LIVE UPDATES

Nuk ka qeveri “Kurti 3”, ja si u ndanë votat në Kuvend! Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, çfarë ndodh tani?

➤Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë qeverinë Kurti 3 në seancën e mbajtur të dielën. ➤Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti, i mandatari për formimin e qeverisë së re, nuk siguroi 61 votat e nevojshme. ➤Kjo ishte seanca e mabjtur në afatin e fundit ligjor të vënë nga Gjykata Kushtetuese. ➤Në këto kushte, Presidentja Osmani brenda dhjetë ditëve do t’i ftojë partitë politike për të vendosur mandatarin e ri që mund të sigurojë 61 vota. ➤Nëse edhe përpjekja e radhës dështon, sipas Kushtetues, Osmani do të duhet të shpallë zgjedhje të reja që duhet të mbahen brenda 40 ditësh. 

6 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Kriza në Kosovë/ Kurti: Mandati i ri nuk fillon! Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja! 

Nuk ka qeveri “Kurti 3”, ja si u ndanë votat në Kuvend!
Albin Kurti, kryetar i LVV

KOSOVE- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare. Kurti ka shpjeguar në rrjetet sociale se në Kuvend u dështua të zgjidhej qeveria e re e propozuar prej tij. 

“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi ai.

 

Prej disa javësh, Kosova është në krizë. Sot, Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, nuk arriti të zgjedhë qeverinë e re të Kosovës me mandatar Albin Kurtin. Kryeministri që qeverisi në Kosovë për më shumë se katër vjet, mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Kurtit i duheshin të paktën 61 vota, si minimumi i nevojshëm. 52 deputetë të partive të deritashme opozitare votuan kundër, ndërsa 4 abstenuan. Kushtetuta e Kosovës përcakton që, nëse përbërja e propozuar e qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja e Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për të krijuar qeverinë brenda dhjetë ditësh. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Albin Kurti nuk siguron votat për krijimin e qeverisë, DW: Kosova po shkon në një krizë të re institucionale

Nuk ka qeveri “Kurti 3”, ja si u ndanë votat në Kuvend!
albin kurti

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, nuk arriti të zgjedhë qeverinë e re të Kosovës me mandatar Albin Kurtin. Kryeministri që qeverisi në Kosovë për më shumë se katër vjet, mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Kurtit i duheshin të paktën 61 vota, si minimumi i nevojshëm. 52 deputetë të partive të deritashme opozitare votuan kundër, ndërsa 4 abstenuan.

Kryeparlamentari i Parlamentit të Kosovës, Dimal Basha, pas dështimit që Kurti ta marrë shumicën e nevojshme për ta bërë qeverinë e re, tha se "tash përgjegjësia kalon te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani”, e cila, siç ka deklaruar më herët, do t'i thërrasë të gjitha partitë politike, nëse ndonjëra nga to siguron shumicë parlamentare.

Reagimet e partive opozitare

Përfaqësues të partive politike të deritashme opozitare thanë se që nga përfundimi i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, e kanë ditur se Albin Kurti nuk i ka shifrat e nevojshme për formimin e qeverisë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha pas seancës se "sot është vërtetuar që Albin Kurti po e mban vendin peng”.

"Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendit tonë këta muaj i ka kushtuar edhe me izolimin, edhe me përçarje, edhe me humbje kohe. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. Nuk do të jetë më”, përsëriti Krasniqi. Sipas tij, "secila qeverisje e re pa Kurtin do të jetë e mirë për Kosovën”.

Në këtë linjë u shpreh edhe shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila tha se votimi në seancën e së dielës e dëshmoi që Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka pasur votat e nevojshme për të formuar një qeveri të re, edhe pse këtë gjë e kishte thënë vazhdimisht.

"Kur partitë nuk arrinin të pajtoheshin për postin e Kryetarit të Kuvendit, përfaqësues të LVV-së thonin se ata nuk i kishin numrat për këtë post, por i kishin votat e nevojshme për qeveri të re. U vërtetua ajo që e kemi ditur që nga fillimi: që LVV-ja, edhe pse fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk i ka numrat për të formuar qeverinë e re”, tha Bajrami. Sipas saj, "ajo që ndodhi sot është që ne po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

Mungesë e dialogut politik

Organizatat e shoqërisë civile që vazhdimisht monitorojnë zgjedhjet dhe punën e Kuvendit, KDI, në një deklaratë për media, thanë se janë të “zhgënjyera nga dështimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të formuar qeverinë e re.”

"Ky rezultat është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së dialogut politik dhe e dështimit për të arritur marrëveshje që do të mundësonin funksionimin normal të institucioneve të vendit”, thuhet në reagimin e KDI-së. Sipas KDI-së, si pasojë e "bllokadës dhe polarizimit të thellë politik, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte zgjidhja më e mirë.”

"Në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t'i dhënë fund kësaj krize dhe për t'i rikthyer qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit”, thuhet në reagimin e KDI-së, e cila vë në pah se megjithatë, "as zgjedhjet nuk garantojnë se do të formohen institucionet e reja, nëse nuk ka vullnet për konsensus politik dhe kompromis.”

