Rrëfimi i Ahmetaj: Po të arrestohesha nuk do të dilja i gjallë nga burgu

TIRANË- Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj tha se 3 ditë më parë ka marrë një mesazh kërcënues, ku i kishin shkruar:"Kur të ngremë ne furtunën, ti do fluturosh në qiell”. Ahmetaj tha për “Syri TV” se kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka qenë në dijeni se nëse do të arrestohej nuk do të dilte i gjallë nga burgu.
Peka: Jo, unë nuk e di që ka paguar njerëz.
Ahmetaj: Po kam dyshime serioze Cim Peka se të më ndjejnë qytetarë, po të më ndjejë edhe SPAK-u për këtë, ta dëgjojnë qytetarët, që urdhëri i arrestit me urgjencë- kam një pyetje për gjyqtarin, që nuk e njoh, po më thonë është dinjitoz, Erion Bani, si ka mundësi, për çfarë arsye e firmose urdhrin tim të arrestit? Çfarë kisha bërë unë në atë dosje? A e mendove dot si gjyqtar, a e mendove dot si si profesionist? Unë e kuptoj Altin Dumanin dhe Millonain, kishin marrë urdhër dhe ju duhej statistike, e kanë personale, nuk i mirëkuptova, por e kuptova. Me logjikën e tyre duhet të isha sot dy vjet në burg në pritje të cuarjes së dosjes në gjyq, që nuk e çonte dot se nuk e lidhte, nuk lidhet as me pastrimin e parave, po duhet të rrija në burg dhe të prisja Altin Dumanin t’i ngrefej logjika. A jeni në vete thotë, lereni të përplaset në gjykatë. Mirë po e ke këtë mundësi, por për çfarë nxore urdhër arresti, për dy muaj, do prishja faktet në parlament. Po mirë, po Benet Beci i prish faktet që ke anuluar urdhër-arrestin për Benet Becin? Po Erion Veliaj i prish faktet? Ke dy vjet e gjysmë që e ke paralajmëruar për të fshirë faktet? Po Frida Krifca, po Belinda Balluku? Po Damian Gjiknuri? Po Ogerta Manastirliu? Kujt ia tregon ti këto, turp, shkon aty dhe kolegët e mi nuk e pyetën, nuk e lexuan dosjen.
Sot me kërcënimet, para tre ditësh kam marrë një kërcënim interesant, ‘Kur të ngremë ne furtunën, ti do fluturosh në qiell’. Po, po, para tre ditësh ma kanë bërë këtë kërcënim. Kam dyshime se Altin Dumani ka qenë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time, unë s’dilja i gjallë nga burgu. Këtë e dinë të gjithë tani. Do jetë trishtim shumë i madh që nuk e kuptoj, po nuk mund ta ndaj…
Peka: Nga e more këtë kërcënim?
Ahmetaj: Nga të njëjtët njerëz. Do ishte fundit i fundit të botës nëse Altin Dumani do ishte pjesë, të nderuar qytetarë, e kam thënë do kthehem, ore unë jam partizan Erion Veliaj të hetohet i lirë dhe të shkojë në gjykim i lirë, Benet Beci ashtu…e dini që mesatarja e paraburgimit në Shqipëri është 20-fish më e lartë se mesatarja europiane. Ramiz Alia kur vendi kishte 4.2 milin banorë la 6000 mijë të paraburgosur. E dini sa është sot, që jemi 1.5 milionë shqiptar, paraburgimi me SPAK ka shkuar në 6500 të paraburgosur.
46-milionë euro ka shkuar kostoja për të paraburgosurit. Pandëshkueshmëria është gjykata, jo SPAK. Apo sot që janë në të njëjtën godinë këta dhe gjykata vendos siç do SPAK.
