LIVE UPDATES

Dy plumba në kokë dhe një në kraharor! Ekzekutohet 58-vjeçari në Vlorë, viktima punonte roje në një pallat në ndërtim

➤Një 58-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Vlorë. ➤Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj. ➤Mësohet se 58-vjeçari është vrarë në rrugë në afërsi të banesës së tij. ➤Sipas Policisë, viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor. ➤Po në afërsi të banesës së tij, Hoxhaj punonte si roje në një pallat në ndërtim. ➤Bëhet me dije se viktima nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. ➤Ai ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm.

4 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Kamerat kapin autorin, ishte i maskuar me shall dhe kapele

Dy plumba në kokë dhe një në kraharor! Ekzekutohet
Foto ilustruese

VLORË- Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas asaj që bëhet me dije nga grupi hetimor, kamerat e sigurisë nëpër qytet kanë kapur pamje të autorit. Ky i fundit, ka qenë ishte i maskuar me kapele dhe shall.

Sapo i është afruar viktimës, e ka qëlluar 4 herë me armë zjarri dhe u largua. Viktima ndërroi jetë pasi mori 2 plumba në kokë dhe 2 të tjera në trup.

Hoxhaj nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“E vranë, o Zot i madh…!”/ Pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e viktimës

Dy plumba në kokë dhe një në kraharor! Ekzekutohet
Bashkëjetuesja e viktimës

VLORË- Ky është momenti prekës, ku bashkëjetuesja e Renato Hoxhajt sheh trupin e pajetë dhe shpërthen në lot. Në videon e mëposhtme ajo dëgjohet të thotë: E vranë mo e vranë… o Zot, o Zot i madh”.

58-vjeçari Renato Hoxhaj u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të së dielës në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë. Ai është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në trup. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërsa bëhet me dije se ai punonte si roje në një pallat në ndërtim. Viktima ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vrasja në Vlorë/ 58-vjeçari ekzekutohet me dy plumba në kokë dhe një në kraharor, viktima baba i dy fëmijëve

Dy plumba në kokë dhe një në kraharor! Ekzekutohet
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku është ekzekutuar me armë zjarri 58-vjeçari Renato Hoxhaj. Mësohet se 58-vjeçari është vrarë në rrugë në afërsi të banesës së tij. Sipas Policisë, viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor. Po në afërsi të banesës së tij, Hoxhaj punonte si roje në një pallat në ndërtim.

Bëhet me dije se viktima nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm. Pranë vendit ku ai është ekzekutuar ka kamera sigurie, të cilat janë marrë nga Policia për t’u këqyrur.

Po ashtu, është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës 58-vjeçari në Vlorë, viktima punonte si roje në një objekt në ndërtim

Dy plumba në kokë dhe një në kraharor! Ekzekutohet
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Një 58-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj. Mësohet se ai punonte si roje në një pallat, i cili ishte në proces ndërtimi. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve.

"Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB