"Titull i pavërtetë!"/ Rama korrigjon BIRN: Nuk ka dalë SPAK nga shinat, por hetimi ndaj Veliajt

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në Twitter pas publikimit të një artikulli nga “BIRN”. Rama tha se deklarata e tij është keqinterpretuar dhe është nxjerrë nga konteksti. Po ashtu, Rama kërkoi gjithashtu që media të mos kufizohet në përhapjen e titujve sensacionalistë, por të përqendrohet në të vërtetën dhe provat që mbështesin hetimin. Ndër të tjera në reagimin e tij në "X", kryeministri ka edhe një kërkesë për mediat. Numri një i qeverisë kërkon nga mediat që të hedhin dritë tek provat që mbështesin dosjen e përpiluar nga SPAK.
"Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drite per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve," shkruan ai.
REAGIMI I RAMËS:
Kjo frëngji është e një grupi që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe ndërkohë nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do thuhet se ai ka thënë që … Kjo më lart është bota çmendurake ku jetojmë. Ndërsa kjo më poshtë është deklarata e zyrës së shtypit në përgjigje të pyetjes së Birn se a do të shkarkohet Erjon Veliaj: Mesa duket nuk e keni ndjekur adresimin qe kryeministri i beri arrestimit te kryetarit te bashkise se Tiranes, ku jemi ne kushte teresisht te ndryshme nga te gjitha rastet e meparshme. E para, sepse nuk kemi nje çeshtje konkrete korrupsioni per te cilen ka nje aktakuze, po jemi perpara nje romani voluminoz mbi germimet e kryera ne jeten e tij dhe bashkeshortes se tij. Pra, ne thelb jemi perballe nje rasti qe krijon dyshimin e arsyeshem te nje hetimi jashte shinave kushtetuese dhe nje ndalimi ne shkelje te standarteve demokratike. Por eshte ende shume heret per te dale ne perfundime, prandaj rezervojme te drejten per te marre kohe.
E dyta, qendrimi pesevjecar i Partise Socialiste dhe kryeministrit per te mos bere asnje koment ne asnje rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna te kryetarit te bashkise se kryeqytetit, per ta mbyllur pa gjyq ne nje qeli dhe duke kycur ne shtepi edhe bashkeshorten, nene e nje djali gjashtevjecar. Ky fakt tejet problematik per gjithe kryeqytetin, jo thjesht per kryebashkiakun si pale ne proces po edhe per ne si garante te Reformes ne Drejtesi dhe njekohesisht te kontratave me qytetaret ne nivel qendror e vendor, aq me teper per metropolin e Shqiperise, kerkon nje reflektim shume serioz.
Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drite per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve. Si perfundim, pergjigja eshte qe jo vetem kryetari i Bashkise se Tiranes nuk do te shkarkohet nga detyra, po nga ndalimi i tij ka lindur per ne detyra qe te vazhdojme te jemi garante te palekundur te drejtesise, duke nxitur sa me shume transparence per te dale tek e verteta. Ciladoqofte ajo.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
Flet sërish Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Në një ndryshim të menjëhershëm të kursit ndaj veprimeve të organeve hetimore, Rama ka kaluar nga ‘no comment’ në akuza të drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke e konsideruar arrestimin e Veliajt si antikushtetues dhe akuzat ndaj tij si ‘roman policesk’.
I pyetur nga BIRN nëse do të ndiqte standardin e vendosur më parë, duke i shkarkuar nga detyra kryebashkiakët kur janë vënë nën akuzë, kryeministri tha se Veliaj ishte ndryshe.
“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta,”- tha Rama për BIRN.
Erion Veliaj, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave, deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë. Më herët, kanë rënë në prangat e SPAK-ut me akuza për afera korruptive të inceneratorëve dhe koncesioneve në Shëndetësi ish-ministrat Lefter Koka dhe Ilir Beqja, ndërsa ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është në arrati. Për asnjërin prej tyre, kryeministri Edi Rama nuk e ka sulmuar SPAK-un, duke ndjekur linjën ‘no comment’ ndaj vendimeve të drejtësisë. Por, sipas tij, me arrestimin e Erion Veliajt “jemi në kushte tërësisht të ndryshme nga të gjitha rastet e mëparshme.”
Ai pretendon se ‘nuk ka një çështje konkrete korrupsioni’ dhe e krahason dosjen hetimore me “një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.”
“Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike,” – shton ai, edhe pse kërkon të drejtën për të marrë më shumë kohë para se të dalë në përfundime.
Kryeministri paralajmëron një epokë të re të marrëdhënieve të tij dhe të partisë në pushtet me sistemin e drejtësisë.
“Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar,” tha Rama.
Një qëndrim të ngjashëm ai mbajti edhe gjatë një bisede live në rrjete sociale me komentuesit, ku vuri në pikëpyetje standardet e funksionimit të drejtësisë dhe e cilësoi heshtjen ndaj punës së saj ‘të keqkuptuar’. Sipas Ramës, qëndrimi i ri i mazhorancës do të jetë “kritikë konstruktive.”
Me iniciativën e tij, prej disa muajsh është ngritur një komision i posaçëm parlamentar me objektiv edhe forcimin e sundimit të ligjit, por ky mekanizëm është parë me mosbesim si një tentativë për kapjen e institucioneve të drejtësisë./BIRN
Arrestimi i Veliajt, Rama: Dorëheqjen harrojeni, dy rrugë më largojnë nga politika