Ka një pyetje vetëm për një rast: Kush i paguan 33 vjet jetë të 11 të të mbajturve në burg për 3 vjet me firmën e Altin Dumanit si grup i strukturuar kriminal dhe pastaj kanë dal të lirë 11x3 = 33 vjet jetë. Kush i paguan? Kanë dalë të lirë si të pafajshëm. Media serioze thotë ore si i trajton ti këta, për çfarë i çon në burg? /ZËRI
“U shkarkua nga Rama për korrupsion”, Ahmetaj hedh akuza të forta: Ministri i Brendshëm është emëruar nga krimi

TIRANË- Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi zëvendes kryeministrën Belinda Balluku se ka emëruar 5 ministra dhe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha. Ahmetaj tha për "Syri TV" se ministri i Brendshëm është shkarkuar më parë nga detyra nga vetë kryeministri Edi Rama për korrupsion. Sipas tij, Hoxha është emëruar në këtë detyrë nga nga bandat kriminale të vendit. Më tej, ai shtoi se këtë ia ka thënë vetë kryeministri kur e ka shkarkuar nga detyra.
Peka: Pra, Ministri i Brendshëm aktual është shkarkuar për korrupsion nga zoti Rama???
Ahmetaj: Po, po, po ka kërkuar dorëheqjen dhe i kam thënë zoti kryeministër mund të më sjellësh faktet për këtë njeri. Kur kërkoi shkarkimin. Në respekt të punonjësve që kanë punuar me mua, se ka punuar me mua. Kam mllef se e kam mbështetur dikur, kam mllef nuk e di pse e kam, por është marrë me motrën time, ai dhe Belinda. E kanë larguar nga puna. Po kjo është histori më vete. Ai dhe Belinda Balluku janë marrë me motrën time dhe e kanë larguar nga puna. Kanë larguar motrën, kunatin, ish-gruaja ime është larguar nga puna, masakruar nga të gjitha anët çdo lloj njeri që medemek ka pas lidhje me mua.
Po mor po, kur unë isha ministër financash është shkarkuar ky (Ervin Hoxha) me urdhër të kryeministrit dhe i kam thënë, a mund të më thuash çfarë ka bërë? Atë e di unë, tha, ai njeri është i korruptuar. Sot e ka ministër të brendshëm. Dhe për turp të tij, do t’i ngelet tërë jetën stampë që është emëruar nga krimi dhe ka bërë atë lloj arrestimi të ndotur në sytë e shqiptarëve, arrestimin e ish-presidentit.
Peka: Ervin Hoxha është emëruar nga krimi?
Ahmetaj: Patjetër! Patjetër! Dhe nga oligarkët me dialekt. Po dhe nga oligarkët me dialekt.
Peka: Një sekondë se është e rëndësishme kjo. Ervin Hoxha është shkarkuar në kohën që ju keni qenë ministër me urdhër të Ramës si i korruptuar dhe ky njeri është emëruar ministër nga krimi me urdhër dhe nga oligarkët me dialekt?
Ahmetaj: Pra, imagjino Cim Peka, imagjinoni ata që më kanë dashur, ata që më kanë urryer, ore e imagjinoni dot, jo për t’u justifikuar, por s’kam bërë asnjë tender, asnjë koncesion, do jua tregoj edhe Tiranën, Fierin… po e imagjinoni dot të kishte ndodhur në institucionin që drejtoja unë 5D-ja???
Ore imagjinojeni një moment 5D-ja!!! Imagjinojeni një moment që të ndodhte 5B-ja e rrugëve, e ujësjellësve, e energjisë, tek unë!!!
