LIVE UPDATES

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e kutive, kryeson LVV

➤ Koha mbaroi! ➤ Kosova ka zgjedhur tashmë partinë që do ta udhëheqë në 4 vitet e ardhshme. Mbetet vetëm që votat të numërohen. ➤ Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës. ➤4 janë kandidatët për kryeministër, Albin Kurti nga Vetëvendosja, Ramush Haradinaj i AAK, Bedri Hamza nga PDK dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së. ➤ Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit së sotëm, 9 shkurt, dhe u mbyll në orën 19:00. ➤ Deri tani janë numëruar 50.89% e votave dhe sipas rezultateve që jep KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet prin me 55.77% të votave. Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 37.50% të votave. Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 8.99% të votave.Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 5% të votave. ➤ Ky është rezultati i 599 kutive nga 2533 kuti që janë gjithsej. ➤ Numërimi vazhdon...

24 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

KQZ e Kosovës del me njoftim të rëndësishëm: Kemi probleme me faqen e internetit

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Foto ilustruese

PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po përballet me vështirësi në aksesimin e faqes online. Diçka ka ndodhur me sistemin dhe faqja zyrtare e KQZ-së ka dalë jashtë funksionit. Edhe pse zyrtarisht KQZ bën me dije se po punon për rikthimin e të dhënave, por nuk zbuloi se çfarë ka ndodhur. Nuk dihet nëse faqja ka vështirësi për shkak të klikimeve të shumta, apo po përballet me sulm nga hakerat.

Njoftimi i plotë i KQZ Kosovë:

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Gabimi i KQZ

Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat!

"Exit poll-et" parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 5% e kutive, kryeson LVV, e ndjek PDK

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Foto ilustruese

PRISHTINË- Numërimi i votave në Kosovë ka nisur që në orën 19.00 dhe deri më tani janë "lexuar" pak më shumë se 5 për qind e fletave të hedhura në kuti.

Nga të dhënat e deritanishme, KQZ-ja bën të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.18 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.10 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.28 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.86 për qind dhe Lista për Familjen me 1.46 për qind.

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e

"Exit poll-et" parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet/ Haradinaj: Qeverinë e re të Kosovës do ta formojnë partitë e opozitës

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Ramush Haradinaj

PRISHTINË- Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, njëherësh lider i koalicionit të partisë së tij me Nismën dhe partnerët, është shprehur optimist për votat që ka marrë këto zgjedhje. Në reagimin e tij të parë, ai u shpreh se opozita i ka fituar zgjedhjet, duke shtuar menjëherë rrugën për bashkëpunim me partitë e tjera. Madje theksoi se nuk është i interesuar për koalicion me LVV.

“Nga exit-pollet, ne jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror. Për rreth 1 orë e gjysmë do të t’i kemi rezultatet nga komisionet komunale zgjedhore. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje dhe i uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës,”-u shpreh Haradinaj.

Pas 12 orëve votime, mbyllen zgjedhjet në Kosovë. Tashmë ka nisur procesi i numërimit, ndërsa KQZ bën me dije se rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. "Exit poll-et" parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK shpall fitoren: Abdixhiku do të jetë kryeministër

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Besian Mustafa

PRISHTINË- Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë për media, pas mbylljes së qendrave të vendvotimit ka deklaruar se forca politike që ai përfaqëson do të dalë e dyta pas LVV. Sipas tij, edhe pse rezultatet finale të numërimit të votave ende nuk kanë dalë, LDK-ja ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara. Por edhe pse shpall fitoren dhe Lumnir Abdixhikun si kryeministër, nuk e zbulon se me kë kanë ndërmend që të krijojnë koalicion.

“Të dhënat preliminare që na vijnë nga komisionerët tonë në terren tregojnë që ato përkojnë me të dhënat që i kemi publikuar nga EXIT POLL-i i LDK-së, ku rezulton që LVV ka 34 për qind, LDK 24 për qind, PDK 22 për qind. Pa llogaritur votat që vijnë nga diaspora, ku ne presim një rezultat të shkëlqyeshëm që rrit rezultatin së paku 2 deri në 3 pikë të përqindjes. Absolutisht i bindur që Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës. Deri tani nuk kemi asnjë informacion për të thënë të kundërtën falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë proces demokratike,”- ka shtuar ai.

