Qytetërim

Harry Kane fiton 'Topin e Artë' 2026! Lë pas Mbappe dhe Yamal

Ylli i Bayern Munich kurorëzohet si futbollisti më i mirë i vitit.

F.I
Harry Kane fiton 'Topin e Artë' 2026! Lë pas Mbappe dhe
Harry Kane

LONDËR-Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026! Anglezi 33 -vjeçar ka 'rrëmbyer' çmimin para Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe. Ylli i Bayern Munich kurorëzohet si futbollisti më i mirë i vitit. Fitorja e tij merr një rëndësi të veçantë edhe për futbollin anglez, pasi Kane bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që prej Michael Owen në vitin 2001.

Kane gjithashtu u shpall sulmuesi më i mirë pas një sezoni mbresëlënës me Bayern Munichun dhe Anglinë, ku u shqua mbi të gjitha për efikasitetin para portës. 

Kane shënoi 61 gola në 51 ndeshje me klube sezonin e kaluar, numri më i madh që një lojtar i Bayern Munich ka shënuar ndonjëherë në një sezon. Ai gjithashtu arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës me Anglinë.

Sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Kylian Mbappe, përfundoi i dyti, ndërsa sulmuesi i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, kompletoi treshen e parë.

Ndërkohë Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Kombëtarës së Spanjës e fiton për herë të tretë këtë çmim prestigjioz, pas triumfeve në vitet 2021 dhe 2022, duke barazuar rekordin e bashkëkombëtares së saj, Aitana Bonmatí.

MOS HUMB