LIVE UPDATES

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita braktis sallën, deputetët bllokohen në Kuvend, protestuesit u bëjnë pritë në dalje

♦Kuvendi nisi sot sesionin e ri parlamentar të legjislaturës së 11-të pas pushimit veror. ♦Njëkohësisht me seancën plenare, qytetarët u mblodhën në protestë përpara godinës së Kuvendit. ♦Gjatë protestës, Policia ka shoqëruar dy prej protestuesve pas situatës së krijuar në zonën përreth godinës së Kuvendit.♦ Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka marrë pjesë në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar, por këtë herë jo në rreshtin ku ulen deputetët e Partisë Socialiste. Koçeku është zhvendosur në krah të deputetëve të pavarur në Kuvend. ♦Në seancën e sotme Klodiana Spahiu është emëruar ministre e Shëndetësisë dhe Evis Kushi është emëruar nënkryetare e re e Kuvendit.

10 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Tensione pas seancës, deputetët bllokohen në Kuvend, ndërhyn Policia

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita
FOTO NAG PROTESTA

TIRANË- Situata jashtë Kuvendit është përshkallëzuar pas përfundimit të seancës plenare, teksa një pjesë e deputetëve kanë mbetur brenda godinës për shkak të protestës që vijon jashtë Parlamentit.

Përballë tensioneve, Policia ka nisur ndërhyrjen për të liruar gradualisht rrugën dhe për të krijuar një hapësirë të sigurt për largimin e deputetëve. Në terren janë angazhuar forca të pajisura me skafandra dhe mburoja, ndërsa në gatishmëri janë edhe automjetet e ujit.

Efektivët u kanë bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë qarkullimin apo lëvizjen në drejtim të godinës së Kuvendit. Pas thirrjeve, forcat e rendit kanë avancuar duke shtyrë kordonin e protestuesve dhe duke zgjeruar hapësirën mes tyre dhe Parlamentit.

Ndërhyrja e Policisë vjen pas disa incidenteve të regjistruara gjatë largimit të deputetëve, ku automjetet e tyre janë qëlluar me vezë dhe shishe uji nga protestuesit.

Ndërkohë, një pjesë e deputetëve vijojnë të qëndrojnë brenda ambienteve të Kuvendit, në pritje të krijimit të një korridori të sigurt për të dalë nga godina. Situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar në zonën përreth Parlamentit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Mbyllet seanca e parë plenare, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e deputetes

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita
FOTO

TIRANË- Është mbyllur këtë të martë, 8 shtator 2026, seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.

Pas përfundimit të seancës, jashtë ambienteve të Kuvendit janë shënuar tensione, teksa disa qytetarë kanë qëlluar me vezë automjetet e deputetëve që po largoheshin nga godina e Parlamentit.

Në mesin e automjeteve të qëlluara me vezë ka qenë edhe makina e deputetes Ilva Gjuzi, e cila është përballur me reagimin e protestuesve gjatë largimit nga ambientet e Kuvendit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Mbyllet Kuvendi! Kushi zgjidhet nënkryetare, Spahiu merr rolin e Ministres së Shëndetësisë, opozita braktis sallën

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita
PAMJE NGA KUVENDI

TIRANË-Është mbyllur seanca e sesionit të ri parlamentar. Seanca nisi me protesta jashtë Kuvendit dhe përplasje mes kryetarëve të grupeve parlamentare atij të PD-së, Gazment Bardhi dhe PS, Taulant Balla. Kryeministri Edi Rama nuk ishte në sallë, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara për Konventën Kombëtare Republikane.

Në nisje të seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar, kryetari Niko Peleshi bëri një përmbledhje të punës së Kuvendit sezonin e kaluar dhe përcaktoi 3 objektiva të reja. Më pas Kuvendi nisi votimin, ku Klodiana Spahiu u emërua ministre e Shëndetësisë dhe Evis Kushi, nënkryetare e re e Kuvendit me 79 vota pro. Opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.

1 MUAJ ME PARE

Brenda seancë, jashtë Parlamentit përplasje-Protestuesit gjuajnë me vezë efektivët (VIDEO)

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita

TIRANË- Teksa brenda Kuvendit po zhvillohet seanca e parë plenare, jashtë ambienteve të Parlamentit situata është shoqëruar me përplasjen e protestuesve me efektivet e policisë.


Protestuesit kanë gjuajtur me vezë dhe domate drejt policisë së shtetit, me thirrjet “Polici e krimit”. Forcat e policisë vijojnë të jenë të pranishme në zonën përreth Parlamentit për të garantuar rendin dhe sigurinë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Pas largimit nga grupi i PS, Marjana Koçeku bën lëvizjen e radhës, ulet në karriget e deputetëve të pavarur në Kuvend

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka marrë pjesë në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar, por këtë herë jo në rreshtin ku ulen deputetët e Partisë Socialiste. Siç shihet edhe nga pamjet nga Kuvendi, Koçeku është zhvendosur në krah të deputetëve të pavarur në Kuvend. Ajo është ulur pranë deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe deputetit të Partisë Agrare, Artan Luku.

