PS përjashton me 30 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të opozitës, Manja ‘i provokon’ me dy gishta
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetët e PD-së, pasi përplasjeve dhe ndezjeve të flakadanëve në seancën e fundit parlamentare. Sekretariati në drejtimin e Ulsi Manjës, ka vendosur përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet për 6 deputetë të opozitës. Deputetët e përjashtuar janë:
Belind Këlliçi
Fidel Kreka
Klevis Balliu
Albana Vokshi
Elda Hoti
Flamur Noka
Ndërkohë që për deputetët e tjerë është tërhequr vëmendja. Pasi lexoi vendimin, dhe u përball me revoltën e deputetëve demokratë, Ulsi Manja u largua nga mbledhje duke i përshëndetur ata me dy gishta. Seanca e fundit e sesionit parlamentar të këtij viti e mbajtuar më 18 dhjetor u mbyll pas një orë tensionesh dhe përplasjesh nga ana e opozitës, duke e shndërruar sallën e Kuvendit në një 'arenë përplasjesh'. Sherre, konflikte fizike, zaptim karrigesh, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet./ZËRI
“Të erdhi mesazhi nga Rama, Ulsi?!”, deputetët e PD përplasen me socialistët te Etikë, hyjnë live në FB
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka nisur mbledhjen ku do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve që u regjistruan në seancën plenare të 18 dhjetorit, ku ligjvënësit demokratë tentuan që të zaptonin karriget e ministrave.
Ndërkohë që po tregohej videoja nga seanca kur u ndezën flakadanë dhe Gazment Bardhi e Saimir Korreshi janë përpjekur të thonë se deputetja Albana Vokshi nuk ka ndezur flakadanë, kjo e fundit ka deklaruar se i ka ndezur, dhe do të vijojë të bëjë një gjë të tillë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Momentet e debateve janë transmetuar në faqen e Faceboook-ut të deputetes Albana Vokshi, pasi PS ka kërkuar që mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura.
DEKLARATAT
Vokshi: Unë e kam ndezur dhe e ndez 100 herë derisa të ikë Edi Rama. Po po unë jam aty. Sillni këtu Niko Peleshin të më tregojë pse kishte sjellë Gardën. Nuk jemi këtu si në gjyq në kohën e sigurimit të Shtetit. Kemi kërkuar mbledhje me praninë e mediave. Të erdhi mesazhi nga Rama Ulsi? Çfarë të tha të bësh?
Gazment Bardhi: Na keni quajtur grup te strukturuar kriminal. Por ne fakt grup i strukturuar jeni ju. Po perjashtoni opoziten pa asnje arsye. Ju na thoni qe deputet duhet te sillen si deputet, por harronj qe anetaret e qeveris tuaj sillen si bandit.
Pas debateve, Ulsi Manja, dhe deputetët socialistë kanë dalë nga salla, ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë një vendimmarrje për përjashtimin e tyre gjatë ditës së sotme.
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare:
-60 ditë për: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata. E njëjta masë është kërkuar edhe për deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
-30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, si dhe për Gazmend Bardhin dhe Sali Berishën.
-10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi. E njëjta masë edhe për: Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.
KAOSI në Kuvend! Mblidhet sot 'Etika'-PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD
TIRANË-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkeën e Partisë Socialiste, e cila ka kërkuar përjashtimin e 29 deputetëvet të Partisë Demokratike pas kaosit dhe incidenteve të rënda që u shkaktuan në Kuvend në seancën e 18 dhjetorit.
Mbledhja e parë u zhvillua pak para mbledhjes së Këshillit të Imunitetit, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Takimi u shty për shkak të debateve nga opozitarët, të cilët kërkuan që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura dhe pretendojnë se përjashtimi i tyre është i padrejtë.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen e mbledhjes me qëllim që opozita të njihet me provat. Bardhi pretendoi se Partia Socialiste ka përfshirë në kërkesën për masa disiplinore edhe deputetë që nuk janë përfshirë në kaos, duke kërkuar të fshijë opozitën nga Kuvendi.
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare:
-60 ditë për: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata. E njëjta masë është kërkuar edhe për deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
-30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, si dhe për Gazmend Bardhin dhe Sali Berishën.
-10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi. E njëjta masë edhe për: Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.
Seanca e fundit e sesionit parlamentar të këtij viti e mbajtuar më 18 dhjetor u mbyll pas një orë tensionesh dhe përplasjesh nga ana e opozitës, duke e shndërruar sallën e Kuvendit në një 'arenë përplasjesh'. Sherre, konflikte fizike, zaptim karrigesh, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet./ZËRI