LIVE UPDATES

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe zgjedhjet e 11 Majit, Rama rikthehet

➤Edhe sot, seanca plenare u zhvillua mes debateve, ku shkak u bë zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit. ➤Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi problemin e Avokatit të Popullit si një çështje që shtyhet për pothuajse një vit nga maxhoranca. ➤Berisha u shpreh se PS heziton të zgjedhë në krye të këtij institucioni një kandidaturë nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. ➤Në replikë, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ftoi opozitën për të nënshkruar një tjetër marrëveshje si ajo e 17 majit, e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe asokohe kryedemokratit Lulzim Basha. ➤Por çështja u mbyll pa një afat se kur palët do të diskutojnë sërish për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. ➤Debate pati edhe për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, të cilat demokratët i konsiderojnë farsë elektorale. ➤Diskutimet vijuan edhe për projektligjet për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve. Deputeti Erion Braçe ngriti shqetësimin se si tokat në periferi të Tiranës nuk po përdoren për bujqësi por për ndërtime. ➤Në fund të seancës, me votat e mazhorancës u miratuan disa projektligje dhe një projektvendim. ➤Punimeve të Kuvendit iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama pas disa muajsh mungesë në seancat plenare.

5 artikuj për këtë temë.
7 ORE ME PARE

FOTOT/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe
Belinda Balluku, Edi Rama dhe Taulant Balla

TIRANË-Pak para mbylljes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera e fundit që Rama ka qenë prezent, ishte më 18 tetor të 2024, ku prezantoi edhe buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët. 

Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe pranë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, me të cilët shkëmben disa fjalë.

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe

8 ORE ME PARE

Mbyllet seanca plenare! Opozita braktis Kuvendin, miratohen 10 projektligje

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe
pamje nga Kuvendi

TIRANË-Është mbyllur dhe seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u shënjua edhe një herë tjetër me disa përplasje mes opozitës dhe mazhorancës socialiste. Në fund të seancës Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh.

Projektligjet u miratuan vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula.

-Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”-74 pro, 1 abstenim
-Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
-Projektligji “Për shëndetin e bimëve”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
-Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, - 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim
-Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për -Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.-71 pro, 1 abstenim, 0 kundër
-Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”. 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër
-Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër

11 ORE ME PARE

Braçe-ministrit Hoxha: Policia bën përmbaruesin privat, ç' punë kanë me bujqit që mbjellin shalqi

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti Erion Braçe ka reaguar me tone të ashpra gjatë fjalës së tij në Kuvned, teksa po diskutohej për projektligjet për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve. Braçe ngriti shqetësimin se si tokat në periferi të Tiranës nuk po përdoren për bujqësi por për ndërtime. 

Deputeti duke kërkuar në Kuvend Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha i adreson pyetjen se pse Policia e Shtetit ndërhyn ndaj banorëve që mbjellin shalqinj dhe pjepër në toka bujqësore që i takojnë shtetit. Braçe u shpreh se Policia bën përmbaruesin privat dhe ua merr tokat bujqve që mbjellin për ta bërë panele fotovoltaike. Sipas tij autoritetet do të duhet të merren me mënyrën se si po tentohet që të vidhet padrejtësisht një tokë që sipas ligjit i takon shtetit. 

"Nuk është ministri i brendshëm këtu, ore çpunë kanë policët të thërrasin bujq që merren me mbjellje shalqiri dhe pjepri. Ca i bëjnë tokës bujqit që mbjellin shalqi dhe pjepër. Sot 5 bujqsh nga Imsht, dy prej tyre gra, duhet të paraqiteshin në drejtorinë e policisë së shtetit se i kërkonte një OPGJ me emrin tim, por mjeshtër në mbiemër, Erjon Mjeshtri. Për ça i thërret këta ca bëjnë këta, mbjellin shalqi e pjepër në sezon në tokën e lumit në Imsht. Ç’punë ka policia? Atje në Imsht ka ndodhur një fenomen që ka ndodhur disa herë. E kam ngritur si shqetësim. Pas zgjedhjeve është riaktivizuar po prapë. Ka marrëq mbi kurriz policia e shtetit të merret me këtë. Sipas ligjit për menaxhimin e burimeve ujore, pronësia i takon shtetit. Toka ku mbjellin është tokë e lumit, toka që i takon shtetit. Ua marrin bujqëve, shtetit për të bërë panele fotovoltaike. Ku hyn policia e shtetit këtu? Policia duhet të ishte e angazhuar për të kuptuar se si në kundërshtim me këtë ligj, organet e kthimit të komisionit të pronës, më pas zyrat e Kadastrës, kanë regjistruar tokë të shtetit në emër të një ish pronari atje dhe fusë në hall edhe ca të tjerë që e blejnë. Pra në vend që të merret se mënyrën e korruptuar se si shtetit i  merret toka, shkon dhe merret me bujqit që e mbjellin me shalqi e pjepër dhe e kanë mbrojtur deri tani. E përsëris pyetjen për ministrin e brendshëm? Pse policia e shtetit bën përmbaruesin privat për një tokë që është e patjetërsueshme në emër të shtetit.”,- u shpreh Braçe. 