Më 14 qershor Koçeku njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë deputete e pavarur. Ajo arsyetoi se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë, duke lënë të kuptohet një përplasje me liderin e PS, Edi Rama./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron dy protestues (VIDEO)

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita
foto nga protesta

TIRANË- Tensione janë shënuar ditën e sotme jashtë ambienteve të Parlamentit, në momentin e nisjes së seancës plenare. Gjatë protestës, Policia ka shoqëruar dy prej protestuesve pas situatës së krijuar në zonën përreth godinës së Kuvendit.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të seancës parlamentare./ZËRI 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit i bëjnë 'pritë' Luarasit brenda “Toptani-t”: Hajdute, ti nuk i përfaqëson gratë

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita
Iris Luarasi

TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është përballur me protestuesit teksa po kalonte përmes një qendre tregtare, në drejtim të Parlamentit. Aktivistja Arvina Lleshi, bashkë me disa të tjerë, i ka shkuar nga pas Luarasit, duke iu drejtuar me fjalët “hajdute” dhe se “nuk i përfaqëson gratë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

1 MUAJ ME PARE

Evis Kushin emërohet nënkryetaren e re të Kuvendit, zëvendëson Klodiana Spahiun

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita
Evis Kushi

TIRANË-Evis Kushi do të jetë nënkryetare e parlamentit, detyrë që më parë e mbante Klodiana Spahiu. Kjo e fundit, pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Salës, kaloi në drejtimin e këtij dikasteri. 

Kushi, deputete e Partisë Socialiste, rikthehet kështu në një pozicion drejtues në strukturat e Kuvendit. Më herët Evis Kushi ka qenë edhe ministre e Arsimit.

1 MUAJ ME PARE

Protestë dhe Parlament! Kuvendi i kthehet punimeve, Policia “blindon” me gardh metalik zonën

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita
pamje nga ngjarja

TIRANË-Në prag të nisjes së seancës plenare në Kuvend, Policia ka marrë masa lidhur me protestën e qytetarëve të paralajmëruar që do të mbahet para Parlamentit. Në pamjet e ndara zona përreth godinës së Kuvendit shihet teksa është rrethuar me gardh metalik, ndërsa prani e shtuar e forcave të policisë është vënë re në perimetrin rreth institucionit.

Kuvendi nis sot sesionin e ri parlamentar të legjislaturës së 11-të pas pushimit veror. Këtë të martë, në orën 17:00, deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare për çeljen e sesionit të ri parlamentar. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Seanca e parë do të jetë kryesisht ceremoniale. Fjalën hapëse do ta mbajë kryeparlamentari Niko Peleshi dhe më tej rendi i ditës përfshin vetëm çeljen e punimeve. Rikthimi i deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protestë jashtë godinës të paralajmëruar nga protestuesit.

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi nis sot sesionin e ri! Pas 1 muaji pushim, rikthehen deputetët...do të "priten" nga protestuesit

Sesion i ri me 'zakone' të vjetra! PS voton e vetme, opozita

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë rikthehet sot, në sesionin e ri parlamentar të legjislaturës së 11-të pas pushimit veror. Këtë të martë, në orën 17:00, deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare për çeljen e sesionit të ri parlamentar. 

Seanca e parë do të jetë kryesisht ceremoniale. Fjalën hapëse do ta mbajë kryeparlamentari Niko Peleshi dhe më tej rendi i ditës përfshin vetëm çeljen e punimeve.

Në seancën hapëse, nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm. Ndërsa nga ana tjetër, do të mungoi lideri i opozitë, Sali Berisha pasi ndodhet në udhëtimin e tij Shtetet e Bashkuara.

Sipas rendit të përcaktuar, të publikuar pak ditë më parë, në seancëdo të trajtohen procedurat e zakonshme që shoqërojnë nisjen e një sesioni të ri parlamentar, përfshirë edhe miratimin e dokumentacionit të mbetur nga seanca e fundit e zhvilluar në fund të muajit korrik.

Para seancës së Kuvendit, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve rreth orës 11:00 të paradites së nesërme. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve.

Sesioni i ri parlamentar pritet të shoqërohet me debate të rëndësishme politike, ku ndër çështjet kryesore janë reforma zgjedhore dhe riorganizimi administrativ-territorial. Kjo e fundit ka nxitur jo pak debate, madje dhe protesta të cilat kundërshtojë draftin e propozuar nga Partia Socialiste që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. 

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, rikthimi i deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protestë jashtë godinës të paralajmëruar nga protestuesit. Policia pritet të marrë masa, pasi protestuesit kanë bërë thirrje dhe kanë kërcënuar se do të godasin deputetët me vezë dhe domate./ZËRI

Poll

MOS HUMB