E imagjinoni dot ca do të bënte ky kreu i organizatës, s’do bënte asgjë, se ndoshta, po të kisha aty qenë, sipas logjikës së këtij, siç i çon njerëzit, do isha në DEAL me këtë. Prandaj jam bërë kokë turku. Se distance ime nga këto manovra, nga 5D-ja dhe 5B-ja janë mijëra kilometra. Ia them prap qytetarëve, e, imagjinojeni të lutem të nderuar qytetërë, imagjinojeni unë të kisha bërë një tender të rindërtimit, një tender, imagjinoni të kisha unë një organizatë e të kisha bërë 5D,në, pastaj unë të kisha një hotel, unë të kisha transaksione rrugësh…pastaj unë të isha ministri i infrastrukturës, këtej të jepja licencat, të lidhura me njëra-tjetrën, pastaj të veja në Turqi të firmosja një 50-tëshe shpejt e shpejt, po që do vijmë tek tuneli, dhe qe drejtorët e mi të kapeshin me kompani 5B si 5D, imagjinojeni mo që unë të isha ministri i infrastrukturës sot dhe të më kishin ndodhur ato.
Po mo, me logjikën e Sali Berishës që ka hedhur baltë mbi mua dikur dhe me logjikën e kreut te organizatës që nga poshtë përgatiste kokën e turkut, mua do më kishin vrarë. Do futej edhe Top Channel, nuk do ta mbante 40 ditë, 400 ditë, deri kur mua të më vrisnin me gurë në rrugë. Pa më kapur dot SPAK-u, nuk do arrinte dot SPAK-u se do më kishin vrarë. Këta dalin me vello të zezë si bela mafia dhe tallin menderen me shqiptarët, ç’lidhje ka kjo me 21-janarin që më del me vello. Po pse edhe në fatkeqësi bën modeling. Unë kam qenë atje me Fatmir Xhafjan, me Besnik Baren me Shalsin… kemi ngrënë dru, nuk bëjmë ashtu ne, nuk dalim me vello. Kujt ia shet ato? Shqiptarëve ia shet ato? Pse shqiptarët janë budallenj? Nuk e kuptojnë që është plaçkitësja më e madhe? Edhe kishte dalë bela mafia, plaçkitësja…
Peka: Se më the ishte në protestë me Fatmirin, ishte edhe Geroni aty?
Ahmetaj: Kush Geron?
Peka: Vëllai Fatmirit, se kur më thua PS është kthyer në organizatë, ju e dinit ë kolegu juaj në atë kohë e kishte vëllain trafikant droge…Pse je u surprizuar sot?
Ahmetaj: Të lutem tani! Mos u ngatërro, po flas për njerëz me kontribute, pastaj unë nuk jam njeriu që gjykoj kontributet. Por unë kam të drejtën e analizës, le të thonë…po ca letra, po letrat e tunelit a ishin? Po. Po letrat e Eko-Parkut a ishin? Po letrat e AKSHI-t a ishin?
Ca letra kërkon, ca jam unë 007 që t’u sjell llogaritë e Ed Ramës??? Llogaritë e Ed Ramës aty i keni, merrini edhe bëjini vetting. Bëjini vetting pasurisë së çdo ministri. Shikoni pasurinë time more, shikojeni. Shikojeni morë edhe pasurinë e Dumanit, edhe të Millonait edhe të Ben Krajës… Më është rritur mua pasuria që kur jam bërë ministër? Joo. Përjashto vlerësimin në bazë të ligjit dhe rivlerësimit të imobilarëve nuk ka asnjë shtesë pasurie ka vetëm rënie. Merre pasurinë e kryeministrit… Nuk dua të hy në detaje në respekt të asaj zonjës, në respekt të asaj zonjës, jo në respekt të kreut të organizatës… Merreni pasurinë e Belindës, është rritur, merreni pasurinë e Ogertës, është rritur, po si ore u marrkan këta me një kontratat të Erjolës aty dhe dyqind faqe duan ta quajnë pastrim parash, se di do qejfi Altin Dumanit??
