LIVE UPDATES

Nis hetimi për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit! Bllokohen kartelat e pacientëve dhe ushqimi i mbetur

➤Një ditë pas raportimit për ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Gramshit, ku në fillim të javës u helmuan rreth 70 fëmijë të një kopshti publik Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin. ➤Policia ka sekuestruar kartelat klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1. ➤Gjithashtu, anë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushtet laboratorike, ndërsa është bllokuar ushqimi i mbetur në kuzhinën e këtij kopështi. ➤Në vemendje të hetuesve tani janë zinxhiri i furnizimit, mënyra e ruajtjes së ushqimeve dhe higjiena në kuzhinën e institucionit. ➤Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering “Nelsa SHPK”.

4 artikuj për këtë temë.
2 JAVE ME PARE

Analiza e një 4-vjeçari! Zbulohet një tjetër rast i ushqimit me salmonelë në kopshtin e Gramshit

Nis hetimi për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit!
Foto ilustruese

GRAMSH- Një tjetër rast me salmonela është zbuluar në Gramsh. Ditën e djeshme në një kopsht në Gramsh u zbulua ushqim i kontaminuar, që bëri që disa fëmijë të helmohen dhe të paraqiten me urgjencë në spital, por duket se nuk është i vetmi! Gazetari Osman Stafa ka zbuluar se një tjetër rast me ushqim të kontaminuar me salmonelë është zbuluar në këtë Bashki të vendit. Analiza e mëposhtme është e një 4-vjeçari, i cili është dianostifikuar me këtë infeksion.

Nis hetimi për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit!
Analiza

Dje, rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur të martën, por është raportuar më 24 maj, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering “Nelsa SHPK”. Për rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit, por ende nuk ka detaje të tjera./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Skandali me helmimin e fëmijëve/ Qëndresa Qytetare: Policia u informua në Facebook, kompanisë ti pezullohet liçenca

Nis hetimi për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit!
foto ilustruese

TIRANË- Qëndresa Qytetare ka reaguar pas njoftimit zyrtar të autoriteteve lidhur me hetimin e nisur në lidhje me rastin e rëndë sot në Gramsh, ku u helmuan 70 fëmijë të një kopshti. Në një reagimin në rrjetet sociale, Qëndresa Qytetare thotë thuhet se Policia e Elbasanit u informua në Facebook për helmimin e fëmijëve, duke treguar kështu një ç'organizim të institucioneve publike.

Sa i përket kompanisë “Nelsa SHPK” që furnizon me ushqime kopshtin ku u helmuan fëmijët në Gramsh, Qëndresa Qytetare kërkon ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë. Organizata kërkon që prindërit të ngrihen në protestë për të kërkuar transparencë pasi fëmijët e tyre janë vënë në rrezik.

Qendresa Qytetare:

Policia u informua në facebook për helmimin e fëmijëve!
QQ: Prindërit të reagojne!

Ç’organizimi i organizuar i institucioneve publike u ekspozua edhe sot kur Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të helmimit të 70 fëmijëve të kopshtit publik të Gramshit, njofton se e ka marrë vesh në rrjetet sociale.

Qëndresa Qytetare informohet se është kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.

Në kushtet kur ka nisur hetimi për rastin konkret, kësaj kompanie duhet urgjentisht ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.

Qëndresa Qytetare kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit. Qëndresa Qytetare fton prindërit të dalin në protestë për të kërkuar transparence, pasi shëndeti i fëmijëve të tyre nuk mund të jetë në mëshirë të babazisë.

2 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve! Prokuroria e Elbasanit nis hetimin

Nis hetimi për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit!
foto ilustruese

ELBASAN-Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u helmuan rreth 70 fëmijë të një kopshti publik. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e kopshtit, ndërsa janë sekuestruar edhe kartelat klinike për 6 fëmijët e shtruar. Gjithashtu raportohet se janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushtet laboratorike, ndërsa është bllokuar ushqimi i mbetur në kuzhinën e këtij kopështi.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 Gramsh janë helmuar nga salmonela disa nga fëmijët e këtij kopshti.

Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 6 fëmijë dhe janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar Kartelat Klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar Procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marre mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Çfarë ka ndodhur sot në Gramsh?

Rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur të martën, por është raportuar më 24 maj, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering “Nelsa SHPK”./ZËRI

2 JAVE ME PARE

70 fëmijë të helmuar në Gramsh, NELSA SHPK kalon topin te edukatoret: Ne çojmë vetëm ushqimet

Nis hetimi për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit!
Foto Ilustruese

TIRANË- Elsa Kamberi Balla, administratorja e “Nelsa SHPK”, kompanisë që furnizon me ushqime kopshtin ku u helmuan fëmijët në Gramsh ka folur për ZËRI. Në një prononcim telefonik, Balla shprehet se ata furnizojmë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi,etj. 

Ne nuk ofrojmë shërbime kateringu. Ne kemi një kontratë me kopshtin në fjalë ku dlrgojmë furnizime me ushqime nga më të ndryshmet, si bulmetrat apo edhe mishi. E kam ndjekur situatën në fjalë, por ushqimet që dërgojmë ne janë të kontrolluara. Jam e gatshme t’ju vë në dispozicion analozat e tyre,”- u shpreh Balla për ZËRI.

Çfarë ka ndodhur sot në Gramsh?

Rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur të martën, por është raportuar vetëm sot në media, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës.

Poll

MOS HUMB