Energji & Mjedis

Produktet me ndikim në energji, bizneset duhet të bëjnë etiketim të detajuar

Etiketimi i energjisë është një shtytës kryesor për të ndihmuar konsumatorët të zgjedhin produkte që janë më shumë eficiente në konsumin e energjisë si dhe inkurajon prodhuesit të nxisin inovacionin duke përdorur teknologji më eficiente në energji.

B.S

Produktet me ndikim në energji, bizneset duhet të bëjnë

Bizneset që tregtojnë produkte me ndikim në energji por jo vetëm do të jenë të detyruara që të bëjnë etiketim të detajuar të tyre duke synuar kështu rritjen e eficiencës.

Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nën emërtimin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji” synon që ky kusht të ketë shtrirje të plotë në treg dhe plotësimi i detyrimit të mbikëqyrjet nga një Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Relacioni sqaron se si rezultat i zhvillimit të produkteve gjithnjë e më efiçente në energji, klasat e energjisë të përcaktuara në legjislacionin në fuqi A (A+, A++ dhe A+++) në etiketat e produkteve në treg do të ndryshohen. Rregullorja e re BE-së për etiketimin e energjisë përcakton një shkallë të re krahasuese për klasat e energjisë nga A (më efikase) në G (më pak efikase).

“Etiketimi i energjisë është një shtytës kryesor për të ndihmuar konsumatorët të zgjedhin produkte që janë më shumë eficiente në konsumin e energjisë si dhe inkurajon prodhuesit të nxisin inovacionin duke përdorur teknologji më eficiente në energji” thuhet në relacion.

I njëjti thekson se furnizuesit dhe tregtarët do të përmbushin detyrimet e përcaktuara në këtë nisme ligjore lidhur me vendosjen apo shfaqjen e etiketave, markave, simboleve apo mbishkrimeve të tjera dhe do të vendosin në treg dhe/ose në shërbim produkte me ndikim në energji në përputhje me këto karakteristika.

“Përveç informacionit në lidhje me konsumin e energjisë së produktit, etiketat mund të ofrojnë gjithashtu të dhëna specifike për veçori të tjera përkatëse të përdorimit, të tilla si emetimet e zhurmës së produktit ose konsumin e ujit” nënvizohet në relacion.

Autoritetet parashikojnë që mbikëqyrja dhe plotësimi i detyrimeve nuk do të jenë të thjeshta për tu monitoruar pasi Inspektorati do të ketë nevojë për kapacitete të rritura.

“Problematikat që do të përballet tregu është zbatimi i kuadrit ligjor nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut i cili është përgjegjës edhe për inspektimin e zbatimit të legjislacionit parësor dhe dytësor në fushën e etiketimit të energjisë për produktet me ndikim në energji.

Për ecurinë e këtij procesi parashikohen vështirësi në inspektimin e etiketimit të produkteve me ndikim në energji si pasojë e ndryshimeve të sipërpërmendura të etiketave në treg të cilat kërkojnë rritje të kapaciteteve të kësaj strukture përgjegjëse për monitorimin e tregut të këtyre produkteve” thuhet në dokument.

Aktet nënligjore që e bëjnë të zbatueshëm këtë ligj parashikohet që të bëhen të disponueshëm brenda 12 muajve nga miratimi ndërkohë që drafti parashikon gjoba për ata që nuk përmbushin detyrimet. Monitor

Poll

MOS HUMB