Sa e ka marrë Ben Kraja shtëpinë në Lalz? Sa e ka marrë Erjola? Sa e ka marrë shtëpinë Millonai, sa vjet është pritur për të paguar, pse e ka marrë me gjysmë çmimi Dumani… nuk do merrem me këto. Por po të doni, tashi në një kënetë të mbushur me mushkonja nuk të bën më përshtypje kur pickohesh. Edhe nuk e shikon. Do duhet të vijë të të pickojë ndonjë shqiponjë apo pelikan që të zgjohesh. Edhe del Top Channel merret me mua. E di ti çfarë ka bërë Top Channel, ka tentuar dy herë të vijë këtu në Lugano për të filmuar jetën time. I them, ju lutem, e para duhet të dini që në Zvicër është vepër penale që të filmosh dikë pa pëlqimin e tij, por mund të vini të shikoni jetën time. Ia ka dalë, po ta them ty pronare, ia ka dale Edi Rama bashkë me Altin Dumanin ta bëjnë jetën time ferr, ia ka dalë ta zerojë. Por po kthehem prap te thelbi, shihni deklaratat e pasurisë.
Por po kthehem prap te thelbi: fola për partinë. Fola se çfarë ka ndodhur me koordinatorët e krimit, fola çfarë përfaqëson qeveria, qeveria është 5D, 5B është fenomen i njohur, i aprovuar nga Edi Rama. /ZËRI
Ahmetaj akuza ndaj zëvendës kryeministres: Balluku ka shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit

TIRANË- Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku se ka shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit. Ahmetaj tha në intervistën e tij për "Syri TV" se ndaj tij hodhën akuza të pabaza sepse kur u shkarkua, u akuzua se prishi unitetin e Partisë Socialiste, por ai nuk kishte ambicie për një pozicion më të lartë.
Peka: Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe…qe ta ketë të qartë publiku.
Ahmetaj: Më fal, se unë do t’i referohem edhe me shifra, por që nga koha e Ismail Qemalit, por jo atij virtualit që nxjerr kreu i organizatës, atij realit, Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit. Më besoni, në përllogaritjet e mia, duke marrë referenca të drejtpërdrejta nga biznese sot, dhe ti e di mirë që unë jam bërë nukël informacioni, sot, dëmi që është shkaktuar nga Belinda Balluku në buxhet është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Dëmi i vetë asaj, nuk po flas pastaj për dëmin e gjithë anëtarëve të tjerë, dëmi i vetë plaçkitëses, shkon dyfishi i tërmetit të 2019. Vazhdon të mbajë rekord në historinë e Shqipërisë, e ka çuar me 11-miliardë nivelin e tenderave, më pas do t’ju tregoj edhe sukseset, se del në parlament dhe thotë kemi bërë shkolla, kemi bërë kopshte… Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe, por do të kthehemi tek tuneli. Do bëj edhe ca pyetje që na çojnë në drejtimin e të vërtetës për të ndihmuar SPAK-un.
Peka: Shiko zoti Ahmetaj, pas intervistës së dytë interesi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe komentet ka pas pafund. Skeptikët, ose ata që presin që ju të hakmerreni dhe të rrëzojnë Edi Ramën, thonë nuk publikoi dokumentet. Shoh që keni ardhur me dokumente. Shqiptarët duan të duan sot nga ju pse Edi Rama është kreu i organizatës dhe Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe???
Ahmetaj: Të kthehemi njëherë të fenomeni, se çfarë ka ndodhur me atë strukturë kryesisht 7 vitet e fundit, por sidomos 4 vitet e fundit. Kur unë u shkarkova, arsyeja e komunikuar kolegëve të mi aty ishte se unë kisha prishur unitetin e partisë. E kam thënë edhe njëherë tjetër unë nuk kam pas asnjë ambicie as të bëhesha sekretar i përgjithshëm, as kryeministër dhe këtë e di gjithë partia, as kryetar bashkie, as sërish ministër. E di gjithë Shqipëria tashmë, mbi të gjitha kreu i organizatës dhe miqtë e mi që unë kërkova të largohesha. Ajo që ka ndodhur sot me shtyllat e shtetit, praktikisht është një reflektim i një përpjekje që unë të paktën personalisht, naivisht, nuk kam arritur ta shoh që ditën 1, e kthimit të të gjithë strukturave të shtetit në funksion të një njeriu, të kreut të organizatës. Dhe kur njerëzit, përtej fatit tim, fati i Shqipërisë sigurisht që prevalon, për familjen time prevalon fati im, për mua prevalon fati i Shqipërisë, fati i fëmijëve të mi dhe fati i familjes time. Nuk diskutohet. Por fati i Shqipërisë është i lidhur edhe me fatin tim dhe fatin e familjes time. Dhe sot Shqipëria është në dorë të krimit. Kemi bërë disa herë bisedë me ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri, zonjën e nderuar Yuri Kim, dhe gjithmonë pyeste kujt…
Peka: Këtë e nderuar e besoni kur e thoni, apo…?
