LIVE UPDATES

Sherri për një shikim 'zgjidhet' me plumba! Vritet në derën e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër, plagoset i ati! Autori në pranga

♦Një i vrarë dhe një i plagosur, babë e bir, ky ishte bilanci nga të shtënat me armë zjari të regjistruara mëngjesin e sotëm në Shkodër. ♦Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku 25-vjeçari Andri Vulaj, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Ylberi Lulin dhe ka lënë të plagosur babain e 24-vjeçarit, Qemal Lulin. ♦Sherri i cili dyshohet se ka nisur për një shikim në një lokal, në zonën e Gjuhadoli ka vijuar në banesën e familjes Luli. ♦Andri Vulaj ka shkuar pranë banesës së Ylber Lulit, ku është përfshirë në një konflikt fizik me 24-vjeçarin dhe babain e tij, 63-vjeçarin Qamil Luli. ♦Gjatë debatit, dy të rinjtë janë përleshur fizikisht, ku ka ndërhyrë dhe babai i viktimës, Qamil Luli, 63 vjeç. Andri Vulaj u plagos me thikë, e me pas në konflikt e sipër ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të tyre. ♦Arma e krimit është sekuestruar dhe autori i dyshuar Andri Vulaj u arrestua në vendngjarje.

3 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

'Pse më shikon'! Vrau 24-vjeçarin dhe i plagosi të atin, autori: Më erdhën me thikë, qëllova për vetëmbrojtje

Sherri për një shikim 'zgjidhet' me plumba! Vritet në
viktima Ylber Luli

SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku 25-vjeçari Andri Vulaj, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Ylberi Lulin dhe ka lënë të plagosur babain e 24-vjeçarit,  Qemal Lulin. Konflikti mes viktimës dhe autorit dyshohet se ka nisur në zonën e Gjuhadolit, pas një përplasjeje verbale që lidhej me një vështrim mes tyre.

Më pas Andri Vulaj ka shkuar pranë banesës së Ylber Lulit, ku është përfshirë në një konflikt fizik me 24-vjeçarin dhe babain e tij, 63-vjeçarin Qamil Luli. Gjatë debatit, dy të rinjtë janë përleshur fizikisht, ku ka ndërhyrë dhe babai i viktimës, Qamil Luli, 63 vjeç. Andri Vulaj u plagos me thikë, e me pas në konflikt e sipër ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të tyre. Sipas dëshmisë paraprake të dhënë nga Vulaj, ka pretenduar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në qytetin e Shkodrës, pikërisht në banesën e viktimës. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e motivet e krimit. Arma e krimit, pistoletë është sekuestruar dhe autori i dyshuar Andri Vulaj u arrestua në vend ngjarje.

2 ORE ME PARE

Vrasja e 24-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dinamika: Sherri nisi në mesnatë në një lokal, autori i shkoi me pistoletë në banesë

Sherri për një shikim 'zgjidhet' me plumba! Vritet në
24-vjeçari Ylberi Luli

SHKODËR- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 24-vjeçarit Ylberi Luli në Shkodër, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit në banesën e 24-vjeçarit. Por, konflikti mes viktimës dhe autorit 25-vjeçarit Andri Vulaj, kishte nisur disa orë përpara.

Sipas burimeve, konflikti mes tyre kishte nisur gjatë orëve të natës, në një lokal në zonën e Gjuhadolit. Viktima Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë.

Pas përplasjes që kishte nisur më herët, 25-vjeçari kishte shkuar te banesa e Lulit, teksa me vete kishte edhe një pistole, me pretendimin se do të sqaronte konfliktin mes tyre. Por, në banesë ka nisur një tjetër përleshje fizike mes dy të rinjve, ku është përfshirë edhe babai i viktimës, Qemal Luli.

Siç bëri me dije Policia e Shkodrës, babë e bir kanë plagosur me thikë shtetasin Andri Vulaj, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit, i cili humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. 

25-vjeçari është ndaluar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe pistoleta që dyshohet se është përdorur në vrasje.

Ndërkohë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeteten ende të paqarta. Në vijim pritet që të marren në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, për të përcaktuar dinamikën e konfliktit./ZËRI

6 ORE ME PARE

Tronditet Shkodra! Babë e bir qëllohen me armë, ndërron jetë 24-vjeçari, në pranga autori

Sherri për një shikim 'zgjidhet' me plumba! Vritet në
shkoder

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një 24-vjeçar i identifikuar si Ylber Luli ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, 25-vjeçari 25-vjeçar Andri Vulaj, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri babë e bir, Qemal Luli dhe Ylberi Luli. Më pas, dyshohet se babë e bir kanë plagosur me mjet prerës thikë 25-vjeçarin.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Poll

MOS HUMB