Pas 12 orëve votime, mbyllen zgjedhjet në Kosovë. Tashmë ka nisur procesi i numërimit, ndërsa KQZ bën me dije se rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. "Exit poll-et" parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

PDK reagon pas mbylljes së votimeve në Kosovë: Kemi arsye për të qenë optimist

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Blerand Stavileci

PRISHTINË- Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka dalë me një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimeve dhe nisjes së numërimit. Në deklaratën e parë pas votimeve, ai shprehu edhe njëherë falenderim për votuesit e forcës politike që ai përfaqëson. PDK thotë se votimet folën për forcën e tyre politike, teksa fushata e saj dëshmoi pjekuri demokratike. Ndërkohë që nuk ngurojnë të shpallin fitoren në këto zgjedhje.

"Sot qytetarët e Kosovës votuan për ma mirë. Kosova dëshmoi se është demokraci e pjekur ku qytetarë vendosin me votë. Ditë e rëndësishme për demokracinë, qytetarët treguan kulturë politike. Fitore për vendin dhe të ardhmen tonë. Falënderim për kandidatin Bedri Hamza që udhëhoqi fushatë dinjitoze për zhvillimin e Kosovës, mirënjohje për kryetarin e PDK, Memli Krasniqi që i dha kësaj fushate energji. Fushata bashkoi njerëzit e mirë drejt përparimit. Falënderimi për çdo votues ,aktivistë, komisionet, vëzhgues të PDK që punuan me aq zell. Falë jush kjo fushatë ishte histori suksesi. Mbrojtja e votës prioritet yni. Vullneti i qytetarëve pasqyron më mirë se sa pasqyrojnë exit poll. Çdo votë të ruhet me korrektësi. Respektojmë procesin dhe do presim rezultatin përfundimtar. Gjatë mbrëmjes Bedri Hamza do mbajë një konferencë tjetër. ky është vetëm fillimi i një rruge të mbarë për Kosovën i një rruge për ma mirë. E para ne po flasim në përfundim të një procesi që ende nuk ka mbaruar. Duke falënderuar gjithë mbështetësit e PDK, strukturat, komisionerët e vëzhguesit që të mbrojnë votën e PDK. Rezultati jonë inkurajues. Krasniqi dhe Hamza gjatë kohës kanë punuar me vizion për ti bashkuar njerëzit për një vizion ma mirë. Votuesi i Kosovës u bashkuan që vendin tonë ta bëjmë më mirë. Kemi pasur proces ku qytetarët treguan kulturë të lartë demokratike,"-tha ai.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për një tjetër proces elektoral të suksesshëm.

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë,”- ka shkruar Çitaku në Facebook.

Pas 12 orëve votime, mbyllen zgjedhjet në Kosovë. Tashmë ka nisur procesi i numërimit, ndërsa KQZ bën me dije se rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. "Exit poll-et" parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Reagimi i parë pas zgjedhjeve, LVV: Vëzhgues dhe komisionerë, mbroni votën!

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Foto ilustruese

PRISHTINË- Kanë nisur reagimet e para të partive politike në Kosovë. Numërimi i votave ka nisur dhe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një koment në rrjetet sociale duke u kërkuar vigjilencë gjatë procesit. Për momentin duket se janë fokusuar tek numërimi sesa shpallja e fitores.

“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës. Punë të mbarë!,” – thuhet në reagim duke shmangur komentet për exit poll.

Pas 12 orëve votime, mbyllen zgjedhjet në Kosovë. Tashmë ka nisur procesi i numërimit, ndërsa KQZ bën me dije se rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. "Exit poll-et" parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Votimet në Kosovë/ KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje nën 40%, më pak se në 2021

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Foto ilustruese

PRISHTINË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka dhënë detajet finale të procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në  Kosovë. Pas procesimit të më shumë se 90 për qind të votave, ai tha se pjesëmarrja në votime ka qenë 40.04 për qind. Por kjo përqindje shënon ulje, pasi në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ka qenë 48.78%.

Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/: Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet, por nuk formon dot qeveri

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Albin Kurti

PRISHTINË- Lëvizja “Vetëvendosje” e kryeministrit aktual Albin Kurti doli si forca udhëheqëse në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të paktën sipas "exit poll-eve". Por nuk formon dot e vetme qeverinë.

Partia e Kurtit merr 38.2% të votave dhe zgjedh 43 deputetë nga gjithsej 120 që përbëjnë parlamentin. Këto përqindje, nëse konfirmohen, tregojnë se Lëvizja “Vetëvendosje” humb 15 pikë në përqindjeje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të vitit 2021, pasi asokohe mori 50.28% të votave që iu përkthyen në 58 mandate.

Anketat e jashtme tregojnë Partinë Demokratike (PDK), e themeluar nga Hashim Thaçi në vendin e dytë me 22.4%; pas tyre renditet Bashkimi Demokratik i Kosovës në vendin e tretë me 20.1%. Koalicioni AAK-NISMA i udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj parashikohet se ka marrë 7.6% të votave, ndërsa partitë e pakicave në total morën 10.5% të votave./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis numërimi i votave në qendrat e votimit

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Pamje nga Kosova

PRISHTINË- Pas mbylljes së qendrave të votimit, në Prishtinë por edhe në të gjithë Kosovën ka nisur numërimi i votave. Edhe pse në media janë publikuar "Exit-pollet", rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten që të dalin pas orës 21:00.

Vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është zotëruar që këto zgjedhje, rezultati final të dalë në kohë rekord; më shpejt se kurrë më parë. Në gjithë territorin e Kosovës janë në total 941 qendra votimi.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, të drejtën për të votuar e ushtruan 38.9% e qytetarëve. Ndërsa pritet që pas pak minutash KQZ të japë shifrat përfundimtare të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe të nisë menjëherë numërimi i votave. Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Kosova vendosi! Mbyllen zgjedhjet, pritet të nisë numërimi i votave

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Foto ilustruese

PRISHTINË- Mbyllet procesi i votimit në Kosovë. Tashmë qytetarët e kanë ushtruar të drejtën e tyre dhe kanë zgjedhur qeverinë që do t'i drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, të drejtën për të votuar e ushtruan 38.9% e qytetarëve. 

Ndërsa pritet që pas pak minutash KQZ të japë shifrat përfundimtare të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe të nisë menjëherë numërimi i votave. Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj. Votimi ka nisur që në orën 7.00 të mëngjesit dhe përfundoi deri në orën 19.00./ZËRI 

4 MUAJ ME PARE

Kurti sërish thirrje qytetarëve të votojnë: Përcilleni këtë porosi timen, edhe 2 orë kohë keni...

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe t'u drejtohen kutive të votimit. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Kurti kërkon që të gjithë ata që nuk kanë shkuar që të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e tyre. Sipas tij, orët e fundit janë vendimtare për fatin e vendit në 4 vitet e ardhshme.

“Të dashur qytetarë të Kosovës. Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme! Ju falemnderit, Albin Kurti,”- shkruan Kurti.

Qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare për të zgjedhur kryeministrin. Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj. Votimi ka nisur që në orën 7.00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19.00. KQZ ka njoftuar se deri në orën 16:28, kanë votuar 566,277 qytetarë ose 28.73% e zgjedhësve, nga gjithsej rreth 2 milionë shtetas që kanë të drejtë të zgjedhin qeverinë që do t'i udhëheqë për katër vitet e ardhshme./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

DnV raporton për disa probleme gjatë procesit të votimit

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Foto ilustruese

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, ka raportuar për disa probleme gjatë procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare. Eugen Cakolli nga DnV tha se votuesit kanë deklaruar se ngjyra matrikuluese po fshihet lehtësisht nga gishtërinjtë e tyre dhe kjo çështje sipas tij mund t’i japë rrugë votimit të dyfishtë.

Një gjë e tillë, sipas Cakollit, “do minonte besimin e publikut, por edhe integritetin zgjedhor”.

Në konferencën për media, Cakolli tha se ka disa mekanizma që sigurohet që votuesit të mos votojnë dy herë, por theksoi se “problemi te fakti fshirja e lehtë e ngjyrës matrikuluese mund të krijojë perceptim qytetarë procesi nuk ka qenë i rregullt dhe mund të ketë pasur raste të tilla”. DnV-ja ditë më parë kishte reaguar për çështjen e ngjyrës matrikuluese, duke thënë se kjo ngjyrë nuk plotëson standardet e kërkuara, pasi po qëndron për një kohë të shkurtër në gisht dhe më pas e njëjta fshihet me lehtësi.

KQZ-ja në dy konferencat e mbajtura deri më tani nuk ka adresuar problemin e ngritur nga vëzhguesit sa i përket ngjyrës matrikuluese. Gjatë konferencës, DnV-ja tha se ka vërejtur edhe probleme të tjera gjatë procesit zgjedhor, që tha se nuk dëmtojnë integritetin e zgjedhje.

Problemi më i theksuar gjatë procesit të votimit deri në mesditë, sipas Cakollit është mosgjetja e emrave të votuesve në listat e votuesve. DnV ka 500 vëzhgues në mbarë vendin dhe Cakolli tha se janë vërejtur edhe probleme kur nuk është regjistruar që një votuesit i është ofruar asistencë me votim. Po ashtu, ndonëse në një nivel dukshëm më të vogël, Cakolli tha se edhe në këto zgjedhje fenomeni i fotografimit të votës është prezent dhe thanë se raste të izoluara të fotografimit të votave janë regjistruar në 4 për qind të vendvotimeve.

Cakolli po ashtu u shpreh kritik për çështjen e vendosjes së kabinave të votimit. Ai tha se në mëngjes kabinat u vendosën sipas rregullave, por vëzhguesit më pas kanë hasur në raste kur persona të identifikuar si staf i KQZ-së kanë kërkuar që kabinat të vendosen përballë njëra-tjetrës, që sipas tij përbën shkelje të privatësisë.

DnV po vëzhgon zgjedhjet me 500 vëzhgues. Procesi është duke u monitoruar edhe nga Bashkimi Evropian. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që organizohen në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Të drejtë vote, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë mbi 2 milionë qytetarë. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur./REL

4 MUAJ ME PARE

Votuan 73% emigrantë/ Thasët me fletët e votimit mbërrijnë në Qendrën e Numërimit

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË-Më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të drejtën e votës. Komisioni Qendror i zgjedhjeve atje ka njoftuar se nga 20 mijë votues kanë votuar më shumë se 15 mijë në 32 ambasada dhe konsullate nëpër vende të ndryshme të botës.

Më së shumti kanë votuar në Konsullatat e Kosovës në Mynih, Duzeldorf, Uashington dhe Nju York. Diaspora e regjistruar për të votuar në përfaqësitë dipolamtike votoi një ditë më parë, 8 shkurt. 

Fletët e votimit janë vendosur nëpër thasë për tu transportuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të nisë verifikimi i votave që kanë ardhur përmes postës. Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Deri në orën 11:00 asnjë votues në Leposaviç

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Qendrat e votimit në Kosovë janë hapur që prej 07:00 për qytetarët dhe do të vijojnë të hapura deri në orën 19:00. Zgjedhjet e përgjithshme mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe. 

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore. Por në Komunën e Leposaviçit ende nuk ka votuar asnjë votues. Referuar të dhënave të KQZ, deri në orë 11:00 nuk është paraqitur asnjë qytetar. 

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
KQZ

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrje e lartë, KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.6% e qytetarëve

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Kreshnik Radoniqi

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar pjesëmarrjen në votime. Sipas të dhënave zyrtare, deri në 11:00, ka votuar 169,435 qytetarë me të drejtë vote, nga 1,970,944 në total. Shprehur në përqindje, 8.60% prej tyre.

Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi bëri një krahasim me pjesëmarrjen në zgjedhje në vitin 2021, kur deri në orën 11:00 kishin votuar 8.3 e qytetarëve me të drejtë vote. Pra, këto zgjedhje kemi një rritje me vetëm 0.3%. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media tha se procesi po shkon normalisht.

I pyetur nëse ka pasur probleme për hapjen e qendrave të votimit, Radoniqi tha se ka pasur disa probleme në qendrat e votimit me kusht, që kanë të bëjnë me llogaritë për ato qendra. Por tha se procesi është në rregull.

