Veliaj në burg, Anuela Ristani merr drejtimin e Bashkisë së Tiranës

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka deleguar firmën nënkryetares Anuela Ristani. Vendimi u mor sot gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës. Gjatë vizitës së tij, Rama zhvilloi takim me drejtuesit e instuticioneve për të lënë porositë mbijueshmërinë e punëve. Kjo është vizita e dytë e kryeministrit në Bashkinë e Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
VD- Hera e dytë brenda ditës, Rama sërish në Bashkinë e Tiranës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Bashkinë e Tiranës. Pritet që Rama të zhvillojë një mbledhje për të komanduar drejtuesin e ri të bashkisë, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo është hera e dytë brenda ditë që kryeministri shihet në bashkinë e kryeqytetit, pasi gjatë paradites zhvilloi takim me nënkryetarët, Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.
MOMENTI ME VIDEO:
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
Nata e parë në qeli, Veliaj: Fustanet e gruas sime kushtojnë shumë më pak, akuzat i ngriti një prokuror pervers

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish, pas një nate që e kaloi në qelinë e institucionit "Mine Peza". Në një reagim në rrjetet e tij sociale, që me shumë gjasa ia kanë publikuar bashkëpunëtorët e tij të afërt, Veliaj shkruan se natën e parë në qeli e ka kaluar i shqetësuar për familjen e tij, mbi të gjitha për të birin. Ndër të tjera, i referohet edhe prokurorit të çështjes së tij, duke e cilësuar si "individ pervers", por nuk e cilëson për cilin e ka fjalën. Kjo sepse dosja për Veliajn është përpiluar nga Ols Dado dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
"Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën halucinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t'ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje,"-shkruan Veliaj për prokurorin e çështjes.
Më pas sqaron edhe blerjet online. Ndër të tjera, Veliaj shkruan se të gjitha shpenzimet i ka të deklaruara, ndërsa shton se në banesën e tyre nuk ka pasur as fustane dhe as bizhu me vlera të tilla siç deklarohet nga SPAK. Po ashtu, një koment e dha edhe për kryedemokratin Sali Berisha.
"A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t'i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s'është akuzë, është vetëm një opinion. Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s'më beson i jam mirëkuptues,"-shkruan ndër të tjera Veliaj.
"Të dashur miq, natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive. Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë. Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën halucinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t'ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal. Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël. A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t'i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s'është akuzë, është vetëm një opinion. Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s'më beson i jam mirëkuptues,"-shkruan Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
"Kam kërkuar të dëgjohem"/ Nën hetim nga SPAK, Rama pranon kërkesën e Bushkës: Nesër mblidhet grupi, jemi LIVE

TIRANË- Nesër në orën 9.00 të mëngjesit, Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar. Kjo vjen pas kërkesës së deputetes Klotilda Bushka për t'u dëgjuar nga kolegët e saj, fill pasi u zbulua se edhe ajo është në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Për socialisten, SPAK ka dyshime se ka tentuar që të pengojë zbardhjen e të vërtetës. Pas reagimin publik që ajo bëri, një reagim tjetër erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili la orën e takimit.
"Po, nesër...në 09.00 Live,"-shkruan Rama.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
Nën hetim nga SPAK, Klotilda Bushka: Më kanë futur emrin në dosje pa më thirrur asnjëherë

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka bërë për herë të parë një reagim zyrtar për përfshirjen e emrit të saj në dosjen e SPAK për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Pasi u përball me akuzat e opozitës në mëngjes në Komisionin që ajo drejton, kësaj here Bushka ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë një reagim.
"Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare?,"-shkruan ajo. Ndërsa shton se ka marrëdhënie të afërta si me kryebashkiakun Veliaj; ashtu edhe me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Madje shton se me Xoxën ka komunikuar edhe për çështjen që ishte marrë në pyetje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
"Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë,"-shkruan Bushka ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër. Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare? A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën? Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë. A jam unë edhe shoqe me Erjonin? Po, që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën. A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje? Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet. Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë.
Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas SPAK, Bushka ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. Ende nuk bëhet me dije në cilën formë ka ndërhyrë deputetja në hetimet që janë kryer për kryebashkiakun./ZËRI
Festuan për arrestimin e Veliajt te blloku i sigurisë 'Mine Peza', në hetim 8 qytetarë