Ahmetaj: Patjetër…kujt do i takojë Shqipëria? Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist. Më thoni cfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste?
Peka: Kjo është. Vetëm ju se keni parë, kjo është Partia Socialiste.
Ahmetaj: Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë???
Peka: Kjo është, pse nuk e dije ti??
Ahmetaj: Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson?
Peka: Është edhe në DAVOS?
Ahmetaj: Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju? Për Pirro Vëngun? S’ka gjë me Pirro Vëngun si krijesë, s’ka lidhje, sistemi i patronazhimit politik që duhet ta bëjë çdo parti, në atë vend është kthyer në sistemin e patronazhimit të bukës. Kërcënojnë punonjësit e administratës, në një rast shumë interesant, shumë interesant, është, nja dy miqtë e mi në Itali që erdhën na zëvendësuan thanë, na kërcënuan, kanë kërcënuar motrën time, tha, që motra dhe kunati të dalin në Milano për takim me kreun e organizatës. Nuk është kjo Partia Socialiste. E keni parë që hanë kokat e njëri-tjetrit? Unë s’jam më. Unë po e them sot, Encro Chat ka vërtetuar rënien e katër qarqeve elektorale të Partisë Socialiste. Dhe këtë shkojnë dhe merren me Bardh Spahinë, se babanë e tij ia kam njohur kur punoja te FMN dhe tek Instituti Demokratik Republikan. Ia kam njohur babain, burrë i nderuar, ndjesë pastë. Këta merren me Bardh Spahinë, këta dalin flasin për…ore një krim elektoral, a kanë çuar këta deri në fund një krim elektoral? Janë marrë me kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës… një krim elektoral mo, SPAK-u, a po shkojmë në zgjedhje, a duhet të ketë zënë mend X – Y dhe Z-ta?
A po shkojë? Fola për partinë. Ti ke socialistë sot, më beso, komunikojnë me mua, socialistët, po flas për grupin parlamentar, një pjesë që është le të themi e vjetër, në kuptimin e eksperiencës, e vjetër në eksperiencë, të kapur për fyti, dikush i presuar, dikush i influencuar, dikush i lirë po revoltuar, një pjesë e tyre mezi presin që ky të bjerë. Është një ndjesi që dominon. Fola pë Partinë Socialiste. Sot po të shikosh nga ana e partisë, të shikosh qeverinë, sot qeveria është formati 5D i bashkisë së Tiranës, po nuk është 5D, është 5B. Plaçkitësja më e madhe në historinë e Shqipërisë të buxhetit të shtetit, ka emëruar 5 ministra, dy në bashkëpunim me eksponentët, 5 ministra për të plotësuar zinxhirin e plaçkitjes.