TIRANË-Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se “duhet ta harroni”.
Edi Rama: Jo o Ermal, dorëheqjen do e harrosh, ma keni kërkuar qysh kur kam hyrë në politikë. Për të më larguar mua nga politika ka vetëm dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshmërisht që të më zgjojë të parin në mëngjes dhe të mos më lërë të fle, dhe aty them stop, ose më largon populli i Shqipërisë. Më 11 maj voton edhe populli që është jashtë, jam shumë kurioz si do votojnë ata që thuhet se i dëbova unë nga Shqipëria që sot është me mirë se çka qenë në historinë vet. Të shohim ça mendimi kanë ata, nëse do votojnë masivisht si dëbues i tyre, ndërkohë që të gjitha shifrat tregojnë se largimi është konstant, atëherë unë do mbaj shënim. Nuk jam unë i kapur pas pushtetit, jam i kapur pas punës.
Hetimi i Veliajt për vilën në Qerret! Rama: Mbresëlënëse, i kërkohet llogari për vjehrrin e vdekur

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rubrikën 'Sy më sy' arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe hetimet që po kryhen ndaj tij. Rama është ndalur në një nga pasuritë e paluajtshme, konkretisht një vilë e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”. Kreu i qeverisë u shpreh se shtëpia është e vjehrrit të Veliajt dhe ky i fundit po akuzohet sikur është pronë e tij, sepse aty janë gjetur rrobat e djalit 6-vjeçar.
Edi Rama: Në akuzën që i bëhet kryetarit të Bashkisë , në atë romanin e madh, p.sh. flitet për shtëpinë e të vjehrrit, vite e vite më parë marrë në Qerret atje. Dhe akuzohet se meqë janë gjetur aty rrobat e djalit tënd, fëmija i vogël që shkon te gjyshja në plazh, është shtëpia jote. Mbase është e vërtetë, do ta shikojmë me prova. Por ama kur shkohet deri këtu që ti kërkohet dikujt llogari për vjehrrin e vdekur, që është bërë posedues i një shtëpie në kohën kur dhëndri nuk ka patur asnjë lloj pushteti është vërtet mbresëlënëse.
"Kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë,"-thuhet në njoftimin e SPAK.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestuar më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
Arrestimi i Erion Veliajt, Rama reagon për herë të parë: U mbyll në qeli pa gjyq! Lanë qytetin pa “kokë”

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt në rubrikën 'Sy më sy'. Rama tha se arrestimi i kryebashkiakut është një ngjarje e madhe dhe shprehet se është një proces hetimor i çuditshëm. Kreu i qeverisë tha se gjyqtari u ngut për t’i hequr 'kokën' nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq. Sipas tij u intimiduan dëshmitarët dhe shumë shpejt do të kenë një koment lidhur me arrestimin e Veliajt.
Edi Rama: Drejtësia e re ka hyrë tani në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Por nuk ka pse të mos i shpresim dhe opionionet kritike që janë të domosdoshme. U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time. Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe. Lajmi që kam për ju sot është se nuk do ti mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme për ti ndarë me publikun. Rastin e Erjonit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, por ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën pafajësisht në situatë të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës. Ne nuk do të ngutemi, do të krijojmë një opinion për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ja heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq. Mesa kuptoj këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqe ku autorë të veshur me pushtetin e drejtësisë, kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie, pasi babain e kanë çuar në arrest shtëpie. Pyetja që lind është e thjeshtë, jo vetëm kush e çon e merr fëmijën në shkollë, por kush i jep për të ngrëne etj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestuar më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
LaCivita do drejtojë fushatën e PD-së, Rama: Trumpistët e vetëshpallur patën një ditë masturbimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar lëvizjen e Partisë Demokratike, ku një ditë më parë prezantuan Christopher LaCivita, një prej strategëve të fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, si drejtuesin e fushatës së tyre elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se dje Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump.
Edi Rama: Dje Trumpistët të vetëshpallur Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam i lumtur të them të vërtetën për të huajt që e vizitojnë Shqipërinë se numëroj turistët kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët.
“Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit,që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Willis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan,"- u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.
Kush është Christopher LaCivita ?
Chris LaCivita shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Një strateg politik me përvojë, i njohur si për hartimin ashtu edhe për ekzekutimin e fushatave të suksesshme, ai ka ndërtuar një karrierë të shquar që përfshin mbi tre dekada në politikën e Partisë Republikane.
Gjatë gjithë karrierës së tij, LaCivita ka qenë pjesë përbërëse e disa fushatave politike të profilit të lartë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të senatorit Rand Paul në 2016 dhe fushatës së rizgjedhjes së senatorit Ron Johnson në 2022. Para se të hynte në politikë, LaCivita shërbeu në Korpusin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ku u ngrit në gradën e Rreshterit, pa luftime gjatë Luftës së Parë të Gjirit dhe mori një "Purple Heart". Zemra e Purpurt (PH) është një dekoratë ushtarake e Shteteve të Bashkuara që jepet në emër të presidentit për të plagosurit ose vrarë gjatë shërbimit në ushtrinë amerikane./ZËRI