TIRANË-Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për tetë qytetarë, të cilët festuan para paraburgimit tek 'Mine Peza', ku po mbahet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Policia njofton se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u larguar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar.
Një grup njerëzish kanë festuar në mënyrë simbolike arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një ditë më parë më 10 shkurt 2025. Nën ritmet e këngës “Ra faja prej fikut” dhe me karikatura në duar “festa” u mbajt në afërsi të bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
PAMJET- Veliaj në burg! Rama në Bashkinë e Tiranës, takim me nënkryetarët

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Bashkinë e Tiranës, ndërsa pritet të zhvillojë një takim me nënkryetarët. Takimi vjen pas arrestimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj. Takimi vjen në mungesë të kreut të Bashkisë, kur ende nuk dihet se kush do ta marrë postin e tij. Një skenar i mundshëm është që një prej prej nënkryetarëve të Bashkisë mund të marrë drejtimin e institucionit, konkretisht Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
Në hetim nga SPAK, Sula kërkon largimin e Bushkës nga "Ligjet", deputetja: Jam me dinjitet, do e sqaroj atje ku duhet

TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë pasi SPAK e mori në hetim për çështjen ndaj Veliajt, e akuzuar për pengim të zbardhjes së të vërtetës. Opozita kërkoi që Bushka të mos drejtojë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Deputeti Dashnor Sula tha se PS nuk ka moral të flasë, pasi vjen era korrupsion.
“Ne si gjithë Komisioni i Ligjeve duhet të kishim reagim unifikues me situatën që ka ndodhur. Prandaj, zonja kryetare, mund t’ia lini radhën zonjës Çupi të drejtojë mbledhjen apo kujtdo anëtare e Komisionit mund ta kishte këtë aftësi. Zonja kryetare ke penguar drejtësinë. Mbyllni gojën anëtarë socialistë të Komisionit, se nuk keni moral të flisni. Është turp. Vjen era korrupsion”, tha Sula.
Në përgjigjen e dhënë Bushka, u shpreh se është ajo drejtuesja e Komisionit dhe theksoi se do të japë sqarime vetëm atje ku duhet.
Klotilda Bushka: Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe jo komision hetimor, unë jam drejtuese e komisionit të ligjeve dhe jam duke ushtruar detyrën time. Nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku sqarohen. Sa i takon cështjes së dinjitetit unë kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem.
Deputetja socialiste Klotilda Bushka është nën lupën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bushka ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024.
'Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” -thuhet në njoftimin e SPAK.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
Kaloi natën në qeli! Drejtori Juridik i çon Veliajt librin 'The Black Swan' (MESAZHI)

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili kaloi natën në bllokun e sigurisë te 'Mine Peza', është vizituar mëngjesin e sotëm nga Drejtori Juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi. Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim. Por për çfarë flet libri?
Libri "Mjellma e zezë" përfaqëson të gjitha ngjarjet e papritura në jetën tonë, gjëra që nuk do ta kishim menduar se mund të ndodhnin. Autori na tregon se si duhet të përshtatemi dhe të qasemi ndaj këtyre situatave. Libri flet për një qasje ndaj jetës që përfshin pasigurinë.
Gjithashtu në bllokun e sigurisë “Mine Peza” është paraqitur edhe avokati i tij, Henrik Ligori. Erion Veliaj do të paraqitet nesër (12 Shkurt) në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
Veliaj në burg! Kush do ta marrë tani drejtimin e Bashkisë së Tiranës?
TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua një ditë më parë më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK tha se Veliaj dyshohet për për "korrupsion pasiv" në 9 raste. Por tani që Veliaj ndodhet në arrest, kush do ta marrë postin e kreybashkiakut?
Një skenar i mundshëm është që një prej prej nënkryetarëve të Bashkisë mund të marrë drejtimin e institucionit, konkretisht Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako. Pas arrestimit të Veliajt një prej tyre merr detyrën e kryetarit të Bashkisë për të firmosur si titullar deri në përfundim të hetimeve dhe dhënien e vendimit të gjykatës për Erion Veliajn.
Një tjetër hap është që Këshilli Bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin njërit prej nënkryetarëve. Nuk përjashtohet as mundësia që Këshilli i Ministrave të marë vendim për ta shkarkuar kryebashkiakun. Konkretisht Këshilli i Ministrave shkarkon kryebashkiakun kur kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve, dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata apo propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore.

/ZËRI