Po me ca po merret Pirro Vëngu? Merret me pronat e ushtrisë. Ma tha njeri brenda Ministrisë së Mbrojtjes që ky njeri po vjen vetëm se është i zellshëm për të dorëzuar pronat. E keni parë narrativën, ka filluar të flitet për Porto Palermon, është ai masturbimi turistik që tha Quest-i, në DAVOS, shpresoj që ta kenë parë shqiptarët. Pra, nderuar z. Peka, 5B-ja, ministri i financave është marrë nga strukturat e ish-Ministrisë së Infrastrukturës, dakord, Ministri i Brendshëm është histori më vete, kapitull më vete që, 'for the record'. Kreu i organizatës, dikur, kur punonte si drejtor i hetimit tatimor e shkarkoi nga puna për korrupsion. /ZËRI
Arben Ahmetaj jep intervistën e tretë nga arratia, akuza të forta ndaj Ramës dhe Dumanit

TIRANË- Ish-zëvendës kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka dhënë intervistën e tij të tretë për “Syri TV”. Gjatë intervistës së tij, ai ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të Prokutorosë së Posaçme Altin Dumani. Ahmetaj tha se arrestimin e tij e përdorën si spektakël për publikun. Më tej, ish-zëvendës kryeministri komentoi dhe arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, duke thënë se e trajtuan sikur të ishte një kriminel.
Çim Peka: Përshëndetje! Jemi ekzakt 6 muaj pas intervistës së dytë pas intervistës së dytë me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj nga Zvicra. Premtim i mbajtur si gjithmonë. Kemi thënë që do të rishikohemi sërish dhe ja ku jemi. Arben Ahmetaj, mirë se ju gjeta! Si jeni?
Arben Ahmetaj: Faleminderit. Mirë se erdhe. Si janë?! As nuk dua të tingëllojë fare as si…sikur po ankohem, as të dukem si qaraman…
Peka: Pyetja si je, kam parasysh se herën e dytë që folëm më the jam me COVID dhe do kalojë e do më vijë kujtesa. A të ka ardhur kujtesa?
Ahmetaj: Ardhja e kujtesës është proces në raport edhe me pastrimin e ajrit dhe territorit nga viruse vrasëse dhe unë shpresoj të ketë një proces pastrimi në territor, që të më ndihmojë jo vetëm mua për të më ardhur akoma më thellë kujtesa por një shoqëri të tërë që të kujtohet se të jetosh sërish pas 30 vitesh me frikë, të jetosh sërish pas 30 vitesh me terror, të pëshpëritësh, mos se po na përgjojnë, mos se po na marrin telefonat, mos se po na arrestojnë, mos se nuk pyet gjykata… Gjykata nuk lexon fare dosjen, SPAK-u të arreston këdo, kudo, kur do, se mos fol keq për Ramën se të dërgon SPAK-un…Unë shpresoj që në ajër të vijë një fllad freskues që t’ia kthejë, mua më tej akoma dhe gjithë shoqërisë shqiptare kujtesën.
Peka: Në fakt ne sapo kemi filluar për këtë pjesë. Tek intervista e dyte z. Ahmetaj keni bërë akuza shumë të forta, për mua shumë konkrete, pritshmëria ka qenë që SPAK – drejtësia do të fillojë hetim, por nuk ka pas asnjë veprim pas asaj interviste. Shqetësimi i parë është nëse, kur shikon që s’ka asnjë lloj reagimi, ju keni interes më të denonconi?
Ahmetaj: Nuk është e vërtetë që SPAK nuk ka vepruar. Për hir të së vërtetës duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. SPAK ka vepruar, ka akuzuar gruan dhe ish-gruan time.
Peka: Ka vepruar ndaj denoncuesit?
Ahmetaj: Patjetër, ka vepruar ndaj dëshmitarëve duke i kërcënuar. Ka vepruar duke thënë tani që mbaruam me Berishën ia tregojmë ne atij. Ka vepruar…më thotë avokati im, burrë i nderuar e me shumë emër, më thotë që e kanë kthyer vlerësimin e real estate apo investimeve në shtëpinë time apo në shtëpinë e Erjolës apo në shtëpinë e dikujt tjetër se nuk i ka pëlqyer SPAK…pra, SPAK ka vepruar dhe ka vepruar në mënyrë shumë interesante në një rast që është sa qesharak aq edhe tregues i një fenomeni shumë të rëndë të kapjes së drejtësisë.
