LIVE UPDATES

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh, institucionet fshehin ngjarjen, prindërit paralajmërojnë protestë

➤Rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. ➤Ngjarja ka ndodhur të martën, por është raportuar vetëm sot në media, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. ➤Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. ➤Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës. ➤Prindërit kërkojnë që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të hënën kanë paralajmëruar se do të dalin në protestë. ➤Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar për masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj subjektit privat që furnizon ushqimin. ➤Asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. ➤Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës. ➤AKU ka konstatusr se kopështi në fjalë furnizohej me ushqim katering nga një kompani që ishte proceduar për shkelje në vitin 2023, por që vijonte e qetë veprimtarinë. ➤Kopështi nga ana tjetër nuk kishte as frigoriferë për ruajtjen e ushqimit.

8 artikuj për këtë temë.
3 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, Operatori i Kujdesit Shëndetësor: Vetëm një fëmijë shkoi në spital, analizat dalin nesër

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
Spitali

GRAMSH- Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh ka deklaruar se vetëm një fëmijë është paraqitur në spitalin e Gramshit. Në njoftimin zyrtar, shprehen se femija ka pasur shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse. Më pas, në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi. Rezultatet pritet të dalin nesër.

Reagimi i plotë i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Në vijim të raportimeve në media mbi një situatë të ndodhur në një institucion parashkollor në qytetin e Gramshit, sqarojmë se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor është vënë menjëherë në ndjekje të rastit.

1 fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse. Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi.

Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme, më 25 maj 2025. NJVKSH Gramsh ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhe po bashkëpunojnë ngushtësisht me strukturat vendore për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës.

Theksojmë se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në kohë dhe me profesionalizëm, dhe nuk ka vend për shqetësim të shtuar në këtë fazë. Çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet publik në mënyrë transparente, sapo të përfundojnë analizat dhe verifikimet përkatëse.

Ky është reagimi i parë që vjen nga një institucion shëndetësor pas situatës së raportuar në Gramsh. Mediat kanë raportuar sot për rreth 70 fëmijë të helmuar që janë paraqitur me të vjella, ethe, diarre dhe temperaturë në spital. Analizat paraprake kanë treguar se fëmijët janë sëmurur nga salmonella pas drekës së ngrënë në kopshtin publik nr.1.

3 JAVE ME PARE

Fëmijët e helmuar në Gramsh, flasin prindërit: Kopshti nuk na njoftoi, kishin temperaturën 39

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
Foto Ilustruese

GRAMSH- Prindërit e fëmijëve që u helmuan në kopështin publik në Gramsh janë shprehur se në momentin që fëmijëve u kanë nisur të vjellat, nuk janë njoftuar nga askush. Në një prononcim për gazetarin Fatmir Popja ata shprehen se fëmijët kanë pasur temperaturë 39 dhe të vjella pa pushim.

“Fëmija im ishte me temperaturë 39 dhe nuk pushonte së vjelluri. E çuam në urgjencë dhe vetëm atëherë mësuam se kishte edhe të tjerë në të njëjtën gjendje,” thotë një prind që kërkon të mbetet anonim.

“Kopshti nuk na njoftoi për asgjë. As nuk e dinim se mund të ishte helmim,”- thotë dhe një tjetër.

Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar për masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj subjektit privat që furnizon ushqimin. asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. Raportimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar dhe në bazë të analizave, ua ka shkaktuar bakteri i salmonelës.

Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.

3 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
Foto Ilustruese

GRAMSH- Prindërit që dërgojnë fëmijët në kopështin publik nr.1 në Gramsh kanë paralajmëruar protestë. Ata shprehen se ndjehen tërësisht të pasigurt për fëmijët e tyre, për mënyrën se si ushqehen apo se me çfarë ushqehen.

Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar për masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj subjektit privat që furnizon ushqimin. asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. Raportimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar dhe në bazë të analizave, ua ka shkaktuar bakteri i salmonelës.

Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.

3 JAVE ME PARE

Helmimi në Gramsh, kopështi nuk kishte as frigorifer, çfarë zbuloi AKU

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
Foto Ilustruese

GRAMSH- Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me helmimin e fëmijëve në një kopësht public në Gramsh. Mësohet se pas kontrollit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar se në këtë kopësht nuk kishte as frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi.

Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar për masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj subjektit privat që furnizon ushqimin. asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. Raportimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar dhe në bazë të analizave, ua ka shkaktuar bakteri i salmonelës.

Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.

3 JAVE ME PARE

Kush e shkaktoi helmimin e fëmijëve në kopësht? Ushqimi servirej nga një kompani me precedentë të mëparshëm

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
Foto Ilustruese

GRAMSH- Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me helmimin masiv të fëmijëve në një kopësht public në Gramsh. Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanëeb se kopshti në fjalë ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit.

Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht.

Deri më tani asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. Raportimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar dhe në bazë të analizave, ua ka shkaktuar bakteri i salmonelës.

Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.

3 JAVE ME PARE

DETAJE/ Helmimi i fëmijëve në Gramsh, disa qëndruan me ditë të shtruar në spital

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
Fëmijë me serum

GRAMSH- Disa prej fëmijëve të helmuar në Gramsh kanë qëndruar për ditë me radhë të shtruar në spital. Fëmijët kanë pasur simptoma si ethe, diarre të forta dhe të vjella. Ata janë paraqitur që të martën në darkë në spital dhe kanë dalë këtë të shtunë që aty.

Deri më tani asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. Raportimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar dhe në bazë të analizave, ua ka shkaktuar bakteri i salmonelës.

Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.

