Përplasja te 'Regina' me Vasil Bedinajn, shoqërohet Luan Muça dhe 4 të tjerë
TIRANË- Luan Muça, administrator i kompanisë “Delta Group”, është shoqëruar nga policia pas përplasjes së raportuar në Vlorë me biznesmenin Vasil Bedinaj, pronari i Hotel Regina. Gjithashtu, mësohet se në pranga kanë rënë edhe 4 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
'Range Roveri' i OTP BANK në skenën e përplasjes në hotel 'Regina', makina në emër të vajzës së Luan Muçës
VLORË-Teksa hetimet vijojnë për përplasjen me armë mes palëve të dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Bujar Muçës, detaje të reja janë zbardhur rreth mjetit tip 'Range Rover' i cili u aksidentua teksa 15 personat e përfshirë në konflikt po ndiqnin njëri-tjerin. Makina tip ‘Range Rover’ me targa “AM001AM” rezulton e OTP Bank, por është blerë me kredi nga vajza e Luan Muçës së 'Delta Group', Ambra Muça.
ZËRI më herë raportoi se në mjet ndodheshin tre persona, mes tyre dhëndri i familjes Muça, konkretisht i Luan Muçës. Dhëndri mësohet se ka pësuar thyerje të shtyllës kurrizore. Në mjet gjatë kontrolleve u gjet edhe një armë zjarri pistoletë.
ZËRI bëri me dije se një ndërtim i 'Delta Group' në Palasë është bërë shkak i konfliktit me Vasil Bedinajn. Konkretisht që të vijojë procesi i ndërtimeve Bujar Muçës i duhet toka e Vasil Bedinajt sepse nuk ka dalje në rrugë.
Çfarë ndodhi në hotel Regina
ZËRI raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur kërcënuan Vasil Bedinajn. Konkretisht punonjës të 'Swat security' shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Përplasja nuk u mbyll aty, por gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Veç aksidentit të 'Range Rover' gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit.
U aksidentua gjatë ndjekjes mes palëve Bedinaj-Muça, në 'Range Rover' edhe dhëndri i biznesmeit të 'Delta Group'
VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me palëve të biznesmenit Vasil Bedinaj dhe Bujar Muçës, ku në konflikt u përfshinë 15 persona.
ZËRI raportoi më herët se gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit me makina, tre prej tyre u aksidentuan, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. Burime për ZËRI bëjnë me dije se një nga personat që ndodhej në 'Range Rover' është edhe dhëndri i Bujar Muçës, i cili mësohet se ka pësuar thyerje të shtyllës kurrizore. Në mjetin në të cilin ndodhej dhëndri i Muçës dhe dy personat e tjerë edne të pa identifikuar, u gjet edhe një armë zjarri pistoletë.
Çfarë ndodhi në hotel Regina
ZËRI raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur kërcënuan Vasil Bedinajn. Konkretisht punonjës të 'Swat security' shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Përplasja nuk u mbyll aty, por gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Veç aksidentit të 'Range Rover' gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit.
Kërcënimi ndaj biznesmenit në Vlorë, Policia: Ndoqëm makinën e autorëve, 3 persona ishin brenda, u gjet edhe një pistoletë
VLORË- Biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar me armë zjarri mesditën e sotme rreth orës 12:30 në një nga hotelet e tij në Radhimë, ndërsa Polciia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:30 pronari i resortit ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të, ndërsa shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në afërsi të Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij i cili ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se në automjet janë gjetur 3 persona, 2 prej të cilëve kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa personi i tretë nuk ka probleme shëndetësore. Ndërsa gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen.
EKSKLUZIVE/ Vasil Bedinaj në konflikt me Bujar Muçën e Delta Group, të përfshirë në përplasjen me armë 15 persona
VLORË-ZËRI ka mësuar se biznesmeni Vasil Bedinaj është në konflikt për një tokë me biznesmenin Bujar Muça të 'Delta Group'. Burime për ZËRI bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ndërtim që 'Delta Group' do të bëjë në Palasë, por që të vijojë procesi Bujar Muçës i duhet toka e Vasil Bedinajt sepse nuk ka dalje në rrugë. Konflikti mes tyre çoi në përplasjen me armë të ndodhur mesditën e sotme në ambjentet e hotelit të Bedinajt. Në konflikt u përfshinë 15 persona, me anëtarë nga grupi i Bedinajt dhe Muçës.
Por çfarë ndodhi konkretisht nga përplasja në hotel Regina tek të shtënat gjatë ndjekjes së palëve
ZËRI raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur kërcënuan Vasil Bedinajn. Konkretisht punonjës të 'Swat security' shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Përplasja nuk u mbyll aty, por gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë.
Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit.
Teksa hetimet dhe kontrollet vijojnë, priten detaje rreth konfliktit për tokën që ka përplasur dy biznesmenët Vasil Bedinaj dhe Bujar Muçën. Ky i fundit pronar i 'Delta Group', njëherësh ish-deputeti i PDIU në vitin 2025 u raportua në media edhe si një prej personave të shoqëruar gjatë një operacioni policor në Elbasan.
Kush është Bujar Muça
Bujar Muça është sipërmarrës nga Elbasani dhe themelues i kompanisë “Delta Group”, një prej emrave të njohur në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë. Bujar Muça ka kandiduar për deputet në vitin 2017 nën logon e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) e drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Në atë kohë, Muça e fitoi mandatin për të dhënë dorëheqjen pas disa muajsh duke e arsyetuar vendimin, për arsye personale.
Fast & Furious me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëlllon në ndjekje, gjenden 2 plumba në një mjet në Fier
VLORË-Përplasja në hotelin Regina Të Vasil Bedinajt në Vlorë i ngjan një skene filmi. 10 persona me 10 makina shkuan në ambjentet e hotelit të binesmenit, duke kërcënuar Vasil Bedinajn me kallash. Konfikti për tokën, ku pretendime ka edhe një grup kriminal ka vijuar në largimin nga hoteli.
ZËRI raportoi se personat e përfshirë në konflikt, punonjës të 'Swat security' dhe grupi i Bedinajt të armatosur kanë ndjekur njëri-tjetrin me makina. Burime për ZËRI bëjnë me dije se veç aksidentit, gjatë ndjekjes grupi i Bedinajt ka qëlluar me kallash në ajër. Po të njejtat burime raportojnë se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit. Kontrollet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe mjeteve që janë përdorur gjatë ngjarjes.
Çfarë ndodhi në hotel Regina
Konkretisht 10 personat e armatosur me kallash, pjesë e të cilit raportohet të kenë qenë punonjës të 'Swat security' i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij, ku e kanë kërcënuar lidhur me tokën. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement dy prej tyre janë aksidentuar, ku makina me të cilën udhëtonin është përmbysur. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa informacionet mbeten paraprake./ZËRI
Detajet/ Biznesmeni Vasil Bedinaj në konflikt për një "gol" në Radhimë për një tokë, në lojë edhe grupet kriminale
VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e raportuar më herët nga ZËRI, ku biznesmeni Vasil Bedinaj u kërcënua me armë nga një grup prej rreth 10 personash. Burime për ZËRI bëjnë me dije se shkak i përplasjes është bërë një tokë. Po të njëjtat burime raportojnë se pretendime për tokën në fjalë ka një grup kriminal në zonë.
Konkretisht 10 personat e armatosur me kallash, pjesë e të cilit raportohet të kenë qenë punonjës të 'Swat security' i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij, ku e kanë kërcënuar lidhur me tokën. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement dy prej tyre janë aksidentuar, ku makina me të cilën udhëtonin është përmbysur. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit bregdetar për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë, ndërsa një heqje license pritet si masë ndaj 'Swat security'.
Ekskluzive/ E rëndë në Radhimë, 10 persona të armatosur kërcënojnë Vasil Bedinaj, pronarin e Hotel Regina
VLORË-Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Radhimë, ku persona të armatosur kanë kërcënuar pronarin e Hotel Regina, Vasil Bedinaj. Burime për ZËRI bëjnë me dije se 10 persona me mjete të ndryshme të pajisur me armë zjarri të tipit kallashnikov i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, apo detaje konkrete se çfarë ndodhi saktësisht në hotel Regina, i cili 'u rrethua' nga personat e armatosur.
Pika kontrolli janë ngritur në hyrje-dalje të qytetit bregdetar për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë, ndërsa një reagim zyrtar pritet nga autoritetet.
Biznesmeni Vasil Bedinaj nuk është hera e parë që përfshihet në incidente apo ngjarje të rënda. Në korrik të 2025 u përfshi në dhunën ndaj kamarierit 18-vjeçar, Ron Balaj. Ky i fundit u dhunua nga ish-oficeri i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi së bashku me Leart Bimon. Vasil Bedinaj ndërhyri në konflikt duke dhunuar ish-efektivin. Rasti asokoho tronditi opinionin publik, ku një reagim pati edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Edhe në verën e 2024 Bedinaj u filmua duke goditur me grusht një qytetar pas një debati për hapësirën në plazh. Pak pas publikimit të pamjeve, Bedinaj u shfaq në video me personin që e qëlloi me grusht, duke thënë se ngjarja kishte ndodhur para një muaji e gjysëm dhe se të dy ata janë biznesmenë në Vlorë, në sektorin e turizmit.