Po lexoja rastin e ish-kryetarit të Shkodrës, Spahija, nuk e njoh, nuk është se kam ndonjë emocion ndaj Bardh Spahisë, por është skandaloze të mendosh që SPAK merret me një ish-kryetar, nuk ka rëndësi, i PD, i PS…dhe, se ky ka hequr një drejtor. Po mirë mo, në 2013, a nuk ikën një dynja me drejtorë? A nuk është sot kosto e gjyqeve mbi 40 e ca milionë euro. Pse nuk merret?
Pse nuk merret me Edi Ramën që nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe tallet me sistemin??? Kur i do qejfi i zbaton vendime, kur nuk i do qejfi nuk i zbaton. Ka vepruar SPAK-u me Bardh Spahinë. Më gjeni një search në një vend demokratik ku prokuroria del dhe bën deklarata për t’i bërë qejfin kryeministrit të vendit. Nuk kam asgjë fare, dua ta them këtë për hir të njohjes që kam me vëllain e Edi Ramës, nuk e di fare ka bërë s’ka bërë gjë, nuk ka lidhje fare me Olsi Ramën, ka lidhje me SPAK-un, ku detyrohet një prokurori në botën demokratike të dali të thotë në mënyrë qesharake, ‘ne nuk e dimë se kush është, por ne dimë që nuk është Olsi Rama’.
Çfarë nevoje ke ti mor djalë të dalësh të thuash këtë??? Vazhdo hetimet, ti s’ke nevojë. Përse çfarë del, kush ta kërkoi? Ore kaq i kapur je saqë nuk merr dot as frymë lirshëm?
Patjetër… ka vepruar SPAK-u, ka bërë edhe spektakle me arrestime. DMTH stili është i njëjtë. Edi Rama kur më shkarkoi mua, kreu i organizatës kreu i organizatës kur më shkarkoi mua e bëri në mënyrë simbolike, po ikën Meta, po ikën dhe ky, në të njëjtën ditë, se ky i ka dhënë dosjen Metës të inceneratorëve dhe ambasadës amerikane. Pastaj bën spektakle me arrestimin tim, del ma kabrio, del me ish-drejtorin e rrugëve, Vis Berberin, del me plaçkitësen më të madhe të buxhetit, me kabrio këta të tre dhe kreu i organizatës. Dhe bëjnë spektakël me arrestimin tim dhe pastaj bëjnë paralelizëm në Top Channel, se TCH e kanë televizionin e tyre dhe i thonë na bëj një Portokalli, ku Meta dhe Ahmetaj ndajnë të njëjtën qeli. Dhe bëjnë humor të zi, investitori strategjik bën humor të zi, unë dhe Meta në të njëjtën qeli. Jeta çfarë nuk sjell, edhe mund të jetë, por mos bëj humor me jetën e njeriut. Dhe pastaj me urdhër të kreut të organizatës, turp për të gjithë, bën arrestimin e ish-presidentit në mënyrën më vulgare…a thua se ky ishte El Chapo, a thua se ky ka vrarë Kennedy ose i ka bërë atentat Papës. Nuk e kam unë mik, se do fillojë tani e mbrojti Ilir Metën…nuk e kam mik, unë jam në pikën që nuk mbroj dot njeri. Unë jam në pikën që dua të mbroj veten dhe familjen time, fëmijët e mi në veçanti që u kam rënë më shumë në qafë. Ai arrestim është fundi i respektit për shtetin, i kërkuar nga kreu i organizatës vetëm për simbolikë dhune, prandaj i mora unë dhe ti më pyete a ka vepru SPAK apo jo.
Peka: Dmth për ju Rama është kreu u organizatës, kujt organizate, për ta sqaruar për publikun se mesa shoh do t’i referohesh gjatë gjithë bisedës. Rama nuk është kryeministër, është kreu i organizatës, çfarë organizate?
Ahmetaj: Patjetër, do ta elaborojmë. /ZËRI