Politikë

Rama prezanton dritaren e dialogut online, 'Folmekm.al': Një urë e hapur 24 orë për ju

Sipas kreut të qeverisë dialogu është penguar nga presioni, kërcënimet dhe dhuna.

F.I
Rama prezanton dritaren e dialogut online, 'Folmekm.al': Një
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka prezantuar faqen 'Folmekm.al', një platformë e cila synon dialogun online me studentët. Portali vjen pas refuzimeve për dialog me kryeministrin nga studentët dhe protestuesit. Sipas kreut të qeverisë dialogu është penguar nga presioni, kërcënimet dhe dhuna. Rama u shpreh se platforma do të jetë e hapur 24 orë në ditë dhe do të shërbejë si një urë komunikimi për shkëmbimin e informacionit dhe opinioneve. 

“Faqja është gati, cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog kur vijnë nga një sfond protestash, përshkallëzimi, dhune, përpjekje për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, e hapur 24 orë, ku një skuadër e dedikuar do garantojë qarkullimin e informacionit dhe opinioneve që shkëmbehen. Besoj se më herët se vonë, do shkrihen dhe akujt e vendosura artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund të imponohen shoqërisë, bashkëjetesës demokratike, atyre që mendojnë ndryshe, ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. Mirë se të vini në dialog”, shprehet Rama.

MOS HUMB