14 ORE ME PARE

E shkuara kryefjalë e Kuvendit, Koçi e Balla i kujtojnë Berishës vitin '96: Rrahe kreun e PS! Noka mbron kryedemokratin

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- E shkuara është kthyer në një objekt përplasjesh për debatin e radhës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. E gjitha nisi nga akuzat e përhershme të kryedemokratit Sali Berisha ndaj maxhorancës dhe pretendimet e tij për krijimin e një "narkoshteti" nga Partia Socialiste. E gjitha nisi nga fjala e Berishës nga Foltorja e Kuvendit. Berisha tha se bandat e Fierit kishin nxjerrë nga Kuvendi, Petro Koçin, i cili nga shtatori nuk do të jetë më deputet. Përgjigjen e mori nga Koçi, i cili i kujtoi disa episode gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet. Të njëjtat episode i kujtoi dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Por "dëshmia" e tij u rrëzua nga Flamur Noka, i cili i kujtoi se ngjarja për të cilën Balla pretendonte se kishte dëshmuar, kishte ndodhur në kohën kur socialisti ishte në shkollë, në Rumani. Si replikë, Berisha iu rikthye akuzave të tij, se Taulant Balla ka porositur vrasje, por për shkak të kohës nuk e përfundoi replikën e tij në sallë.

DEBATI I PLOTË NË SALLË:

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori... duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap. Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron. Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale. Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën. Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti. Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë. Ky që është këtu, është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milionë euro emërimin e tij. Por ajo që ishte më e veçanta, ishte se e ndërruan më atë tjetrin, me Arkendin. Po, po, e morët vesh ju Arkend milionerin, se edhe ai nga Pojat e Vlorës i kishte milionat. Këndej ishte me një rrogë pedagogu ai, ishte me dy e ca milionë, apo nuk u bëjnë përshtypje këto. Pra, narkoshteti i parë dhe i vetëm po kundërmon sot çdo ditë e më shumë në rajon, në Europë dhe në botë. Autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj.

Koçi: Sali ti je i fundit në Republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira, je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit të ‘96, e mban mend ca i bëre kreut të PS në Librazhd, i masakruar, një rrahje barbare. Ti burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhjet, je në të njëjtën frekuencë valë me Maduron, turp të kesh.

Taulant Balla: 26 maji i 1996, unë kam qenë në selinë e PS të Librazhdit, kur horrat e tu Sali erdhën e morën kreun e PS, e zbritën nëpër shkallë dhe e rrahën pothuajse për vdekje në qendër të qytetit.

Noka: O mashtrues! Ke qenë student në Rumani deri në '98. O mashtrues!

Balla: Kam qenë gjimnazist në '96. Kam mbaruar gjimnazin pas atyre zgjedhjeve, po ti turpin nuk e njeh. Sa i përket të gjithë të zezave që thua për vendin ti këtë gjë e kë bërë gjithmonë. E mban mend çfarë i ke thënë Ilir Metës këtu? Ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vjedhjen e floririt, e ke akuzuar për vrasje. E kandidove për deputet në 2025. Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën. U turre këtu kundër drejtësisë. E njëjta gjë.

Berisha: Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani. Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu...

