LIVE UPDATES

Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore në Shkodër e Lezhë, disa të shoqëruar

➤ 3 ditë na ndajnë nga zgjedhjet, por sot është shënuar ndërhyrja e parë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤ BKH ka mësyrë në zyrat e PSD për krime zgjedhore në Shkodër. Nga kontrolli i ushtruar ndaj 6 personave që deri tani janë identifikuar vetëm me inciale janë gjetur lista me emra qytetarësh, euro dhe tollona. ➤ Personat e kontrolluar raportohet se janë pjesë e subjekteve politike në Shkodër, përfshirë Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit. ➤ Blutë e Shkodrës informojnë se kanë kontrolluar 9 automjete, njëri prej tyre në pronësi të OSHEE-së, por në përdorim nga një prej personave për të cilin ishte lëshuar urdhri i kontrollit. Operacioni u quajt ‘Premtimi’ dhe hetimet për këtë çështje po vijojnë. ➤ Ndërkohë, SPAK ka bërë kontrolle edhe në disa njësi administrative në Qarkun e Lezhës. ➤ Sipas “Syri TV”, janë shoqëruar në komisariat disa zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë kërcënuar banorët e zonës në këmbim të votave. Megjithatë për ngjarjen nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia.

5 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK në Shkodër, PSD: Mbështesim SPAK, anëtarët s’janë të përfshirë në krime zgjedhore

Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore
Tom Doshi

TIRANË- Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në qarkun e Shkodrës. Doshi është shprehur se kontrollet e kryera nuk kanë asnjë lidhje me partinë e tij apo me anëtarët e saj. Më tej, ai shprehet se mbështet punën e SPAK.

Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore
Deklarata
Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore
Deklarata

“Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së, në veriun e vendit, PSD përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim dashakeqës. Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative. Janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore. Nuk ka pasur prezencë të policisë dhe as të BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale. Këto janë shpifje monstruoze. Ne mbështesim SPAK në mënyrë të padiskutueshme”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD-së.

1 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK në Shkodër, Policia kontroll ndaj 6 personave: Sekuestruam para dhe lista me emrat qytetarësh

Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shtetit ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në qarkun e Shkodrës. Sipas Policsë, në kuadër të goditjes së krimit zgjedhor u zbatuan vendimet për kontroll personal dhe të automjeteve të 6 personave. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë, para dhe lista me emrat e qytetarëve që iu gjetën gjatë kontrolleve.

Me urdhër të SPAK u ushtrua kontroll ndaj F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës.

Po ashtu, bëhet me dije se është ushtruar kontroll në disa automjete:

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.; 

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.  

“Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar "Premtimi". Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve. 

Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhire, të koduar “Premtimi”.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.; 

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.  

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti. Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë”, njofton Policia.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lëshoi 6 urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës. Mësohet se kontrollet u ushtruan në disa shtabe elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga deputeti Tom Doshi në kryeqendrën e Veriut. Aksioni ka nisur që sot në mëngjes dhe në terren ishte edhe vetë kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Krimi Zgjedhor”/ SPAK në Lezhë, shoqërohen disa persona

Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore
Foto ilustruese

LEZHË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit Zgjedhor ka mësyrë në disa njësi administrative në Qarkun e Lezhës për të parandaluar krimin zgjedhor. Aksioni i fundit i SPAK vjen pas denoncimeve të Partisë Demokratike për të parandaluar krimin zgjedhor. Sipas “Syri TV”, janë shoqëruar në komisariat disa zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë kërcënuar banorët e zonës në këmbim të votave. Megjithatë për ngjarjen nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia. 

Zyrtarët e shoqëruar:

1- Bashkim Lika - ish kryeplak ne fushë, Mamurras

2- Afrim Mema

3- Sabah Myftari

4- Klod Preçi - Punonjë - Bashkia Mamurras

5- Sham Preçi

6- Iris Menga - Punonjës Bashkia Mamurras

7- Dor Menga

8- Fran Menga

9- Rigels Lleshi

10- Bernard Pali

11- Rudolf Toma - Punonjës Bashki Mamurras

12- Simon Pernika

13- Artan Preçi - Kryetar Njësia Administrative Milot

Po ashtu, mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, agjentët e BKH zhvilluan kontrolle në disa zona të Shkodrës, përkatësisht në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Në lidhje me aksionin burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, ndërsa janë ndaluar disa të tjerë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nga Shkodra në Lezhë/ Kreu i SPAK, Altin Dumani "tur" nëpër Prokurori: Jini vigjilent

Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore
Altin Dumani

TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pas një takimi të zhvilluar me prokurorët dhe zyrtarë të lartë në Shkodër, është ndaluar në Prokurorinë e Lezhës. Dumani po zhvillon një takim me kryeprokurorin Arben Nika, ku në fokus janë krimet zgjedhore.

Në mbledhjen me prokurorët në Shkodër, Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha. Ai ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në Polici dhe Prokurori dhe të mos neglizhohen si raste.

Mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, agjentët e BKH zhvilluan kontrolle në disa zona të Shkodrës, përkatësisht në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Në lidhje me aksionin burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, ndërsa janë ndaluar disa të tjerë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Krimet zgjedhore/ BKH zbarkon në Shkodër, 2 në pranga, disa të ndaluar-Në terren edhe Altin Dumani (MESAZHET)

Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore
Altin Dumani

SHKODËR-BKH dhe Policia e Shkodrës zhvilluan sot kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Në lidhje me aksionin raportohet se janë arrestuar dy persona, ndërsa ka disa të ndaluar. Dritan Prençi është prokurori i SPAK i caktuar në Shkodër për hetimin e krimeve zgjedhore.

I pranishëm ishte edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili është edhe në krye të Task-Forcës për krimet zgjedhore që do të funksionojë deri më 31 maj. Dumani zhvilloi një takim me kreun e Policisë së qytetit dhe zyrtarë të tjerë në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës. 

Kreu i SPAK sipas burimeve ka vënë theksin tek zbulimi i krimeve zgjedhore. Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha. Ai ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në Polici dhe Prokurori dhe të mos neglizhohen si raste.

Vizita e papritur e kreut të SPAK në Shkodër ka ngjallur vëmendje, mes dyshimeve për zhvillime të rëndësishme hetimore në këtë qytet. Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB