Qytetërim

Ndahet nga jeta aktori i "Ezel"! U gjet i pajetë në apartamentin e tij nga e dashura, mister shkaku i vdekjes

Sipas dëshmisë së partneres së tij, aktori vuante nga kanceri limfatik, ndërsa disa media turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me gjëndrën tiroide.

zh.ll
Ndahet nga jeta aktori i "Ezel"! U gjet i pajetë në
Serhat Mustafa Kılıç

TURQI- Aktori i njohur turk, Serhat Mustafa Kılıç, u gjet i vdekur më 5 shtator në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit. 

51-vjeçari është gjetur i shtrirë në një kolltuk në dhomën e ndenjes nga partnerja e tij, Özlem E., e cila kishte shkuar në banesë pasi nuk kishte mundur ta takonte që prej 3 shtatorit. Ajo hyri në apartament me çelësin e saj dhe pasi konstatoi se aktori nuk po merrte frymë, telefonoi shërbimet e emergjencës të cilat mbërritën menjëherë në adresë dhe konstatuan vdekjen e Kılıç.

Sipas dëshmisë së partneres së tij, aktori vuante nga kanceri limfatik, ndërsa disa media turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me gjëndrën tiroide. Por, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se ndonjë prej këtyre problemeve shëndetësore ka shkaktuar vdekjen e tij.

Ndërkohë, kontrollet e para në trupin e tij nuk kanë konstatuar shenja dhune apo plagë të dukshme. Trupi i aktorit është dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Serhat Mustafa Kılıç ishte një aktor i njohur turk, me një karrierë të gjatë, ku ka marrë pjesë në disa seriale të njohura. Për publikun shqiptar, ai njihet kryesisht për rolin e tij si Selim Uğurlu në serialin e famshëm “Ezel”./ZËRI

Poll

MOS HUMB