Aktualitet

Harroi cigaren ndezur, zbardhet shkaku i zjarrit në apartament! Shoqërohet pronari në komisariat

Pronari i banesës është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

M.K.
Harroi cigaren ndezur, zbardhet shkaku i zjarrit në apartament!
foto

LEZHË- Policia ka zbardhur detajet e zjarrit në Lezhë, ku mësohet se pronari i banesës ka harruar një cigare të ndezur dhe ka shkaktuar zjarrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në lagjen 'Skënderbeg', ku flakët shkaktuan dëme materiale në apartament, ndërsa tymi u përhap në pallat dhe detyroi evakuimin e banorëve.

Disa prej tyre shfaqën shenja asfiksimi dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pronari i banesës është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme. Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

MOS HUMB