Homazhet për Enrik Mehmetin, Rama i jep lamtumirën e fundit gazetarit
VLORË-Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor, po zhvillohen në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë. Mehmeti u shuan në moshën 40-vjeçare, ndërsa la pas një karrierë të gjatë në media dhe televizion. Në homazhe ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.
Reagime ngushëllimi kanë ardhur edhe nga figura të tjera politike, mes tyre kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, si pasojë e një aksidenti tragjik me motor. Në motomjet ndodhej si pasagjer edhe një 18-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.
Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën në aksident/ Reagojnë AGSH dhe UGSH: Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve
TIRANË- Pas ngjarjes tragjike të mbrëshme, ku gazetari i News 24 ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motor, kanë reaguar edhe shoqatat e gazetarëve në vend.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) kanë shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Enrikut.
Në reagimet e tyre AGSH dhe UGSH, theksuan profesionalizmin që tregoi Mehmeti ndër vite, teksa ka raportuar ngjarje që nga kronika e zezë e deri te ato sociale.
REAGIMI I AGSH-së:
Telegram ngushëllimi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka marrë me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit të News24, Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë.
Largimi i parakohshëm i Enrikut është një humbje e rëndë për familjen e tij, të afërmit, kolegët, miqtë dhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Për vite me radhë ai raportoi me përkushtim nga qarku i Vlorës, duke u dalluar për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e tij në informimin e publikut.
Në këto momente të vështira, AGSH i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, redaksisë së Neës24 dhe të gjithë kolegëve që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Kujtimi i Enrik Mehmetit do të mbetet i gjallë në gazetarinë shqiptare.
U prehtë në paqe.
REGAIMI I UGSH-së:
Tiranë më 18 Korrik 2026
Me hidhërim të madh njoftojmë se, gjatë mbrëmjes së sotme është ndarë nga jeta, për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik, kolegu ynë, kryetar i UGSH Qarku Vlorë, Enrik Mehmeti.
Enrik Mehmeti është një ndër reporterët më të njohur, që prej vitesh punoi për Tv Neës 24, ndërsa ndau përvoja të konsiderueshme me media të tjera, sidomos ato vendoret në qytetin e Vlorës, si televizioni Gjashtë Plus 1, shtypin e shkruar dhe mediat e reja.
Gjatë karrierës së vet gazetari Mehmeti spikati për ambicien raportuese, energjinë profesionale dhe lidhjet me komunitete të ndryshme profesionale.
Enriku ishte një aktivist qytetar që e mbajti frymën e përfshirjes përherë të dukshme për kauza sociale dhe urbane. Në shumë aktivitete dhe veprimtari kualifikuese ai u dallua si një gazetar me ndjenjën e fortë të kapërcimit të sfidave.
Vitet e fundit, Enriku pati mjaft udhëtime profesionale mes Shqipërisë dhe SHBA, prej nga përcolli për median ku raportonte përditshmërisht, si dhe online-t e veta, materiale të posaçme që dëshmojnë gjetje dhe realizime në disa zhanre të gazetarisë.
Enriku prej disa vitesh kryesoi degën e UGSH për Qarkun e Vlorës dhe ishte i pari që nismoi dhe realizoi ndarjen e çmimeve “ Petro Marko” për gazetarinë në këtë qark.
Si gazetar pasionant Enriku ishte mik dhe bashkëpunëtor me dhjetra intelektualë, artistë dhe sportistë të qytetit dhe zonave të tjera të vendit.
Enriku u nda papritur nga jeta, në moshën 40 vjeçare duke lënë pas bashkëshorten e vet dhe dy fëmijët e vegjël, më i vogli ende as dy muajsh.
Kjo ikje e papritur nga jeta e Enrikut,
sjell gjëmë të rëndë për familjen e tij të dashur dhe shkakton dhimbje tek të gjithë ne miqtë dhe kolegët e tij.
Lamtumirë, i dashur Enrik!!!
Ngushëllime dhe kurajo i përcjellim bashkëshortes, fëmijëve dhe krejt familjes Mehmeti!!!
Të qoftë i lehtë dheu i Vlorës, kolegu dhe miku ynë i paharrueshëm!!!!!
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, ku gazetari humbi kontrollin e motorit, duke përfunduar jashtë zonës rrugore në afërsi të bregdetit. Ai udhëtonte së bashku me një 18-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ambulca mbërriti në vendngjarje, e cila e transportoi 40-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por për shkak të plagëve të marra në trup, ndërroi jetë./ZËRI
Humbi jetën me motor, gazetari Enrik Mehmeti, thirrje sensibilizuese për aksidentet rrugore: Bëni kujdes
VLORË- Gazetari Enrik Mehmeti, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me motor mbrëmjen e djeshme, vetëm pak ditë më parë kishte bërë thirrje për kujdes ndaj mjeteve me dy rrota.
