LIVE UPDATES

"Futën duart" në paratë e pensionistëve, jepen masat për 3 zyrtaret e Postës në Durrës! Ish-drejtoresha i luante në kazino? (DËSHMITË)

♦Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë "arrest në burg" ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj. ♦Për dy zyrtaret e tjera, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana, gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie". ♦Tre zyrtaret u arrestuan 3 ditë mëp parë nën dyshimet për abuzim me fondet e destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale. ♦Konkretisht, dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë ose mbi 700 mijë euro, të destinuara për pensionet në degët e Postës në Krujë dhe Shijak. ♦Gjatë seancës së sotme, prokurori me dije se hetimet janë shtrirë edhe në aktivitetin e Elizabeta Matajt, jashtë orarit të punës. ♦Mataj rezulton se ka frekuentuar disa kazino në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj, duke ngritur dyshime për destinacionon e parave të vjedhura, ndërkohë që ish-drejtoresha është shprehur se është qytetare e lirë për të frekuentuar këto ambiente.♦ Ish-drejtoresh Mataj ka deklaruar se nuk e di ku ndodhen paratë. ♦Megjithatë, të treja ato kanë deklarime kontradiktore. ♦Arkëtarja Dana ka deklaruar se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se të gjitha paratë janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj.♦Ndërkohë reagim ka pasur edhe nga avokati i ish-drejtoreshës, i cili u shpreh se vendimi për masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Matajt është absurd, pasi sipas tij nuk ka prova për ngjarjen e ndodhur.

4 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

Ish-drejtoresha e filialit të Postës në Durrës mbetet në burg, avokati: Vendim absurd, nuk ka prova për vjedhjen

"Futën duart" në paratë e pensionistëve, jepen
IIia Ilia

DURRËS-Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-drejtoreshën e filialit të Postës në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila akuzohet për veprën penale "vjedhje duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim. Pas vendimit të gjykatës ka reaguar avokati mbrojtës i Elisabeta Matajt, Ilia Ilia, i cili kundërshtoi masën e sigurisë, duke pretenduar se ndaj saj nuk ekzistojnë prova. Sipas avokatit ndalimi është bërë tërësisht i paligjshëm.

“Vendimi ishte absurd për ish-drejtuesen. Absurd, sepse ndalimi është bërë i paligjshëm. Nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume. Mataj është emëruar drejtoreshë në tetor (2025) dhe parregullistë që ka konstatuar në sistemin finaciar brenda institucionit i ka denoncuar me shkresa në subjektin posta shqiptare në Tiranë dhe mbi bazën e tyre ka ardhur auditimi që ka zgjatur një muaj. Është konstuar shkelje nga dy subjekte të tjera, shefja e financës dhe arkëtares. Nuk ka asnjë provë që i ka marrë Elisabeta Mataj. Akuza thotë se ka tre sekuenca filmike që shefja e financës i ka dërguar paratë te zyra Mataj”, u shpreh avokati i ish-drejtoreshes së Postë Shqiptare në Durrës.

Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana, u arrestuan 3 ditë mëp parë nën dyshimet për abuzim me fondet e destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale. Hetimi ndaj tyre ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, pas dyshimeve se rreth 69 milionë lekë të rinj, të parashikuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Postës në Shijak dhe Krujë, nuk janë arkëtuar.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026. Prokuroria dyshon se shuma është përvetësuar në bashkëpunim nga tre të arrestuarat. Për këtë çështje është regjistruar procedimi penal për veprat “shpërdorimi i detyrës” dhe “vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Mataj u shkarkua nga detyra më 14 korrik dhe është kallëzuar në Prokurori nga vetë institucioni, pas konstatimit të disa parregullsive gjatë një kontrolli të brendshëm./ZËRI

2 ORE ME PARE

Dëshmia e arkëtares Dana zbardh skemën: Paratë transportoheshin pa kompaninë e sigurisë, sherri mes drejtoreshës dhe financieres

"Futën duart" në paratë e pensionistëve, jepen
Në foto drejtoresha e postës Durrës Elisabeta Mataj

DURRËS- Në seancën që u mbajt për skandalin e ndodhur në Postën e Durrësit sot, para gjykatës ka dëshmuar edhe arketarja Paola Dana.

Gjatë dëshmisë së saj, Dana ka deklaruar se drejtoresha Elisabeta Mataj ka dhënë urdhër që transporti i vlerave monetare drejt filialeve të Shijakut dhe Krujës gjatë muajit prill, në disa raste të kalojë pa shoqërinë fizike të kompanisë së sigurisë. Ajo ka shpjeguar se si është proceduar me paratë që tërhiqeshin nga banka. Sipas Dunës, pasi partë tërhiqeshin nga banka dhe arkëtoheshin, merreshin nga shefja e financës Valbona Duni, e cila sipas saj i dërgonte në zyrën ku punonte.

