LIVE UPDATES

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive, Zjarri i madh në Klos drejt fikjes

♦Situata me zjarret në të gjithë vendin paraqitet përgjithësisht nën kontroll.♦Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.♦Situata me zjarret në Krujë vijon të mbetet shqetësuese. Një vatër e re është shfaqur në fshatin Halil, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe po përhapen në terren. Ndërkohë, një tjetër vatër raportohet në lagjen Abaze.♦Mëngjesin e sotëm ka nis operacioni në shuarjen e zjarrit në zonën e Krastës.♦Zjarri në këtë zonë ka nisur ditën e djeshme në pyjet me pisha, ndërsa gjatë natës kanë punuar zjarrfikësit e Krujës.♦Ndërkohë në zonën e Mallakastrës dhe në Patos vijojnë të jeën aktive vatrat e zjarri, ku më shumë se 50 forca zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e plotë të flakëve.♦Ministria ka dalë sërish me njoftim të ri, ku raporton se 5 vatra mbeten aktive, të cilat janë nën monitorim.♦Ndërsa situata e rënduar është në Klos, në fshatin Kujtime, ku për shkak të erës zjarri është përhapur me shpejtësi dhe rrezikon edhe banesat pranë fshatit. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri, pasi rreziku mbetet i lartë.♦ Raportohet se situata në Klos është nën kontroll, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave operacioanle.

8 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Tymi mbulon zonën! Zjarri në Priskë të Madhe ende aktiv

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra
Zjarri në Priskë të Madhe

PRISKË E MADHE- Kjo është situata aktuale e vatrës së zjarrit në Priskë të Madhe, në zonën e Dajtit. Pamjet e siguruara nga ZËRI tregojnë se vatra vijon të jetë aktive, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi pak më herët se në këtë zonë vijojnë ndërhyrjet për shuarjen e zjarrit, me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe një helikopter. Sipas autoriteteve, vatra nuk paraqet rrezik për banesat në zonë, ndërsa forcat në terren vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Klos/ Zjarri i madh drejt fikjes, shmanget rreziku për banesat

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra
pamje nga vendngjarja

KLOS- Vatra e zjarrit që përfshiu pasditen e sotme fshatin Kujtim në Klos është drejt fikjes.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave në terren, situata është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura. Ndërkohë që është shmangur dhe rreziku që zjarri mund të arrinte tek zonat e banuara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke djegur disa mullarë me bar dhe pemë frutore. Për shkak të erës, situata doli jashtë kontrollit dhe zjarri u përhap në pyllin pranë fshatit, duke rrezikuar edhe banesat. Ndërkohë dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zjarr i madh në Klos/ Flakët rrezikojnë banesat, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra
pamje nga vendngjarja

KLOS- Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Kujtime, në Bashkinë e Klosit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur disa mullarë me bar dhe pemë frutore. Për shkak të erës, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe zjarri është përhapur në pyllin pranë fshatit, duke rrezikuar edhe banesat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të bashkisë dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa banorët kanë bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri, pasi situata mbetet e rënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive, nuk rrezikohen banesat

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra
pamje nga zjarret në vend

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 5 janë aktive dhe 4 nën monitorim.

Në Dajt situata vijon të mbahet nën monitorim. Në Cikallesh të Kavajës zjarri është shuar plotësisht, ndërsa në Priskë të Madhe vijojnë ndërhyrjet me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe një helikopter.

Në Mallakastër, vatrat në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar dhe po monitorohen. Nën kontroll të plotë është vënë edhe zjarri në Drenie të Patosit. Në Krujë, zjarri në Abaze mbetet aktiv, por pa rrezik për banesat.

Ndërkohë situata më alarmante paraqitet në Krastë, pasi zjarri ka rritur intensitetin dhe është përhapur në një masiv pyjor. Në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i Forcës Ajrore. 

Në Vilëz të Kurbinit, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të FA-së mundësoi shuarjen e plotë të zjarrit rreth orës 13:00.

Aktive vijojnë të jenë edhe vatrat në malin e Nemëçkës në Përmet dhe në zonën Goraj-Budishë në Malësi të Madhe. Për shkak të terrenit të vështirë dhe lartësisë së madhe, ndërhyrja paraqet vështirësi, por aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ministria njofton se asnjë vatër zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në terren janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse, 153 forca operacionale, 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Dajt, zona vijon të mbahet në monitorim.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, zjarri është shuar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim, ndërsa në Priskë e Madhe vijon puna me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe mbështetjen e 1 helikopteri të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, vatrat në Riban–Ngraçan–Panahor–Çyçen janë shuar plotësisht dhe po mbahen në monitorim. Edhe zjarri në Drenie, bashkia Patos, është vënë nën kontroll të plotë dhe vijon monitorimi.

Në Krujë, zjarri në Abaze vijon aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, zjarri ka rritur intensitetin dhe është përhapur në masiv pyjor; në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të FA-së bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit në orën 13:00.

Aktive mbeten gjithashtu vatrat në malin e Nemëçkës, bashkia Përmet, dhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe. Të dyja ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në të gjitha vatrat aktive puna vijon, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e plotë të flakëve! PAMJET me dron (VIDEO)

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra
zjarri ne kruje

KRUJË- Situata me zjarrin në Krastë të Krujës paraqitet nën kontroll, ndërsa vijon puna për izolimin e plotë të flakëve.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e vatrave.

Ndërhyrja po zhvillohet në një terren të vështirë, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e emrgjencës po vijojnë monitorimin e vatrave.

Njoftimi i Ministrisë:

50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në ????Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.
Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.
???? Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

1 MUAJ ME PARE

Bilanci i zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra në 24 orët e fundit, 5 ende aktive

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri në vend, 5 prej të cilave vijojnë aktive dhe 2 të tjera janë në monitorim.

Mbrojtja bën me dije se në operacione janë angazhuar 371 forca operacionale, 153 efektivë të FA-së, 42 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”.

Sipas njoftimit, situata në zonat e prekura është nën kontroll dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, por situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal është vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze, bashkia Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore; në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, zjarri vijon aktiv. Ndërhyrja e 2 helikopterëve të FA-së gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe zonave të banuara.

1 MUAJ ME PARE

Zjarret vijojnë në Mallakastër dhe Patos, mbi 50 forca angazhohen për shuarjen e tyre

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra
mallakaster-mbi 50 forca ne terren

MALLAKASTËR- Mallakastra ende nuk po gjen qetësi nga zjarret. Aktualisht, vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit edhe sot në 10 gusht në zonën e Mallakastrës dhe në Patos.

Raportohet se në Mallakastër janë angazhuar gjithsej 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake dhe 4 punonjës të Shërbimit Pyjor.

Në dispozicion të operacionit është vendosur gjithashtu edhe një mjet zjarrfikës. Forcat në terren po vijojnë punën për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve./ZËRI

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pyjet e Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra
pamje-nderhyrje nga ajri

KRUJË- Operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Krastës në Krujë ka nisur që në orët e mëngjesit të sotëm, me ndërhyrje nga ajri dhe nga toka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zjarri në pyjet me pisha në Krastë ka rënë ditën e djeshme, ndërsa gjatë natës është punuar për izolimin e tyre. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka rinis ndëryrja nga ajri, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë.

Operacioni vijon për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera pyjore.

Situata më zjarret në Kruje ka qenë mjaft kritike gjatë orëve të fundit. Pasditen e 8 gushtit u përfshi nga një zjarr masiv duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore të Malit të Krujës.

Poll

MOS HUMB