Zgjedhje të reja të jashtëzakonshme?

Sidoqoftë, pas dështimit të Albin Kurtit që të formojë qeverinë e re, Kosova po shkon në një krizë të re institucionale, me gjasë drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Në fillim të kësaj jave, gjatë një vizite në Londër, vetë Albin Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë qeverinë e re dhe vlerësoi se "zgjidhje alternative është edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare.”

Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës përcakton që, nëse përbërja e propozuar e qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja e Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për të krijuar qeverinë brenda dhjetë ditësh. Presidentja këtë e tha edhe në një intervistë për DW.

"Në qoftë se s'ka marrëveshje, atëherë, si presidente e vendit, do t'i ftoj të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj që është përsëri herët të flasim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica”, tha Presidentja Osmani.

I mandatuari i dytë për kryeministër, kushdo që të jetë, sërish do t'i kishte 15 ditë për t'i propozuar Kuvendit përbërjen e qeverisë. E nëse as herën e dytë i mandatuari nuk arrin të sigurojë shumicë parlamentare, atëherë presidentja e Kosovës është e obliguar të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes./DW

8 MUAJ ME PARE

Dështon formimi i qeverisë së re, Albin Kurti nuk merr votat e nevojshme

Nuk ka qeveri “Kurti 3”, ja si u ndanë votat në Kuvend!
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Ka dështuar krijimi i qeverisë së re në Kosovë. Pas prezantimit të programit qeverisës dhe kabinetit qeveritar  nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk u arritën 64 vota pro. Vetëm 56 vota pro, 52 vota kundër dhe 4 abstenime.

Kuvendi i Kosovës u mblodh këtë të dielë në një seancë të jashtëzakonshme, në afatin e fundit ligjor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë më 11 tetor. Por, Kurti nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme.

Në kushte të tilla, përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani. Brenda 10 ditësh, presidentja duhet të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin e ri që ka shanset më të mëdha për të formuar qeverinë.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

 

8 MUAJ ME PARE

Nga Konjufca, Gërvalla, Maqedonic dhe...Albin Kurti prezanton EMRAT e kabinetit të ri qeveritar

Nuk ka qeveri “Kurti 3”, ja si u ndanë votat në Kuvend!
albin kurti

KOSOVË- I mandatuari për qeverinë në Kosovë Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeverisws. Nw seancwn e jashtwzakonshme, Kurti kërkoi votën nga të gjithë deputetët për formimin e qeverisë së re, ndwrsa u shpreh se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.

Disa nga emrat dhe ministritë e prezantuar nga Kurti:

Zëvëndëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvëndëskryeministër i tretë për Cështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik – Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Puënve të Brendshme – Xhelal Svecla

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitija

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Avni Zogjani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Avni Spahiuj

Ministër i Sportit dhe RInisë – Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolii

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rivzanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshaj

8 MUAJ ME PARE

Seanca për formimin e Qeverisë, Kurti paralajmëron në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja...

Nuk ka qeveri “Kurti 3”, ja si u ndanë votat në Kuvend!
albin kurti

KOSOVË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës këtë të dielë, me pikën e vetme për zgjedhjen e Qeverisë së re. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh mandatar për të formuar Qeverinë e re, mori fjalën në Kuvend për shpalosjen e programit dhe përbërjes së kabinetit qeveritar.

Nga foltorja e Kuvendit, Kurti paralajmëroi se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Kurti ka thënë se partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëqeverisur prandaj situata ka ardhur deri këtu. Gjatë fjalës së tij, Kurti shtoi se vonesa e paprecedentë për konstituimin e Kuvendit ka dëmtuar besueshmëria e shtetit para ndërkombëtarëve.

“Sot mbi gjashtë muaj që prej thirrjes së seancës, më në fund kemi arritur në seancën për formimin e qeverisë. Kjo është një vonesë e paprecedentë ku për pesë nga gjashtë muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese. Janë vonuar reformat, është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para ndërkombëtarëve. Përkundër tenttimeve tona, asnjë nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për qeverinë. Sot do kishim mundësi t’i jepnim vendit edhe koalicionin e nevojshëm. Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”, theksoi Kurti. 

8 MUAJ ME PARE

A do votohet qeveria Kurti 3? Sot, seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Nuk ka qeveri “Kurti 3”, ja si u ndanë votat në Kuvend!
 Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është mblidhet sot, në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë Albin Kurti do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Për të siguruar krijimin e kabinetit të ri qeveritar, Kurtit i nevojiten të paktën 61 vota.

Aktualisht, ai kontrollon 48 deputetë të Vetëvendosjes, të siguruar nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, nëse Kurti nuk merr votat e nevojshme do të bëhet mandatari i parë që do të dështonte për krijimin e qeverisë së re. 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë më 11 tetor dhe ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re qeveritare dhe të kërkojë mbështetje për të.

Në rast se Kurti si kryeministër dhe i mandatuar për qeverinë e re nuk i mbledh dot 61 vota, presidentja Osmani ka detyrë që brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Poll

MOS HUMB