Qytetërim

Gjesti dënohet me 2 vite burg me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë periudhës dyvjeçare të provës

M.K.
Gjesti dënohet me 2 vite burg me kusht dhe 6 mijë euro gjobë
Besart Kelmendi (Gjesti)

KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Besart Kelmendin, i njohur për publikun si Gjesti, me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të hënë, gjykata miratoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes këngëtarit dhe Prokurorisë. Marrëveshja u kundërshtua fillimisht nga pala e dëmtuar, por më pas u pranua nga gjykata. Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë periudhës dyvjeçare të provës. Vendimi u shpall nga gjyqtarja Edita Çanta.

Çështja lidhet me incidentin e ndodhur më 11 mars 2026 në ambientet e kompanisë muzikore “Onima” në Prishtinë. Sipas dosjes së Prokurorisë, pas një mosmarrëveshjeje për një borxh, Gjesti kishte shkuar në zyrat e kompanisë, ku kishte kanosur pronarin dhe kishte dëmtuar kompjuterë, tavolina dhe xhama. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, atij iu sekuestrua edhe një armë pa leje./ZËRI

Poll

MOS HUMB