LIVE UPDATES

Përleshjet në Los Angeles, Trump dërgon Gardën Kombëtare, guvernatori: Po përshkallëzoni tensionet

➤Donald Trump ka urdhëruar dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve për shkak të bastisjeve ndaj emigrantëve pa dokumente. ➤Banorët e një distrikti kryesisht latino-amerikan u përleshën vazhdimisht me agjentët federalë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE). ➤Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se edhe marinsat në detyrë aktive janë në "gatishmëri të lartë". ➤Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, thotë se vendimi është "qëllimisht nxitës dhe vetëm sa do të përshkallëzojë tensionet". ➤ Përleshjet shpërthyen dje për të dytën ditë radhazi në pjesë të qytetit me popullsi kryesisht latino-amerikane, dhe Trump tashmë ka falënderuar Gardën Kombëtare se kanë bërë një "punë të mirë". ➤ Tashmë Garda ka zbarkuar në terren dhe pritet që të shuajnë protestat.

5 artikuj për këtë temë.
6 DITE ME PARE

Protestat përmes FOTOVE/ Ç'po ndodh në Los Angeles? Shpjegimi për trazirat dhe konfliktin e ri të Trump

Përleshjet në Los Angeles, Trump dërgon Gardën
Pamje nga Kalifornia

SHBA- Agjentët federalë në Los Angeles u përballën me protestuesit dje, duke shënuar ditën e dytë radhazi. E gjitha nisi pas kontrolleve për emigrantët një ditë më parë. Pasi u njoh me situatën në terren, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se qeveria federale do të "ndërhynte" nëse protestat në Kaliforni do të vazhdonin dhe do të dërgonte anëtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles. Dhe ashtu bëri! 

Sot, në Kaliforni kanë mbërritur forcat speciale të Gardës Kombëtare! 

PAMJET NGA PROTESTA: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Raundi i parë i protestave filloi të premten në mbrëmje, pasi agjentët e Emigracionit dhe Doganave kryen operacione në qytet dhe arrestuan të paktën 44 persona, të cilët dyshoheshin se kishin shkelur rregullat e qëndrimit në Amerikë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se 1,000 protestues kishin rrethuar një ndërtesë të policisë federale dhe sulmuan oficerët e ICE-së, shpuan goma dhe dëmtuan disa ndërtesa.

Aksioni ka nisur pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar të deportojë një numër rekord njerëzish që hyjnë ilegalisht në vend dhe të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë, ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka vendosur një qëllim ICE-së që të arrestojë të paktën 3,000 emigrantë në ditë. Por goditja gjithëpërfshirëse ndaj emigracionit ka prekur edhe njerëzit që qëndrojnë në SHBA në mënyrë të rregullt. Po ashtu, janë ndaluar edhe të tjerë që e kanë kartën e rezidentit në vend.

Por jo vetëm kaq! E gjithë ajo që po ndodh në Kaliforni ka shkaktuar edhe një krizë e thellë politike midis qeverisë federale dhe autoriteteve lokale. Presidenti Donald Trump kritikoi ashpër autoritetet e Kalifornisë, duke i konsideruar "të paafta", ndërsa Guvernatori i Shtetit, Gavin Newsom, e përshkroi vendimin për të dërguar Gardën Kombëtare në shtetin që ai drejton si "nxitës" për të përshkallëzuar dhunën e protestuesëve.

Benzinë-zjarrit i hodhi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili paralajmëroi se Pentagoni është gati të mobilizojë marinsat "nëse dhuna vazhdon" në Los Angeles.

"Departamenti i Mbrojtjes po mobilizon menjëherë Gardën Kombëtare për të mbështetur zbatimin e ligjit federal në Los Angeles. Nëse dhuna vazhdon, do të mobilizohen edhe marinsat aktivë nga Pendleton - ata janë në gatishmëri të shtuar,"- shkroi Hegseth në një postim në platformën X.

Si shpërtheu kriza?

Filloi kur agjentët e ICE-së bastisën biznese si Home Depot, si dhe depo dhe fabrika, duke arrestuar dhjetëra emigrantë. Brenda dy ditësh, numri i arrestimeve ishte rritur në më shumë se 120, duke shkaktuar zemërim në komunitetet e emigrantëve, kryesisht me origjinë latine. 

Kështu, mijëra demonstrues dolën në rrugë, kryesisht në zonën Paramount, duke brohoritur slogane pro-imigrantëve dhe anti-Trump. Por, protestat u përshkallëzuan në përleshje të dhunshme me forcat e sigurisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata tymuese.

Megjithatë, shumë studiues dhe juristë kushtetues theksojnë se ndërhyrja e qeverisë federale pa kërkesën ose pëlqimin e Shtetit mund të përbëjë shkelje të Kushtetutës. Gjykata Supreme pritet të përfshihet nëse ka përshkallëzim ose një kundërshtim ligjor nga Shteti i Kalifornisë./ZËRI

6 DITE ME PARE

Garda Kombëtare "pushton" rrugët e Los Anxhelosit, Policia arreston 29 persona

Përleshjet në Los Angeles, Trump dërgon Gardën
Garda

SHBA- Anëtarët e Ekipit Luftarak të Brigadës së 79-të të Këmbësorisë kanë mbërritur në rrugët e Los Anxhelosit. Kështu njoftoi Pentagoni në rrjetet sociale duke publikuar edhe foto të dhjetëra anëtarëve të Gardës Kombëtare që shfaqeshin të armatosur me armë zjarri dhe me automjete të blinduar. Këto janë njësi ushtarake të trajnuara dhe të gatshme për të vepruar në situata potencialisht të tensionuara dhe të parregullta, me fokus në kontrollin e turmës, mbështetjen logjistike dhe sigurinë operacionale.

Deri tani, protestat po kontrolloheshin nga Policia e Los Angeles. Në pranga kanë përfunduar 29 persona, por mediat e huaja paralajmërojnë për protesta të tjera. Një zyrtar i lartë i administratës së Los Angeles i tha CBS se anëtarët e Gardës Kombëtare të dërguar nga Donald Trump janë vendosur rreth ndërtesave federale në qendër të qytetit.

Presidenti Donald Trump urdhëroi dje vendosjen e 2,000 trupave për të përmbajtur trazirat që kanë pushtuar ditët e fundit shtetin e Kalifornisë. Përleshjet shpërthyen dje për të dytën ditë radhazi në pjesë të qytetit me popullsi kryesisht latino-amerikan. E gjitha nisi për shkak të kontrolleve që u ushtrua në qytet për të kapur dhe larguar nga vendi emigrantët pa dokumente./ZËRI

6 DITE ME PARE

'Sjellje e çmendur': Newsom sfidon kërcënimin e Hegseth për të mobilizuar Marinsat

Përleshjet në Los Angeles, Trump dërgon Gardën
Gavin Newsom

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, paralajmëroi se marinsat në detyrë aktive do të mobilizohen në Los Angeles (LA) "nëse dhuna vazhdon". Në një postim në X, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, thotë se kërcënimi i Hegseth tregon "sjellje të çmendur".

Donald Trump ka vendosur Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve për shkak të bastisjeve ndaj migrantëve pa dokumente. Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, thotë se forcat ende nuk kanë mbërritur në qytet, por një zyrtar federal thotë se trupat do të mbërrijnë brenda 24 orëve. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quan veprimin e Trump "qëllimisht nxitës" dhe paralajmëron se "vetëm do të përshkallëzojë tensionet".

6 DITE ME PARE

Përplasjet në LA, Hegseth: Marinsat do të mobilizohen nëse dhuna vazhdon

Përleshjet në Los Angeles, Trump dërgon Gardën
Pete Hegseth

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, thotë se departamenti i tij po “mobilizon Gardën Kombëtare menjëherë” për të mbështetur zbatimin e ligjit në Los Angeles, pas përplasjes me emigrantët.

“Dhe, nëse dhuna vazhdon, do të mobilizohen edhe marinsat në detyrë aktive në Kampin Pendleton - ata janë në gatishmëri të lartë”, shton ai.

Hegseth thotë se “sulmet e dhunshme të turmave” në qytet ishin “të dizajnuara për të parandaluar largimin e të huajve të paligjshëm kriminelë nga toka e SHBA”.

Ai gjithashtu pretendon se trazirat ishin “një pushtim i rrezikshëm kriminal i lehtësuar nga kartelet kriminale (të njohura si Organizata të Huaja Terroriste) dhe një rrezik i madh për sigurinë kombëtare”.

Banorët e një distrikti kryesisht latino-amerikan janë përleshur me agjentët federalë të Imigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë dy ditëve të fundit për bastisjet ndaj migrantëve pa dokumente.

Hegseth paralajmëron se nën administratën Trump “dhuna dhe shkatërrimi kundër agjentëve federalë dhe objekteve federale nuk do të tolerohet. Është logjikë e shëndoshë”.

6 DITE ME PARE

Trazira në LA, latino-amerikanët përleshen me agjentët e imigracionit

Përleshjet në Los Angeles, Trump dërgon Gardën
Përplasje

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Gardën Kombëtare të dërgohet në Los Angeles për t'u përballur me trazirat për shkak të bastisjeve ndaj imigracionit.

Kjo vjen pas një dite të dytë trazirash në qytetin kalifornian, me banorët e një lagjeje kryesisht latino-amerikane që përleshen me agjentët federalë të Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Gaz lotsjellës dhe "municione më pak vdekjeprurëse" janë përdorur për të shpërndarë turmat në lagjen Paramount.

"Në masën që protestat ose aktet e dhunës pengojnë drejtpërdrejt zbatimin e ligjeve, ato përbëjnë një formë rebelimi kundër autoritetit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara", thotë Trump në një urdhër ku thuhet se njësitë e Gardës Kombëtare do të "mbrojnë përkohësisht" oficerët e imigracionit.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, thotë në mediat sociale: “Qeveria federale po merr përsipër Gardën Kombëtare të Kalifornisë dhe po vendos 2,000 ushtarë në Los Angeles, jo sepse ka mungesë të forcave të rendit, por sepse duan një spektakël.”

"Mos u jepni atyre një. Mos përdorni kurrë dhunë. Flisni hapur në mënyrë paqësore."

Do t'ju sjellim përditësime mbi këtë histori ndërsa ajo zhvillohet.

Poll

MOS HUMB