Arkëtarja është shprehur se nuk ka dijeni se kujt i dorëzoheshin më pas këto para, por tha se mandatet e pagesës i silleshin të firmosura nga personat përgjegjës. Paola Dana foli edhe për kontrollin nga Posta Qendrore e Tiranës më 9 korrik, ku sipas saj inventari rezultoi në rregull me përjashtim të një diferencë prej 25 eurosh, të cilën ajo e mbuloi vetë. Ajo u shpreh se gjatë kontrollit mësoi se filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kishin marrë vlerat monetare që, sipas dokumentacionit, ishin nxjerrë nga arka.

Pas kontrollit nga Posta Qendrore, ajo u shpreh se kishte dëgjuar një debat mes drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe shefes së financës Valbona Duni. Sipas saj kjo e fundit i tha se vlerat monetare i kishte marrë drejtoresha dhe se përgjegjësinë duhej ta mbante ajo.

“Që nga muaji prill 2026, drejtoresha Elizabeta Mataj në lidhje me shpërndarjet e lekëve në filialet e Shijakut e Krujës, ka dhënë urdhër gojarisht, transporti i lekëve në këto dy filiale të bëhet edhe pa shoqërinë fizike të kompanisë Security Nazeri, në rastet kur kishin tejkaluar oraret e transportit nën shoqërinë e ruajtjes fizike. Rreth datës 9 Korrik 2026, ka ardhur kontrolli nga Posta Qendrore e Tiranës përsëri dhe kanë bërë inventarin e arkës, ku çdo gjë ka dalë në rregull, me përjashtim të një diferencë të vogël prej 25 euro, e cila është zëvendësuar nga ana ime, pasi mund të ishte ndonjë gabim njerëzor gjatë punës.

Po atë ditë, nga kontrolli dhe në muhabet kam marrë vesh që filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kanë marrë vlerat monetare të caktuara që janë nxjerrë nga ana jonë. Dua të theksoj që atë ditë kam dëgjuar që është bërë debat i madh mes shefes së financës Valbona Duni dhe drejtoreshës Elisabeta Mataj, por saktësisht nuk kam dëgjuar se çfarë kanë thënë, pasi kanë qenë në zyrat e tyre”, theksoi Dana.

Arkëtraja tha në dëshminë e saj se ishte ftuar në zyrën e drejtoreshës, ku ishte i pranishëm edhe shefi i sigurisë Minur Kodra. Dana tha se drejtoresha i kërkoi të shkruante një deklaratë me shkrim dore, ku të pohonte se ajo nuk kishte hyrë në zyrën e arkës për të marrë vlera monetare.  

Ajo ka pranuar se ka shkuar një deklatrë ne shkrim dore në të cilën është shprehur se drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën e saj për të marrë vlera monetare nga arka. Sipas saj dejrtoresha pas disa ditësh i ka këkruar që deklarata të jetë e shkruar dhe në kompjuter, për të cilën Dana thotë se ishte gati dhe se vetëm e ka firmosur. Dëshmitarja ndër të tjera tha se edhe shefi i sigurisë Minur Kodra ka hartuar një deklaratë me shkrim dore, por nuk është në dijeni se çfarë përmbajtje ka letra.

“Shefes së financës Valbonës i kam shkuar te zyra dhe i kam thënë se ku janë vlerat monetare, pasi me dokumente i kam që i kam nxjerrë nga arka. Ajo më ka thënë që i ka marrë drejtoresha Elisabeta për t'i çuar dhe le ta mbajë ajo përgjegjësinë. Pas kësaj dite nuk e kam takuar më Valbonën.

Ndërsa drejtoresha më ka thirrur në zyrë, më datë 9 ose 10 Korrik, nuk e mbaj mend mirë si datë, ku në zyrën e saj ka qenë edhe shefi i sigurisë së Postës, Minur Kodra, dhe ajo më ka thënë: ‘A kam dalë ndonjëherë unë me thes nga zyra jote? Më ke dhënë gjë ti mua?’ Më pas më ka thënë që të shkruaj me shkrimin tim një deklaratë, në të cilën unë kam shkruar që drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën time për të marrë vlera monetare nga arka.

Këtë deklaratë me shkrim dore e ka mbajtur drejtoresha dhe më pas, disa ditë të tjera, më ka thënë që duhet me kompjuter dhe deklarimi ishte i shkruar, ndërsa unë vetëm e kam lexuar dhe e kam firmosur. Gjithashtu edhe Minur Kodra e ka bërë këtë deklaratë me shkrim dore atë ditë te zyra e drejtoreshës, por unë nuk e di se çfarë ka shkruar ai”, tha Dana në dëshminë e saj./ZËRI

3 ORE ME PARE

Skema në Postën e Durrësit/ Zbardhet dëshmia e shefes së Financës: Drejtoresha fuste paratë në çantën personale dhe...