4 MUAJ ME PARE

Nga kutitë e ulëta të votimit tek ngjyruesi i gishtit, problematikat e zgjedhjeve në Kosovë

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË-Organizata e pavarur “Demokracia Plus” ka evidentuar disa probleme lidhur me procesin e votimit në Kosovë. Albert Krasniqi nga D+ shprehet se shënjuesi që vendoset në gisht kur voton, fshihet lehtësisht duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë.

"Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar”.

Po ashtu, sipas kësaj organizate, kutia e votimit është e ulët dhe kur votuesit ulen në karrige, vota e tyre mund të ekspozohet.

“Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë”.

Sipas Krasniqit, fakti që votuesit zgjedhin 10 kandidatë, e bën të vështirë procesin, ‘pasi shumica e tyre arrijnë të zgjedhin deri në 4 preferenca’.

“Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike”.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Voton kandidati për kryeministër i LDK dhe PDK

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza

KOSOVË-Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër Bedri Hamza, ka votuar të dielën në Mitrovicë, qytetin prej nga është. 

“Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”,-u shpreh ai.

Edhe kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në shkollën Faik Konica në Prishtinë. Abdixhiku ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Serbët të votojnë, garanci që Kurti nuk do t'i dëbojë

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet që po mbahen sot. Vuçiç gjithashtu u bëri thirrje serbëve të votojnë Listën Serbe, sepse sipas tij është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t'i dëbojë.

"Po shfrytëzoj rastin t'u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë, që të mos jetë e vështirë për ta. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse Lista Serbe është garancia e vetme që Kurti nuk do t'i dëbojë serbët nga Kosova," tha Vuçiç.

Zgjedhjet e përgjithshme mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore. 

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Kërkon mandatin e dytë, voton kryeministri Albin Kurti: Bëni zërin tuaj të dëgjohet

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Albin Kurti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka hedhur votën e tij ditën e sotme (9 shkurt) për zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, ndërsa ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Pas votimit, Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat në shqip, serbisht dhe anglisht, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

“Ditë me diell në dimër! Në këtë mot me diell, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare. I falenderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj këdo që të ushtrojë të drejtën demokratike, për ta bërë zërin të dëgjohet“, tha Kurti.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit 2021. Ato u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, me mbi 50 për qind.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Kandidat për kryeministër, voton Ramush Haradinaj: Na priftë e mbara

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Ramush Haradina

KOSOVË-Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, ka votuar në orën 9:00 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. 

“I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku”, tha Ramush Haradinaj, i cili bëri të ditur se dy fëmijët e tij votojnë për herë të parë.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Serbët në veri të Kosovës marrin pjesë në votime!

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
pamje nga vendngjarja

KOSOVË-Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, së bashku në zgjedhje.

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore. 

Pjesë e tyre është edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili ka votuar pas një bojkoti dy vjeçar. Ellek, partia e të cilit po ashtu është pjesëmarrëse në zgjedhje, votoi në shkollën “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut, i shoqëruar me pjesëtarë të partisë së tij dhe qytetarë të tjerë serbë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Kryetari i KQZ voton i pari në Kosovë! MESAZHI

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Kreshnik Radoniçi

KOSOVË-Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, ka qenë i pari që ka votuar në Kosovë. Në një prononcim për mediat ai ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe ka bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik.

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesit e tyre… Ftoj të gjithë qytetarët dhe aktorët që në këtë ditë zgjedhore të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore për një proces zgjedhor të qetë e demokratik. Tashmë i kemi të dhënat edhe për Amerikën e Kanadbë. Diku mbi 15 mijë kanë votuar në përfaqësi diplomatike atje. Çdo gjë është gati. KQZ-ja është në detyrë e shpresojmë për një ditë festive”, tha Radoniçi pasi votoi në Pejë.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Probleme në zgjedhjet në Kosovë, procesi i votimit në disa qendra në Prishtinë s’ka nisur ende