Spiropali: Koha mbaroi! Koha nuk rrjedh prej meje, rrjedh vetë!/ZËRI

14 ORE ME PARE

Sërish debate në Kuvend/ Berisha: Pranoni Avokatin e Popullit, ta votojmë! Balla: Doni marrëveshje si 17 maji?

Debate në Kuvend! PD-PS përplasen për Avokatin e Popullit dhe
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Ka nisur edhe sot me debate nga seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në nisje të seancës, ka pasur replika mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali lidhur me rendin e ditës. Bardhi kërkoi nga Spiropali që të fusë në rend, çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Bardhi ka kërkuar që të kryhen dëgjesat me institucionet e pavarura dhe Kuvendi të vijojë punë edhe pas 8 korrikut. Më pas, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi problemin e Avokatit të Popullit si një problem që shtyhet për pothuajsi një vit nga maxhoranca. 

Berisha shtoi se Partia Socialiste heziton të zgjedhë në krye të këtij institucioni një kandidaturë nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë, teksa fliste për Besim Ndregjonin.

“Problemi i Avokatit të Popullit është një problem që shtyhet prej pothuajse një viti. Dhe shtyhet dhe shtyhet sepse ju, ose kreu juaj Ramaduro siç po e quajnë tanimë në të gjitha kontinentet, nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter dhe e nderon atë detyrë. Por rregulli ka qenë që Avokati propozohet nga opozita dhe ju kërkoni të impononi përmes përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidatëve që paraqet opozita, të impononi kandidaturën dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite vetëm e vetëm që një kandidaturë, e cila për ju nuk pranohet vetëm se ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike. Dje unë dhashë një intervistë dhe një gazetar i mirënjohur më pyeti a janë zgjuar demonët e sistemit të vjetër në Shqipëri me Ramaduron. Edhe ai fliste për Ramaduron. Kjo që po bëni ju është dëshmi e zgjimit të atyre sepse ju keni hezitim të pranoni një kandidaturë nga shtresa e të persekutuarve politikë, ndonëse zoti Ndregjoni i plotëson të gjitha kriteret. Prandaj sot hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë punë. Kjo është e papranueshme. Ky është një institucion, pavarësisht se në narkoshtet të gjitha institucionet shumëzohen me zero, por për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij”, tha mes të tjerash Berisha.

Përgjigjen e mori nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Ky i fundit ftoi opozitën për të nënshkruar një tjetër marrëveshje si ajo e 17 majit, e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe asokohe kryedemokratit Lulzim Basha. Propozim që u prit me të qeshura nga ana e majtë e sallës, aty ku ulet dhe opozita. 

Taulant Balla: Më 17 maj 2017 opozita ka pasur ekskluzivitetin e zgjedhjes së një emri për Avokatin e Popullit. Nëse keni dëshirë që të ktheheni në një marrëveshje si ajo në 17 maj, patjetër, nuk ka problem, por duhet diskutuar. Ju nuk mund të vini të thoni 'o ky, o ramë e vdiqëm'. Ju kemi thënë hajde dhe ndërtojmë një proces. I vetmi shembull që ekziston është ai i 17 majit 2017, kur kemi votuar për zonjën Ballanca, mandati i së cilës ka përfunduar para 3 vitesh. Mos e kërkoni përgjegjësinë tek grupi parlamentar i PS. Nuk keni dashur vetë që ka zgjidhni Avokatin e Popullit.

Ndërsa deputeti i opozitës Dashnor Sula ka akuzuar mazhorancën dhe veçanërisht kryetaren e grupit parlamentar të PS-së, Elisa Spiropali, për shkelje flagrante të Kushtetutës.

“Ju tërheq vëmendjen për institucionet e pavarura. Është e pafalshme të shkelet Kushtetuta për to. Është antikushtetuese që të jetë Kuvendi i ri që i miraton. Kjo ndodh për një arsye shumë të thjeshtë dhe duhet ta marrin vesh të gjithë qytetarët shqiptarë. Në Komisionin e Ligjeve, të Sigurisë dhe në komisionet e tjera parlamentare ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura, duke filluar nga SPAK,”-tha Sula.

Por edhe pse pati përplasje, çështja u mbyll pa një afat se kur palët do të diskutojnë sërish për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. E ndërkohë, Erinda Ballanca vazhdon në detyrë pa mandat prej 3 vitesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB