Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota, 12 nga projektligjet që u votuan sot në seancën e sotme plenare. Dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Në seancën e sotme, vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita nuk votoi, deputetët miratuan edhe investimin me 10 milionë dollarë për startup-in e Mira Muratit, ‘Thinking Machine Lab’.
Projektligjet e miratuara në Kuvend:
1-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.
-71 vota pro, 0 kundër 0 abstenim
2. Akti normativ nr. 3, datë 29.4.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025””.
-71 pro, 0 kundër, 0 abstenim
3. Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
4. Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
6. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002”.
-71 vota pro, 0 kunder, 0 abstenim)
7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim”’.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
8.Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
11. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
12. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
Tensione në Kuvend! Flamur Noka përjashtohet nga seanca

TIRANË-Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin demokrat Flamur Noka, pas një përplasjeje verbale gjatë diskutimeve në sallë. Noka akuzoi shumicën qeverisëse për korrupsion dhe abuzime me pronat dhe koncesionet. Spiropali ndërhyri duke i kërkuar Nokës të ndalonte, me arsyetimin se nuk po fliste për procedurë, siç kishte kërkuar fjala fillimisht.
Replikat:
Flamur Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…
Elisa Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhashë fjalën tre herë dhe nuk e përdore për procedurë. Kur të marrësh fjalën këtu do flasësh sërish. Të përshëndes. Të lutem..ka mundësi. Je i përjashtuar nga seanca. E dëgjon gjuhën e atij ti…Zoti Noka largohuni nga foltorja. Po ju respektoj në maksimum për cdo procedurë, nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores. Largohu se je i përjashtuar.
“Erdhi antimafia italiane e të tha mos aktro”, Bardhi debat me Spiropalin: E the njëherë këtë këngë

TIRANË-Seanca e sotme plenare po zhvillohet mes debateve, ku replikat nuk kanë munguar as mes kryeparlamentares Elisa Spiropalit dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ky i fundit gjatë fjalës në Kuvend hodhi sërish akuza për manipulim zgjedhjesh. Sipas tij, këto akuza s’i ka nxjerrë opozita, por janë dëshmi nga monitorimi i OSBE/ODIHR.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Më përmendet emrin, ishte përgjigjia ime mbi indinjatën time. E marr fjalën kur më përmendet emri.
Bardhi: Do ta shënoj te të mirat që ke bërë në këtë jetë që i jep fjalën opozitës. Se është bërë mëkat të marrësh fjalën dhe të flasësh. Zonja kryetare, ka një dallim të madh të thuash të vërteta që i dini dhe i bashkëndani edhe ju mbi Shqipërinë.
Spiropali: I thatë njëherë këto. Këto janë këngë, jo analizë. Kur të bëni analizën…e bëtë analizën e Vorës po jo tuajën…
Bardhi: Mund të bëj analizën e Vorës, Kavajës…të gjitha zonat ku humbe ti.
Spiropali: Shumë mirë. Bëjeni, ja shembulli që keni fituar.
Bardhi: Do më lësh ta mbaroj tani. Sapo the që ne po nxijmë Shqipërinë. ë thuash se cfarë është narkoshteti, që do të vijë Troplini të bëhet kryeministër, jo! Narkoshteti është ajo që ka katër vite që thotë opozita, që porti i Durrësit i është vënë në dispozicion për trafik ndërkombëtar droge bandës së Troplinëve. Ne e kemi thënë me zë të lartë, ju e keni mohuar. Tani vjen antimafia italiane dhe thotë zonja Spiropali mos aktro, por thuaj të vërtetën mbi Shqipërinë, që porti i Durrësit është han pa porta në pronësi të një bande kriminale
Spiropali: Nuk është procedurë, i thatë çfarë kishit për të thënë…
'Varrosët votën e lirë, GPS nëpër zarfe'/ Balla replikon me Nokën: I thoni Saliut të njohë nenin Basha

TIRANË-Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, është përplasur sot në Kuvend me deputetin e opozitës, Flamur Noka, duke komentuar qëndrimet e Partisë Demokratike për procesin zgjedhor dhe për zhvillimet në KQZ. Noka gjatë fjalës së tij hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste se e ka kthyer 11 majin në një treg votash, ku hodhi akuza edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës.
Flamur Noka: Ju sollët para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet ne pataronazhimin dhe me kapjen e mediave, i kthyet neediat në “Vari Carlon” që ju bënit tallave dhe që nuk jepnin asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Insitucionalizuat treguan e votës. Kemi degjuar që në çdo qytet ka pazar e treg të gjësë së gjallë ju pazarin e votës e institucionalizuat, me vendim qeveria ju bletë me nga 100 euro për koke bletë, 56- mije pensonistë, dy ditë para zgjedhje falet 150 gjoba, pra bletë me vendim qeverie. Me licencat e kanabisit ju bletë vota. Votat bletë edhe me paratë. Ju aplikuat skemën e kriminale të trenit bullgar...
Ndërkohë ministri Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se ajo që pretendon Noka është vepër penale dhe duhet ta dorëzojë në SPAK.
Taulant Balla: E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini.
Nis Kuvendi! Bardhi e Noka-Spiropalit: Duhet të jenë 70 deputetë, ndërprit seancën

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në nisje të Kuvendit kanë kërkuar të mbyllet seanca.
Debati:
Noka: Keni filluar seancën në kundërshti me rregulloren, këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë. Do të thotë që pa kuorum seanca nuk fillon. Anuloni seancën, mos mendoni se kështu nuk sheh kush. Është në nderin e këtij parlamenti…
Spiropali: Ke ndonjë gjë për procesverbalin?
Noka: Ke 55-57 deputetë
Spiropali: Nuk kërkohet kuorum, vetëm për votim. Nuk ka kuptim, nuk kemi votim, vazhdohet me seancën
Noka: Si moj nuk paska interes, ta kthesh në..
Spiropali: Vijojmë me rendin e ditës
Bardhi: Nuk e di kush ta lexon rregulloren, shpresoj jo ai që kam në mendje. Nuk fillohet Kuvendi pa pasur 70 deputet në sallë, ky është një rregull në Kuvend. E keni të vështirë t’i mblidhni deputetë por është përgjegjësia juaj. Nuk është fare e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum.
Sot Kuvendi, çfarë pritet të ndodhë pas kaosit nga opozita (RENDI I DITËS)

TIRANË-Mbahet sot seanca e dytë plenare në Kuvend, e dyta pas zgjedhjeve të 11 majit. Në rend të ditës në seancë plenare janë ndryshimet në buxhetin e shtetit 2025, si edhe për ndryshimet në ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë jashtë shtetit dhe pajisjen me letërnjoftim elektronik.
Gjithashtu, do të diskutohen disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto përfshijnë marrëveshje për mbrojtjen e biodiversitetit detar jashtë juridiksionit kombëtar, bashkëpunimin me Ukrainën për siguri dhe mbështetje afatgjatë, aderimin në Zyrën Evropiane të Komunikacioneve, marrëveshje financimi me Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabi-t dhe Bashkimin Evropian në fusha si doganat, energjia, digjitalizimi dhe punësimi i të rinjve. Po ashtu, do të shqyrtohet edhe një marrëveshje garancie me BERZH për OSHEE-në.
Pikat kryesore të rendit të ditës janë:
Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.
Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.
Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.
Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.
Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.
Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).
Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.
Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.
Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.
12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Kujtojmë që seanca e javës së kaluar, e para pas mbajtjes së zgjedhjeve, zgjati shumë pak minuta. Partia Demokratike akuzoi qeverinë për manipulim dhe vjedhje zgjedhjesh./ZËRI