Sot u vra në Durrës, zbardhet SKEDA kriminale e Ermir Dedjas

TIRANË- Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vra në Durrës ishte një person me precedentë penalë. Me origjinë nga Shijaku, por që kishte vendosur të jetonte i vetëm në Durrës, Dedja kishte rënë të paktën katër herë në duart e autoriteteve.
Në vitin 2015, ai është arrestuar pasi i shiti lëndë narkotike një grupi që synonte ta trafikonte në Kosovë, përmes Morinës. Por, u lirua për tu vënë në pranga dy vite më vonë, për përkrahje ndaj Ismail Nuredinit, autor i një plagosjeje në Shijak. Në vitin 2021 u përball sërish me autoritetet për largim nga vendi i aksidentit, ndërsa në vitin 2023 u dënua me 7 muaj burg për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Autorët e vranë në momentin që Dedja zbriti nga automjeti në lagjen ku banonte. Autoritetet kanë gjetur makinën e autorëve, të djegur në Gërdec.
Targat e makinës së autorëve te dyshuar, sipas hetuesve, rezultojnë se janë vjedhur në Tiranë disa kohë më parë.
Ndërkohë që automjetii ende nuk i është verifikuar shasia për shkak te djegies.
"Hajde këtej nga unë!"/ Momenti kur ekzekutohet Ermir Dedja, panik në lagje, të gjithë ikin me vrap

DURRËS- Dalin pamjet filmike të momentit të vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga ZËRI, makina me të cilën lëvizte viktima futet në lagjen ku ndodhi ngjarja. Mesa duket sapo zbret poshtë, viktima qëllohet me armë zjarri. Momenti kur qëllohet nuk është kapur nga këndi i kamerës së sigurisë, por dëgjohen të shtënat. Edhe pse ngjarja ka ndodhur pas mesnate, në rrugë ka pasur njerëz të tjerë, të cilët në panik kanë nisur që të kërkojnë strehë nga plumbat.
"Ku je? Hajde këtej nga unë! Ec këtej!,"-dëgjohet njëri prej tyre në video.
MOMENTI ME VIDEO:
Të gjithë largohen me vrap nga vendi i ngjarjes, madje edhe një qen endacak që ndodhej aty pranë./ZËRI
Vrasja e Ermir Dedjas/ Autorët e dogjën makinën në Gërdec, ‘Seat-i’ i autorëve ishte me targa të vjedhura

DURRËS- Policia e Shtetit ka gjetur mjetin e përdorur nga autorët e vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës. Mjeti tip "Seat" me targa të vjedhura u gjet i shkrumbuar totalisht në fshatin Gërdec. Gjatë kontrollit në mjet, efektivët e Policisë kanë gjetur në sendiljen e pasme edhe një kallashnikov, arma e cila dyshohet se është përdorur për vrasjen. Aktualisht, makina është marrë nga policia e Durrësit ku po verifikohet numri i shasisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI
U qëllua sapo zbriti nga makina! Plumbat ndaj Ermir Dedjas "kapën" edhe qendrën shëndetësore

DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur në Durrës. Në orën 00:50, në lagjen nr. 18, disa persona ishin në pritje të shënjestrës së tyre, 29-vjeçarit Ermir Dedja. Informatori që po ndiqte të riun kishte njoftuar vrasësit se shënjestra po u afrohej. Kështu, në momentin që 29-vjeçari doli nga makina e tij u qëllua me armë zjarri.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, në lagjen nr.18 të qytetit. Viktima, ishte me origjinë nga Shijaku, por banues në Durrës, pasi jetonte i vetëm në lagjen të qytetit.
Deri më tani dyshohet se i riu, me origjinë nga Shijaku dyshohet se ditën e djeshme ka pasur konflikte me disa persona të maskuar, të cilët i zunë pritë në lagjen ku ai banonte. Për të zbuluar se cilët janë personat që qëlluan ndaj tij, Policia e Shtetit ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të hedhur dritë mbi identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve./ZËRI
'E qëlluan nga mbrapa'/ Dedja u ekzekutua sapo zbriti nga makina, ja çfarë deklaruan banorët

DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri pak pas mesnatës në Durrës. Ai u ekzekutua me armë zjarri teksa po lëvizte në lagjen nr.18. Kjo ngjarje ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e zonës. Një prej tyre i tha "Report Tv" (jashtë kamerave) se në fillim kur dëgjoi të shtënat mendoi se ishin fishekzjarre. Por më pas kuptoi se ishte ekzekutuar dikush, ndaj edhe telefonoi menjëherë Policinë.
“Pashë nga dritarja këtë personin të shtrirë në tokë dhe kuptova që kjo ishte vrasje. Sipas asaj që munda të konstatoj nga dritarja e banesës time, munda të kuptoj që ishte qëlluar në zonën e shpatullave. Pak më vonë erdhi policia dhe pas tyre një autoambulancë që e mori trupin,”- tha një banor.
29-vjeçari i ekzekutuar është arrestuar disa herë më parë nga Policia dhe rezulton person me precedente penalë. Po ashtu, burime bëjnë me dije se ai është pjesë e një grupi kriminal. Ndaj edhe e shkuara e tij është pista kryesore që po hetohet për të gjetur shkakun e vrasjes dhe autorët e ngjarjes./ZËRI
Atentat në Durrës/ Vritet me armë zjarri 29-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri gjatë natës në Durrës. I riu ishte duke lëvizur në këmbë pranë Qendrës Shëndetësore të lagjes 18, kur disa persona të maskuar iu afruan dhe qëlluan ndaj tij me armë zjarrit. Pasi qëlluan, autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet. I riu u transportua për në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë teksa po merrte ndihmën e parë nga bluzat e bardha.
"Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve,"- informoi Policia.
29-vjeçari, Ermir Deda nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2015 u arrestua sepse i shiti drogë një grupi personash, të cilët do e kalonin nga Morina drejt Kosovës. Në 2017 Ermir Dedja ra përsëri në pranga si bashkëpunëtor i Ismail Nuredinit në një plagosje në Shijak. Kështu që e shkuara e tij është pista e cila po hetohet nga grupi hetimor për të gjetur autorët e ngjarjes./ZËRI