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Teksa procesi i votimit ka nisur në gjithë vendin, banorët e Prishtinës do të duhet të presin. Në disa qendra votimi procesi ende s'ka nisur. Votimi nuk ka filluar në qendrën e votimit në Prishtinë në Fakultetin e Edukimit. Sipas mediave në Kosovë, menaxheri i qendrës bëri me dije se ishin përballur me disa probleme teknike.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Sipas raportimeve, pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Sot, Kosova në zgjedhje parlamentare! Nga procesi i votimit tek numërimi, çfarë dihet

Kosova VENDOSI! Vazhdon numërimi i votave, "lexohen" 50.89% e
Kandidatët për Kryeministër

KOSOVË-Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote do të përcaktojnë sot se kush do të udhëheqë Kosovën. Këto janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. Qytetarët do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet e përgjithshme mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndonëse përfaqësuesit e tyre patën bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2023. Por kësaj radhe disa subjekte të vogla politike, edhe Lista Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës merr pjesë në zgjedhje.

Procesi i votimit

Në fletëvotim, votuesit do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë. Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore. Nga këto lista do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Një ekip prej 100 vëzhguesish nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe dhjetëra të tjerë nga organizata ndërkombëtare, do të ndjekin votimet e së dielës.

Sipas raportimeve, pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake. Zëdhënësi i KQZ-së bën me dije se nesër në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike.

“Sipas planifikimeve, është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Republikës së Kosovës. Materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahet në qendrat e votimit, në të cilat procesi i votimit do të fillojë në orën 07:00. Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote, emrat e të cilëve janë të shpërndarë ne 903 qendra të votimit apo në 2,533 vendvotimet e tyre, pra për votimin brenda në Kosovë, është: 1,970,944”, tha Elezi.

Ai ka folur edhe lidhur me vënien e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit. Siç deklaroi dhe KQZ më herët kjo bëhet me qëllim garantimin e sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në qendrën e votimit.

“Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qellim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim. Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit. Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qellim që t’iu ofrohen institucioneve ligj zbatuese. Në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitoroje këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të behet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj zbatuese”, u shpreh ai.

Votuan për herë të parë shqiptarët e Kosovës që jetojnë në diasporë

Shqiptarët e Kosovës që jetojnë në diasporë votuan në 16 ambasada e 14 konsullata në 19 shtete për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 persona apo 50.91 për qind e votuesve të regjistruar. Në përfundim të votimit rezultoi se nga 20 mijë të regjistruar kanë votuar 14,463 votues të diasporës, ndërsa për Europën rreth 71 %. Në total ishin regjistruar 105 mijë qytetarë nga Diaspora për të votuar, ku 85 mijë kishin të drejtë të votonin online, ndërsa 20.324 persona do të votonin fizikisht ditën e sotme në vendvotimet e hapura në kosullatat dhe ambasadat e Shtetit të Kosovës.

Të drejtën e votës e ushtruan nga Haga edhe ish-komandantët e UÇK-së

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se shtetasit e Kosovës kanë realizuar të drejtën kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Kandidatët për Kryeministër

Në këto zgjedhje garojnë 28 forca politike, 20 prej tyre janë parti, 5 koalicion, 2 lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ndërsa kandidatët për kryeministër janë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kërkon një mandat të dytë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

Fushatë politike me gjuhë nxitëse e urrejtjeje

Fushata u karakterizua nga përplasje politike, sfida ekonomike, premtime për ndryshim, gjuhë urrejtjeje kundër kandidatëve, dhe publikime të sondazheve të manipuluara. Partive politike iu ishte caktuar një buxhet prej 2 milionë eurosh, ndërsa pritet që bilanci të publikohet 30 ditë pas rezultateve. Por, sipas shifrave të publikuara në Facebook, kandidatët kanë shpenzuar më shumë se 200 mijë euro në sponsorizime. Për një muaj rresht subjektet politike që synojnë të udhëheqin qeverinë për mandatin e ardhshëm katër vjeҫar shpalosën programet e tyre zgjedhore. Ndër subjektet më të mëdha politike që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosja VV e udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës PDK me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. 

Qëndrimet e BE dhe SHBA

Votimet e së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet e ngecura të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian edhe më tej ka lënë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Çështja e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit 2021. Ato u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, me mbi 50 për qind./ZËRI

Poll

MOS HUMB