
SHBA- Në vitin 2004, Donald Davis dhe kolegët e tij shkencëtarë në Universitetin e Teksasit bënë një zbulim alarmues: 43 ushqime, kryesisht perime, treguan një rënie të theksuar të lëndëve ushqyese. Sipas këtij studimi, kalciumi në bishtajat ra nga 65 në 37 mg apo nëse nivelet e vitaminës A u përgjysmuan nga asparagusi. Po ashtu, edhe kërcelli i brokolit kishte më pak hekur.
Humbja e lëndëve ushqyese është përkeqësuar që nga ai studim. Hulumtimet më të fundit kanë dokumentuar rënien e vlerës së lëndëve ushqyese në disa kultura kryesore për shkak të rritjes së niveleve të dioksidit të karbonit në atmosferë (CO2). Një studim i vitit 2018 që testoi orizin zbuloi se nivelet më të larta të CO2 reduktuan përmbajtjen e tij të proteinave, hekurit dhe zinkut.
Kriza klimatike vetëm sa ka përshpejtuar shqetësimet për vlerën ushqyese të të korrave. Kjo ka nxitur shfaqjen e një procesi të quajtur biofortifikim,
një strategji për të kompensuar lëndët ushqyese të humbura. Por ka shqetësime të tjera se lëndët ushqyese po humbasin në një shkallë më të gjerë sesa mund të zëvendësojë biofortifikimi.
Biofortifikimi përfshin teknologji të shumta. Njëra përfshin modifikimin gjenetik të një kulture për të rritur përmbajtjen e saj ushqyese. Një tjetër, biofortifikimi agronomik, i cili përdor plehra të pasura me lëndë ushqyese ose ndryshime në tokë për të përqendruar minerale të veçanta në bimë. Së fundmi, mbarështimi selektiv i bimëve mund të prodhojë varietete të reja, megjithëse për këtë proces mund të duhen më shumë se një dekadë.
HarvestPlus është një organizatë e cila aktualisht po punon me qeveritë në më shumë se 30 vende dhe varietetet e saj të bifortifikuara janë mbjellë nga më shumë se 100 milionë fermerë në mbarë botën, kryesisht në vendet në zhvillim. Deri në vitin 2030, vlerëson organizata, 1 miliard njerëz do të përfitojnë nga ushqimet e bifortifikuara.
Koha po ikën dhe ka shqetësime se lëndët ushqyese po humbasin në një shkallë më të shpejtë sesa mund të zëvendësojë biofortifikimi./ZËRI
Marrë nga TheGuardian