LIVE UPDATES

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Zgjedhjet konkurruese, por jo të barabarta! Nga vlerësimi, rekomandimet tek "Bufi i kënetës"...

➤OSBE-ODIHR ka publikuar raportin final të zgjedhjeve të 11 majit. ➤Raporti vlerëson se procesi i votimit në përgjithësi u menaxhua mirë, zgjedhjet ishin konkurruese, por të polarizuara. ➤Sipas OSBE-s kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta dhe në disa raste ka pasur intimidim ndaj tyre. ➤Gjithashtu raporti thekson se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës. ➤Raporti vlerëson se votimi nga jashtë, i prezantuar për herë të parë në këto zgjedhje, u u menaxhua mirë. ➤Vlerësohet pozitivisht mekanizmin e të koordinimit midis institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. ➤Vlerësime merr edhe KQZ për transparencën në menaxhimin e zgjedhjeve. ➤Në përfundim të zgjedhjeve të 11 majit, ODIHR ka dalë me 25 rekomandime për politikën shqiptare. ➤Raporti i ODIH-it nuk ka lënë pa përmendur as përplasjes mes partive, duke përmendur epitetet që janë përdorur gjatë fushatës. ➤"Bufë kënete", "Antikrisht", "përbindësh" dhe "narkodiktaturë", janë disa prej termave të përmendur në raport. ➤Kryedemokrati Sali Berisha vlerësoi raportin, duke thënë se faktoi atë që ai e quan 'farsë elektorale'. 

5 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kreu i KQZ: Partitë të përgatisin reformën zgjedhore brenda vitit

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Zgjedhjet konkurruese, por jo të barabarta! Nga
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kreu i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi e cilësoi raportin si “pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor”, duke theksuar se puna mbi gjetjet dhe rekomandimet e ODIHR-it do të tregojë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë institucionale e politike të të gjithë aktorëve të përfshirë.

Kreu i KQZ-së thekson se partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë zgjedhore brenda një viti.

Kreu i KQZ, Ilirjan CelibashiDo të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve. Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive - thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve - janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.

8 MUAJ ME PARE

"Bufi i kënetës" 'zë vend' në raportin e OSBE-ODIHR: Sulme personale mes dy liderëve, Rama-Berisha

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Zgjedhjet konkurruese, por jo të barabarta! Nga
foto ilustrim: Rama-bufi-Berisha

TIRANË- Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në vend, teksa përveç vlerësimit dhe rekomandimeve, ajo që bie në sy është edhe citimi i termave gjatë fushatës mes kryetarëve të partive. 

"Bufi i kënetës" është një prej termave më të dëgjuar gjatë fushatës 2025. Kryeministri Edi Rama e pëdorte këtë epitet për t'ju drejtuar kryedemokratit Sali Berisha. Por, ky nuk termi i vetëm i cituar në raport, të tjerë si "Antikrisht", "përbindësh" dhe "narkodiktaturë", përmenden gjithashtu referuar sulmeve midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre. 

Pjesë nga raporti:

Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”. Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”. Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, akuzoi Adriatik Lapajn, kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, se kishte përfituar nga marrëveshje të brendshme në cilësinë e tij si avokat. Në përgjigje të këtyre akuzave, sipas raportimeve të medias, z. Lapaj ngriti një padi për shpifje.

8 MUAJ ME PARE

Raporti i OSBE-ODIHR, Berisha: Siç e kisha paralajmëruar...U vërtetua farsa elektorale!

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Zgjedhjet konkurruese, por jo të barabarta! Nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Në konferencën për mediat, Berisha ky raport faktoi farsë elektorale, siç ai e quan. Berisha thekson se rezultati i misionit vëzhgues ishte paralajmëruar më herët nga vetë ai, duke paraqitur dokumenta që faktonin ndërhyrjet e qeverisë. Berisha vlerësoi raportin përfundimtar, duke theksuar se i qëndruan atij paraprak se në zgjedhjet u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve. 

“Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë. Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë përpjekje, të cilat me kënaqësi të madhe u them shqiptarëve se patën zero efekt. 

Është në meritën më të madhe të institucioneve që vëzhguan zgjedhjet, që i qëndruan fjalë për fjalë të gjitha konstatimeve që faktojnë një farsë të vërtetë elektorale më 11 maj. Raporti përfundimtar mbështet plotësisht tezat e raportit paraprak se në zgjedhjet e 11 majit u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve, të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, në platformën e Këshillit të Europës për zgjedhjet, në Kodin e Venecias, në dokumentet më serioze ndërkombëtare për zgjedhjet.", tha Berisha. 

8 MUAJ ME PARE

Nga fushata elektorale te parandalimi i presionit, OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Zgjedhjet konkurruese, por jo të barabarta! Nga
osbe-odihr

TIRANË- Misioni i OSBE-ODIHR ka dalë me 25 rekomandimi në përfundim të zgjedhjeve të 11 majit. Rekomandime që kanë të bëjnë me ndryshimin në Kodin Zgjedhor, fushatën elektorale dhe parandalimin e presionit ndaj zgjedhësve. Me rëndësi nënvizohet kushtet e barabarta të garës, ku për të rritur transparencën, autoritetet duhet të konsiderojnë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta. Gjithashtu në lidhje me procesin e votimit, raporti thekson se KQZ duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar frikësimin dhe ndikimin e padrejtë ndaj votuesve në qendrat e votimit. Siç thekson raporti në rekomandim, për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje është e rëndësishme të respektohet kuadri ekzistues rregullator dhe të mos merren nën presion politik. 

REKOMANDIME PRIORITARE

* Për të adresuar rekomandimet e papërmbushura të ODIHR-it, si dhe paqartësitë dhe mospërputhjet e ndryshme, korniza ligjore zgjedhore duhet të reformohet në mënyrë tërësore përmes një procesi konsultativ gjithëpërfshirës, shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.
* Për të siguruar stabilitetin e administratës zgjedhore, duhet të konsiderohet depolitizimi i procedurës së emërimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, si dhe kufizimi i zëvendësimeve arbitrare dhe në momentet e fundit të anëtarëve të komisioneve, për të garantuar trajnimin e duhur dhe në kohë për të gjithë anëtarët.
* Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e Grupeve të Numërimit të Fletëve të Votimit, KQZ duhet të organizojë sesione specifike trajnimi për procedurat e numërimit dhe të zhvillojë një kurrikul trajnimi të standardizuar, duke përfshirë manuale dhe fletëinformime të lehta për t’u kuptuar mbi procesin e numërimit.
* Përpjekjet për edukimin e votuesve mbi votimin elektronik duhet të intensifikohen, me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të votuesve për procedurat e votimit elektronik dhe sigurimin që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të votojnë në mënyrë të pavarur.
* Për të eliminuar çdo paqartësi në legjislacion në lidhje me fushatën, përdorimi i burimeve administrative për qëllime elektorale duhet të ndalohet nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit.
* Për të siguruar kushte të barabarta gare, autoritetet duhet të marrin masa për të parandaluar keqpërdorimin e funksionit dhe të burimeve shtetërore. Sanksione proporcionale dhe ndëshkuese duhet të vendosen me shpejtësi ndaj shkeljeve të tilla.
* Në përputhje me praktikat e mira, ligji duhet të përcaktojë qartë cilat aktivitete paraelektorale përbëjnë shpenzime fushate, në mënyrë që ato të jenë subjekt i raportimit, mbikëqyrjes dhe sanksioneve përkatëse.
* Materialet filmike të përgatitura nga partitë politike ose autoritetet qeveritare duhet të etiketohen qartë si reklama politike dhe për rrjedhojë të ndalohen në programet e lajmeve dhe në përmbajtjen editoriale. Duhet të jenë në fuqi masa efektive për të adresuar shkeljet dhe ato duhet të zbatohen në kohë.