"Futën duart" në paratë e pensionistëve, jepen
foto ilustrim: elisabeta mataj-cante me para

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e dyshuar për përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj (700 mijë euro). Për dy zyrtaret e tjera të përfshira në hetim, shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana, gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të martë, ku 3 zyrtaret u njohën me masat e sigurisë, u zbuluan edhe dëshmi që hedhin dritë mbi skemën e dyshuar të abuzimit me fondet.

Sipas burimeve, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka dijeni se ku ndodhen paratë. Ndërkohë, shefja e Financës, Valbona Duni, ka dhënë një dëshmi të detajuar para hetuesve, duke pretenduar se skema e ndjekur ishte një praktikë e përsëritur prej vitesh.

Sipas saj, “në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi. Për periudhën prill-maj 2026 janë kryer mandate pagese me vlerë rreth 56 milionë lekë, ndërsa për degën e Krujës rreth 10 milionë lekë dhe 3 milionë lekë. Të gjitha këto shuma janë dërguar drejt degëve Shijak dhe Krujë nga drejtoresha Elizabeta Mataj”.

Në dëshminë e saj, arkëtarja ka deklaruar se Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe kryente vetë numërimin e shumave. Sipas saj, në disa raste ish-drejtoresha i vendoste paratë në çantën personale dhe largohej menjëherë nga institucioni.

Punonjësja ka rrëfyer gjithashtu se në fillim të qershorit 2026, pas problemeve të hasura me likuidimet në ASHK, konstatoi në sistem se ishin prerë mandate pagese pa dijeninë e saj, për çka kishte njoftuar menjëherë drejtoreshën.

Më tej, ajo pretendon se në disa mandate pagesash nënshkrimet e saj dhe të arkëtareve të tjera nuk ishin autentike. Konkretisht, ajo përmend mandatet e datave 7 maj, 12 maj dhe 21 maj 2026, të cilat, sipas dëshmisë së saj, rezultonin gjithashtu pa firmën e drejtoreshës.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa Prokuroria po verifikon dëshmitë për të zbardhur të plotë mekanizmin e dyshuar të përvetësimit të fondeve./ZËRI

8 ORE ME PARE

Paratë e Postës Shqiptare drejtoresha i la në kazino? Frekuentuese e rregullt te 'Plaza', Mataj: Jam qytetarë e lirë (DËSHMIA)

"Futën duart" në paratë e pensionistëve, jepen
foto ilustrim: elisabeta mataj-kazino

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e Postës Shqiptare të Durrësit, të akuzuara për shpërdorim detyre dhe vjedhje të parave të pensioneve.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për Elisabeta Mataj, “Arrest në shtëpi” për Valbona Duni si dhe “Arrest në shtëpi” për Paola Danaj.

Burime bëjnë me dije se gjatë seancës prokurori ka sjellë edhe detaje të tjera nga hetimi, duke përmendur edhe frekuentimin e kazinove nga drejtoresha e filialit. Madje, sipas të dhënave të paraqitura nga organi i akuzës, Elisabeta Mataj rezulton me 335 hyrje në kazino, ndërsa është cilësuar si frekuentuese e rregullt e një prej ambienteve, "Plaza". Vetëm gjatë muajit maj, sipas Prokurorisë, ajo ka pasur 27 hyrje në këtë ambient.

Nga ana tjetër, Elisabeta Mataj nuk ka mohuar frekuentimin në kazino, duke shtuar se një gjë nuk i ndalohet me ligji pasi është një qytetare e lirë.

“Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino”, mësohet të jetë shprehur Mataj para gjykatës.

E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar paratë që dyshohet se janë përvetësuar, Elisabeta Mataj është përgjigjur se nuk e di.

Por, ndërkohë, shefja e financës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Valbona Hoti Duni, mësohet se ka deklaruar para gjykatës se paratë e vjedhura nuk i ka mbajtur ajo, por i ka marrë drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, në zyrën e saj.

Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana, u arrestuan 3 ditë mëp parë nën dyshimet për abuzim me fondet e destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale.

Hetimi ndaj tyre ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, pas dyshimeve se rreth 69 milionë lekë të rinj, të parashikuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Postës në Shijak dhe Krujë, nuk janë arkëtuar.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026. Prokuroria dyshon se shuma është përvetësuar në bashkëpunim nga tre të arrestuarat. Për këtë çështje është regjistruar procedimi penal për veprat “shpërdorimi i detyrës” dhe “vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Mataj u shkarkua nga detyra më 14 korrik dhe është kallëzuar në Prokurori nga vetë institucioni, pas konstatimit të disa parregullsive gjatë një kontrolli të brendshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB