Alpinisti shqiptaro-amerikan! Kush është ‘kumbari’ i kontratës 6 mln dollarëshe që u nderua nga socialisti si “qytetar nderi”

TIRANË- Nuredin Seci, sipas Partisë Demokratike është personi kyç që ka arritur të sigurojë 6 milionë dollar përmes fondacionit “Make Albania Great Again” për të firmosur një kontratë lobingu për Partinë Demokratike. Kontrata prej ‘ari’ që u publikua vetëm sot është nënshkruar mes Secit dhe kompanisë “Continental Strategy” e cila ka marrë përsipër lobingun. Por gjithashtu është nënshkruar edhe nga Flamur Noka në emër të Partisë Demokratike.
Por kush është Nuredin Seci?
Për shqiptarët mund të mos tingëllojë një emër i njohur, por ai ka lindur në Tropojë dhe është patriot i kryedemokratit Sali Berisha, që sot përmes tij kërkon të heqë non-gratan e vendosur nga ish-Sekretari Antony Blinken.
Ai ka lindur në fshatin Markaj, Tropojë më 15 shkurt 1953, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike.
Garantori i kontratës 6 milion dollarëshe është një shqiptaro-amerikan pasi sot jeton në New York, por është edhe i apasionuar pas alpinizmit.
Nuredin Seci është edhe anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.
Në vitin 2022, ai ka qenë në vendlindje, Tropojë, ku dhe është ndëruar me titullin “qytetar nderi” i Bashkisë Tropojë për kontributin si Sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga kryebashkiaku socialist Rexhë Byberi.

Seci është edhe koordinator i “Gazeta e Alpeve” në Nju Xhersi. Partia Demokratike pretendon se ky person pasi ka mbledhur paratë nga patriotët shqiptarë që jetojnë në SHBA ka kontraktuar kompaninë “Continental Strategy” që përfaqësohet nga avokati i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Carlos Trujillo për të për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA.
6 milionë dollarë kontratë lobimi, PD: Paratë janë grumbulluar nga patriotët shqiptarë! Selia blu nuk paguan asnjë detyrim

TIRANË- Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare pas publikimit të kontratës së lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë 6 milionë dollar. Në deklaratë, selia blu falenderon patriotët shqiptarë, për të cilët thotë se janë ata personat që do të paguajnë çdo detyrim kundrejt kompanisë së lobingut “Continental”. Selia blu, deklaratës zyrtare nuk do të paguajë asnjë detyrim, falë bujarisë së shqiptarëve. PD shton se komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA.
Deklarata:
Ne lidhje mbi nje informacion te shperndare ne media per lobimin e PD prane Qeverise dhe Kongresit te SHBA deshirojme te sqarojme sa vijon:
Komuniteti shqiptaro-amerikan permes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” per te ndihmuar ne konsolidimin e mardhenieve miqesore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverine e SHBA. Synimi i bashkeatdhetareve tane ne SHBA eshte bashkepunimi i PD me aleatin kryesor te Shqiperise per te rivendosur demokracine funksionale dhe shtetin e te drejtes ne Shqiperi. Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palekundur ne qendrimet e tij! Kontributi financiar per realizimin e ketij qellimi eshte marre persiper 100% nga patriote shqiptare qe jetojne dhe punojne prej dekadash ne SHBA si dhe demokrate te tjere te larguar nga Shqiperia keto 10 vite per shkak te regjimit te Edi Rames! Partia Demokratike duke falenderuar demokratet antikomuniste te komunitetit shqiptaro - amerikan per bujarine dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonese ka dhene dakordesine per marrjen e ketij sherbimi ne perputhje te plote me ligjet e te dy vendeve, nuk ka asnje barre financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marreveshje.
DOKUMENTI/ 6 mln dollarë kontratë lobimi! Berisha kërkon heqjen e non-gratas, pagesat i bën alpinisti shqiptaro-amerikan

TIRANË- Partia Demokratike ka lidhur një kontratë lobimi dy vjeçare që mund të konsiderohet më e madhja në histori! Bëhet fjalë për një kontratë afro 6 milionë dollarëshe që Fondacioni Shqiptaro Amerikan i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci, do t’i paguajë kompanisë Continental Strategy.
“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,”- thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike kërkon që të arrijë më shumë akses në Shtëpinë e Bardhë, por pse jo edhe heqjen e non-gratës kundrejt kryedemokratit Berisha. Ndoshta dhe jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish-sekretari Antony Blinken.

Continental Strategy
Kontrata është firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në Neë York dhe ish-këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.
Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.
Nuredin Seci ka lindur në fshatin Markaj, Tropojë më 15 shkurt 1953, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike. Ai rezulton të jetë një alpinist. Në vitin 2022, ai u nderua me Titullin qytetar nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si Sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga socialisti Rexhë Byberi. Ai rezulton po ashtu koordinator i “Gazeta e Alpeve” po në Nju Xhersi.

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.
Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:
1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Kjo kompani është themeluar nga në vitin 2021 nga këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Carlos Trujillo.

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump. Një prej drejtuesve të kësja kompanie është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024. Wiles është edhe bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te kryedemokratit Sali Berisha.