REKOMANDIME TË TJERA

Administrata Zgjedhore
* Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, KQZ duhet të zhvillojë një kurrikul të standardizuar trajnimi, duke përfshirë manuale dhe fletëinformime të thjeshta për proceset.
* Gjatë përcaktimit të vendndodhjeve të qendrave të votimit, autoritetet zgjedhore dhe bashkitë duhet të marrin masa proaktive për të siguruar aksesueshmëri të plotë për personat me aftësi të kufizuara.
* Për të siguruar pjesëmarrje më të gjerë të grave, KQZ duhet të garantojë që komisionet zgjedhore të niveleve të ulëta të jenë të balancuara gjinorisht, duke përfshirë edhe emërimin e grave në pozicione drejtuese.

Përdorimi i Teknologjisë në Zgjedhje

* Për të mbrojtur integritetin dhe për të rritur besimin publik, vendimet për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje duhet të respektojnë kuadrin ekzistues rregullator dhe të mos merren nën presion politik.
* Nëse në të ardhmen merret në konsideratë zgjerimi i votimit elektronik, përdorimi i teknologjisë duhet të menaxhohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të integruar.

Regjistrimi i Votuesve

* Për të respektuar standardet ndërkombëtare dhe për të garantuar të drejtën universale të votës dhe trajtimin e barabartë para ligjit, të gjitha kufizimet e së drejtës së votës bazuar në aftësi të kufizuara intelektuale ose psikosociale duhet të hiqen, përfshirë ato të bazuara në vlerësime individuale nga gjykatat.

Fushata Zgjedhore

* Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me palët e interesuara, aktivitetet e fushatës dhe reklamat politike në rrjetet sociale, përfshirë financimin e tyre, duhet të rregullohen duke respektuar të drejtën e lirisë së shprehjes.
* Për të mbrojtur shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve, organet e rendit duhet të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente. Votuesit duhet të informohen sistematikisht për mekanizmat e raportimit të shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjeve.
* Për të rritur pjesëmarrjen politike të grave, financimi publik mund të lidhet me masa konkrete gjithëpërfshirjeje. Partitë politike duhet të konsiderojnë reforma të mekanizmave të brendshëm për të rritur përfaqësimin e grave në strukturat e partive, përfshirë aksesin në fonde.

Financimi i Fushatës

* Për të siguruar kushte të barabarta gare, korniza ligjore duhet të përfshijë një tavan të arsyeshëm për shpenzimet e fushatës për kandidatët që garojnë në lista partie ose koalicioni.
* Për të rritur transparencën, autoritetet duhet të konsiderojnë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta, përfshirë entitetet e lidhura me partitë politike, si dhe përcaktimin e kushteve përkatëse për raportim dhe mekanizma sanksionues.
* Për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, KQZ-së duhet t’i jepen burime shtesë financiare dhe njerëzore, si dhe një mandat i zgjeruar, për të mundësuar auditim të plotë të raporteve financiare të fushatës, përfshirë fuqinë për të hetuar burimet e donacioneve.

Media

* Autoritetet shtetërore, për të përmbushur detyrimet e tyre pozitive sipas të drejtës ndërkombëtare, duhet të promovojnë një mjedis mediatik të pavarur dhe të larmishëm, të lirë nga ndikimi politik dhe ai korporativ. Duhet të miratohet një rregullore gjithëpërfshirëse për pronësinë e mediave dhe të forcohet zbatimi efektiv i saj. Gjithashtu, duhet të zbatohen masa për mbrojtjen e autonomisë editoriale nga ndikimet politike dhe të biznesit.
* Ndryshimet ligjore duhet të sigurojnë depolitizim efektiv dhe pavarësi të vërtetë institucionale të transmetuesit publik dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. Këto ndryshime duhet të përfshijnë konsultime të gjera publike me median e pavarur dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
* Shpifja duhet të dekriminalizohet plotësisht dhe dispozitat civile për shpifjen të përshtaten me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.
* Rregullat e Kodit Zgjedhor për ndarjen e kohës televizive në mbulimin editorial duhet të ndryshohen për të reduktuar avantazhin e dhënë partive më të mëdha parlamentare dhe për të siguruar një ndarje më të drejtë të hapësirës për të gjithë garuesit.

