa të arrihen kërkesat e tyre. Protestat janë shtrirë edhe në disa qytete të vendit, si Durrës, Vlorë dhe Fier, ndrësa priten edhe protesta nga dispora shqiptare në disa vende të Europës dhe në Amerikë. /ZËRI