Përmes rrjeteve sociale, ai shkruante se nisur nga aksidentet e fundit në zonën e Vlorës, aty ku ai jetonte, të gjithë të bëjnë kujdes në çdo kohë me motor.
“Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në qytetin e Vlorës, ku një motoçikletë është goditur nga një automjet, pikërisht nga automjeti që gjendet atje, i cili më pas ka goditur një tjetër automjet. Drejtuesi i automjetit është dërguar në jetë në spitalin e Vlorës, ndryshe nga disa raste të fundit ditëve të fundit, kanë humbur jetën dy të rinj, një 19-vjeçar disa ditë më parë është përciellë në banesën e fundit pasi ka qëndruar në koma disa ditë. Thirrja për të gjithë të rinjtë dhe për drejtuesit e automjeteve: E para njëherë për të rinjtë, kujdesni në motor, gjithmonë duhet të mbajmë kokore dhe më pas për drejtuesit e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm, pasi shifrat dhe numrat ditëve të fundit të viktimave të motorrit janë vëretë të larta. Më shumë është një thirrje sensibulizuese për sa më shumë kujdes për të gjithë ata që drejtojnë motomjete por nga ana tjetër edhe ata që drejtojnë automjete të kenë kujdes.” - është shprehur ai përmes një videoje në rrjetet e tij sociale.
Ndërsa vetëm pak ditë më vonë, fati tragjik bëri që vetë gazetari të përfshihet në një aksident me motor, ku dyshohet se humbi jetën si pasojë e një manovre gjatë drejtimit të mjetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, ku gazetari humbi kontrollin e motorit, duke përfunduar jashtë zonës rrugore në afërsi të bregdetit. Ai udhëtonte së bashku me një 18-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ambulca mbërriti në vendngjarje, e cila e transportoi 40-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por për shkak të plagëve të marra në trup, ndërroi jetë./ZËRI
Ndërroi jetë në aksident rrugor/ Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen në teatrin “Petro Marko”
VLORË-Enrik Mehmeti gazetari i medias News 24 humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Dajlan të Vlorës. Familjarët njoftojnë se homazhet në nderim të Enrikut do të mbahen sot në Vlorë nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko”. Ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.
Gazetari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, ndërsa prej 20 vitesh ushtronte profesionin si gazetar në median e shkruar dhe vizive. Ai u angazhua për vite me radhë në raportimin e ngjarjeve dhe historive të qytetit të tij, duke mbuluar kronikën e zezë, operacionet policore dhe temat sociale në qytetin bregdetar.
Që në moshë të vogël ai dha kontribut për qytetin e tij. Në vitin 1997, gjatë trazirave që përfshinë vendin, Mehmeti vetëm 11 vjeç, iu bashkua kampit misionar “Alba” si përkthyes, duke ndihmuar në komunikimin dhe mbështetjen e njerëzve në nevojë. Gazetari ka punuar edhe si korrespondent në televizionin “Rai” në Itali, duke transmetuar drejtpërdrejt ngjarje nga Shqipëria.
Për familjarët, kolegët, miqtë dhe komunitetin, Enrik Mehmeti do të kujtohet për përkushtimin ndaj profesionit, lidhjen me qytetin e tij dhe pasionin për të sjellë lajmin në kohë reale për publikun.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, ku gazetari himbi kontrollin e motorit, duke përfunduar jashtë zonës rrugore në afërsi të bregdetit. Ai udhëtonte së bashku me një 18-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ambulca mbërriti në vendngjarje, e cila e transportoi 40-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por për shkak të plagëve të marra në trup, ndërroi jetë./ZËRI
Humb jetën në aksident rrugor gazetari Enrik Mehmeti, polica: Motori u përmbys jashtë zonës rrugore
VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Dajlanit në Vlorë.
Si pasojë e një aksidenti rrugor gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën. Policia e Vlorës njofton se dyshohet se gazetari ka humbur kontrollin e motorit, i cili më pas është përmbysur jashtë zonës rrugore në afërsi të bregdetit. 40-vjeçari për shkak të aksidentit ka marrë dëmtime të rënda në trup. Më motomjet ai ka qenë së bashku me pasagjerin 18-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur dhe ambulaca,e cila e ka transportuar gazetarin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku pavarësisht ndihmës së dhënë nga stafi mjekësor ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes aksidentale.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore, ka ndodhur një ngjarje aksidentale me pasojë humbjen e jetës së shtetasit E. M., rreth 40 vjeç, banues në Vlorë (gazetar).
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., ka pësuar dëmtime të rënda trupore.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë.
Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.
Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale./ZËRI