LIVE UPDATES

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet efektivi. Policia ARRESTON disa persona

➤Partia Demokratike mbajti protestën e saj kombëtare para Kryeministrisë.➤ Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare, ku opozita akuzon qeverinë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, duke e lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.➤ Tubimi u shoqërua edhe me tensione, ku në përfundim të fjalimit mbyllës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe hoqën gardhin metalik. ➤Berisha shoqëruar nga disa protestues u largua më këmbë drejt selisë së PD, ku dhe njoftoi drejtimin e protestave të radhës.➤Disa persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 të Policisë së Tiranës pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë.

11 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa persona

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
Foto nga protesta

TIRANË- Disa persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 të Policisë së Tiranës pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, të thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se në komisariat kanë shkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike.

Në protestën e sotme pati edhe trazira, ku disa protestues hodhën kapsolla dhe molotov drejt Kryeministrisë, ndërsa një qytetar u përfshi nga flakët dhe një efektiv policie u plagos. Fatmirësisht, si protestuesi ashtu edhe polici nuk kanë pësuar dëmtime të rënda. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta! Berisha njofton ndalesat e radhës: Bashkëluftëtarët e mi do të drejtohemi edhe në Parlament dhe Surrel

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
Sali Berisha

TIRANË-Fundi i protestës të opozitës u shënua me tensione para kryeministrisë. Protestuesit hodhën molotovë para godinës, ku përveç zjarrit pati edhe të lënduar, ku një efektiv i policisë u plagos në këmbë. Gjithçka ndodhi pasi kreu i PD, Sali Berisha përfundoi fjalimin dhe u nis më këmbë drejt selisë blu. Një ndalesë e bëri para parlamentit, ku njoftoi se protestat do të zhvillohen edhe aty.

Para selisë së PD, Berisha njoftoi demostruesit se pikat ku do të zhvillohen protestat e radhës do të jetë kryeministria, do jetë parlamenti, por edhe Surreli. Këto pika, Berisha i konsideroi si qëndrat e krimit.

Sali Berisha: Një njohje të terrenit. Duhet të jenë të gjithë bashkëluftëtarët e mi. Bashkëluftëtarët e mi duhet të dinë të gjitha drejtimet se cilat do të jenë fushat e demonstratave dhe protestave të fuqishme të ardhshme. E thashë edhe njëherë, do jetë kryeministria, do jetë parlamenti, do jetë Surreli, se këto janë qëndrat e krimit. Ky parlament është i ndërtuar mbi farsën elektorale dhe është pushtuar komplet nga Edi Rama. Kryeministria është sot ndërtesë krimi të shëmtuar, të gjithanshëm, dhe Surreli, siç e patë ju, del me aferat më të paimagjinueshme, me pengmarrje dhe gjëra të tilla. Këto tre qendra do jenë në fokusin e popullit protestues. Me radhë. Me një fjalë, shpëtim nuk ka. Edi Rama është në rrethim, Edi Rama nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne.

6 MUAJ ME PARE

Tensione në protestë! Berisha largohet, molotov drejt Kryeministrisë, protestuesit heqin gardhin metalik

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-  Në protestën e sotme të opozitës pati edhe disa trazira nga protestuesit. Pasi kreu i opozitës mbaroi fjalën e tij, disa pjesëmarrës qëlluan me kapsolla dhe molotov drejt derës së godinës së qeverisë, para gardhit metalik ku ndodhej edhe kordoni i policisë.

Gjatë kohës kur disa protestues hodhën molotov drejt Kryeministrisë, një qytetar u përfshi nga flakët për disa sekonda. Ai u largua me shpejtësi dhe fatmirësisht nuk ka lëndime. Po ashtu, një efektiv policie u lëndua gjatë hedhjes së mjeteve shpërthyese. Menjëherë, policia u përgjigj me spraj lotsjellës, duke neutralizuar situatën./ ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Berisha e ftoi në protestë, Lapaj "vendos" kusht: Pa logo partish do dal dhe unë

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
Sali Berisha dhe Adriatik Lapaj

TIRANË- Edhe pse Berisha i kishte bërë ftesën për t’u bashkuar në protestën e sotme, Adriatik Lapaj është spostuar pranë Kryesisë së Kuvendit, për t'i lënë hapësirë opozitës.

Kreu i “Shqipëria Bëhet” ka sqaruar pse e “refuzoi” ftesën e Berishës për të qenë pjesë e protestës, duke theksuar se ka qenë ai i pari që ka ofruar që të gjitha partitë opozitare të bashkoheshin në shesh kundër qeverisë Rama, pa logo, por PD nuk ka qenë prezente. Ai la të kuptohej se nëse PD do t’i ishte bashkuar thirrjes së tij, edhe ai do të ishte sot me demokratët për ta bërë protestën më masive. Në fjalën e tij, Lapaj u shpreh se Rama nuk ikën me mitingje, por me qëndresë dhe revoltë qytetare.

“Unë kam ofruar vizionin për një protestë kombëtare me flamurin kombëtar, përtej logove të partive. Nëse PD do ta pranonte këtë, do të isha edhe unë së bashku me ta aty, për ta bërë masive, që askush të mos na ndalojë. Duhet ta kuptojmë se nuk duhet të jetë miting, por revoltë qytetare me qëndresë, revoltë e njerëzve që vijnë në shesh dhe nuk ikin më. Ai nuk ikën me mitingje, është provuar për 13 vite dhe nuk ka ikur. Prandaj duhet flamuri kombëtar që na udhëheq dhe një bashkim i madh i të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë, me parti apo pa parti. Sot është momenti, është koha që demokratët e ndershëm, socialistët e ndershëm, të krishterët, myslimanët, të gjithë ata që vidhen dhe që mendojnë se jemi nën një regjim nga më të korruptuarit në botë, të bashkohen”,- tha Lapaj.

Kujtojmë se Lapaj, që prej datës 8 dhjetor, qëndron në shenjë proteste para Kryeministrisë, ku kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, së bashku me një grup aktivistësh të subjektit “Shqipëria Bëhet”. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ I pranishëm edhe Ervin Salianji: Nuk më përjashton askush nga Partia Demokratike

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
Ervin Salianji

TIRANË-Partia Demokratike ka zbritur në Bulevard, në një protestë kombëtare kundër Qeverisë, pasi u bllokua heqja e imunitetit për Belinda Ballukun. Në protestë është bashkuar edhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Ish-deputeti u shpreh se askush nuk e përjashton nga Partia Demokratike. 

Ervin Salianji: Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht.

6 MUAJ ME PARE

Protesta para Kryeministrisë, mbërrijnë Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË – Ka mbërritur para Kryeministrisë vajza e kreut të opozitës, Argita Berisha, së bashku me bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezi. Protesta ishte lajmëruar të fillonte në orën 18:00, por ende nuk kanë mbërritur krerët dhe përfaqësuesit e opozitës në shesh, ndërsa qytetarët janë të pranishëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ndërkohë, Berisha ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e PD-së dhe pritet të niset drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. /ZËRI

 

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Berisha mbërrin në selinë e PD para se të nisë protesta

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
SALI BERISHA

TIRANË- Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku është pritur me brohorima nga mbështetësit e tij, disa minuta para se të nisë protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Protesta pritet të nisë në orën 18:00 para godinës së qeverisë, ndërsa forca të shumta policie janë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës.

/ZËRI

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gati për protestë, forca të shumta policie zbarkojnë pranë Kryeministrisë

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
pamje nga vendngjarja

TIRANË-Policia ka zbarkuar pranë ambienteve të Kryeministrisë dy orë para nisjes së protestës së opozitës, e cila pritet të mbahet në orën 18:00. Nga pamjet e publikuara vërehet se forca të shumta policie, përfshirë edhe forcat “Shqiponja”, janë pozicionuar pranë Piramidës. Bëhet me dije se rreth 1300 efektivë të policisë do të jenë në gadishmëri për të ruajtur rendin publik.

Protesta e sotme pason tubimet e zhvilluara që prej muajit nëntor, në atë që opozita e ka quajtur “Foltore” para Kryeministrisë, e cila mbahet çdo të hënë, ku deputetë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë mbajnë fjalën e tyre në podium. Lideri demokrat, Sali Berisha, është shprehur se tubimet nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë, shkak protesta e opozitës

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Vetëm disa orë para protestës së lajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet sot, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të ruajtur zbukurimet festive pranë Kryeministrisë. Në pamjet e publikuara, vihen re punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë zhvendosur pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet përreth godinës qeveritare, për të shmangur incidentet e mundshme gjatë tubimit. Protesta e thirrur nga opozita pritet të nisë në orën 18:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa policia ka publikuar që në mëngjes planin e masave për devijimin e rrugëve dhe mbarëvajtjen e protestës.

Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare, ku opozita akuzon qeverinë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Rasti më i fundit është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Ndërkohë, kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin me qëllim arrestimin e Ballukut ka nxitur edhe më shumë përplasjet mes dy kampeve politike.

Protesta e sotme pason tubimet e zhvilluara që prej muajit nëntor, në atë që opozita e ka quajtur “Foltore” para Kryeministrisë, e cila mbahet çdo të hënë, ku deputetë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë mbajnë fjalën e tyre në podium. Lideri demokrat, Sali Berisha, është shprehur se tubimet nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia "në këmbë", ja rrugët ku kufizohet qarkullimi

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
foto nga protestat e meparshme

TIRANË- Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, pasditen e sotme, në orën 18:00. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, që prej orës 14:00 e deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet lëvizja në disa akse rrugore dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në disa zona të caktuara. Masa janë marrë edhe për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative për të ndihmuar qytetarët në rast bllokimi. 

Njoftimi:

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

6 MUAJ ME PARE

Pas "foltoreve", Partia Demokratike "zbret" sot në protestë përpara Kryeministrisë

Opozita PROTESTON! Molotovë drejt kryeministrisë, lëndohet
foto ilustrim: sali berisha-proteste

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e paralajmëruar kombëtare, një hap i radhës drejt intensifikimit të aksionit politik kundër qeverisë. Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi protestën pak ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë, teksa ftoi qytetarët që t'i bashkohen në atë që ai e quan "revoltë jetike", për rrëzimin e qeverisë duke kërkuar mobilizimin e të rinjve. Protestat, sipas Berishës, do të jenë betejat që nuk do të ndalen deri në rifitimin e të drejtës së votës së lirë, qeverinë teknike dhe fitoren e Partisë Demokratike.

Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare, ku opozita akuzon qeverinë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Rasti më i fundit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Ndërsa kërkesa e SPAK për t'i hequr imunitetin me qëllim arrestimin e Ballukut ka nxitur edhe më shumë përplasjet e të dyja kampeve.

Protesta e sotme, pëson tubimet e zhvilluara që prej muajit nënëtor, në atë që opozita e quajti "Foltore" para Kryeministrisë. Çdo të hënë opozitë mblidhet në formë "foltoreje", ku deputetë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë drejtojnë akuza ndaj qeverisë Rama. Lideri demokrat Berisha është shprehur se tubimet nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB