LIVE UPDATES

Arkëmorti i kryepeshkopit Janullatos mbërrin në Tiranë, kortezhi u ndal vetëm në Gjirokastër

➤ Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të varroset në Shqipëri. ➤ Kortezhi i tij mbërriti në Tiranë, pasi fillimisht u ndal në Gjirokastër, atje ku arkëmorti i tij u 'përshëndet' për herë të fundit nga besimtarët. ➤ Homazhet për Kryepeshkopin Anastas do të mbahen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, deri të enjten kur të përcillet për në banesën e fundit. ➤ Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë personalitete të ndryshëm dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse në botë. Ndaj deri të enjten, Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e homazheve. ➤Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e 25 Janarit.

3 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas/ Greqia dërgon delegacion qeveritar, vjen Mistotakis me 5 ministra

Arkëmorti i kryepeshkopit Janullatos mbërrin në Tiranë,
Anastas Janullatos

ATHINË- Greqia do të sjellë një delegacion në Shqipëri në ceremoninë e homazheve për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Në Tiranë do të vijë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, bashkë me 5 ministra të kabinetit të tij. 

Të pranishëm do të jenë gjithashtu përfaqësues nga të gjitha Mitropolitë e Shqipërisë, ambasadat e huaja në vend, një delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani, patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros, por edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse në botë.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e 25 Janarit si pasojë e një sëmundje. Ai qëndroi i shtruar në një spital në Athinë, por nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes që i solli dhe dështimin e disa organeve./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Mitropoliti Joan duket zgjedhja më e sigurtë- Kush garon për postin e kryepeshkopit të Shqipërisë?

Arkëmorti i kryepeshkopit Janullatos mbërrin në Tiranë,
Pamje nga kortezhi

TIRANË- Mitropoliti i Korçës, Joani, i njohur si ndryshe edhe si Fatmir Pelushi, duket se do të jetë kryepeshkopi i radhës i Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Mitropoliti Joan, i cili vjen nga Tirana, është 68 vjeç dhe verën e kaluar festoi 26 vite nga kurorëzimi i tij, duke u listuar si një nga hierarkët më jetëgjatë të Shqipërisë. Pak orë pas shuarjes së Anastas Janullatosit, Mitropoliti i Korçës u zgjodh mbikqyrës së Fronit të Kryepiskopit, me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë, i cili u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme mëngjesin e së shtunës.

Para ngritjes në detyrën ipeshkvore, ai kishte shërbyer si profesor dhe dekan i Akademisë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" në Durrës. Joani konsiderohet të jetë në marrëdhënie të mira me qeverinë aktuale të Shqipërisë, e cila ka shfaqur interes për të ditur se cili do të jetë pasardhësi i Janullatosit. Për këtë çështje, "Protothema" thotë se kryepeshkopi i ndjerë e ka lënë të shkruar vullnetin e tij për zgjedhjen e pasardhësit. Për të, i denjë për postin ishte Mitropoliti i Korçës, Joani.

Por nuk është i vetmi në garë? 

Sërish mediat greke kanë risjellë në vëmendje, anëtarët e mbetur të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë që mund të jenë kandidatë për postin e kryepeshkopit.

Në garë janë:

Mitropoliti i Gjirokastrës- Himarës, Dimitrios, i lindur Dimitrios Digbasanis, është 85 vjeç. U bë murg në Manastirin e Shenjtë të Shën Katerinës së Sinait dhe ishte profesor në Shkollën Kishtare të Patmosit. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 shërbeu si kryepeshkop i Mitropolisë së Gjirokastes

Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Astios, ka lindur në vitin 1974 në Durrës. Astios ishte një fëmijë shpirtëror dhe bashkëpunëtor i ngushtë i të Lumturit Anastas që në vitet e para të tij në Shqipëri. Ka shërbyer si ndihmëspeshkop i Anastasit, kryepeshkopatë e Tiranës, profesor për 13 vjet në Akademinë Kishtare të Durrësit, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe bashkëpërgjegjës i Zyrës Rinore të Kryedioqezës.

Mitropoliti i Elbasanit, Antonios, lindur në Tiranë në vitin 1969. U fronzua Mitropolit në vitin 2016, kur u themelua Mitropolia e Elbasanit. Ka studiuar në Shkollën Teologjike të EKPA-s dhe ka ndjekur studimet pasuniversitare në Universitetin Aristoteli të Selanikut. Ai ka magjistruar në Psikologji Sociale dhe Komunikim, ndërsa ka studiuar edhe në Universitetin UBIS të Gjenevës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe takime ndërkombëtare duke përfaqësuar Kishën e Shqipërisë.

Mitropoliti i Apolonisë – Fierit, Nikolaos (Niko Hyka) nga Rrethi i Fierit. Ai është 52 vjeç dhe është pagëzuar si i krishterë në vitin 1995 në fshatin Valta të Dioqezës së Trifilisë. Në vitin 2000 u diplomua në Shkollën Priftërore të Ngjalljes së Sotiros të Dyrrachionit. Në të njëjtin vit ai u bë murg dhe më pas u kthye dhjak dhe plak. 

Mitropoliti i Amantias (Vlorë), Nathanael, i lindur Konstantinos Stergiou. Ai është mitropoliti i dytë grek i Kishës së Shqipërisë, është 68 vjeç dhe vjen nga Taksiarkët e Trikalasë. Ai u diplomua në Shkollën Teologjike të Selanikut dhe u bë murg në Manastirin e Shenjtë të Lavrës Megistis të Malit Athos. U shugurua dhjak në vitin 1982 dhe plak në vitin 1987. Nga viti 1991 deri në vitin 2011 shërbeu si famullitar dhe predikues në Dioqezën e Argjirokastrës dhe mësues në Liceun Kishtar "Kryqi i Shenjtë" Gjirokastër. Në vitin 2016 u zgjodh mitropolit./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Mbërrin arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas! E presin qindra beimtarë, Policia me plan masash

Arkëmorti i kryepeshkopit Janullatos mbërrin në Tiranë,
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Trupi i pajetë i Kryepiskopit Anastas Janullatos ka mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare të Kakavijës. Qindra qytetarë nga Dropulli, Finiqi, Gjirokastra dhe Saranda u mblodhë për t'i dhënë lamtumirën e fundit Kryepeshkopit. Më pas kortezhi i përmortshëm, mbërriti në Katedralen 'Ngjallja e Krishtit' në Gjirokastër, ku u mbajt dhe një shrërbesë Përshpirtjeje, e kryesuar nga Hirësi Dhimitri. Arkëmorti do të shkojë edhe në të gjitha fshatrat e Dropullit dhe më pas do të udhëtojë drejt kryeqytetit. 

Arkëmorti i kryepeshkopit Janullatos mbërrin në Tiranë,
besimtarët

Trupi pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 16:00 në katedralen “Ngjallja e Krishtit” ku do të zhvillohen më pas homazhe gjatë pasdites dhe të mërkurën. Ai shoqërohet nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit Nikolla, ipeshkvi Anastas Krougias dhe priftërinjtë Fr. Charalambos Giokas dhe Fr. Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë pas disa dekadash persekutimi. Në emër të Kishës së Greqisë, shoqërues është nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.

Në homazhe është konfirmuar pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit Anastas, të enjten më datë 30 janar, ora 11:00. Konfirmohen gjithashtu edhe pranitë e Patriarkut të Konstandinojës, Bartolomeu; Patriarku i Izraelit Theofili i  III i Jerusalemit; Patriarku i Athinës Jeronimi; Patriarku i Qipros, Patriarku i Aleksandrisë; Patriarku i Bullgarisë; Patriarku i Rumanisë

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

– ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

– ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.

Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten në orën 11.00, pas Liturgjisë Hyjnore në katedralen “Ngjalla e Krishtit”. Në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit të Shqipërisë pritet të marrin pjesë personalitete dhe patriarkë nga të gjitha Kishat Ortodokse në botë.

Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë, e cila mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme Mitropoliti i Korçës, Joani, u zgjodh Mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit. Sinodi i Shenjtë shpalli gjithashtu pesë ditë zie kishtare nga 25 deri më 29 janar.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25  janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire të Greqisë dhe prej vitit 1992 ai ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 22 dhjetor të vitit 2017, atij iu dha shtetësia shqiptare nga ish-presidenti Ilir Meta. Janullatos njihet si një person i lidhur me rilindjen e besimit Orthodoks, pasi praktikimi i fesë ishte i ndaluar me ligj prej viteve 1967-1991./ZËRI

Poll

MOS HUMB