3 JAVE ME PARE

70 fëmijë të helmuar në Gramsh, Qëndresa Qytetare: Shëndeti i fëmijëve është në dorë të babëzisë

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
Spitali Gramsh

TIRANË- Qëndresa Qytetare ka reaguar pas helmimit të 70 fëmijëve në Gramsh në një kopësht publik. Qëndresa Qytetare kërkon të hetohet urgjentisht ky rast dhe përgjegjësit të vihen para ligjit. Në postim shkruhet se situate bëhet më e rëndë jo vetëm nga mungesa e reagimit nga institucionet, por dhe nga tentativat për të fshehur ngjarjen, sikur të ishte normalitet, ndërkohë që 70 familje e kanë kaluar natën e 22 Majit në spital. Gjithashtu thekson se janë me dhjetëra tendera që kryhen çdo muaj për furnizimin me ushqim të çerdheve dhe kopshteve në vend që nuk kalojnë në asnjë filtër, duke bërë që shëndeti i fëmijëve të jetë në dorë të babëzisë.

Postimi:

Qëndresa Qytetare: Helmohen 70 fëmijë në Gramsh.

QQ: Mungesa e kontrollit ushqimor, këmbanë kombëtare alarmi! Helmimi i 70 fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në një kopësht publik në qytetin e Gramshit është një këmbanë alarmi lidhur me sigurinë ushimore në institucionet publike si çerdhe, kopshte e spitale. Më e rëndë bëhet situata jo vetëm nga mungesa e reagimit nga institucionet, por dhe nga tentativat për të fshehur ngjarjen, sikur të ishte normalitet, nderkohe qe 70 familje e kane kaluar naten e te 22 Majit ne spital. Janë me dhjetra tendera që kryhen çdo muaj për furnizimin me ushqim të çerdheve dhe kopshteve në vend që nuk kalojnë në asnjë filtër, duke bërë që shëndeti i fëmijëve të jetë në dorë të babëzisë.

Qëndresa Qytetare kërkon të hetohet urgjentisht ky rast dhe përgjegjësit të vihen para ligjit. Pak javë më parë shqiptarët mësuan se kanë konsumuar tonelata fileto pule me salmonelë, teksa AKU është kthyer në një institucion që ka dështuar të kryejë misionin e saj kryesor, parandalimin e futjes në treg të produkteve ushqimore që nuk plotësojnë standardet. Më 11 mars 2025 AKU bëri kontroll rastësor në 1 prej 4 loteve që një kompani shqiptare solli nga Brazili, ku u kontrollua 1 kontejner me 8 ton mish.  Përgjigjen nga laboratori i ISUV për praninë e salmonelës në mostrën e marrë, AKU e mori me 21 mars, ndërsa publikun e njoftuan 1 javë me vonesë, kur ngarkesa e mishit ishte hedhur në treg.

Hetimet për këtë skandal janë në vijim, por precedenti i krijuar është i rrezikshëm, teksa më shumë se kurrë shqiptarët duhet ta kenë llogaridhënien për cilësinë e ushqimeve që blejnë më raport të drejtë me të ardhurat që shpenzojnë për ushqimin, që janë më të lartat në Evropë. Falja e gjobave nga qeveria e rendon edhe me teper situaten e pandeshkueshmerise ne vend, por edhe te papergjegjshmerise te operatoreve private ndaj qytetareve.

Ngjarja e rëndë është raportuar sot. Rreth 70 fëmijë raportohet të jenë helmuar, pas ushqimit të konsumuar gjatë drekës më 22 maj. Fëmijët janë paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit. Sipas analizave të kryera ushqimi ka rezultuar me salmonelë. Fëmijët janë diagnostikuar me virozë gastroenterit akut, e cila shkaktohet nga bakteret ose mikrobet. Personat e prekur mund të kenë diarre, të përziera e të vjella apo dhembje barku. Ndonjëherë shoqërohet me temperaturë të lartë, dhembje të kokës dhe të muskujve të trupit. 

3 JAVE ME PARE

E rëndë në Gramsh! Helmohen në kopësht rreth 70 fëmijë, konsumuan ushqim me salmonelë

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një kopësht shtetëror në Gramsh, ku rreth 70 fëmijë raportohet të jenë helmuar, pas ushqimit të konsumuar gjatë drekës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 22 maj, ku fëmijët janë paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit.

Sipas analizave të kryera ushqimi ka rezultuar me salmonelë. Fëmijët janë diagnostikuar me virozë gastroenterit akut, e cila shkaktohet nga bakteret ose mikrobet. Personat e prekur mund të kenë diarre, të përziera e të vjella apo dhembje barku. Ndonjëherë shoqërohet me temperaturë të lartë, dhembje të kokës dhe të muskujve të trupit. 

Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
diagnoza
Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
diagnoza
Helmohen rreth 70 fëmijë në kopshtin publik në Gramsh,
fëmijë me serum pas virozës

Në lidhje me rastin me ngjarjen nuk ka ende një reagim nga autoritetet. 

Nërkohë rreth dy muaj më parë më 28 mars u zbulua skandali me mishin e pulës me salmonelë, ku 15.000 kilogramë u konsumua nga qytetarët. Gati 20 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës. Mishi u shpërnda në treg nga kompania “diMal” dhe 'AMG FOOD'. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me "Salmonella Typhimurium", por që në këtë kohë, mishi ishte shitur.  

Sot pronari i dy kompanive Mondi Goxha dhe vëllai i tij, Arben Goxha administrator i 'diMal', po hetohen në gjendje të lirë. Dy vëllezërit akuzohen për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“./ZËRI

Poll

MOS HUMB