Dita e Zgjedhjeve

* KQZ duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar frikësimin dhe ndikimin e padrejtë ndaj votuesve në qendrat e votimit, duke forcuar trajnimin dhe mandatin e koordinatorëve të sigurisë në qendrat e votimit, për të garantuar që ata të jenë politikisht të pavarur dhe të fuqizuar për të vepruar në mënyrë efektive në ditën e zgjedhjeve.

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti final, OSBE/ODIHR 'jep notën': Konkurruese, por të polarizuara

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Zgjedhjet konkurruese, por jo të barabarta! Nga

TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Në raport thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese, por u zhvilluan në një mjedis politik të polarizuar, pasi pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta. Raporti vlerëson se votimi nga jashtë, i prezantuar për herë të parë në këto zgjedhje, u u menaxhua mirë. Tensione, vonesa dhe ndërhyrje evidenton raporti, duke shtuar gjithashtu se kishte shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, sipas raportit ndalimi i TikTok-ut kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë. Më tej, raporti vlerëson pozitivisht mekanizmin e të koordinimit midis institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. Po ashtu, edhe KQZ theksohet se e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, megjithëse u regjistruan një numër incidentesh të frikësimit dhe nxitjes së votuesve. Më

PJESE NGA RAPORTI

Pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe në përputhje me mandatin e saj, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) krijoi një Mision Vëzhgimi Zgjedhor (MVZ) më 2 prill. Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Thirret në Prokurori vëllai i biznesmenit, Emin Pacolli: "Pranoj përplasjen me Ademin, por Behgjeti s'ka lidhje…"

Misioni, i kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zannier, përbëhej nga një ekip kryesor prej 12 anëtarësh me seli në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë (LTO) të cilët u vendosën më 10 prill në të gjithë vendin. MVZ-ja e ODIHR-it qëndroi në Shqipëri deri më 22 maj për të ndjekur zhvillimet pas zgjedhjeve.

Për ditën e zgjedhjeve, MVZ-së së ODIHR-it iu bashkuan delegacione nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP e OSBE-së), Parlamenti Evropian (PE) dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) për të formuar një Mision Ndërkombëtar Vëzhgimi Zgjedhor (MIEM).

Në deklaratën e saj të gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të lëshuar më 12 maj 2025, MNVZ arriti në përfundimin se zgjedhjet "ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime.

Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i prezantuar për herë të parë për këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonë politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të panevojshëm të zyrtarëve të lartë.

Kishte gjithashtu shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk i penguan praktikat abuzive.

Përqendrimi i pronësisë së medias që dëmton shumësinë e burimeve të lajmeve, së bashku me vetëcensurën midis gazetarëve dhe dy partive më të mëdha që dominojnë mbulimin e lajmeve, kufizoi mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar.

Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale online rrjetet nga garuesit amplifikuan diskursin e fortë konfrontues dhe nuk u caktua asnjë autoritet për të zbuluar përmbajtjen e dëmshme manipuluese. Pjesëmarrësit në garë e shfrytëzuan në mënyrë aktive Facebook dhe Instagram, ndërsa ndalimi i TikTok nga qeveria, që hyri në fuqi më 6 mars 2025, kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për të bërë fushatë.

Mekanizmi i ri i koordinimit midis institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore është një zhvillim i mirëpritur, por ndjekja e tyre është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimit zgjedhor.

Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por pati një mungesë të shpeshtë të respektimit të procedurave dhe u shënua nga një numër incidentesh të frikësimit dhe nxitjes së votuesve dhe disa mangësi procedurale dhe transparence në numërimin e votave.

Poll

MOS HUMB