Energji & Mjedis

Vera 2023 ishte më e ngrohta në 2000 vjet

Studiuesit theksojnë se unazat e pemëve përmbajnë informacione të përsosura lidhur me temperaturat. Ata zbuluan se vera më e nxehtë se 2023 është shënuar në vitin 536 pas Krishtit, për shkak të një shpërthimi vullkanik. 

k.m.
Vera 2023 ishte më e ngrohta në 2000 vjet
Foto ilustruese

TIRANË- Vera e vitit 2023 ishte më e ngrohta që është shënuar ndonjëherë në 2000 vjet në hemisferën veriore në 2000 vjet. Kjo është ajo që studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti Johannes Gutenberg në Mainz, Gjermani kanë arritur të zbulojnë duke studiuar unazat e pemëve.

Sipas hulumtimit, të publikuar në revistën Nature, edhe duke marrë parasysh ndryshimet natyrore të klimës gjatë qindra viteve, vera e vitit 2023 (qershor, korrik dhe gusht) ishte më e nxehta që nga koha e Perandorisë Romake. Studiuesit theksojnë se unazat e pemëve përmbajnë informacione të përsosura lidhur me temperaturat. Ata zbuluan se vera më e nxehtë se 2023 është shënuar në vitin 536 pas Krishtit, për shkak të një shpërthimi vullkanik. 

Shumica e periudhave më të ngrohta mund t'i atribuohen fenomenit El Niño, i cili ndikon në motin në mbarë botën dhe që shkakton vera më të ngrohta në hemisferën veriore. Vitet e fundit, ngrohja globale e shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë po bën që fenomenet "El Niño" të intensifikohen. Studiuesit theksojnë se fenomeni aktual El Niño pritet të vazhdojë deri në fillim të verës së vitit 2024, ndaj pritet që kjo verë të thyejë sërish rekorde. 

Hemisfera jugore reagon ndryshe ndaj ndryshimeve klimatike pasi mbulohet nga shumë më tepër oqean sesa hemisfera veriore./ZËRI

Poll

MOS HUMB